ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Vetëdija kombëtare dhe bashkimi kombëtar

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë

Me vemendje të tendosur ndjekim ngjarjet në Dardani. Nuk dua t’Ju mbajmë leksione nga demokracia dhe atdhetarizmi, sepse konsideroj se Ju lëxues të nderuar për këtë ndoshta nuk keni nevojë. Ky është një shkrime për të vërtetën e Dardanisë dhe trojeve të tjera. Çdo e vërtetë e një populli, madje e një krijese njerezorë, bën pjesë në të vërtetën e njerëzimit. Si i tillë ky shkrim i kapërcen caqet e fatkeqësisë së një kombi.

Dardania është një truall i madh ku prej dhjetëra vitesh është konservuar krimi. Një mësim që duhet ta kishim nxjerrë prej kohësh: për krimet në Dardani nuk duhet lodhur së kërkuari drejtësi. Në tokën tonë ndihej përseri aroma e coptimit të territoreve tona. Këtë mund ta vëreje te çdo gjethe e shndritshme që ndriçonte nga dielli i mëngjesit. Dhe aty ishte edhe drita e vetë zemrës dardane nëse do ta mbrojmë hapur atë. Mirpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kanë pritur e shpresuar pjestarët dhe formacionet e partisë shqiptaro-urrejtëse dhe të sunduar prej pakicave bashkësore fetare, etnike apo klanore të partive së Prishtinës. Në një mënyrë perverse, shteti dardan është trajtuar e vetëtrajtuar si një katund gjigand, i cili është përdorur nga paria dhe nga të huajt për interesa të ngushta strategjike si një plaçkë tregu dhe thjesht për të mbledhur paranë, që shqiptarët e këmbejnë me jetën dhe me të ardhmen e tyre.

Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjën e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të tradites e historisw, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë. Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi. E kush më mirë se Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare i artikuloi kërkesat kombëtare, politike e shoqërore, atëher kur ishte më së vështir për t’u përballur më bishën komuniste të ardhur si fantazmë vdekjeprurëse nga stepat e akullta të Serbisë dhe e ndihmuar fuqishëm nga këlyshet e saj ballkanikë dhe disa sahanlepirës shqipfolës mjeranë? Nuk qe më rëndësi se ata ishin më të shumtë në numër, më të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, më të djallëzuar në metodat e tyre çnjërzore dhe vrastore. Më e rëndësishme ishte dëshira e tyre për liri, gjakshmëria e patriotëve shqiptare për t’u flijuar në altarin e lirisë dhe e ish të burgosurvë politikë, mospërkulja para armikut.

Është e pamudur sot t’i numërojmë herojtë, deshmorët, të burgosurit politikë dhe martirët e rënë në rrugën e lavdishmë të lirisë. Kush nuk ka dëgjuar për ta, edhe pse armiqtë gjakatarë u munduan më mish e më shpirt t’i lënë padie edhe pa varrë. Ato u skalitën në mbamendjen e popullit, në zemrat e tyre, në shpirtërat e tyrë. Statujat, monumentët dhe lapidaret mund të rrënohen, të shkatërrohen dhe të asgjësohen, por nga zemrat e njerëzve nuk mund të shkulën ata që dhanë çdo gjë për atdheun: shtëpinë, pasurinë dhe jetën. Ata u ndoqën, u përsekutuan, u syrgjynosën, u burgosën, u dënuan dhe u pushkatuan, por ata më shumë se kurrë ndonjëherë janë mes nesh-drita të lirisë, yje që ndriqonë pafindësisht në rrugën tonë të shenjtë kombëtare. Të përulemi edhe kësaj radhe më nderim e respekt para veprës së lavdishmë heroikë të anëtarëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare! Faktori shqiptar në ndryshimet e sotme historike, kur po ndodhin çintegrime e riintegrime të mëdha në Evrop dhe në Rusi, nuk mund të ruhet status kvoja shqiptare. Muri tragjik ndërmjet kombit shqiptarë sot është një absurditet në integrimet moderne evropiane dhe në rendin e ri ndërkombëtarë Integrimet e reja ndërkombëtare nuk mund të jëne të qwndrueshme pa integrimet kombëtare. Zgjidhje racionale e demokratike e çështjeve etnike është parakusht i evropianizimit të Gadishullit Ilirik, i zhvillimit të demokracisë moderne, të shoqërise civili dhe të ekonomisë së tregut. Paqja dhë fqinjësia e mirë Gadishullin Ilirik nuk mund të sigurohet më poziten e kombit shqiptar të ndarë me dysh (në katër pjesë duke i asimiluar shqiptarët) të copëtuar nën shtetet e reja të sllavëve të jugut, pra më gjysmën e kombit shqiptar të shtypur e të dëskriminuar kombëtarisht, si në Ilirid, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje, Bujanoc dhe ne Çamëri.

Sot shqiptarët kërkojnë të korrigjohet padrejtësitë historike. Nuk ekziston në Gadishullin Ilirk e në Evrop asnjë komb tjetër, gjysma e të cilit jeton nën sovranitetet e të huajve. Pse të kërkohet edhe më tej prej shqiptarëve të pranojnë coptimete dhe këtë pozitë tragjike? Gadishulli do të vazhdojë të jetë vatër krize e konfliktësh rajonale (pershembull nw Serbi, Ilirid, Greçi dhe Mal tw Zi) dhe nuk mund të integrohen në bashkësinë e komunitetit të vjetër, pa zgjidhjen e drejtë e të qëndrueshme të çeshtjeve kombëtare të popullit shqiptare. Në rrethanat e sotme ndërkombëtare, deklarimi i vullnetit të shprehur politik të shqiptarëve nën sovranitetet e huaja është minimumi i kërkesave shqiptar.

Çfardo koncesioni nën këtë minimumin nënkupton tragjedinë e re për shqiptarët. Zgjidhja provizore e gjysmake mbeten burimi i përhershëm konfliktësh.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu