ARKIVI:
17 Tetor 2024

Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës 1918 – 1941

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Akademik  Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Me rastin e 15 vjetorit pavarësisë Republikës Kosovës 

Shiptarët e robërur nën Mbretërinë Jugosllave nga viti 1918 do të kërkojnë liri njerëzore, siguri ncionale dhe prosperitet historik. E kundërta, pushteti xhakatar do të vëndosë represion, pasiguri, të cilat si pasojë viset e Kosovës dhe pjes peredimore e ish Vilajetit Manastirit e kishin varfërinë më të egër në Evropë. Roka e kësaj treve është më e pasura n` Evropë, por tragjedia më e madhe ishte se konideroheshin popullsi e religjionit musliman, në Evropën e krishterë. 

Rreshtimi politik ndërkombëtar 1878-1918 ishte: anti islam, anti turk dhe pro ortodoks. Ndërsa gjatë viteve rreshtimi politik më 1918-1941,i përcaktuar në Versaj, ishte formula 1+1+1 (anti Gjerman;anti Kominternë; pro Vatikanit). 

Pas mbarimit të Luftës Parë Botërore në Ballkan, do të krijohen rrethana të reja politike dhe shtetërore. Kështu, pas shumë debateve politike në mes politikanëve sllavë të Ballkanit, me përjashtim të bullgarëve, më 1 dhjetor 1918, do të themelohet Mbretëria Serbo Kroato Sllovene (SKS). Kjo mbretëri do të drejtohet nga Dinastia serbiane e Karagjorgjeviqëve, sepse e kishte fituar Luftën e Parë dhe të dytë ballkanike. Ndërsa, fati i atyre viseve shqiptare që i kishin okupuar shteti i Serbisë dhe Malit të Zi gjatë Luftës ballkanike (1912), vetëm sa do të përkeqësohet. Kosova me me popullsi shumicë apsolute shqiptare, me asnjë normë kushtetuese nuk do të pranohet si njësi e veçnatë teritoriale administrative e lere ma t` i takojë Shqipërisë si aspironte populli 1918-1941. Përkundrazi, shqiptarët do të mbesin pa kurrfarë të drejtash elementare. Nuk do të tarjtohet as si pakicë kombëtare. E vërteta, ekzistenca fizike e Kosovës është ruajtur vetëm në saje të prezencës autoktone të popullsië shqiptare që arrinte në një përqindje nga 75-86%. 1. (1. Dr Bogdan Krizman, Vanjska politika jugosllovenske drzave 1918-1941, Zagreb 1975, f. 10; DASIP.B. Senzhermenski Ugovor o zastiti nacionalnih namnjina ,Versaj, 10 septeambar 1919.Në nenin 9 të Konventës Senzhermenit thuhet: “Parimet e kësaj Konvente muk do të vlejnë për ato teritore të ndara për Serbinë ose shtetin SKS pas 1 janarit 1913.”). 

 Në bazë të kësaj Konvente Kosova dhe Maqedonia (popujtë e tyre jo serbian, do të mbesin në pozitë koloniale, pa të drejta të pakicave siç fituan hungarezët dhe gjermanët, italianët në Vojvpdinë e Kroaci,të cilët Serbia i okupoi më 1918.Lidhur me këtë pozitë për shqiptarët e coptuar do të thuhet: “ Në asnjë vend, me interesat e asnjë populli, nuk është bërë tregti e verbërt në Konferencën e Paqës (Versaj), pas Luftës Parë Botërore, si është rasti me popullin shqiptar. 2. (2. Srbija i Albanci-pregled politike Srbije prema Albancima od 1913-1945, K. II, Ljubljana 1989, f. 11; Stephen Schwartz, Kosova, prejardhja e një lufte,Prishtinë 2006. f. 67, “Azem Bejta bashkëpunonte me sërbet vendas kundër armatës austriake. Dy vllazënit e Azem Bejtës qenë ekzekutue prej austriakëve”; Dr. Liman Rushiti, Lëvizja kaçake 1918-1928, Prishtinë 1981, f.20 dhe f. 22”Azem Bejta në fillimtë vitit 1918 do t` i zë rob afro 1200-2000 ushtarë austrohungarez dhe të gjithë do t` ia dorëzon Kosota Peçancit”. Qysh më 1919 në Kosovë plasi kryengritja kundër okupimit serbian. Për një kohë shumë të shkurtër nepër male në frontet e luftës do të gjinden afro 10 000 kryengritës, që i drejtonte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Vetëm në Krahinën e Llapit do të veprojnë mbi 2000 kryengritës. Ushtria serbe e drejtuar nga Radovan Radoviqi do t` i bombardoi 14 fshatra të Llapit, duke e rrënuar në tërësi fshatin Prapashticë dhe duke lënë me mija të vrarë. 3.(3.S. Schwartz, Kosova, Prishtinë 2006. F. 76.). 

 Kjo luftë çlirimtare, do ta vejë Kosovën në të gjitha faqet e para të gazetave evropiane. Sidomos, ndaj Kosovës do të marrin qëndrim negativ edhe shtetet që e humbën luftën, në rend të parë Austria. Por kundër çdo të drejte shiptare (sodomos ndaj Kosovës që po quhej nga sllavët “Irlnd jonë”, në Versaj do të shquhet diplomcia e Farncë që ishte në taborrin e fitimatarëve. Lidhur me këtë,forcat e armatosura (policia, ushtria, njësitet terroriste jugosllavo-serbiane) të M. SKS, për t` i vënë në kryengritje edhe shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale dhe Shqipërisë Bregdetare më 1919/20 do të nderhyjnë ushtarakishtë në Shqipërinë e Mesme, me qëllim të ankornimit dhe okupimit të Durrësit, e për t vënë Kosovën në hie. Me që popullsia shqiptare e Shqipërisë Kontinantale, ishte në kryengritje, për ta lokalizuar dhunën me prapavi diplomatike, do të themlohet Zona Neutrale Junikut më 9 tetor 1920. Por, për fatin e kombit, më 17 dhjetor 1920 Shqipëria Bregdetare do të pranohet antare e Shoqatës së Kombeve me seli në Gjenevë. 3-a. (3-a. Histori  e popullit shiptar III, Tiranë 2007, f. 569; Srbija i Albanci, II, Ljubljana 1989, f. 12; Jovan Jovanoviq, Dipomataksa istorija Nove Evrope 1918-1938,I, Beograd 1938, f.80 dhe f. 466). Në sigurimine shqiptarëve dhe Kosovës në aspektin diplomatik do të ndikojë Marrëveshja me Italinë më 2 gusht 1920 dhe evakuimi i forcave italiane nga Vlora si dhe pranimi i pavarësisë së Shqipërisë, do të ndikojë te shiptrët e robëruar që të krijojnë një shpresë, fakt ky që shqiptarët e robëruar në Mbretërinë SKS i avansonte, se nuk janë të vetmuar.Në këto rrrethana fillon lufta e gjatë dhe e vështirë diplomatike e opinionit ndërkombëtar për ta faktorizuar “pakicën shqiptare” në Jugosllavi. Ky argument forcohej kur Shqipëria si shtet sovran, pranon mbrojtëjen e pakicave kombëtare brenda kufijëve të saj.Ky orientim i krijoi Shqipërisë kapital politik dhe diplomatik, për t` u përkujdesur njëhetit, për Shqipërinë Kontinentale (shqiptarët e mbetur jashtë kufijëve të pranuar ndërkombëtarisht). Lidhur me këtë, për pozitën e Shqiptarëve në Jugosllavi që identifikoheshin me teritorine ish Vilajetit Kosovës dhe më gjërë, në vitet e pas Luftës Botërore interesim do të shfaqin vetëm partitë e majta politike, por jo qeveritë respektive, sepse palgët e luftës në asnjë levë Paqa e Versajit (1919) nuk i kishte sheruar.Për ndryshe nuk ka asnjë argument se ndonjë shtet të ketë shfaqë interesim për pozitën kolonale të shqiptarëve të Kosovës nën Mbretërinë  SKS.4. (4. Treça Internacionala, stav o nacionalnom pitanju, KPJ, Nacionalno pitanje u Jugoslaviji 1924-1928, dokument  : KPJ 19191941,Konferencija e Kongresi, Beograd 1949, f- Treça Konfrencija KPJ; Çetvrti Kongres KPJ u Drezdenu 1928, Rezolucija o nacionalnom pitanju). 

Faktorizimi i Kosovës përmes luftës armatosur opininin ndërkombëtar 

Kosova do të riokupohet gjatë tetorit të vitit 1918, nga njësitet e Aramtës Dytë serbiane e shoqëruar me një divizion i quajtur jugosllav.Këtë njësi do të komandohen kryesisht nga oficerët e lartë farncez. Lidhur me këtë, para se të hyjnë si okupatore në viset shqiptare (special në Kosovë), komnda ushtarake serbiane ua drejtoi shqiptarëve një proklamatë më 29 shtator 1918, duke ua përkujtuar krimet që ishin manifestuar më 1915, duke i ftuar që të ngritën në luftë kundër Bullgarëve , Gjermanëve dhe Austriaakëve;duke i ftuar që të qëndrojnë në shtëpitë  e tyre dhe prap do të “bëhemi në miqë të mirë”. Kuptohet se shqiptarët tani ishin ma të vetëdijsuar dhe ma të vëndosur se kurrë që mos ta pranojnë asnjë lloj pushteti të hauj, me përjashtim të pëushtetit të tyre në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Në këtë rreshtim i ftonte sidomos Komiteti Mbrojtja Koambpëtare e Kosovës, i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër. 5. (5. Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, Srbija 1918, Beograd, f. 183, ku theksohet se “shqiptarët e parë që u ngritën në armë ishin ata të trevës së Vushtrrisë, duke e cukatuar një kufilumin Sitnicëmes Serbisë dhe Shqipërisë. Pastaj kryengritja anti serbe do të zgjërohet në Rugovë, Plavë, Gusi dhe sidomos në Llap, duke u imternacionalizur në shtypin e tërë Evropës, sidomos.). 

Gjatë nënorit  të vitit 1918 në Kosovë do të arrijnë përforcime të reja serbiane me qëllim që ta pacifikojnë popullsinë kryengritëse, e cila nuk pajtohej me okupimin. Orientimi anti okupues në dhejtor 1918 do t` i përfshijë të gjitha viset e riokupuara.Me këtë kryengritje do të faktorizohet Kosova sepse KMKK do ta drejtojë luftën me program, prej të cilit askush nuk mund të gjente ndonjë vrejtëje në aspektin e të drejtës ndërkombëtare për vetvendosje që po institucionlizohej për herë të parë.Faktori i dytë, ishte atmosfera që e vrejtën shumë korespodentë që ishin ardhur në Kosovë, të cilët do të shënojnë se ky popull nuk i sulmon serbianët vendas, por vetëm forcat e armatosura ushtarake dhe policore dhe kolonistët që ua grabisin pronat e tyre me shekuj. Faktori i tretë, që e bërë Kosovën çështje evropiane ishte themlimi i “Xhemjetit” “Bashkimit”, me seli në kryeqytetin e ish Vilajetit Kosovës, në Shkup më 17 dhejtor 1919. 6.(6. AQ i Shqipërisë, Fondi KMK.Dosja themelimi; “Le Matain” shkurt 1919-Fshtrat e Kosovës i ka mbuluar flaka dhe tymi sepse po digjen nga ushtrai me topa të kalibrit që hudhin xhyle shpërthyese baroti”.; AVIIB. P. 17. K. 95- Themelimi i Xhemjetit në Shkup më 17 XII 1919, Osnivaçki kongres.). 

Terrori shtetëror mbi shiptarë po përhapej si lajm kudo nepër Evropë, përmes shtypit socialdemokrat i cili alarmonte: “ Deri me tash mbi 90 fshatra janë diegë, ndërsa popullsia është masakruar.7. (7. Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres naturel, Apel aux Natons du Monde Civilise,Valone, 1921, f. 1-75-staistiakt e kriemve serbiane në Kosovë-Rugovë, Plavë, Gusi, Pejë, Gjakovë dhe në tërë Dukagjinin me  një përshkrim historik, i ribotuar në: H. Bajrami, Komiteti i Kosovës, Prishtinë 2008, botim i dokumentit fototip.). 

Prezantimi i fakteve dhe informimi i faktorit nderkombëtar për Kosovën 

Gazeta angleze “ Spektator” do ta botojë me 17 gusht 1919, lajmin se Mehmet Konica i kishte shkruar qeversië Brtanike se ushtria serbiane po sulmonte me intervale të ckatuara teritorin shqiptar duke u përpiekur që shfarosjen e popullsisë shqiptare ta realizojë sa më shpejtë. Sulmet serbiane po ndermirren nga Krahina e Dibrës dhe Shkodrës , ndërsa Shqipëria kontinetale është shndërruar në një krematorium. 8. (8. “Spektator” 19 gusht 1920, artikulli është i plsuar në CPB të Jugosllavisë, duke e quajtur me të drejtë Kosovën; “ Irlanda Jonë”). Në Arnautllëk pushkët nuk po ndalen. Krahina të tëra të banuara me Shqiptarë janë në lëvizje, që i ngjanë Lëvizjes në Iralndë, e cila po kërkon shkëputje nga zotërimi i Anglisë. Kështu populli jonë vazal po ngritet në kryengritje në mënyrë ballkanike sepse nuk duron dot pozitën koloniale. 9. (9. Radniçke Novine”  11VI 1920; Srbija i Albanci, II, Ljubljana, 1989. F. 17). Në vijim dokuemtet theksojnë se në Kosovë po digjen fshatra të tëra, po vriten njerëzit në masë. I tërë pushteti xhakatar serbian, shkruante shtypi i majtë, është versulë mbi shqiptarë. 10. (10. “R. Novine”:, Slozno po Aranutima, 3 X 1920; Pred novim pokoljem 19 VIII 1920; Zene, deca, izjuri napolje i onda zapali kuçu i sve u kuçi, a zhene i deca ostju bez hrane u polju, goli, gladni, bosi. Plaçka se vrsi u njaveçem stepenu uz arçun oficira; Odmah smo preduzeli napad, ne stedesi nikoga i nista. Zarobljenike smo odmah ubili, stoku odvedeli, sela palili redom , a na mnoga mesta ni zene ni deca nisu stedjena. Oni su begli ispred nas, vodeçi i porodice, rsturajuçi se po sumama, dok smo mi zapalili i ostavili da zagore do zemlje oko 190 sela-AJ.S.14.17 SEPTEMBR 1920; AJ.S. 14. K. 104-Depeshe s Kosova, 116 lajme seicila më trishtues se shoqja. Ambasadat e Francës, Anglisë, Italisë dhe Turqisë heshtin-shiqo: CPB në DSIP B, “Marambo” K. 118; Telegrame nga Atina dhe Wjena, nga Parisi dhe Gjeneva V-XII 1920). 

Opinioni ndërkombaëtar e kishte argumentin se si po sillet pushteti okupues serbian ndaj shqiptarëve, në përgjithësi. Por, që të përcaktohet për ndonjë përkufizim taritorialo-administrativ ku do të aplikohej ndonjë  e drejtë elementare nacionale, ao zonë neutrale, as që mendohej. Problemi shqiptar në mbretërinë serbiane, synohej të zgjidhej vetëm me mjetet ushtarake. Lidhur me këtë, qarçet jugosllave do të japin përgjegje në Versaj dhe Londër, se “sa i takon Kosovës, ajo çështje nuk ekziston, sepse së pari duhet themelohet kombi e pastaj vejn lira”. Në këmbimet diplomatike, shqiptarët e robëruar do të nominohen si “Arnautët tanë”, “Kush janë Arnautët”, “Kasaphanja shqiptare” e koncepte tjera parafashiste. Por një pyetje historike këtu mund të shtrohet: si u pranua Lufta për çlirimine Vlorës nga Iatlainët, ndërsa lufta në Kosovë që ishte më e fuqishme dhe me përmasa sa një Shqipëri Bregdetare “nuk pranohet”. Në këtë nye përgjigjen duhet gjetur në vendimine Kosoferencës së Londrës më 1913. 11. (11. AVIIB. P. 17. Kosovska diviziska Oblast”. K. 619-5-1-2. Pov. Nr. 3380; Pregled vojno teritorialne podele Treçe rmiske Oblasti, Kosovska Diviziska Oblast, k. 619-5-1-12; Arkivi i Parisit, Njësia Franceze në Kosovë, 1919-1920, Një pjesë jo  e vogël e oficerëve francezë, plus oficerët mercenar rus që ishin arratisur nga Rusia, mbeti apo erdhi në Kosovën kryengritëse si mecenarë. Këtyre iu bashkuan edhe mercenarët rus dhe bjellorus që ishin debuar prej andej. Kjo shtresë  e oficerëve do të sillet me metoda xhelkatësh ndaj Rugovës, Plavës dhe Gucisë; Pas një kohe këto forca mercenare do të trasferohet si vrastar profesional edhe në Drenicë dhe Llap për ta shtypur çdo ndienjë kombëtare shqiptare. Instruksionet i merrnin nga oficerët serbianë, nders profesionalisht kjo forcë ishte e aftë të kryej krime pa asnjë hezitim, sepse si vrojtues ishin edhe ca oficerë të lartë francezë). 

Ndërkombëtarizimi i Çështjes Kosovës avansohet proces midis dy luftërave botërore 

Opinioni ndërkombëtar, në kuadër të tij, e mjta politike serbiane kishin krijuar konceptin publik se okupimi jugosllav i viseve shiptare duhet të objektivizohet, në mënyrë që shqipatarët ta ndiejnë pavarësinë dhe ta kuptojnë lirinë e plotë nacionale. Në lidhje me këtë objektivitet, theksohet se edhe kombit shqiptar edhe popujve të Jugosllavisë dhe kudo çdo kombi në botë, i nevoitet paqa dhe liria e plotë.12.(12.Radniçke Novine”, 6 oktobar 1920: “ Do 1921 godine srpska, sada veç Jugoslovenska vojska nastavlja svoju “oslobodilaçku i kulturnu misiju iz koje su stajla zgarishta i leshevi”: “Istorija Jugoslavije, treçe izdanje, Beograd 1971, f. 359; D. Tucoviq, Sabrana dela, K. 8. F. 102; Dimitrije Bogdanoviq, Knjiga e Kosovu, cituar sipas” Srbija i Albanci, Ljubljana 1989, f. 43). 

Pozicionet që të sillet në shkallë terroriste ndaj shqiptarëve, Mbretria SKS (1918-1941) ia siguroi sistemi imperialist e Konferencës Versajit (1919), në rend të parë përmes Marrëvesjes Senzhermenit (10 shtaor 1919), me të cilën ky shtet arriti që teritoret dhe popujtë që i kishte okupuar para Luftës botërore, t` i pozicionojë jashtë ligjit. Këtë pozitë Jugosllavisë do të ia forcojnë me regji të Francës krijimi i Antantës Vogël (Jugosllavi-Çekosllovaki, më 14 VII 1920), Rumuni-Çekosllovaki (23 IV 1921) dhe Rumuni- Jugosllavi ( 7 VII 1921). Ky pakt kishte për qëllim së pari ta neutralizojë Austrinë dhe Gjermaninë nga ndikimi në Ballkan, sidomos në trojet shqiptare. Së dyti Antantën e trimëroi despotizmin serbian që të shfaqë aspirata për krijimin e shtetit homogjen dhe integral, duke e shpronësuar, shpërnguluar dhe shfarosur shqiptarët, sepse ishin populli i tretë për kah numri në shtetin e ri të sllavëve.13. (13. Mala enciklopedija prosvete, 2. Beograd, 1969, 20; AJ. S. 14. Uput za likvidaciju kaçaçkih bandi 1924; Dimitrije Bogdanoviq, Knjiga o Kosovu, Beograd 1984, f.267; Srbija i Albanci, Ljubljana 1989, f. 47/8). Lidhur me këtë faktori ndërkombëtar, sidomos në Evropë i dominuar nga Farnca do ta trimërojë Dinastinë serbiane që të përdorë metodat më barbare në Kosovë me qëllim që ta krijojë realitetin e Toplicës më 1878,që do të thot kriterium i krijimit të tokës së mbetur shkret dhe pastaj përmes kolonizimit të sllavëve dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Anadoll të krijohet realiteti i ri, për të cilin Fuqitë nuk do të reagojnë çkado që të ndodhë. Megjithë ketë, këtë dukuri do ta kritikojë me të gjitha mjetet shtypi i Kominternit dhe ai me ideologji majtiste në tërë Evropën. 14. (14. Srbija i Albanci, II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë, për pozitën e popujve të robëruar në Ballkan 1919-1924; “Ymanitai”, 18 tetor 1921; “Unita” 19 tetor 1921; DASIP B. D.N. u Zehnevi, 1922-1941, F. 16. Reagimet e Mitahat Frashërit, Rreagimet e Fan Nolit, Reagimet e Komitetit Kosovës në fregjishte. Përpiekja e Francës dhe Jugosllavisë që akuzat ndaj krimeve mbi shqiptar të realativizohen-aty.). 

 Një studim që është hulumtuar me dekada me titull “Death and exile,the Ethnic off Ottoman Mulims” (Spstrimi etnik i muslimnëve osmnë 1821-1922) të autorit Justin McCarthy,e që sjellë të dhën rrënqethse sidomos gjatë viteve 1912-1922 , duke argumentuar një katastrofë etnike , ka të bëjë kryesisht me fatin e shqiptarëve që i okupuan Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.Nga të dhënat që i sjell ky ator faktohet se në viset që u okupuan nga shtetet e theksuara jetonin 1 231 076  muslimanë, prej tyre afro 93% shqiptarë të dëbuar me 395 anije private evropiane në Anadoll. Këtë fakte deshmojnë se kush synonte “ambientalizimin” e “Naçertanisë”, “Megali Idesë” dhe programeve tjera parafashiste  të Alencës ballkanike.15 (15. Justin MacCarthy, Death and exil Etnic off Ottoman Mulimas 18211922, Tiranë, f. 195; Diplomatska prepiska Kraljevine Srbije, Dok. i botuar si fotokopje në”: Hakif Bajrami, Antimemorandum, Prishtinë 2004, f.VI). 

Opinioni francez për pasojat tragjike koloniale që krijoi Konferenca e Versajit, dhe Konferenca e Ambasdorëve në Londër dhe Lidhja e Kombeve me seli në Gjenevë, përmes gazetës Parisit “ Le Matain”  deshmon qartë se opinoni evropian e shiqonte çështjen e Kosovës dhe tragjedinë e shqiptarëve që ndodhte në te, si “një dukuri të natyrëshme dhe e drejtë e një shteti që synon shfarosjen e një pjese të një kombi pa asnjë hezitim”. Në dokumentet farnceze theksohet se një numër i madh muhaxherësh të ardhur nga Kosova (Jugosllavia) me qëllim që të vëndosen në Turqi, me që Angore nuk po i lejon, këta muhaxherë i vëndosi në Stamboll me ç` rast ua la në dispozicion disa anije të braktisura, për vendstrehim, dhe kur u mbaroi ushqimi ata filluan t` i hudhin fëmijët e mebtur asht e lëkurë në det. Për këtë tragjedi duhet të dridhet çdo zemër sepse e prek opinionin botëror dhe plotësisht është e arsyeshme që të mirret me këtë çështje. 16. (16. Le Matain, nëntorr 1924: DASIPB. Pasoshko odeljenje, Staistika isljenika u Tursku, oko treçina umiru na putu od glladi i infektivnih bolesti 19201924). Në vijim opinioni anglez mjaftohej vetëm me informatën se me mija shqiptarë të Kosovës janë detyruar nga terrori shtetëror serbian të stacionohen në rrugët e Bullgarisë dhe në fushën e Edrenës. Shumica po vdesin nga tifoja dhe smundjet tjera infektive. Por, askush nga Shoqata e Kombeve dhe Kqyqi i Kuq, nuk është i shqetësuar për këtë tragjedi popullore të popullit të ish Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manstirit. 17. (17. Arkivi i Londrës: Public Record Iffice, FO 371-8712-6846; KMKK dhe Shoqata “Deshira” e Sofjes më 1924, Reagim drejtuar Shoqatës Kombeve dhe Kryqit Kuq Ndërkombëtar, Kriminelët: Punisha Raçiqi në Dukagjin, Tom Popoviqi në Rrafshin e Kosovës, Mihajllo Ceroviqi me qendër në Mitrovicë e më vonë në Shkup, janë urdhërdhënsit e Nikolla Pashiqit për shpronsim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve-Lexo: “RadBeograd 1925). 

Opninoni publik me orientim të majtë i drejtuar nga Internacionala e Tretë (1919-1943), alarmonte më 1922 dhe në vijim, e sidomos më 1924 se për ta zgjidhur çështjen nacionale në Jugosllavi, ky shtet si krijesë e Versajit, duhet të shkatrrohet deri në themel përmes revolucionit punëtorëve dhe fashtarëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja shqiptare. 18. (18. AJ. Dokumente të Internacionalës Tretë, qëndrimi ndaj çështje nacionale 1923/4; Bedri Pejani, KMKK, Vetëdija e opinionit ndaj tragjedisë shqiptaare po rrumbullaksohet përmes fakteve, “La Federation Balquanique”-fotokopje). Lidhur me këtë, kur ishte në pyetje Kosova dhe çështja shqiptare në M. SKS, shtypi i majtë më 1925 shkruante se: “ Punisha Raçiqi, Tomë Popoviqi dhe Mihajllo Cerviqi, deri me tash e kishin dorën e mirë, Femarat shqiptare dhe fëmijët shqiptarë me sukses i kanë gri. Kanë dijtë që me nga një plumb t` i rendisin nga gjashtë. Në Kosovë dhe Dukagjin me sopatë kanë gri, dhe më parë ajo (sopata) do të topitej se sa këta të lodhën. Ai mjet dhe revolverët e tyre u kanë siellë fat, kanë arritur prona të mira dhe parashikimet e statistikave tona në Jug i kanë ndrruar në dobi të ortdoksisë. Këta kanë arritur që të japin para, që njerëzit të vriten, por edhe vet kanë vrarë dhe aty ku këta kanë pre e gri, aty ma bari nuk ka bi”. 19. (19. “Rad”,Llist za odbranu i organizaciju radnog naroda, nr. 64. Beograd, 5 VIII 1928; këtë qëndrim e shprehete me Rezolutë Konferenca e Parë e PKJ mabjtur në Vjnë në korrik 1922; Këtë qëndrim e frocoi Konferenca e Dytë e PKJ në Vjenë në maj 1923:Zemaljske Konferencije KPJ, Zagreb 1968, f. 499). Edhe Konferenca e Tretë e PKJ që u mbajtë ilegalishtë në Beograd në dhjetor 1923, i tërë materiali do t` i dërgohet për aprovim Internacionalës III-të ku theskohet se “opinoni botëror duhet të informohet me pozitën tragjike të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqednoni”. 20. (20. Istoriski Arhiv KPJ, Beograd 1949, f. 69; Materiale origjinale të siellura nga Moska më 1983 për Internacionalën e Tretë, botuar pastaj në 11 libra si material historik, pa cenzurë , Libri 1-6 dhe 6-11). 

Qëndrimi i pandryshuar ndaj Kosovës në opnionin Evropan dhe në Kominternë ndaj shqiptarëve, do ta ndryshojnë peticionet e Hasan Prishtinës më 1924, 1927, 1929 dhe 1931, derguar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Këto peticione do ta ndryshojnë pozicionin e interncionalizimit të çështjes Kosovës, që ta zë vendin që duhej ta kishte, së pakut në Evropë. Lidhur me këtë, qysh më 18 XII 1918 Hasan Prishtina i shkruante Presidentit të SHBA-ve V. Vilsonit, që të angazhohet në mbrojtje te të drejatave të Kombit Shqiptar në Konferencës e Paqës, që i filloi punimet më 18 janar 1919 në Versaj. Për të qenë informimi më i plotë Hasan Prishtina i drejtohet diplomatit shqiptar Sotir Koles, që ta prezantojë tërë gamën e mizorive serbinane në Krahinën e Kosovës, për të argumentuar se Kosova ka qenë shqiptare dhe duhet t` i takojë Shqipërisë. Në vijim, pas shumë peripetive, më 26 shtator 1924, Hasan Prishtina i deponon të gjitha format argumentuese të mizorive serbiane në viset e Shqipërisë Kontinentaale. Lidhur me Kosovën njohtohej opinioni ndërkombëtar se në ish Vilajtetet e Kosovës dhe të Manastirit, bandat politike jugosllave, kriminelët ushtrak dhe racistët diplomatik, po ushtrojnë dhunë të paparë ndaj shqiptarëve, duke ua grabitë edhe pllambën  e fundit të tokës, duke i detyruar të shpërngulen në Anadoll, krejtë me qëllim që ta realizojnë Programin e Toplicës  1878, për ta sllavizuar edhe Kosovën. 21. (21. AQSH i RPSH Fondi nr. 251, Dos. 9,f. 122-frengjisht; AQSH. Fo.54, D. 67/1, f. 168-frengjisht; Hasan Prishtina, Dokumente, Tiranë 1983, d. 121).  

Peticioni i Hasan Prishtinës i 10 janarit 1931, ku theksohet se mbi një milion shqiptarë të robëruar në Mbretërinë Jugosllave, nuk e kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre, do të shkaktojë termet në zyret e Shoqatës së Kombeve. 22.(22.Hasan Prishtina, përmbledhje dokumentesh, Tiranë 1983, d. 139). 

 Faktet që i prezantonte Hasan Prishtina, nuk mund të injoroheshin në asnjë rreshtim politik. Sidomos, ato fakte do të gjejnë jehonë te rreshtimi politik të kjartë në Kominternë. Prandaj, në Kongresin e Katërët të PKJ të mbajtur në tetor 1928 në Drezden, do të theksohet në prani te të gjithë përfqsuesëve të partive komuniste të botës: “Me marrveshjet imperialiste për paqën (mendohet në Paqën e Versajit 1919), ka mbetur pas luftës rreth gjysma e popullit shqiptar nën pushtetin e borgjezisë serbomadhe, kundër të cilës ushtron rregjim robërues sikurse në Kosovë ashtu edhe në Mqedoni.Përpos kësj, borgjezia serbomadhe aspiron ta okupjë Shqipërinë veriore, përmes “çetave shqiptare” të organizuara nga Jugosllavia dhe në atë mënyrë e solli në pushtet Ahmet Zogollin, i cili e ktheu Shqipërinë në koloni italiaane. Shqiptarëve në përgjithësi e atyre nën robërinë jugosllave në veçanti, u mbetet të luftojnë kundër imperilizmit italian, kunder okupimit serbomadh dhe kunder kontrrevolucionit brendëshem, i cili e rrxoi qeverinë legale dhe legjitime të Fan Nolit në dhjetor 1924.23.(23. Istoriski arhiv KPJ, Beograd, 1949, f. 154). Ky kongres aprovoi Rezolutën për çështjen nacionaale ku shprehet edhe ky qënrim: “ Partia deklaron solidarësi me punëtorët dhe fshatarët revolucionar të kombeve tjera të Jugosllavisë, e para së gjithash të Serbisë, me Lëvizjen revolucionare nacionale në institucionin e Komitetit Kosovës dhe e fton klasën punëtore që gjithëanshëm  ta ndihmojë luftën e popullit të shtypuar dhe të coptuar shqiptar, për Shqipërinë e pavarur dhe bashkuar”. 24. (24. Istoriski arhiv KPJ, Beograd 1949, f. 163). 

Peticioni e faktorizoi çështjen e Kosovës edhe jashtë Evropës 

Një nder reagimet ma të fuqishme dejtuar faktorit ndërkombëtar për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi ishte padyshim peticioni i priftërinjëve shqiptar: Gjon Bisaku,Shtjefen Kurti dhe Luigj Gashi me titull: “Pozita  e shqiptarëve në Jugsolavi” drejtuar Shoqatës së Kombeve më 5 maj 1931.Me këtë dokuemt të argumentuar bota e civilizuar njohtohej se shqiptarët nuk e kanë të mbrojtur: jetën, nuk e kanë të garantuar lirinë, të drejtat në pronë, të drejtat qytetare dhe politike, nuk e kanë të drejtën e përdorimitgjuhës në administratë, nuk u lejohen themlata fetare dhe private. Jugosllavia me çdo mjet po provon t` i detyrojë shqiptarët të shpërngulen dhe në tokat  e tyre të sillën kolonë sllavë, që ta sllavizojë Kosovën si Toplicën për tri ditë (sikursemë 1877/8). Ky dokuemnt zbulon realitetin se Turqia nuk  e pranoi Mbretërinë shqiptare (1929), dhe me këtë e nxiti Jugosllavinë që ta rritë terrorin në Kosovë. Argumentet që i prezantojnë priftërijtë shqiptar e rreshtojnë diplomacinë e shtetve antare të Shoqatës së Kombeve se Mbretëria Jugosllave po i likudonte me program persoanlitetet shqiptare: më 1924 vritet Azem Bejta, më 1925 vritet Bajram Curri, më 1927 tentohet atentat e një viti më vonë vritet Nazim Gafurri, më 15 tetor 1929 vritet Shtjefen Gjeqovi. Të tronditur me këto atentate priftërijtë katolik shqiptar kërkojnë që të themloeht një Komision për t` i hetuar këto mizori, me të cilat nuk kursehet as populli i rendomtë.  Ky dokuemnt ishte në rend dite në Shoqatën e Kombeve deri më 1936. 25. (25. DASIP B. D.N. ZH.Fascili nr. 15, D. I. sekret nr. 4?19528; Hakif Bajrami, Peticioni që e shpëtoi një popull nga shfarosja, Prishtinë, botim i veçantë integral: frengjisht dhe shqip.). 

Agresiviteti i Mbretërisë Jugsollave eskalon sidomos pas vitit 1929, potencojnë dokuemntet angleze. Ky eskalim vinte nga shkaku se Turqia nuk deshironte ta pranojë Mbretin Zogu i Parë si Mbret i Shqiptarëve.Me këtë qëndrim do të ndërpritet aktiviteti diplomatik i Fiqri Dinos në Ankara, që Turqia mos ta pranojë popullsinë shqiptare, dhe, pushteti serbomadh do të nxitojë që shpërngulja të merr përmasa të përgjithshme, sa që në një pashaportë renditej i tërë fshati, ose në një familje rënditeshin deri në 187 antarë. 26. (26.DASIP.B.Poslanstvo u Tursku, vitet 1928-1933; Arkivi i Anglisë, FO.371-Shqipëria dhe Turqia afrohen për shkak të Kosovës, d. nr. 222/56-89-26-34-përmirësim i mardhënjeve Ankara-Tiranë 1934, analizë). E vërteta, për shkak të lidhjeve që bëri Ahmet Zogolli me Italinë nga dhjetori 1924 përmes Shefqet Verlacit, çështja e Kosovës do të pozicionohet fuqishëm në Tiranë sidomos më 1926 kur lidhet një pakt politik me Romën. Ky afrim shqiptaro-italian do të shkkatojë rigë breshëri në Jugosllavi sepse diplomacia e Zogut ishte bërë aktive, se shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në trojet e tyre dhe duhet t` i takojnë Shqipërisë etnike. Këtë qëndrim Mbreti Zogu i Parë, nuk kishte asnjë fakt historik, politikë, e më së pakut diplomatik, mos ta pranonte. 27. (27. AVIIB-Analizë e mardhënjeve Shqiptaro-Italiane 1927-1934). Lidhur me këtë, dokuemntet vërtetojnë se ishte  diplomacia franceze ajo që përmes Antantës Vogël, nuk lejoi që të vihet çështja e Kosovës në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë deri më 5 maj 1930 kur tre priftërinjët katolik e kthyen çështjen shqiptare për pesë vite në rend të ditës (kohë pas kohe) në Gjenevë. 28. (28. Ilir, Ushtelegu, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 190 dhe f. 192; AVIIB. P. 17. K. 519- Albanci na Kosovu i Albanija 19291935; Peticioni i Shtjefën Kurtit, Liuigj Gashit dhe Gjon Bizakut, Pozita e shqiptarëve në Jugosllavi 5 maj 1930. Peticioni është shkruar në Prizren, në shtëpinë e babait të Anton Qetës, frengjisht.). 

Më 1 shtator 1928 u aprovua Kushtetuta e Shqipërisë, duke u shpallë mbretëri demokratike parlametare, shtet me karkater ateist, por që fetë dhe besimi gëzonin lirinë. Ky fakt e zemroi tejamse Vatikanin dhe Kishën Ortodokse Serbiane, por edhe Satmbollin. Ky fakt i zemroi të gjithë përpos Musolinin sepse Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve, kështu që me rastin e okupmit, të ketë të “drejtë” në këtë aspiratë. Ky fakt i gëzoi mbi një milionë shqiptarë të robëruar në Jugosllavi.29. (29. Fjala e Mbretit Zogu i Parë në Asamblenë Kushtetuese më 1 shtator 1928). Kjo mbretëri do të pranohet për disa vite nga 28 mbretëri të botës,fakt ky që do të shkkatojë zemrim në qarqet ushtrake serbiane dhe në kryesinë e partive politike me seli në Beograd.30. (30. “Le Petit Parisien, 11 tetor 1928 në CPB të Jugsolavisë; Reflektimi në Turqi-“Xhumhuriet” (Republika) 1929-1932 do të largohet ambasadori i Turqisë nga Tirana dhe çarqet serbomëdha që aspironin kolonizmin e Kosovës do të inicojnë që ky akcion të mbulohet për shkak të opnionit botëror, prandaj kolonizimi i viseve shqiptare me sllavë do të mjegullohet  me” “Reformë agrare në JUg” e shpallur me ligj më 1931, dhe e përforcuar më 1933). 

Çështja  e KosovësKonferencat Ballkanike dhe reflektimiEvropë 

Në bzë të dokumenteve austriake për shkak të angzhimit të mbretit Ahmet Zogu i Parë, për Kosovën (shqiptarët e robëruar në Jugosllavi-hb), Beogradi i kishte bërë të gjitha planifikimet për ta likuduar. Planifikimin ishte progrmuar dhe duhej për t` iu mbështetur krahut të moderuar të KMK Kosovës, të cilit nga viti 1929-1933 i printe Hasan Prishtina, kuptohet në emigrim në Vjenë e gjetiu. E vërteta, plani ishte përpiluar pas tentim atentatit ndaj Mbretit të Shiptarëve në Wjenë më 20 shkurt 1931 edhe për likuidimin e Hasan Prishtinës, për çka askush nuk do të dyshonte ma te jugosllavët.Sipas dokumenteve të panjohura deri me tash, atentati ndaj Zogut, iu mvesh “Bashkimit Kombëtar” dhe jo Hasan Prishtinës. Por prapa oerdeve Beogradi kishte dërguar në adresë të Zogollit me dhjeta telegrame, duke theksuar se “fajtor për pasigurinë e Mbretit janë Kosovarët, të cilëve me fanatizëm u prinë Hasan Prishtina. Por, sipas të dhënave sekretet zyrtare të Beogrdait, dy prej tre atentatorëve mbi Zogollin në Vjenë,  ishin të subvencionuar nga “Bella Ruka” dhe “Narodna Odbrana” e Beogradit. Se në Beograd ishin përzier agjenturat dhe nuk dihej kush për kend paguan, ndër të tjera më 15 maj 1933, MP Brendëshme e Jugosllavisë njohtohej se organizata VMRO në bashkpunim me dy organizata kroate po planifikonin likudimin e Mbretit Aleksander Karagjorgjeviq, me që rast do të liroheshin nga prangat gjakatare Maqedonia dhe Kosova. Vendimi, thuhet në dokumente, ishte marrë më 6 janar 1929, por atentati do të kryhet më 1934 në Marsej. Me këtë filozofi politike mendohej se me likudimin e një individi të pushtetëshëm si fajtor kujdestar për robërinë e popullit. Këto indikacione, kishin për qëllim që ta intesifikojnë terrorin dhe shqiptarët të DEPORTOHEN (duhej të gjindej shteti që i kërkon e në rastin konkret nuk mund të ishte Mbretëria Shqipëre, por Republika e Turqisë, fakt ky që ndodhi më 1938), me ndonjë konventë ndërshtetërore, pra në Anadoll. 31.(31. DASIP.B. Raport konfidencial nga Wjena më 28 II 1933. D.nr.strogo pov. Drzavna tajna, 03/2-28 II 1933;AVIIB. P. 17. Tajna organizacija VMRO i Kosovski Komitet, tesno saradjuju, në K.22/32-34, finasije i logistika akcije stoleça!; Poçetak pregovora sa Turskom Republikom o deportaciji nasih Arnauta u Tursku 1933 god. ). 

 Në këto rrethana shtypëja ndaj shqiptarëve po trajtohej në Gjenevë sipas Peticionit të priftërijëve shqiptarë. Pala jugosllave po mbrohej me ndihmen e diplomacisë franceze, me shumë perfiditet, sepse nuk lejonte që asnjë komision ta verifikojë gjendjen në teren (Kosovë dhe Maqedoni). Por çështja shqiptare në Jugsollavi shumë shpejtë do të rihapet në rrafshet tjera ndërshtetrore. Ajo hapje do të ngjajë në Konferencat Ballkanike (e para më 5-12 tetor 1930 në Atinë). Në te marrin pjesë Tuqia, Bullgaria, Jugosllavia, Rumunia, Shqipëria dhe Greqia. Konferenca ishte organizuar me qëllim që të hapet rruga për themlimin e një Konfederate Ballkanike dhe brenda saj, çështjet nacionale të amortizohen. Në këto konferenca diplomacia jugosllave shpresonte se çështjen shqiptare në te do ta amortizojë dhe një ditë do ta shuaj tërësisht në akord me Turqinë, prapa shpinës së Shqipërisë. 32. (32.Si shënimi 31; DASIP, Poslanstvo u Turskoj, dok. vllimet: I, II dhe III-fotokopje. ). 

 Filozofi e kësaj konfederate mendohej se do të ishte: “Ballkani popujve të Ballkanit”. Delegacioni shqiptar i drejtuar nga Mehmet Konica, do të kërkojë me forcë që së pari në konferencë, me përparësi të shtrohej çështja nacionale në të gjitha trevat e Ballkanit. Kjo kërkesë e shtronte vetëvetiu çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë. Në përkrahje të këtij propozimi do të deklarohen: Bulgaria, Rumunia, Greqia dhe Turqia.Ndërsa Jugosllavia do të kundërshtojë dhe kështu propozimi mbeti për momentin i izoluar. Në fund u vëndos që shtetet të merren vesh në mes veti dhe aktiviteti të vazhdojë. 33.(33. Z. Topalloviq, Les fondaments politiques de la Confederation Balcanique, “Le Balcanica” Athine, 1930, nr. 2. F. 18-24; “L` Europe Orientale”, Romë 1934, nr. 5-6, f. 32-326; FO.371, dokumente të fotokopjuar nga Arkivi i Londërs,nr. 236/892/67851).   

Konferenca e Dytë ballkanike do të mbahet më 19 tetor 1931 në Stamboll. Në këtë konferncë do të përpiqet të marrë pjesë Hasan Prishtina, për ta përfaqësuar çështjen e Kosovës, por do të refuzohet nga Beogradi, me faktin se aty mund të marrin pjesë vetëm shtetet sovrane. Delelegacionine Mbretërisë Shqiptare e përbënin: Bedri Pejani, Gjergj Fishta dhe Mehmet Konica. Ky delgacion do ta shtrojë sërish çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë, me vet faktin se aty ishte Bedri Pejani. Në fillim të tubimit kryesuesi Allojzi, do të kërkojë që Delegacioni shqiptar përmes Eqrem Libohovës (ambasador), mos ta shtrojë çështjen e pakicave, me kërkesë konfidenciale franceze. Por me fillimin e konferencës i pari do ta marrë fjalën Mehmet Konica,  duke plasuar argumente se çështja e pakicave nëse nuk mirret para sysh në shqyrtim, dhe, nuk vëndoset drejtë, delegacioni shqiptar do të largohet nga kjo nismë. Delegati jugosllav Janiq, do ta kundërshtojë se: prioritet tubiumi, duhet t` i japi çështjes eknomike. Por, Bedri Pejani do të shprthejë; “Ajo që ne kërkojmë është që afër një milion shqiptarë nën Jugosllavinë, të ndarë brutalisht nga forcat politike të kohës në Versaj, me forcë nga vllazërit e  tyre të racës të lihen e të jetojnë dhe të vëndosin si të lirë e jo të programohet qqë të deportohen në Anadolli, si po ndihen zërat në disa qarçe. Që ta ndërtosh një shtëpi puna nuk fillon nga portat dhe dritaret, por fillon nga themeli. Bedri Pejani në prani të shtypit do të deklarojë se në Jugosllavi jetojnë më shumë shqiptarë se sa në shtetin amë, dhe, nuk e kanë asnjë shkollë në gjuhën amtare, nuk  e kanë,asnjë të drejtë politike elementare e njerëzore. Me këto akuza, përfaqsuesi jugsollav do të kërcnohet se janë kah mendojnë që të largohen nag tubimi. 34. (34. “Milliyet” 23 tetor 1931; Ilir Ushtelenga, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 248/9; Konferena e Dytë ballkanike, mterial me proçesverable në DASIP. B. viti 1931). Kështu për shkak të kundethënjeve konferenca dshtoi. Në këto rrethana, Bullgaria filloi të lëkundej në favor të Jugosllavisë, Rumnia filloi të mirret me opstruksione diploamtike, ndërsa Greqia e vente syrin jashtë kësaj teme, dhe çdo gjë do të deshtojë. 

Qënrimi i delegacionit shqiptar në Stamboll, do t` i ndryshojë mrdhëniet shqiptaro- turke për shkak të çështjes shqiptare në Jugosllavi (Kosovë).Sipas dokumenteve angleze Zeki Hakiun i ngarkuar me punë i Turqisë në Tiranë, Mbreti Zogu i Parë, do ta pres shumë ftoftë. Por në të njeten mënyrë do të pranohet edhe përfaqsuesi i Shqipërisë zotri Leskoviku në Ankara nga Kemal Ataturku dhe zavendsministri Shukri Kaja.Pas këtij “afrimi”, Ahmet Zogu do të urdhërojë që të minohet kufiri me Jugosllavinë, në mënyrë që shqiptarët të qëndrojnë në  trojet e veta. Qarçet serbiane do të ndërmarrin një fushatë të egër duke kërkuar sidomos në rrugë që shqiptaët posa të atkohen me xhandarë ose oficerë, të përkulën publikishtë. Ata që nuk e aplikonin këtë rregull të pashkruar do të torturohen në stacionet e policisë.35.(35. AQSH.D.92, viti 1932; Bedri Pejani, Vuajtjet e Dukagjinit dhe plagët e Kosovës, në CPB, shkrim për “La Federation Balquanique” 1933/i cenzuruar). Lidhur me këtë, derisa Jugosllavia po  eintensifikonte kolonizimin në trevat shqiptare, sidomos në Kosovë, që i kishte riokupuar, përfqsuesi i Ferin Ofissit (Britani) do të apleojë në racionalizëm në lidhje me pozitën e shqiptarëve si “pakicë kombëtare në Jugosllavi”. Në këto rrethana të internacionalizimit të Kosovës (serbianët e quajnë “Nasha Irska”, prap!) prej 22 e deri më 28 tetor 1932, në Bukuresht do të i zhvillojë punimet Konferenca e Tretë Ballkanike. Edhe në këtë tubim pala jugosllave nuk do ta pranojë futjen në rend të ditës çështja e pakicave kombëtare. Prandaj konferenca do të deshtojë plotësishtë. Kështu sa vinte e acaroheshin mardhënjet Tiranë-Beograd, Italia (e cila pas Versajit kishte marrë rrol mbikqyrës në Shqipëri nga: Anglia, Franca dhe Japonia-hb) po i forconte pozitat politike dhe ekonomiko ushtarake. 36. (36. “La Macedonie”, 31 V 1932; Konferenca e Tretë Ballkanike (1932,) stenogramet në DASIP.B.viti 1932, Diskutimet dhe takimet konfidenciale: “Nuk lejojmë që Kosova dhe Shkupi t` i takojnë Shqipërisë, me asnjë çmim”-delgati serbiaan më 27 tetor 1932, sekret.). 

Për të mbetur çështja e Kosovës dhe Çamërisë jashtë faktorizimit ndërkombëtar pas një matje të “muskujve” diplomaatik në Shoqatën e Kombeve (gjatë vitit 1933), më 9 shkurt 1934, në Atinë do të mbahet Konferenca e Katërt Ballkanike, me pjesëmarrës të autorizuar nga: Greqia, Turqia, Rumunia dhe Jugosllavia. Me rastin e nënshkrimit të Marrëvesjes, do të mungojnë përfaquesit e Shqipërisë (për shkak të mospërmdjes shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni e Mal të Zi), dhe Bulgarisë (për shkak të mos përmendjes së Maqedonëve-bullgarë në Maqedoni).Në Marrëveshje u vu në plan të parë  “mosndryshimi i kufijëve në Ballkan, mos sulmimi në mes veti, duke lënë të hapur edhe aderimin e Shqipërisë dhe Bullgarisë, por pa e përmedur çështjen e Kosovës, Maqedonisë dhe Çamërisë, e sidomos pa i përmdur maqedonët që atëbotë ndiheshin se janë bullgarë. Sipas dokumenteve britanike, Franca që rrinte prapa “paktit ballkanik”, me këtë marrëvesje e forcoi sërish rrolin ne Jugosllavisë (lexo Serbisë) në Ballkan. 37. (37. AJ. S(ignatura-fondi).37. Elaborati i Janko Vukotiqit për ndarjen e Shqipërisë, me prosi të M. Stojadinoviqit dhe Kontit Qano nga 1936-1939, analizë gjeostrategjike). 

 Përkunder shumë kunderthënjeve Kryetari i Konferencës Ballkanike, greku Papanastos, e ftoi Mehmet Konicën që Shqipëria të aderoi në pranimin e Marrëveshjes Atinës.Në këtë kohë pa dijen e grekëve Jugosllavia dhe Turqia (1934) i kishin intensifikuar pazaret për ta përpiluar një marrëveshje për deprotimin (jo dëbimin) e të gjithë shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi me detyrim se po i kërkonte Anadolli. Ky fenomen ndodhi, me qëllim që Kosova sikurse Sanxhaku i Nishit (1878), të serbizohet. Në këto rrethana, Ataturku e emron Rushel Eshrel Ynaidinin,  ambasador në Tiranë. Emrimi i kishte sipas dokuemnteve britanike dy qëllime: ta largojë Mbretin Zogu nga politika proitaliane dhe ta kthej Shqipërinë në një zonë të dominimit të Turqisë dhe në miegullat e këtij defaktorizimi të Mbretit Zogu të arrihet përpilimi i një Konvente që shqiptarët nën robërinë jugosllave të i kolonizojë në Vilajetin Mysh, përballë kombit Kurd. Me këtë politikë meskine synohej të knaqen ambicjet farnceze dhe serbiane, për dominim në shtete që ishin pjesëmarrëse në Konferencat ballkanike, me prapavi që të themlohet një konfederatë, dhe ajo ta përballojë depërtimin politik dhe ushtark gjerman në Ballkan.38. (38.Dr  Hakif Bajrami, Konventa Jugosllavo-Turke 1938, “Gjurmime Albanolgjike”, seria historike nr. 20; H. Bajrami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 2017, Aneksi; AJ. S. 66. Dhe S. 37, “Problem i metodi kolonizacije Kosova 1931-1939 i botuar në “Vjetari” i Arkivit Kosovës më 2004/5; Kujtime të: J. K. Karaosmanogllu, taraki, f. 55-75-Mbreti Zogu i parë i flet ambasadorit turk Rushen Eshref në turqishte dhe ky gjest do të vlersohet.). 

 Në Itali gjest diplomatik i Mbreti Zogu i Parë që i flet turkut turqisht ishte vlerësuar se Ai do të kërkojë zyrtarisht më 3 qershor 1934 që Italia të nderhyjë në Paris dhe të kërkojë që Kosova t` i kthhet Shqipërisë. Pasi që Mbreti dhe ambasadri, kishin mbetur vetëm me përkthyes, Ahmet Zogui shprehu se politika e jashtëme shqiptare është e rreshtuar për ta çliruar Kosovën. Për këtë qëndrim, tani ma Roma ishte e  njohutuar. Në vijim të vitit 1934, çështja e Kosovës do të lidhet terthorazi me martesën e Sanije Zogut me djalin e Sulltan Hamitit Dytë. Ky fakt e zemroi K. Ataturkun i cili ia ndaloi shkuarjen në dasmë ambasadorit të vet në Tiranë. Për shkak të këtij “incidenti” si u vlerësua në Ankara do të pasojë ndërëpreja e mardhënjeve diplomatike.Ky  fakt  i kurajoi jugosllavët që më me ngulm t` i hyjnë pazarit për arritjen e Marrëveshjes me Ankaranë për deportimin e shqiptarëve në Turqi, pa pengesa të Tiranës zyrtare. Edhe më keq, kthimi i ambasadës turke në Tiranë vetëm në konzullat, e trimëroi ambicjet e Benito Musolinit, që pa pengesen e Turqisë t` i hyjë pazarit për ndarjen e Shqipërisë me Jugosllavinë. Serbianët do të thuhet në Londër, do ta komentojnë se u kishin ardhur “pesë minuatat” për ta sllavizuar Kosovën. 39. (39. Arkivi i Londrës FO 371-fotokopje të siellura nga Zhivko Avramovski nga Londra në AK; Ilir Ushtelegu, Diplomacia e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 275/6; AJ. S. 37-Millan Stojadinoviq, Takimet me Kontin Çano (MPJ i Italisë) për ndarjen e Shqipërisë; Takimi me Princin Pavle dhe reagimi i tij se : “Nuk mundemi të hyjmë në pazar për ta ndarë Shqipërinë, sepse atëhrë shqiptarët do të bëhen kombi i dytë në mbretrinë Jugosllave; Konventa Jugosllavo-Turke 1938, nenet 1 dhe 2-viset që do të shpërngulen dhe pastaj do të serbizohen.). 

Françesko Jakomoni (fashizmi italian) dhe Kosova 

Politika imperialiste Jugosllavo-Italiane për ta ndarë Shqipërinë pasi që të sllavizohen viset shqiptare nën robërinë jugosllave, sidomos Kosova, do t` i ndihmojnë ndryshimit të politikës internacionale të Kominternit rreth zgjidhjes së çështjes nacionale. Kjo temë e “vogël”, por në esencë kruciale dhe strategjike për tërë Ballkanin, e avansonte çështjen e Kosovës, në temë kujdestar në Evropë. Në këtë drejtim PKJ, si seksion i Kominternit më 1935, do të ndryshojë qëndrimin për zgjidhjen e çështjes nacionale. Tani e tutje nuk do të propogandojë prishjen e Jugosllavisë, por do të insitojë që brenda saj duke u federalizuar të zgjidhet çështja nacionale. E në kuadër të këtij federalizimi implikohej për shkak të shumicës apsolute shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë Perendimore, hynte edhe çështja shqiptare (çështja e Kosovës), që duhej të përkufizohej si njësi teritoriale dhe administrative e veçantë. Me këtë rreshtim të politikës së majtë, si dhe me rrezikimin e Jugosllavisë nga nazifashizmi, do të flaket shumë shpejtë ideja për krijimin e kombit jugosllavë, por në vend të tij, reaksioni serbian do të shfaqë idenë e krijimit të Serbisë homogjne dhe  intgrale, që ndryshe quhet “Serbi  e Madhe”. Kësaj ideje i prishin punë dy faktorë, çështja e Kosovës dhe rreshtimi i PKJ-ës për fedralizim të shtetit, në baza nacionale.40. (40. Istorski Arhiv KPJ, kongresi i zemaljske konferencije 1919-1937, Beograd 1949, f. 339-“ Burzhuazija je nespremna da reshi nacionalno pitanje. Vladajuça nacija javlja se (srpska), koja ugnjetava sve ostale nacije Jugoslavije…Teorija e jedinstvenom troimenom narodu samo je maska za veikosrpski imperializam-to jeste ujedinjenje i stapanje u jednu naciju , skrivajuçi nacionalno ungnjetavanje… formiranje nezavisnih drzhava:Hrvatske, Sllovenije, Makedonije, Crne Gore tako i radi oslobodjenja svih Albanaca.-aty.). 

 Me këto qëndrime, jo vetëm shqiptarët por edhe Kosova në politikën ndërkombëtare të PKJ-ës (Kominternit), do të fitojë de fakto statusin për të pasë të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputëje dhe kuptohet për ta fituar të drejtën për bashkim me shtetin amë.Kështu PKJ shtronte hapur kërkesën për themlimin e shtetit të Sllovenisë, të Kroacisë dhe të bashkimit të shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi (Kosova dhe Maqedonia Perendimore) me Shqipërinë. 41. (41. Po aty, f. 341). 

Me këtë qëndrim çështja shqiptare në Jugosllavi shtrohet drejtë. Por, shqiptarëve të Kosovës u mbetej një variantë si shansë që edhe kjo trevë në të ardhmen të avansohet në “Republikë Sovjetike”, duke e themeluar Organizatën vendore të PKJ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit më 1937. Lidhur me këtë,  në Kosovë do të arrij Moma Markoviq (përfaqsues i PKJ-ës), dhe do të konstatoj për të hy në rezolutën e themlimit të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovës se : “ Kjo trevë nuk mund të ndahej në mes Serbisë dhe Malit Zi, siç medohej më parë në çarqet serbomëdha. 42. (42. Moma Markoviq,Sazrevanje  revolucije, Beograd 1976, f. 152; AK. Fondi PKJ në Kosovë-Proklamata e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë 1937-1940;Krahso me dok. e qeverisë M. Stojadinoviq 1935-23 XII 1938, kur dha dorëheqje pikërisht se nuk iu pranua plani për sllavizmin e Kosovës dhe ndarjen e Shqipërisë me pazare me Musolinin dhe Çanon-shiqo: Ditarin e Kontit Çano f. 30-175 gjerësisht.). 

Në rrethanat e sipershenuar Fraçesko Jakomoni, do ta fillojë një politikë të re shqiptare i përkrahur nga Musolini dhe qeveria e tij fashiste. Do të rreshtohen që në bashkëveprim me Beogradin ta ndaj Shqipërinë, ndërs çështja e Kosovës programohej të “zgjidhej” në favor të Jugosllavis, duke e favorizuar tinzisht pazarin me Tuqinë, për t` i deportuar shqiptarët në Anadolli, në Vilajetin Mysh, ku duhej të xhakoseshin me kurdë, me detyrim të Ankaras. Ky fakt historik e afroi Beogradin me Romën në anën tjetër, edhe më fuqishëm më 25 mars 1937, kur M. Stojadinoviqit i bërë vizitë Konti Çano. Në këto rrethana duke patur parasysh fatin e Shqipërisë dhe shpëtimin e Kosovës, Mbreti Zog do ta udhëzojë M. P. Jashtëme, Myfid Libohovën që të provojë për t` i afruar mardhënjet me Jugosllavinë, duke propozuar se kishte dëshirë për t` i kaluar pushimet verore në Bled të Sllovenisë. Në këtë vizitë Libohova do të propozonte tharjen e Liqenit të Shkodrës, në mënyrë që të fitojnë tokë buke të dy palët. Me këtë “afrim” dhe propozim Mbreti Ahmet Zogu mendonte se do ta amortizojë politikën jugoslavo-turke, duke i kryer dy veprime në të njejtën kohë, të pengojë deportimin e shqiptarëve në Anadoll me një anë dhe kolonizimin e Kosovës me sllavë në anën tjetër. 43. (43. DSIP. B.PO.1937-Qarkorja e M. Stojadinoviqit përfaqsuesëve diplomatik evropian d. nr. 714, 29 mars 1937; Ilir Ushtellega, Diplomaciaa e Mbretit Zogu i Parë, Tiranë 1997, f. 281). 

Tani shtrohet pyetja, ku ishte pozita e Kosovës dhe Shqiptarëve në Jugosllavi në këto rrethana të luftës: “Omnia conta omnes”. Lidhur me këtë duhet theksuar se Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi (nën robërinë jugosllave) nuk ishin pakicë, por populli i tretë në Mbretërinë Jugosllave. Dhe, duke e ditur këtë fakt qarqet serbomëdha do të insitojnë ta shfrytëzojnë “shansën e shekullit”, për t` i deportuar në Anadoll.Madje pakica shqiptare në Jugosllavi, konceptohej në relacion me shumicën në Shqipëri, në të gjitha zyret diplomatike, por jo de jure, në realcion përbrenda Jugosllavisë.Lidhur me këtë, asnjë qendër shtetërore në Evropë, të paktën nuk rekomandonte federalizim të Jugosllavisë dhe Republikë të Kosovës brenda saj, me përjashtim të Kominternit. Prandaj diploamcia e Tiranës në luftën për sovranitet të Shqipërisë, do të vejë paralele që Kosova (shqiptarët në Jugos) të fitojnë të drejtën në vetvendosje e pastaj vinte shkëputja dhe bashkimi me Shqipërinë. Këtë “alfabet” politik, do ta lexojë fare mirë diplomacia italiane dhe në vend të ndarjes së Shqipërisë, do të rreshtohet në okupimin e  saj dhe pastaj drejtë zgjërimit në Kosovës.44.(44. Bedri Pejani, Jemi pakicë kombëtarerelacion me shqiptarëtShqipëri, Jo si komb i ndarë mbi gjysma e trojeve nën Jugosllavinë dhe Greqinë. Dorëshkrime, në reivistën  “La Federation Balquanique”, i pabotur. Kopja në A. CK. SKJ.viti 1938-frengjisht dhe shqip). 

Në vija të gjata politike rreth fatit të shqiptarëve (Kosovës) çdo gjë do të ndryshojë pas anshlusit gjerman më 22 mars 1938, me çka bashkimi i Austrisë me Rajhun  e Tret,ë ishte një epokë e re. Në këto rrethana M. Stojadinoviqi, heshtjen e diplomcisë evropiane dhe Shoqatës së Kombeve do ta komentojë se jemi para aktit të kryer dhe se çështja e Aranutëve do të mbetet për kohë të tjera të riorganizohet.Në këto rrethna Londra do të duket se është indiferente. Ndersa, Parisë ishte i interesuar, por bënte se nuk po “vrenëte asgjë”. Kështu ngjarja që do të ndikojë në çështjen e Kosovës, ishte aprovimi i Parlamentit shqiptar më 31 mars 1938, që Mbreti Ahmet Zogu të martohet me Gjeralldin Aponjin, një princeshë hungareze. Ky orinetim do të ngjallë zemrim në Itali, por edhe në Turqi dhe Beogradi. Ky rreshtim jugosllav do jetojë në miegulla për një kohë se, deportimi i shiptarëve do të ndodhë sipas Konventës që do të aprovohet më 11 korrik 1938 në Stamboll. 45. (45. H. Bajrami, Konventa Jugosllavo Turke, Prishtinë 1982 në “Gjurmime Albanolgjike” seria historike nr. 20; H. Bajraami, Kosova 1918-1941, Prishtinë 2017, aneksi-Konventa në origjinal frengjisht dhe shqip). 

Qendrimi ndërkombëtar ndaj Kosovës 1938-1941  

(Si ndihen shqiptarët nën robërinë Jugosllave) 

 Konti Çano gjatë tërë vitit 1938, ishte në ofenzivë diplomatike që Shqipërinë ta ndajnë Italia dhe Jugosllavia, ku evntualisht do të fitonte diçka edhe Greqia. Kjo politikë do ta arrijë kulmin sipas Çanos dhe Stojadinoviqit me 11 korrik 1938,  kur u përfundua Konventa Jugosllavo-Turke, e cile mbetej të ratifikohej në Beograd dhe Ankara, dhe çështja e Kosovës të mbyllej përgjithëmonë me kolonizimin e saj me sllavë. Për të gjitha detalet rreth zbatimit Konventës, pa përpiluar defenitivishtë ishte biseduar në Venedik më 16-18 VI 1938. Pas këtij kontakti Çano-Stojadinoviq kishte mbetë që të pyetet Princi Pavle për psojat e ndarjes së Shqipërisë. Në ndërkohë Kemajl Ataturku do të provojë t` i përmirësojë mardhëniet me Shqipërinë, pas shumë reagimeve se Konventa nuk mund të rtifikohet së pkut në Parlamentin e Turqisë. Dhe, duke tentuar të tregojë se Shqipëria nuk është e vetmuar, Kemal Ataturku do ta dërgojë për ambasador fuqiplotë Hulusi Fuat Turgaun në Tiranë. Madje edhe ambasadori i Polonisë do ta le Atinën dhe vëndoset në Tiranë. Edhe Rauf Fico që ishte dikur ambasador dualist, do të kalojë sërish me detyrë në Berlinë dhe Budapest. Në lidhje me këto rrethana, kur Kosova ishte në fokus të politikës jashtëme të Tiranës, me rastin e vdekjes së Ataturkut, në nëntor 1938, Mbreti Zog i Parë, do t` i dërgojë ngushllime Parlamentit Turqisë, krejtë me prapavi që Konventa të hudhët në “ad acta”.  Shqiptarët e Kosovës n` anën tjetër, duke mësuar se Konventa është kthyer në zero vlerë, do të ngrisin nivelin e veprimtarisë iridentiste. Dhe, për ta zgjëruar ndikimin në Evropë dhe më gjërë Mbreti Zogu i Parë, do ta dërgojë Visarion Xhuvanin në Kongresin ndërkombëtar të Kishave në Suedi në shtator 1938, duke kërkuar hapur mbrojtjen e popullsië shqiptare në Jugosllavi (Kosovë) nga shtypja dhe grabitja e pronave tokësore. Kështu me detyrë speciale nga Mbreti Ahmet Zogu i Parë, ministri Mehmet Konica, do të udhtojë në Turqi për t` i lutë që të hiekin dorë definitivishtë në ratifikimin e Konventës. Në të njetën kohë në frontin ushtrak, me urdhër të Mbretit, kolonel Ali Riza do ta nxjerr ushtrinë në kufi me Jugosllavinë, për t` i nxitur shqiptarët e Kosovës në luftë, nëse Stojadinoviqi nuk hjek dorë nga Konventa. Për t` i forcuar këto pozicione Mbreti Zog do të kërkojë më 8 mars 1938, nga Musolini që të angazhohet në zbatimin e Paktit ushtrak nga viti 1927 (22 XI), i lidhur edhe me trojet shqiptare në Jugosllavi, me shtesë aneks.46. (46. DASIP. B. PO. Ofenziva e Mbretit Zog që Konventa Jugo-turke mos të funksionalizohet, viti 1938; Ilir Ushtellega, v. cit. f. 300. Rauf Fico: Dashtë Zoti me Flamurin kombëtarkryemarrim Kosovën dhe Çamërinë. Dhe nëse s` do t` ia arrijmë asaj, brezat e ardhshëm dona gjejnëvarr me gishtin e dejtuar nga ato vise”.-f. 489aty). 

Shqiptarët nën robërinë jugosllave tani në prag të Luftës së re botërore ndihehsin se: represioni i përcillte në çdo hap, ndiheshin të pasigurtë dhe përjetonin një varfëri të skajshme, e cila ishte imponuar me të gjitha mjetet represive nga pushteti okupator.  Lidhur me këtë,në fund të vitit, pikërisht më 6 dhjetor 1938, Musolini e aprovoi Palnin e Çanos për okupimin e Shqipërisë, pasi që nga Princi Pavle i Beogadit, kishte marrë përgjegje se Jugsollavia nuk do të implikohet në asnjë aksion të njëanshëm në çshtjen shqiptare, sepse ka shqiptarë majftë brenda shtetit të vet. 47. (47. Millan Stojadinoviq, Ni rat ni pakt, Rieka 1971, kaptina: “O podeli Albanije”). Në lidhje me Kosovën Londra kishte vizion stabil, sepse ishte e përqëndruar në Trepçë nga viti 1927, dhe nuk dëshironte që në këtë trevë të ndryshohen “pronarët”. Ajo kishte kontratë ndërshtetrore me Beogradin, në mënyrë që t` i ndohmojë Jugosllavisë në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë për t` i paralizuar Peticionet e Hasan Prishtinës, dhe të tjerëve në vijim. Dhe sa herë që Londra do të shpërthej me ndonjë propozim që shqiptarët në Jugosllavi të njihen si kolektivitet, aty ishte diplomacia Farnceze, për t` e defaktorizuar çdo efekt politik në Gjenevë. 48. (48. Zhivko Avramovski, Britanici o kraljevini Jugosllaviji 1921-1930,I, Beograd –Zagreb  1986,  dhe II 1931-1941, Qëndrimi i Brtanisë ndaj  Kosovës posaqërisht). 

Opinioni ndërkombëtr ndaj Kosovës do të rreshtohet në plan të parë sidomos gjtë viteve 1938-1941. Dokumntet britanike këtë çështje e rendisin si “kafshatë e dytë”, për ambicjet e Musolinit, sepse nga 6 prilli 1939, divizionet fashiste e kishin okupar tërë Shqipërinë Bregdetare. Shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë menjëherë do të rrezistojnë që nuk do të pajtohen me asnjë çmim që familjet e tyre të “kanë të drejtë t` i posedojnë vetëm 0, 40 ari torkë për kokë banori. Ndërsa për çdo familje koloniste lejoheshin deri në 45 hektarë. Në rrafshin tjetër, zbulojnë dokumentet britanike, gjermane dhe austriake se shqiptarëve po u përgatitej më 1938 një kurthë jugosllave, se kinse do të ngriten në kryengritje, për të pasë pastaj divizionet serbiane të drejtë të diegin dhe bombardojnë fshatra, kinse po i luftojnë kryengritësit. Ky plan, pas daljes së ushtrisë Musolinit në Morinë (kufi), do të mbyllet në sirtarët e Armatës së Tretë Jugosllave, dhe, disi shqiptarët do të miklohen  nga ushtrakët serbianë, se tani “kosovarët”  janë qytetarë lojal dhe të sigurtë. E vërteta, qarçet politike të Klubit “Kulturor Serbian”, nuk do të pushojnë se Konventa për deportim të shqiptarëve në Anadoll, ende ka shansë që të zyrtarizohet pasi që të ratifikohen në Ankara. 49. (49. Zhivko Avramovski, Britanci o kraljevini Jugosllaviji II, Beograd 1986, vitet 1938/9 dhe “kryengrtja e trilluar në Kosovë, me të gjitha mjetet duhet të zbrapset, nga ata që e kishin kurdisur”). Në lidhje me këto rrethana të reja, qarçet ushtrake të Armatës Tretë, do të koncentrohen në ndiekjen e parisë shqiptare në të gjitha pjesët e Kosovës. Gjithnjë sipas dokumenteve britanike,  nga partitë serbiane dhe pushteti, do të propogandohet se me shjpejtësi Beogradi, duhet të rirreshtohet kah Fuqitë e  Boshtit (Romë-Tokio-Berlin), dhe kështu orientimi frankofon të dytësohet, me qëllim që të shpëtohet Mbretria. 50. (50. Dokumente britanike: FO. 371-Pse ndiqen penalisht: Ferat Draga, Bajram Ajvazi, Smajl Gorani, Beqir Voca, Hoxhë Visoka etj. për ta frigësuar popullin që është sy e vesh kah Tirana). 

Me gjithë këto llogari jo të pa arsyeshme politike dhe ushtarke të Beogradit, se Italia në çdo moment mundet të sulojë Armatën e Tretë ku synon të hyjë në trevat shqiptar, sidomos në Kosovë, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme e qeverisë Dragisha Cvetkoviq (nga shkurti 1939), do të përpilojë elaborat special për veprim kundër popullsisë shqiptare, sidomos në Kosovë. Elaborati i eksplikonte këto tema: Kolonizimi i rajoneve jugore; Puna më shqiptarë 1935-1938; Bisedimet e mëherëshme me Turqinë; Shpërngulja e popullsisë turke prej viseve tjera ballkanike; Vendimet e Këshillit të Antantës Ballkanike në shkurt  të vitit 1938; Puna e Konferencës ndërministrore për shpërngulje të shqiptarëve gjatë vitit 1938; Biseimet në Satmboll më 1938 dhe 11 korriku; Përcaktimet kryesore të Konventës Jugo-turke; Hyrja në fuqi e Konventës; Ratifikimi i Konventës në gjysmë të rrugës më 1939; Organizimi dhe zbatimi i Konventës. Ky dokument është publikuar më 6 prill 1939, për të treguar se Jugsollavia nuk i frigohet okupimit të Shqipërisë Bregdeatre. 51.(51.DSIP. B. F. 31.D. II/9-sekret, 6 april 1939 god). Në frymen e kësaj politike serbiane, dokumentet e qendrave të fuqishme evropiane qysh në fund të marsit ishin në dieni se Ivo Andriqi, kishte bërë “Elaboart për ndarjen e Shqipërisë Bregedatre”. Dhe, atë e kishte dorëzuar në Beogrda më 30 janar 1939, nga Berlini ku ishte ambasador;.Elaborat të ngjashëm, por më pak të detalizuar kishte dorëzuar më 3 shkrut 1939 edhe Ivan Vukotiqi; Informata mbi gjendjen në Shqipëri e prezenton në një projekt të gjërë edhe i ngarkuari me punë në Tiranë  diplomati i karierës Zotëri Jankoviq, të cilin britanikët e quajnë “kontabilist”, pa diplomë, sepse e kishte përpluar bilansin se : “çka fitojmë me shprasjen e Kosovës nga shqiptarët dhe çka fitojmë nëse hyjmë në Shqipëri si aneksionistë). 

Ngjarjet që do të pasojnë gjatë vitit 1940 në Kosovë, do të vërtetohet se shqiptarët “janë në pritëje të një ndodhie trasformuese”. Për çdo ditë do të lansohen informata nga ambasadat evropiane në Beograd, se Komiteti i Kosovës është në përgatitëje, për t` i shfrytëzuar “pesë minuat” e tij, për t` i përzënë të gjithë kolonistët që kishin uzurpuar toka shqiptare nga viti 1912 e sidomos pas vitit 1918 e deri më 1940. Në lidhje me këtë dokumentet britanike gjatë vitit 1939, do ta analizojnë rrolin e Dr Tahir Shtyllës, si ambasador rezident i Tiranës në Beograd nga viti 1937. Ky personalitet, së pari e kishte për detyrë ta njohtojë Qeverinë Turke se Shqiptarët e Jugsollavisë (Kosovës) me asnjë çmim nuk duan të shpërngulen; së dyti, me i bindë shqiptarët e Kosovës që me asnjë kusht mos t` i lëshojnë trojet e veta; së treti me protestaur te Fuqitë Perendimore e sidomos në SHBA, për pozitën robëruese të shqiptarëve në Jugsllavi, si pozitë tragjike konstante nga viti 1918, por që pas përpilimit të Konventës Jugosllavo-Turke, çështja është kthyer nga serbianët në stilin: “Krejtë, ose luftë kundër shqiptarëve”. 52. (52. Dokumentet Britanike të siellura nga Dr Zhivko Avramovski, për situatën në prag të kapitullimit të Jugosllavisë, qershor 1940-prill 1941; AJ, Arkiva e Millan Nediqit, Elaborati i Stevan Moleviqit, Serbia homogjene dhe itegrale, 1941; Adollf  Hitleri, do të reagojë me forcë te Musolini që Shqipëria mos të okupohet-A CK SKJ, dok.sekret 1939). 

përfundojmë. Çështja e Kosovës në arenën ndërkombëtare në mes dy Luftave Botërore ishte temë kujdestare në Beograd dhe Tiranë, po edhe në Kominternë. Kjo çështje ishte e dërmuar nga diktatura monakrofashiste e Beogradit në një anë, ndërsa ishte e palgosur nga rregjimet e Tiranës, sepse kurrë nuk arritën ta ndihmojnë drjetëpër drejtë.E vërteta edhe në parg të luftës, në Beograd rezonohej se si të sllavizohet Kosova me çdo mjet. Në Tiranën e okupuar luftohej herë hpaur e herë heshtur, se si të ruhet substanca apsolute shqiptare (Sh. Verlaci) në ato toka që i kishte okupuar Serbia: më 1912 dhe riokupuar më 1918, të cilat njiheshin edhe zyrtarishtë nga Beogradi se kemi të bëjmë me Shqipëri Kontinentale.   

Studimi i kushtohet Adem Demaçit që sakrifikoi çdo gjë nga vetja për Shqiptari. 17 II 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu