ARKIVI:
19 Tetor 2024

Të mos ngutemi!

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi
____
Nuk duhet fajësuar kryeministrin Kurti që po formohet zajednica, sepse këtë problem e ka trashëguar nga kryeministrat paraprakë, nënshkrimet e të cilëve e obliguan shtetin e Kosovës me këtë marrëveshje.
Nuk duhet fajësuar kryeministrin Kurti as pse i ka shkelë fjalët dhe premtimet e tij para se të vie në krye të shtetit, sepse nuk ka qenë i vetëdishëm sa duhet me seriozitetin dhe përgjegjësitë që e presin një udhëheqës politik të shtetit.
Në anën tjetër, kryeministrin Kurti as nuk mundemi ta shfajësojmë, për shkak se e ka përshpejtu këtë proçes tani në këtë kohë kur Kosova në arenën ndërkombëtare gjendet në një pozitë politike shumë më të dobët e më të pavolitshme sesa vitet paraprake.
Me pafuqinë që e ka Kosova si shtet ende i pakonsoliduar, e me pafuqi si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të mbrojtjes, e me një polarizim të tmerrshëm të spektrit të brendshëm politik si asnjëherë më parë, më se e doemosdoshme ishte ruajtja e miqësisë me SHBA-të dhe fuqitë e mëdha evropiane si dhe mbështetja e tyre, duke bërë një politikëbërje më të mençur me moton “tërhiqe e mos e këput”. Pra, duke lënë krenarinë e tepruar menjanë, pa kryefortësi e sidomos pa retorikë revolucionare. Në këtë mënyrë, duke u bazuar në problemet e mëdha ekonomike e të sigurisë që e kanë kapluar Evropën dhe jo vetëm, çështja e asociacionit, ashtu siç u prollongua dhjetë vite, prap do të mundej të prollongohej edhe më gjatë, sepse problemet e vendeve si Kosova dhe Serbia në nivel global janë, siç thuhet në popull, bira e mramtë e kavallit në agjendën e fuqive të mëdha.
Për shkak të një politike të pamatur të kryeministrit Kurti e pa koordinim me SHBA-të dhe miqtë tjerë nga BE-ja, i cili dështimet e tij në çdo fushë e çdo sektorë të qeverisë së tij mundohej, si çdoherë, t’i kamuflojë me tallava-patriotizëm, saqë para vitit të ri edhe mua mu mbush mendja se Kurti do ta realizojë një “Oluja” në veri. Me atë nuk mungonin as deklaratat e kota kërcënuese herë të Kurtit e herë të Sveçlës se “Kosova ka kapacitet me e vë nën kontrollë territorin e veriut”, e në fund u detyruan të tërhiqen nga veriu me bisht ndër këmbë.
Pastaj, në çdo takim me ndërkombëtarët si dhe nëpër samite të ndryshme ndërkombëtare gjatë këtyre dy viteve, edhe presidentja Osmani, edhe kryeministri Kurti paralajmëronin kërcënim të një lufte në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje, filluan të dalin në opinion edhe të veshur me uniforma ushtarake e me këmisha SMB.
Me këtë retorikë e me këto sjellje, jo vetëm se i frikësuan investitorët e mundshëm nga jashtë, por Serbisë i dhanë shkak që këtë ta shfrytëzojë për mrekulli në favor të saj, e cila para Bashkësisë Ndërkombëtare i paraqiti serbët e veriut si viktima, të cilët përndryshe janë aq shumë të privilegjuar nga shteti i Kosovës, saqë minoritetet tjera si dhe shumicën shqiptare në Kosovë i bënë të ndihen të diskriminuar.
Ky ishte edhe shkaku që Bashkësia Ndërkombëtare, nga frika nga një konflikt të ri të armatosur në Ballkan, njëkohësisht kur është ka ndodhë një luftë e madhe në Ukrainë, përshpejtuan një proçes që përndryshe ka mundur të prollongohet deri në një kohë më të volitshme e më të përshtatshme për Kosovën.
Dhe, tani Kosovën e sollën në një situatë “take it or leave it”, ku Kosova ka hy në bisedime për statusin e veriut shumë më e dobët sesa që ishte në rastet e mëhershme, me ç’rast marrëveshjeve paraprake të Brukselit i’u shtuan edhe disa klauzula shtesë e që janë shumë të dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Madje, shumë më të dëmshme sesa vetë asociacioni.
Ne si qytetarë të thjeshtë të Kosovës e nga Kosova, nuk duhet të ngutemi me paragjykime, e aq më pak të gjykojmë. Ne duhet të sillemi sikurse edhe qytetarët e emancipuar të vendeve të zhvilluara demokratike, të cilët nuk krijojnë liderë të pakontestueshëm politik. Të cilët nuk armiqësohen me njëri-tjetrin për shkaqe politike. Të cilët në heshtje dhe qetësi i mbajnë për vete sikurse preferencat ashtu edhe dyshimet e tyre për secilin nga klasa politike dhe presin ditën kur ata munden të shprehen përmes kutijave të votimit, ku ata që meritojnë ndëshkim, ndëshkohen gjithësesi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu