ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Senatori Menendez, zëri i arsyes dhe drejtësisë amerikane

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga MSc. Agim Aliçkaj 

  • “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik” 

Senatori i mirënjohur Robert Menendez mban një post shumë të rëndësishëm, ai është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan. Ky komitet konsiderohet si një nga më të fuqishmit dhe më prestigjiozët në Senat, për shkak të historisë së tij të gjatë, ndikimit të gjerë në politikën e jashtme të SHBA-së, juridiksionit mbi të gjitha nominimet diplomatike dhe të qenit i vetmi komitet i Senatit që diskuton dhe raporton traktatet. 

Doktor i Jurisprudencës, 50 vjet në shërbim publik të popullit amerikan në pozita të ndryshme shumë të rëndësishme. Me njohurinë dhe përkushtimin e tij për të drejtat e njeriut kudo në botë mund të krahasohet me kongresistin legjendar Tom Lantosh. Si fëmijë i një familje emigrantësh ikur nga Kuba e kupton fare mirë ndjekjen e njerëzve të pafajshëm nga regjimet komuniste dhe fashiste si Kuba dhe Serbia. 

Përpjekjet e shovinistëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre në Kosovë, veçanërisht të disa mediave të kontrolluara nga armiqtë e Amerikës dhe Kosovës, për ta nënvleftësuar pozitën e tij të rëndësishme me akuza të rreme, janë të mjera dhe të kota. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalimi i tij në takimin me komunitetin shqiptar të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi në shtëpinë time ishte historike. Qëndrimet e tij ishin të qarta, të arsyeshme, të argumentuara, të drejta dhe të forta. Njohuritë e tij, edhe në detaje, për problemin shqiptaro-serb ishin mbresëlënëse. 

“Zgjidhja e përhershme nuk mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra”, tha Menendez. “Kosova e ka pranuar planin e Ahtisaarit dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Serbia. Kushtetuta e Kosovës në bazë të këtij plani garanton të gjitha të drejtat e pakicës serbe. Ka edhe keqpërdorime nga ana e tyre, në komunat me shumicë serbe nuk mësohet gjuha shqipe, ndërsa në ato me shumicë shqiptare mësohet serbishtja. Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik, i cili krijon përçarje etnike dhe minon funksionimin e shtetit. Njohja e pavarësisë është e para, gjithçka tjetër është e lidhur dhe mund të zgjidhet me të”.   

   Forhåndsvisning av bilde

Mospajtimi i tij i palëkundur me Departamentin e Shtetit tregon bukurinë e demokracisë dhe gjenialitetin e Kushtetutës Amerikane. Dy degë të ndryshme me qëndrime të ndryshme. Administrata amerikane, si degë ekzekutive, ka hapësirë ​​të mjaftueshme për vendime taktike në politikën e jashtme. Por, në një afat të gjatë, veprimet e tyre duhet të shpjegohen dhe të harmonizohen me degën legjislative, në përputhje me interesat strategjike amerikane. 

Diplomatët amerikanë do ta kenë shumë vështirë t’i arsyetojnë veprimet e tyre të fundit në Ballkanin perëndimor përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan. Minoriteti serb ka më shumë të drejta dhe privilegje se çdo minoritet tjetër në botë. Shqiptarëve në Serbinë jugore u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Parimi i vetëvendosjes nuk mund të aplikohet sipas dëshirës, ​​vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen shteti ku jeton. 

Forhåndsvisning av bilde

Si mund ta arsyetojnë mbështetjen dhe ledhatimin e Serbisë, të një shteti hegjemonist autokratik, ngatërrestar i vazhdueshëm dhe destabilizues i përhershëm i Evropës?! Si mund ta nënçmojnë dhe kërcënojnë Kosovën, një shtet paqësor dhe demokratik të krijuar nga vetë Amerika, me popullin më proamerikan në botë?! Arsyetimi me interesa të përkohshme gjeostrategjike nuk do të iu mjaftojë për t’i anashkaluar vlerat e shenjta të përhershme amerikane, drejtësinë, tolerancën,  diversitetin dhe përfshirjen. 

Populli shumicë i Kosovës e ka zgjedhë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për ta shpëtuar Kosovën. Ata i kanë vetëm dy rrugë, atë të lavdisë dhe shpëtimit ose të turpit, nënshtrimit dhe shkatërrimit. Ata duhet ta përballojnë presionin e padrejtë ndërkombëtarë për asociacion të pastër etnik serb dhe lëshime të dëmshme në kurriz të shtetit që e përfaqësojnë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ata duhet të rezistojnë edhe nëse diplomatët ndërkombëtarë janë të pakënaqur, edhe nëse nuk i takojnë, edhe nëse nuk u japin viza, edhe nëse kërcënohen me veprime të tjera izoluese apo edhe me sanksione. Mërgata e fuqishme shqiptare do të mobilizohet dhe do të ketë forcë ta mbështesë Kosovën edhe për 20 vjet tjera. Nëse i rrëzojnë nga pushteti, populli i Kosovës do t’i votojë sërish me 80% të shumicës. Për një gjë ata janë të sigurt, as Amerika dhe as NATO, nuk do të bombardojnë kurrë një shtet paqësor demokratik.  

Nëse Serbia guxon t’i hyjë aventurës së luftës do të mbarojë keq për te. Ballkanin do ta përfshijë flaka. Kosova do të bëhet varri i Serbisë.  

    Forhåndsvisning av bilde

Me lutje dhe lëshime, Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë e deklarojnë publikisht çdo ditë shovinisti Vuciq dhe kllapa e tij, të cilët e mbajnë Kosovën në kushtetutë si pjesë të Serbisë. Ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë pretendojnë se kjo nuk është asgjë. Ata kërkojnë “asociacion serb” nga Kosova, vetëm që “lartëmadhëria e tij” të pranojë vazhdimin e bisedimeve. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. 

Ka vetëm një zgjidhje për këtë konflikt të krijuar nga Serbia. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende dhe anëtarësimi i përshpejtuar në NATO. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet paqja dhe siguria. Nëse vendet perëndimore nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë, dialogu me Serbinë është i pakuptimtë dhe humbje kohe. 

Forhåndsvisning av bilde

Zëri i mençurisë, arsyes dhe drejtësisë i senatorit Menendez në këtë drejtim duhet të merret parasyshë. E drejta e popullit të Kosovës për të ekzistuar dhe jetuar i lirë në paqe dhe harmoni me vendet fqinje duhet të respektohet. 

Forhåndsvisning av bilde

Ardhja e Senatorit Menendez në shtëpinë time tregon një respekt të jashtëzakonshëm për vlerat humanitare dhe lidershipin e Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, respekt për LQSHA dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, si dhe nder të veçantë për familjen time. 

Përfundimisht, deklarata e tij publike është një hap tepër i rëndësishëm në drejtim të duhur për zgjidhjen e situatës shumë të komplikuar dhe të rrezikshme në Evropën Juglindore. 

Fjala ime me këtë rast:    

I NDERUARI SENATOR MENENDEZ, 

Unë, gruaja ime Sadete dhe familja jonë jemi shumë të lumtur dhe thellësisht të nderuar që ju kemi të gjithëve sot në shtëpinë tonë. 

Tridhjetë e dy vjet më parë u larguam nga Kosova, duke i shpëtuar shtypjes shtetërore serbe. Erdhëm në Amerikë, në vendin më të mirë në botë. Ne po jetojmë ëndrrën amerikane njësoj si miqtë e mi këtu dhe mijëra shqiptaro-amerikanë të tjerë në të gjithë vendin. 

Ne duam që njerëzit në Evropën Juglindore të jetojnë të njëjtën ëndërr në paqe dhe prosperitet. Fatkeqësisht, këtë e pengon sjellja agresive e vetëm një vendi, shteti hegjemonist shovinist i Serbisë i ndihmuar dhe nxitur nga Rusia. 

Serbia është një agresore, e cila ka shkaktuar katër luftëra dhe dy gjenocid, në Bosnje dhe Kosovë. Serbia nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Ajo po përpiqet të arrijë të njëjtat qëllime si krimineli i luftës Millosheviq, duke përdorur metoda të ndryshme. Popullit serb i është larë truri me gënjeshtra dhe propagandë dhe është helmuar me urrejtje për shqiptarët dhe kombet e tjera përreth. Denazifikimi i Serbisë është më se i nevojshëm. 

Në prill të vitit 2002, në një ngjarje të organizuar nga LQSH-a, Presidenti Biden atëherë Senator ka thënë:- “Derisa populli serb të shikojë vehtën në fytyrë, të kuptojë se çfarë kanë bërë udhëheqësit e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të heqin këtë nocion të viktimizimit, ata kurrë nuk mund të shërohen nga sëmundja se ata janë të shtypurit dhe ky cikël do të vazhdojë dhe do të vazhdojë…”. Ky cikël po vazhdon edhe sot. 

Populli shqiptar është gati të ecë përpara dhe t’i bashkohet Evropës demokratike. Ata nuk e urrejnë popullin serb. Ata e urrejnë shtetin serb që është përpjekur t’i shfarosë në koordinim me kishën ortodokse dhe Akademinë e Shkencave Serbe. Planet e tyre të errëta janë të shkruara dhe të dokumentuara. Kosova nuk kërkon hakmarrje, por pret që kriminelët serbë të persekutohen. Kosova kërkon vetëm drejtësi dhe paqe.  

Ndërmjetësuesit dhe diplomatët evropianë kanë adoptuar politikën e përkdheljes dhe akomodimit të Serbisë, duke i bërë presion Kosovës për kompromise të pafundme. Fatkeqësisht, atyre iu kanë bashkuar edhe disa diplomatë amerikanë. Është kaq e dhimbshme të shohësh një ambasador amerikan duke thënë se i vjen keq që Serbia ishte bombarduar për kryerjen e gjenocidit. Aq më tepër një tjetër diplomat amerikan që kërcënon qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës. 

Kjo politikë e padrejtë dhe e gabuar nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë. Qeveria e Kosovës nuk do të mund të pranojë asnjë lloj zgjidhje që shkatërron vendin. Asociacioni përpara njohjes është një recetë për luftë. Populli i Kosovës është mirënjohës ndaj SHBA-së dhe NATO-s që i ka shpëtuar nga gjenocidi, por nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga liria dhe e drejta e tyre për të ekzistuar në vendin e vet. 

Në shkurt të vitit 2021, Presidenti Biden tha se “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përqendrohet rreth njohjes reciproke”. Ai e di këtë çështje më mirë se kushdo. Ai e di se si politikanët serbë gënjejnë, shtiren, mashtrojnë, trillojnë dhe luajnë viktimën. Pse diplomatët evropianë dhe amerikanë po përpiqen të ndryshojnë propozimin e tij të drejtë? Shpresojmë që të mund të kontaktoni personalisht me te dhe të gjeni mënyrën për ta ndaluar këtë padrejtësi të paparë. 

Mikpritja dhe kodi i nderit i quajtur Besa janë vlera të mëdha të traditës shqiptare. Konsiderohet se shtëpia i përket mysafirit dhe Zotit. Në bazë të kësaj tradite populli shqiptar ka shpëtuar të gjithë hebrenjtë që jetuan ose arritën në tokat shqiptare gjatë Holokaustit. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishte pjesë e kësaj përpjekjeje mbarëshqiptare. Shtëpia jonë sot ju përket juve Senator Menendez, mysafirëve dhe Zotit 

Zoti e bekoftë popullin shqiptar! 

Zoti e bekoftë popullin amerikan! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu