ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Për poetin Hamit Aliaj dhe mësuesit  

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi 

Për 7 e 8 marsin  

Vazhdon nga shkrimi i djeshëm ”Një përshëndetje, një falenderim e mirënjohe, mësuesve 

7 Mars 2023  

Të gjitha nënave e grave: Gëzuar 8 marsi!  

Para dy ditëve, më 6 Mars 2023 me titullin simbolik ”Një kujtim për mësuesit, për punën e tyre të vyeshme dhe për muajin mars”, në mes të tjerash kisha shkruajtur edhe për Agollin, Arapin e Kadarenë, kështu ”Ama të flasësh për Agollin, Arapin e Kadarenë, domosdo se nuk pa e përmendur edhe Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj e ndonjë tjetër, gjenerata tjetër e artë pas treshit të madh. Dje lexova se paska vdekur Hamit Aliaj.  

Rexhep, ka dy muaj që jam në Tropojë. Unë i bana 65. Ju hoqa qafe shtetit se tash behem pensionist. Megjithate në 20 vjet në Tiranë, 4 kam me ka pranue ne punë shteti. 

Të përshëndes (Rexhep Shahu)  

Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë (27.04.2017) 

Edhe njëherë për Halil Alidemën, Teutë Kryeziun- Alidema dhe për mësuesin e parë deçanas që punoi kur Halil Alidema ishte drejtor shkolle në Malishevë dhe disa fshatrave të komunës së Malishevës, Rahovecit e të Suharekës.  

Mësuesit janë resurs i pashterrshëm. Ata e qojnë vendin përpara 

Një mësues është më i mirë se një raft me libra (fjalë e urtë kineze)  

Me fjalë flasim e (nuk) mirremi vesh por edhe fotografitë ”flasin”.  

Një fotografia me nxënësit e klasën së shtatë apo tetë, disa mësues dhe me drejtorin e shkollës Halil Alidema, fotografi e vitit 1964 që ma kishte dërgua Fejzë (Binak) Morina, dhe unë e kisha publikua në një portal bashkë me një shhkrim për mësuesit dhe drejtorët e parë, bëri që të më lajmërohën disa mësues e nxënës të asaj kohe e të atyre viteve. Ata më treguan edhe për disa mësuese e mësues të tjera që janë në foto dhe të tjerë e të tjerë nuk janë në fotografi por që kanë punua si mësues në Malishevë, para e pas tyre, ”vendas” e të huaj, si Izet Zogaj nga Lladrovci, Muhamet Boja nga Kërrnica e Klinës … në fillim të viteve të 1960-ta por edhe disa nga personalitetet politike të kohës që punonin në administratën e komunës së Malishevës, në polici, në organet tjera të hetuesisë, UDB-se, gjyqësisë dhe udhëheqës politik, si Qerim Gashi, Sekeretar i Komitetit Komunal të LK-së, Lil e Shefqet Byqtyqi, Millani e Dauti, ”puntorë” policie etj.  

Pas shkrimit që e publikova në fillim të muajit prill 2017 në Lajm.co dhe në Fokusi.org për Halil Alidemën, drejtor, shoqëruar me një fotografi me nxënës të klasës së tetë bashkë me disa mësues si dhe shkrimin tjetër, në vazhdim për Qerim Gashin Sekretar i Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë, mora një letër nga Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoj në Shk. Fill.”Emin Duraku” në Malishevë në vitin shkollor 1964/1965, si mësues klase, mësues matematike dhe, si mësues në kurse nate për muratorë që Malisheva me rrethinë kishte shumë nevojë për puntorë arsimi, shkolla, biblioteka, puntorë shëndetësorë dhe mbi të të gjiutha, arsimdashës e njerëz të guximshëm si Qerim Gashi, Halil Alidema e Hysen Molliqaj.  

Kush është Hysen Molliqaj? 

Hysen (Ali) Molliqaj u lind më1943 në fshatin Llukë e Epërme. 

Shkollën. fillore e kreu në Deçan. Gjimnazin, drejtimin pedagogjik 4 vjet e kreu në Pejë në vitin shkollor 1963/64 e mandej vitin e pestë të Normmales “Dimitrie Tucovivq” e kreu në Prizren. 

Ë’Mësuesi Hysen është normalisti i dytë në fshat pas Ali Sutajt, ish puntorin shumvjeqar që la gjurmë të pashlyeshme në arsim, kulturë … publicistikë e gazetari. Vërtetë ishin njerëz të mëdhenjë e me vlera. 

Në vitin shkollor.1964/65, Hyseni e filloi punën për herë si mësues në shkollën fillore ”Emin Duraku” në Malisheve.  

Në vitin 1965/1966 shkon në shërbimin ushtarak, në Brčko të Bosnjës. Pasi e kryen shërbimit ushtarak, në vitin shkollor 1967/1968 punon përsëri si mësues në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan dhe Samadraxhë deri ne vitin1974. Aty e njeh edhe Bislim Zyrapin, por Bislimin nuk e kishte pasur nxënës të vetin për të cilin thotë ai se nuk e ka pas nxënës dhe i vie mirë se ”kam dëgjua fjalë të këqia për te”.  

Në vitin shkollor 1974/75 punon në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Mandej, më 1975 e deri më 1995 ka punuar në fshatin Strellc i Epërm ku drejtor ka paur të madhin Haki Povataj veteran dhe heroin e arsimit të cilin në vitin1992 e marrin SPB-ja e Pejës nga zyra e vetë në shkolle dhe e dergojnë në stacionin e policisë në Deçan. Pas dy orëve nga torturat e policisë Jugosllave, Hakiu del i vdekur. 

Mësuesi Hysen prej vitit shkollor 1995 e deri në pension ka punuar në fshatin e lindjes, në Llukë e Epërme si përgjegjës shkolle. Shkolla e Llukës së Epërme ishte paralele e ndarë e Deçanit. 

Hysen Molliqaj ishte normalisti i parë i fshatit Llukë e Epërme pas Ali Sutajt. Normalja ishte shkolla më e dashur dhe punonin njerëzit më të shkolluar e patriotët më të mëdhenj që nga ish Gjimnazi i Shkodrës e Normalija e Elbasanit, me drejtor Luigj Gurakuqin. 

Në Malishevë, mesuesi Hysen punoi në tri ndërrime, me klasën e katët, si arsimatar i matematikës me klasët 5-8, dhe me një kurs për muaratorë¨, pas drekave të vona e mbrëmjeve dhe të dielave. Ditët e shtune, atherë ishin ditë të rregullta pune. 

Mësuesi Hysen, pasi që kishte lexua disa shkrime të mia sidomoe ato të fundit për mësuesit dhe shkollat në ish komunën e Malishevës, rrethi i Llapushës, menjëherë më shkruajti: 

-Dëshiroj që të flas me ty dhe të takohem kur ti të mundesh! 

Pranova me kënaqësi të bisedoja me një mësues që rininë e vetë e kishte lënë në rrethin tonë, larg prindërve e më vonë gruas e fëmijëve. 

Ai nuk përmbahej nga lotët e zëri i dridhej kur fliste me mua. Edhe pse BURRË, dy metra i gjatë, vetja i dukej i vogël para nxënësve të vetë, fshatarëve të Llapushës e të Podrimjës. 

Në fillim më tregoi se rrugën nga Peja për në Malishevë e bënte me tren deri në Ujëmirë e pastaj në këmbë me një qantë tesha në shpinë. Vinte nëpër baltën e Qabiqit, të Cerovikut e deri në Kijeve për të vazhduar nëpër Bubavec, Vll. Drenoc, Lubizdhë, Mirushe e deri në Malishevë, afro 4, 5 orë këmbë. 

Përjetimet e mësuesit Hysen janë të dhimshme por ai ndihet krenar për punën e vetë si mësues që punoi në kushte të jashtëzakonshme, pa pasur banesë të veten e pa ushqim dhe dhe nga 8, 9 orë rrugë në këmbë, dy drejtimet njëherë në javë që shkonte në fshat te familja dhe për ti larë teshat për arësye se, thoshte ai “Nxënësit e mi nuk më paskan harrua”. 

E kisha të vështirë, çka të zgjedh për këtë shkrim të vogël e për një njeri të madh, një mësues e një luftëtar veteran përkrah Tahir Zemajt e Betejës së Loxhës, e vetmja betejë e fituar brenda Kosovës bashkë me ate të Kosharës, më vonë. 

Pra mësuesi Hysen ishte edhe institucionalist.  

Mu lut, që kur të shkoj në Kosovë, të shihemi. Edhe unë i premtova se do të takohemi e do të shmallemi e ndoshta do të shkruaj edhe një fejton nga udhtimi i tij i gjatë 45 vjet pune si mësues. 

Po e filloj me mësuesin Hysen, me fjalët e disa nga letrat që mi dërgoi, pa ndërhyerje të mëdha edhe pse ai mu lut që ta marr “kutin e gërshërët”, por unë “e tradhtova”. 

“I nderuari Sinan Kastrati, Jam një adhurues i shkrimeve të jueja. Jam adhurues sepse në çdo shkrim tuajin shof gjërat e verteta dhe te mbështetura me fakte. Me pelqen guximi i juaj kur shkruani për persona me emër e mbiemër pa marrë parasyesh se kush jane ata. Lexova shkrimin: “Hashim ku mbet “asqeri”? Më pëlqej dhe më bëri të disponohem për tërë ditën. I tregove gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij.  

Lexova edhe një shkrim tjetër kushtuar te madhit dhe patriotit Halil Alidemaj. Po të bëhet një krahasim në mes tyre atëherë na del se Hashim Thaçi është një patriot me “bateria”.  

Kështu më shkruante mësuesi i parë deçanas, Hysen Molliqaj dhe vazhdon letra: 

“Në shkrimin për Halil Alidemën kishe vendosur edhe një foto të kl.Vlll-të. Në të shifej i ndjeri Halil, drejtor i shkollës, arsimtari Ibrahim Dobruna, Mefail Ahmeti dhe Izet Zogaj. Në atë foto jam edhe unë afër nxësnësit Hamid për të cilin mora vesh, sipas shkrimit tënd se paska vdekur për çka më vjen shumë keq sepse ate e kam në kujtesë si një nxënës të dalluar në mësime.  

Ishte viti i parë imi që punojsha me nxënës Jepsha lëndën e matematikës. Pata fatin ta kem drejtor të ndjerin Halil që për mua, për atë kohë ishte edhe si prindi i dytë. Çdo herë më këshillonte se si duhet punuar dhe si duhët me u sjell me nxënës. Ka qenë vështirë të punoje në arsim në ato kohëra sepse në çdo hap ishe i përcjellur nga sigurimi policor i atëhershëm. 

Per fat të keq edhe unë e perjetova të këqijat e atij pushteti. Më thirrën disa herë në zyrët e sigurimit policor njëfar Millani dhe Dauti dhe nga unë kerkojshin të japi informata për punën e mësuesve e sidomos për Halilin i cili në atë kohë ishte i perndjekun politikisht. Halilin e pat prue drejtor Qerim Gashi, ish shoku i tij i klasën në normalen e Prishtinës. 

Unë nuk pranojsha të jem bashkëpuntor i tyre e ata atëherë ma montuen një deklaratë të një personi gjaja se unë në një aheng paskam fol shumë keq për shki (serb). Kështu që më bënë një padi në gjyqin komunal në Rahovec ku ata më, gjykata e Rahovecit më dënuan me 6 muaj burgim”.  

Festa e 8 Marsit në Hotelin Mirusha, në Malishevë 

Pas bisedave të gjata me mësuesin Hysen, ai më tregoi ngjarje nga më të ndryshmet të kohës kur punonte si mësues në Malishevë, ndodhi shumë të guximshme e jo të lehta për drejtorin, Halil Alidema e Qerim Gashin, Sekretarin e Komitetit Komunal të LK-së në Malishevë. 

Une jam dënuar 2 herë për të njëjtën vepër nga Gjykata për kundërvajtje në Malisheve. Gykatës ka qenë Salihu nga Kravasarija i cili pa deshirën e tij është dashur të më dënoi me 2 muaj burg gjëja për prishjen e rendit dhe qetësinë publike. Salihu edhe pse më denoi, më premtoi se këtë dënim s`ka me e egzekutue kurrë, edhe ashtu ngjau sepse unë shkova atë vit në shërbimin ushtarak e pastaj lënda u vjetërua. Mirëpo për të njëjtën lëndë ata më ngritën aktakuze në Gjykatën Komunale në Rahovec sepse në Malishevë nuk kishte Gjykatë Komunale. Këtu u dënova me 6 muaj burgim. Denimin e mbajta pasi u k`theva nga shërbimi ushtarak. Burgun e mbajta në Pejë. Jam dënuar sipas një deklarate të montuar. 

Komuna e Malishevës e organizoi një festë për 8 Mars, ditës së gruas, një koktel ne hotelin, ”Mirusha” në Malisheve për nëpunëset dhe mësueset e kësaj komune. Në atë koktel isha edhe unë me Halilin, Teutën, gruan e Halilit, gjithashtu mësuese pastaj, mësuesen Serbeze Rugoven së bashku me motrën e saj që punonte si motër medicionale në ambulantën e Malishevës, Remzien dhe Ibrahim Dobruna, mësues nga Deçani. 

Ne hotelin “Mirusha” që ishte në breg të lumit Mirusha, kishte mysafirë të shumtë e të ndryshëm, edhe serbë e malazezë. Kishte edhe muzikë. Dikur vonë kur filloj me u nxe atemosfera, filluan edhe me vallezue, një malazez nga Peja i cili punonte në gjeodozi ju afrue Remzijes për me vallëzue por Halili i dha shenjë me kokë që mos ta bënë një veprim të tillë të keq. Ajo nuk ndëgjoi dhe u ngrit e filloj të vallëzoi me malazezin dhe ate, afër nesh. Menjëherë e verejta te Halili një nervozë dhe urrejte për veprimin e sjelljen e keqe të Remezijes. Halili nuk u permbajt, ofshani e tha: 

-Ah, mos të isha drejtor, kjo pise kurrë s`kishte me i ra ndërmend me vallezue me askende tjetër ma! N’atë moment më ka ardhur një e dridhur dhe jam ngrit pa ju tregue atyre pse po ngritem. Jam shkua drejt Remzijes dhe pa bërë një as dy e kam kapur për flokë dhe ja kam dhënë nja dy shpulla dhe përnjëherë është ndal muzika dhe n’atë qetësi ndihej vetëm zri i malazezit duke bertit: “Nemoj mene Hisene! S`ka vonuar shumë dhe janë ardhë policija dhe me kanë marrë e më kanë dërgue në Stacionin e Policies në Banjë të Malishevës. Aty më kanë mbajtur 24 orë e pastaj më kanë dërgue te Gjykatësi për Kundervajtje. Dy herë u denova me deklaratën e Remezijes se gjaja i kame thënë asaj ”pse ti shoqërohesh me shki, a e din ti se ata janë anmiqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve etj.etj”. 

Hyseni më foli edhe për dy mësues të tjerë që unë i njihja, për Bedri Morinën e Loxhës dhe Muhamet Bojën e Kërrnicës. 

Bedriun e kam pase shok klase per kater vite. 

Pasi e ka leshuar arsimin, Bedriu ka punuar në Entin Social në Peje. Ka vdekë para 2 viteve. Muhamet Bojën e kam njohur në ditën e parë kur e kam marrë ditarin me shkue në klasë.  Është ardhë me mue dhe më ka prezentue tek nxësnësit «se tani e tutje lëndën e matematikës do ta jap mësuesi Hysen nga Deçani se unë po këthehem në vendlindjen time, në Kërrnicë. 

Halili (Hali Alidema) ka qenë disa herë në familjen time në Llukë të Epërme, me Teutën kurse për një nga mësuesit tjerë, më me dëshirë më foli edhe për Ibrahim Dobrunën. 

Ibrahim Dobruna pasi kreu fakultetin e biologjisë u punësue në Normalen e Prizrenit e më pastaj ishte nëpunës i monumenteve historike ne Prizeren.  

Takimi i mësuesit Hysen Molliqaj me Qerim Gashin sekretar partie 

O Sinan burri! Jam plote fat që të njoha nëpërmes fb. e ishalla njihemi e shihemi edhe fizikisht sepse së shpejti kur të vijsh në Kosovë, dua të takohem.  

Lexova shkrimin për Qerim Gashin dhe për ish drejtorin tim të parë e tani i ndjerë, Halil Alidemën e kjo më k`theu prapa për 53 vjet. Kam çka të flas e të tregoj për Qerimin dhe Halilin.Të kam shkruar edhe më parë se kur kam filluar punën në Malishevë, Qerimi ka qenë Sekretar Komiteti. Po sa fillova punën si arsimtar i matematikës që e pata zëvendësue Muhamet Bojen nga Klina, menjëherë filluan problemet për punën time me nxënës. Pas dy javëve jam thirrë nga puntori i sigurimit, Millani, i thojshin. Filluan torturat psiqike duke më bërë pytje të llojllojshme për punën time dhe të kolegëve. Me quen në atë gjendje që desha ta lëshoj punën por Halili me tha:   

-Hysen, shko te Qerimi dhe tregoi çdo gjë që të ka ndodhë! E bëra zemrën guri e shkova te Qerimi në Komitet. Më priti aq bukur me një thjeshtësi sikur me pase qenë shoke të kahershem. Qerimit i tregova fije e per pe. U nervozue shumë në mue jo për diçka tjetër por pse nuk i kam treguar menjeherë ato që më më kanë ndodhur, që më ka thirrur Millani. Me tha:  

-Ti mos gabo me e lëshuar punën e me i lënë nxënësit e mesimin se ai pis (Millani e Dauti) nuk kanë me guxue ma as me te shique ne sy. Ashtu dhe ngjau. Kurr më nuk më thirrën.  

Qerimi kishte qenë një burr trim por edhe guximtar më perkrahu e më ndihmoi në të gjitha mënyrat. Ai ishte i fuqishem edhe politikisht sepse ne atë vit (Këtu me pëlqimin e Hysenit kam heq disa pjesë të tregimit të tijë) … une dhe Halili me Teuten shkuam te Qerimi. 

Shpesh po e shof (Qerimin, vr. ime) në parkun e Gërmisë në Prishtinë duke ecur dhe nuk është keq me shëndet.  

Po me çudit Ademi, vellau i yt se si nuk ma ka permend emrin qe jam në fotografi por veç të Ibrahimit, të Mefailit e te Dragicës e aty jam edhe unë dhe Izet Zogaj. 

Ne shkrimet tua lexova edhe shume emra qe unë i kam pas shoke te kl. në normalen e Pejes si p.sh. pedagogun Bedri Morinen, profesorin e gjuhes shqipe, Deme Fetaj nga Strellci ku në fshatin e tij kam punuar plot 20 vite. Ne Kline ish drejtorin e gjimnasit Abaz Bojën dhe Rexhep Doqin qe tani punon ne Institutin Albanologjik, kanë qenë shoke klase. Gjenerata e jonë ka dhënë njerzë të mëdhenjë po mendoj per kah dija dhe atedhetaria. 

Kjo ishte letra e fundit që po e publikoj. Herën tjetër, shpresoj se do të shkruaj më shumë dhe për të tjerë mësues e njerëz të tjerë, kuadër mësueseve e arsimdashësve të rrethit tonë e për rrethin tonë por për mesues tanë e jabanxhi.  

Halil Alidema, hendbollisti më i mirë i Kosovës 

Halili si nxënës normalist në Normalen e njohur në Prishtinë, ishte futbollisti më i mirë i shkollës dhe më vonë edhe më i miri henbollist i Gjakovës, në ekipin e hendbollit të Kosovës që quhej ”Normalisti  

Fejesa e Teutës me Halilin 

Pse Teuta deshi të vetëvritet? 

Teuta Kryeziu ishte shoqe e klasës me Halil Alidemën. Teuta e Halili duheshin si Romeo e Xhulieta shqiptare por kishin vështirësi që të fejoheshin e martoheshin pasi që Halili i takonte një familje të mesme fshatare ndërsa Teuta, ishte e Familjes së Beglerëve të Gjakovës, ish Cana Begut e Gani Beg Kryeziut. 

Janë të njohur familja e saj, Cana Begu, Gani Begu, pas vrasjes së Cana Begut. Këtu duhët përmend, përveç tjerash edhe Xajë Kosovën dhe tradhtia që i bëhet nga Ganiu dhe familja e Kryezive. 

Atij, Xajë Kosovës, pas vrasjes së Cana Begut, Gani Begu i premton para dhe motrën për grua, nëse e vret dorasin e Canës. Cana e vret dorasin por Ganiu nuk i jep asgjë, as motrën për grue e as para sa ai ishte në burg. 

Nëna e Teutës, sipas një dëshmie që vetë kishte thëne, ka marr pjesë në gjykimin e vrasësit të Cana Begut, në Pragë të Cekosllavakisë (dhe sipas një kënge popullore, jo të plotë që e këndojnë Salih e Feriz Krasniqi) 

Teuta pra, ishte e bija e kësaj familje, e Kryezive të Gjakovës por familja e saj tash banonte në Pejë. Teuta ështe motra e Ekrem, Ali dhe Fuat Kryeziut. (Alia e Ekremi janë dënuar në grupin e Halil Alidemës … ndërsa Ekremi është dënuar në mungesë). 

Pasi Teuta e donte Halilin dhe donte të martohej me te, familja nuk e lejon dhe ajo si normaliste, banonte në konviktin e nxënësve në Prishtinë që ishte në oborrin e shkollës Normale, vendos që ta mbys vehten dhe kcen nga kati më i lartë i internatit. Ajo p`shton dhe më vonë martohet me Halilin dhe punon si mësuese (temë e njohur e rilindasëve, te arbreshet) dhe, kudo që shkon Halili. Teuta i shkon pas si femër e ndershme, nënë e mirë, mësuese e dalluar e grua besnike. Punoi edhe në Malishevën e Llapushës dhe kujtohet nga gjeneratat e para si mësuese e dashur e puntore e madhe. Ajo tapalloi gjatë gjithë jetës por kjo nuk e pengoj në aktivitetet e saj krah burrit besnik, Halil Alidema. 

Teuta ka vdekur prej sëmundjës së kancerit.  

Hysen Molliqaj ishte edhe ushtar nën komandën e Tahir Zemajt. 

Pos shumë moirënjohjeve, si mësues, ai krenohet se është edhe veteran. 

Gjatë bisedës më tregoi edhe për Kolonel Agim Mehmetin e spiunin Bislim Zyrapin, tash ”këshiltar” i Hashimit në ”prsidencë” 

Hyseni rrëfeu edhe ngjarje të tjera për të cilat, do të shkruajmë, ndonjëherë tjetër, me shpresë se do të shihemi në Kosovën e Lirë. Ndonjëherë, në Kosovën e cila është pushtuar nga krimi, korrupcioni e udhëhiqet më njerëz me të kaluar shumë të dyshimtë e kriminale. 

Unë Sinan jam në pension qe 8 vite. Jetoj në fshat por edhe në Prishtine. Gjate dimrit shhkoj në Prishtinë sepse djemt atje jetojnë dhe kanë një biznes. 

Kam 4 djem dhe një vajzë. Tre djem punojnë në Gjermani, dy prej tyre kanë firmë dhe krejt kapitalin që e kanë pas në Gjermani e kanë investue në Kosovë. Kam shtëpi dhe banesë në Prishtine.  

Kaq k`saj here. 

Të përshëndes dhe të dëshiroj ditë të mbarë!  

Me mësuesin Hysen jemi takuar në çdo pushim vere në, Në Gjakovë, në Turjakë, Prishtinë, në Llukë, Beleg e në Deçan. 

Për mësuesin Hysen kam material të bollëkshëm për një libër, sa të mësuesve të Korçës plakë, mësuesve që i hapën shkollat shqipe. 

Herën e fundit u takova para 1 muaj dite, në shkurt të vitit 2023.  

Edhe ai, mësuesi Hysen më ka borgj mua: 

1 bukë kallamoqe me e pjek në qerep, 

1 pasul me mish të thatë, të zier në vegsh dhe më hëngër me: 

Lugë e enë të drunit. 

Mësuesi Hysen, shëndet e pleqëri të mbarë. 

Mos harro:  

Kur të ma paguash borgjin, përsëri do të llafosemi!  

Kur vdes mësuesi, kolegui punës 

Fadil Krasniqit në shenjë nderimi, malli e respekti 

Një kujtim për Fadil Krasniqin, nga katundi Carrallukë, mësues, ish koleg imi në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë. 

Më 1977, para 40 vjetëve (tash 45) ndërsa i vazhdoja studimet në vitin e tretë në Letërsi, fillova të punoj si mësues Gjuhe e Letërsie Shqipe në shk. fill. tetëklasëse ”Migjeni” në Lubizdhe, 3, 4 km larg fshatit tim Turjakës. 

Nuk ishte dëshirë imja që të punoja por ishin kushtet e vështira në familje. Baba e nëna ishin plakë dhe të ardhura të tjera përveç tokës së paktë gjâve (, bagtive, buallica) nuk kishim tjetër.     

Kisha edhe pengesa tjera, nga komiteti i athershëm komunal i LK-së në Rahovec dhe stacioni i policisë në Malishevë ndërsa dretorët e shkollave, pa dallim që nga Selman Haziri e deri te Deli Abedini e Imer Bajrami, me precizitet i zbatonin urdhërat e shefave të tyre. 

Por për këto do të flas herave tjera, në librin që e kam në proces. 

Kur vdes mësuesi     

O oooo bash si nata e pa han` 

oh njeri n`terr 

nuk sheh kurkan” (Këngë pop.) 

kështu do të thoshte këngëtari popullor kur nënes i vdes djali e motrës vëllai.  

Po kur vdes mësuesi? 

Aleksandri i Madh këshillohej me Aristotelin, mësuesin e vetë! 

Dikund lexova se Leka (Aleksandri i Madhë i Maqedonisë) kur kishte nevojë ose kur nuk dinte e pyeste dhe këshillohej me Aristotelin. Arsitoteli ishte mësuesi i Alesandrit të Madh që ne e quajmë Lekë dhe që, thuhët se ishte shqiptar. 

7 Mars 2017 

Ishte 7 Marsi i vitit 2017, kur “u takova” rastësisht me Fadil Krasniqin në facebbok pas më shumë se 30 vjetëve. 

Kishim punua të dytë bashkë si mësues, në kohën kur ishim në Zenit, unë punoja si fillestar, si mësues letërsie, me të “rritur” e ai me nxënës me të “vegjël”. Fjalët “të rritur” dhe “të vegjël” i futa në thonjëza pasi që nuk ka nxënës të mëdhenjë e të rritur dhe as të vegjël e as popuj, gjuhë e mësues të vegjël. 

Pas kësaj pjekje të rastësishme me Fadilin, nuk u ndamë deri sa i mbylli sytë të hënen apo të martën më 19 shtator 2017. 

Letra e fundit e Fadilit, mësuesit nga Carralluka 

Kishte kaluar një kohë e gjatë e Fadili nuk më shkruante dhe një ditë, më 12 shtator 2017 i shkruaj: 

-O Fadil, si je ? 

Përgjigja nuk vonoi 

– Jo kolegu im jam ran i smut me fal! 

 Ju pershendes.” 

Siq shihët, kjo ishte letra e fundit e Fadilit (Kolegu im, jam i sëmurë rëndë, më fal se nuk mund të shkruaj! Ju përshëndes! (përshtatje nga autori, S. K.) 

Mbrëmë ra shi në Malmö të Suedisë dhe më shkoi mendja në Shkodrën e Fishtës, Mjedës, Shirokës e të … dhe mu kujtua një vjershë e një këngë “Binte shi në qytetin SH.”Emrin Shkodër nuk guxonin ta përmendim. Mjaftonte ta shkruanim “SH”. 

Fadil, sot do të kisha dëshirë të shkruaja një tregim të gjatë e një vjershë plotë me mall e ta dërgoja përmes dallëndysheve e lejlekëve deri në Carrallukë, Ty, Fadil, te vorri i yt, mësuesit të palodhur, pedagogut e kolegut tim, që aq shumë punove si arsimdashës dhe mësimdhënës, bashkë me Naimin. Letrën nuk do të kisha pas qef me ta dërgua me postë e as “letër” në hotmail e në mesengjer por me shpezët shtegatrë e do ti porosisja me fjalë:  

-Shkoni te vorri më i ri, është vorri i një mësuesi! 

Po kush do ta lexonte letrën time? Fadil, ti nuk më dëgjon e të tjerët nuk më “dëgjojnë” as mua as ty! Nuk na kanë dëgjua as atherë e as tash nuk na dëgjojnë. Kështu është bota, “rrakatel”. 

Miku im, kolegu im, mësuesi Fadil sonte dëshirova që “të flas” me ty më tepër se çdo herë tjetër por s`qenka thënë. Atherë po të shkruaj por edhe me shkrua nuk po mundem. Dëshira për punë e frymzimi më ka humbur. Fjalët nuk mund ti gjej. Më mungojnë edhe fjalët edhe lotët për ty por jo edhe kujtimet që po mundohem ti qes në letër. 

Fadil, më vdiqën e u vranë shumë ish moshatarë studentë e mësues që mësuam e punuam si duhët me mend e për vend, në vitet 1975-1981, me nxënës, me gjeneratat që tash punojnë në vendin tënd të punës, për Atdhe, si Ismet Alia, Behram Syla e Kamer Asllani, Fuad Krasniqi, Zizë Haklaj, Naimi e … Enver Haliti, të gjithë shokë të gjeneratës, nga Drenica, Kosova e Llapusha. 

Punonim me Fadilin e Naim Krasniqin nga Carralluka, Hisen Salihin, Asman Kajtazin e dajën Bajram nga Damaneku, Hisen Sejdien, Isak Muratin, Gani Xhaferin, Femi Dinën e Jakup Balinë, nga Turjaka, Ali Nezirin, Rrahim Rexhepin, Imer Halilin, Imer Bajramin, Destan Islamim, Selman Hazirin, Halil Hajdarin, Ali Shabanin e Ismet Alinë e Lubizhdës, Rrahman Bylykbashin … e mësueset Nexhmia Selmani, Drita Cufa e Mihria, gruaja e Hisenit dhe Deli Abedini e puntorët e tjerë, Haxhi Xhema, Kadri Pajaziti, Ramadan Zeqiri e ndonjë tjetër. 

Miku im, Fadil Krasniqi, nuk mundem me shkruajt më tepër nga shkaku i vetëm:  

-Kam shumë dëshirë ta them ate që kam mendua afro 40 vjet e përsëri nuk mundem por dua ti botoj disa nga “bisedat” tona edhe pse ti nuk mund të flisje por më shkruaje. 

Letrat që mi ke ke dërgua ti dhe përgjegjigjet e përshëndetjet e mia, me ndonjë rezerve dhe disa nga to do ti publikoj tash, jo të gjitha dhe emrat e disa “njerëzeve” që punonin me mua e me ty, si “mësues”, në arsim, jo të gjithë. Ata tash ishin bërë “demokratë”! 

Si u (ri)njohëm me Fadilin? 

Se si u (ri) njohëm dhe mora vesh për vdekjen e Fadilit, lexova në faqen e fb-ut të një veprimtareje, mësuese në Zvicërr, Zize Liza Pepshi. 

Qe biseda ime me Fadilin (dhe Zizën). 

7 mars 2017, kl. 22:03 

Sinan Kastrati (Z. L. P.): -E nderuar, deri dje nuk kam ditur qe je je arsimtare. Për arsimdashëse 

  1. Por dje një ish … i afërt dhe njeri shume autoritativ qe ti e

permend ne shkrimet tua, si njeri të mirë, më tregoi kush je ti. Po 

ti moj mikesha ime, pse nuk ma urove 7 Marsin? 

Une, ta urova ty 7 e 8 Marsin! (8 mars kl. 01:37) 

Fadil Krasniqi (S. K.): -Atëherë pasiqë Sinan harrove apo nuk dashe më ma uruar festën 

po ju uroj unë! Urimë 7 Marsi dita e mësuesit! Paq shumë shëndet më familje! Respekte! (8 mars kl. 07:31) 

Sinan Kastrati (Fadil Krasniqi)  

-Fadil, të gjithë mesueset, mesuesit, e gezofshit 7 e 8 Mars-in! 

Por unë publikisht iu kam urua 7 e 8 Marsin, ne gazeta e portale. Janë edhe në faqen e profilit tim, në ballinën e fb-ut. 

Sinan Kastrati: -Edhe njëherë, i nderuari Fadil, Ti, Znj. ZLP dhe të gjithë mësuese e mësues nga zemra: Urime, Gezime … ! 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 2017-03-08 

  1. S.

Te gjitha grave, e në radhe të parë MESUSEVE, Gezuar 8 Marsin! (8 mars kl. 07:47) 

Fadil Krasniqi: -Faliminderit o Sinan burri! Thënë sinqerisht u gëzova që ju gjeta këtu së paku të shkruaj dhe të di për shëndetin tuaj përsonal dhe familjar! Shumë koleg të asaj kohë kishin vërejtje në mua kur thoja se Sinani dhe gjuha e shprehur e Sinanit,bukur, qart dhe e kuptueshme janë virtyte e simpatia ime! Prandaj, ashtu keni mbetur deri në vdekje për mua shumë i nderuari Sinan! Tani shënova e adresen tuaj dhe sigurisht komunikojm më shpesh!  

Shëndet o trim! (8 mars kl. 07:56) 

Sinan Kastrati: -I nderuari Fadil, shume, shume, shume FLM! 

Ta dergova një SMS në mesengjerin tënd privat. 

ZLP, as ajo, mua nuk ma uroi 7 Marsin, por ajo ka dhe do ta ketë gjthmonë respketin sikurse edhe ti Fadil Krasniqi, e …. Cen Kastrati dhe mesuesë të tjerë. 

Kalofshit një ditë të mirë! 

Sinan Kastrati, nga Suedia e largët! (8 mars kl. 08:03) 

Fadil Krasniqi: -Faliminderit! (8 mars kl. 08:06) 

Zize Liza Pepshi: -Ju faleminderit shumë për urimin fisnik, miku im i nderuar, Sinan Kastrati. 

Gjithashtu, urime edhe ju 7 Marsi, dita e mësuesit!  

Respekt! (8 mars kl. 10:42) 

Sinan Kastrati: -Fadil, mirëmjes! Mbrëmë fola me djalin tënd. Ishte një djalë i zgjuar. U 

interesova dhe e pyeta për shëndetin tënd. E pyeta edhe për Naimin e të tjerët. Me erdhi shume keq për Naimin. Ai ishte një mesues i mire e një njeri “i qete” dhe i … “heshtur”. Une personalisht e kam çmua shumë punën e Naimit … e të Fadilit. Shumë më erdhi keq që Naimi paska bashkëpunua e punua me shkie në kohën kur Serbia na largoi nga puna e ai dhe të afërmit e Naimit (Nexhmiu) punua për ta.  

Të fala bëni edhe Tafilit, ish shokut të klasës ne Gjimnazin e Malishevës. Familja e Juaj, të gjithe ata që unë i njoh, kanë qenë nxënës të mirë e të dalluar, studentë e puntorë të pashoq. 

Të përshendes!  

Ish shoku, kolegu i punës në Shk. Fill. “Migjeni” në Lubizhdë. 

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö, 2027-03-13 

Daten e paskna shenua gabim. Sot eshte e marte, 14 Mars 2017 

-Fadil, me Tafilin kemi qenë një gjeneratë dhe shokë në një klase e me një 

paralele. 

Fadil Krasniqi: -Po, po, e di, faliminderit! 

Fadil Krasniqi: -Sinan lexova më vemendje shkrimin tuaj! Bëra analizë dhe erdha në 

këtë përfundim! Kur ika për Zvicër në vitin 1993 njeriun e parë qe kam takuar, rastësisht ka qenë Shaip Kastrati dhe Feriz Hoti! Të parin e njehë kurse i dyti ish nxënës i imi! E para fjalë ishte nga Shaipi!  

-Mësues sikur mos ta kishin tuajin Ganiun (Gani Krytarin e Carrallukës) ju kerkush nuk ju kish thënë maraba dhe qeshi! E shikova dhe i thash unë Shaipit! -Po ashtu është por ti e njeh Ganiun vetëm ditën e unë e njoh edhe natën dhe i mirë ështe! Kur u futen në burg Jakup Kastratin dhe Cen Deskun e tjerë. me thirri Shaipi se donte të takohemi menjiher! U takuam dhe kur filloj me fol keq për Ganiun, shpejt me dorë ia mbylla gojën!  

-Pse?  

-Ndal burrë se edhe si i keq sipas teje Ganiu nëse është, ai është kusheri i imi dhe nuk kam ku e qoj! Kjo ishte historia dhe them vlersim nuk mundet të jet gjithëherë real! 

Sinan Kastrati: -Fadil, të vlerësoj larte! Kisha dashur që të them edhe unë shumë e shumë e shumë për shumë fjalë për “burra” e burreca. Nje pjesë i kam thënë në shkrimet e mia. Kam folur edhe për Gani Krasniqin. Nuk i kam thënë te gjithat pasi që kisha presion. Më thonin dhe më thirrnin nga Kosova:  

“Nese ti shkruan, neve që jemi këtu, kur t’qohemi n’sabah, na mungon nga ni mashkull …” 

Unë të përshëndes përzemërsisht ty dhe familjen tënde!  

Të fala bëni edhe Tafilit! 

Sinani, Suedi 

Fadil Krasniqi: -Falimiderit, gjithashtu! 

(17 MARS 07:51) 

-Fadil, mire mjes! 

– Mirëmengjesi Sinan! 

-Po mirë jemi me shëndet! Ju si jeni me familje? 

-Fadil, si je, a je më mirë? 

-Mirë por pa zë! Nuk mund të flas. 

-Nuk e kam besua, por, por, ata që duhet të flasin, nuk mund te flasin e 

ata që s’duhet, don me e shky gojën e me i thye fulqitë. 

Fadili: -Eh! Po kjo qenka jeta o burrë! Edhe kështu qenka shumë vështirë, 

duhet me jetuar! Po ti si je o burrë me shëndet dhe me familje? 

Sinan Kastrati: -Mirë por unë jam shumë i lodhur. Po mundohem me e kompenzua kohën e humbur. 

Fadil Krasniqi:- Pse i lodhur? 

Sinan Kastrati. -Po shkruaj por nuk jam i qetë. Nuk po mundem me i thënë të gjithat. Më ka humbur edhe durimi. Zemra ma thot por … 

Fadil Krasniqi: – Sinan, nëse nuk prekesh duhet ta them/ shkruaj një gjë qe provova vet! Ruaje vetën dhe shëndetin tuaj e mos i merr edhe gjërat politike afer zemres suaj! Ato vetëm telashe dhe lodhje të sjellin! Të tilla raste pata vet derisa pata edhe vdekjen klinike o Sinan!  

Të jesh më shëndet! 

Sinan Kastrati: -Të përshëndes Fadil! 

Fadil Krasniqi: -Gjithashtu! (2 APRIL 13:38) 

Sinan Kastrati: 0-Fadil, fola me Tafilin. Ishte te Rrusta.  

Fadil Krasniqi: -Faliminderit shumë i nderuar!  

-Edhe unë ju përshendes!  

-Shëndet! 

Fadil Krasniqi: – Po më çudit paske shkruar e ditur mjaft për Qerimin (Qerim Gashin)! Të 

lumtë! (10 APRIL 11:32)  

30 APRIL 07:21 

-Fadil, miremjes! Si je? Të dëshiroj të gjitha të mirat!  

  1. S. Fadil, a mos ke ndonje fotografi kur punonim bashkë në shk. fill. “Migjeni” në Lubizhdë.

Fadil Krasniqi: – Mirëmëngjesi 

Sinan! -Po, mirë jam faliminderit! Jo, ngase të gjitha mu kan djegur në luftë bashkë me shtëpi!  

Me fal të lutem!  

Shëndet! 

Sinan Kastrati: -Edhe unë të dëshiroj fat e të shërohesh! Aresyeja pse të pyeta është se do të shkruaj nga pakëz edhe për kohën tonë, edhe pse me shumë rezervë …. 

Më vie keq prej familjeve, femijëve e të aërmëve të tyre por dua të shkruaj. 

Fadili: -Faliminderit! 

Ju mund të thuani e une mendoj “Ata mësimdhënës që punuan atëherë janë dhe mbeten hero, atëherë, dje, sor e nesër! Pse? 

Paten mundësi të punonin kudo tjetër me rroga më të majme e punë më të lehta e të mira por dhe punuan në arsim! Ai është mendim i juaji! 

Sinani: -Fadil, unë mendoj si ti por udhëheqja, nuk ishte gjithëherë në nivel “detyre”. 

Fadil Krasniqi: -Po, po, por mos harro o Sinan një gjë! Si kanë thënë të tjeret, jashtë shkolle, për ta nuk ishte kânë ashtu! Pata punë dtejtë përdrejt më ta! Man mend Destan Morinën? Unë mendoj se ka qenë njeri i bekuar!    

Sinan Kastrati: – Pse e permende Destanin? Nuk te kuptova? 

Fadil Krasniqi: -Pse ka qenë shumë i mirë dhe i ka mbrojtur punëtoret nga njerëzit e lig në atë kohë!    

Sinan Kastrati: – Nuk dyshoj fare por, por. 

Jo Destani por disa (dy-tre) dhe drejtorët e … disa të tjere jo çdo herë janë sjellur si duhet me disa nga puntorët e tjerë … Por, Fadil, më ke marr në qafe qe ti nuk po mundesh me fol. Në Janar të vitit 1981, unë e Ismet Bytyqi jemi ftuar në Stacionin e Policise në Malishevë. 

Komandir ka qene një njeri që i thonin Dino i Rahovecit. Dikush nga shkolla ka lajmerua se unë e Ismeti po prekadisim një poemë të M. Memos për Shqipërinë mëmë. Unë nuk doja me prekadit por Ismeti ishte këmbëngulës dhe në Polici më thanë, eksakt qysh ka qene. Edhe kur … 

Deliu ishte drejtor, kishim pas disa herë ferkime …. por. 

Nejse. 

Fadili: -Ju mendoni se gjithëherë kanë lajmruar drejtori si në këtë rast e unë mendoj më shumë fakte që kam. Lajmrimin shpesh herë e kanë bërë do koleg tanë qe janë shit shumë patriot! Mirë Sinan! Ju përshëndes duke ju urur çdo të mirë në familjen tuaj! 

Sinani: -Në kohën kur festohej 100 vjet. i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. u pengova nga Drejtoria e shkollës që të mbaj një manifestim sa do të vogël.* 

… Menxi që arrita ti tuboj nxënësit e klasëve të shtata dhe të teta. 

Isak Kastrati, jipte gjuhën shqipe e …. unë memzi mbajta një fjalim të shkurtër dhe iu lëshova dy apo tri këngë të Lidhjes, të kënduara nga Salih e Feriz Krasniqi. Deliu erdhi pas meje në klasë me një bllok në dorë e styligraf në gjep … 

Fadil unë të respektoj dhe askund nuk e marr nëpër gojë pa qenë i sigurte se ka ai ka flolur e ka punua në dëm tonin. 

Nuk flas pa fakte. Këto që ti thash, janë dyshime. Por ka të tjera dhe me aktorë të tjerë, brenda e jashtë shkolle, të lokakitetit tonë.  

Të shohim. 

Fadili: -Po, më kujtohet shumë bukur ky rast! Jo veq Deliu por pati njerëz të heshtur që e shtin në veprim reagimin e Deliut! Bile shok të ngusht tuaj dhe të mit! Iku ajo kohë o Sinan burri, shiqyr! 

Sinani: -Po te mbetem borgj nëse nuk ta them:  

-Ti dhe Naimi keni punuar ndershmërisht, si mësues. Keni qenë të kujdeshëm dhe të sjellshëm. 

Ngjarjet e mevonshme treguan, se përsëri, shumica, edhe ti mbetet te pathyeshëm e të paluhatshëm. Për asnjë mësues, as të kohës sime nuk kam asnjë vrejtje. Dyshimet, mbeten dyshime: 

Te teëdy Bytyqët (H. e H. B.), te disa nga udhehëqësit partiakë e ata të shkollës dhe “pa vetëdije”, të dy- tre mësuesve. 

(30 APRIL 09:29) 

Fadili: – Nuk e kam thënë kurrë po ta them sot o Sinan! Isha anëtar i pleqsisë 

kur ju u pranuat për të dhënë mësim, gjuhën tonë! U gëzova shumë dhe një koleg i imi dhe kushëri i juaj u prek shumë! Unë qesha sërish dhe them mirë u bâ që u pranu Sinani. 

Sinani: -Flm por e di. Edhe mua me vjen keq, pse ai nuk më ka perkrah. Unë e 

kam respektua dhe me vonë e kam ndihmua ate dhe familjen e tij. 

Ai eshte (I. M. K) 

Pastaj, një mësuese (M. B.) iu thot nxënësve tu e të Naimit: Haves e Mejremit (tash grua e Rrustem Morines, kusheri i Avdyl Morines):  

– Mire ia kanë bâ Sinanit që e kanë burgos …! Ne kemi pas pakë fjalë me te edhe më parë …. dhe me Deli Abedinin (Thaqin). 

(10 MAJ 18:48) 

Fadili: – Po, ashtu është o Sinan Kastrati! Po të ne nuk kemi sa di unë! 

Nëse din ti ju lutëm tregoma vetëm një!  

Shëndet! 

(14 maj 17:24) 

14 AUGUSTI 23:32 

Sinani: – Fadil, si je? 

Ka kalua një kohë e nuk të kam përshëndetur. Të deshiroj të gjitha të mirat! 

Sinani, Suedi (10 SEPTEMBER 21:18) 

Sinani: – O Fadil, si je? 

(12 SEPTEMBER 14:47.  

Kjo është letra e fundit e Fadilit, janë fjalët e mbrama të Fadilit) 

Fadil Krasniqi: – Jo kolega jam rani i smuar me fal! Ju pershendes! 

Mësuesi Fadil, pushofsh i qetë! 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 24 shtator 201 

Mësuesi deçanas Hysen Molliqaj

Hysen Molliqaj, mësuesi i parë deçanas që punoi në Malishevë- Llapushë”, 27.04.2017 

Sinan Kastrati, Suedi 

https://www.fokusi.org/hysen-molliqaj-mesuesi-i-pare-decanas-qe-punoi-ne-malisheve-llapushe/ 

Kur mësuesi veteran flet për luftëtarin veteran, djalin dëshmor!” 

Sinan Kastrati, 14 TETOR 2016 NË ORA: 21:01 

https://www.botasot.info/opinione/591092/kur-mesuesi-veteran-flet-per-luftetarin-veteran-djalin-deshmor/ 

Kur vdes “e vritët” mësuesi”, 24 SHTATOR 2017 NË ORA: 15:17 

https://www.botasot.info/kultura/763785/kur-vdes-e-vritet-mesuesi/ 

Në kujtim të mësuesve e një falenderim për burrat e Panorcit”, 10.02.2018 11:42:01 

https://www.fokusi.org/ne-kujtim-te-mesuesve-e-nje-falenderim-per-burrat-e-panorcit/ 

Hazir Morina, mësuesi që nuk harrohet kurrë!”, 04.04.2017 

https://www.fokusi.org/hazir-morina-mesuesi-qe-nuk-harrohet-kurre/ 

Qerim Gashi i Vermicës, burrë ”i heshtur” por i pathyeshëm dhe shumë i vendosur” 06.04.2017 11:04:41 

https://www.fokusi.org/qerim-gashi-i-vermices-burre-i-heshtur-por-i-pathyeshem-dhe-shume-i-vendosur/ 

”Mjeshtëri i penës, Xhevahir Spahiu sot feston 78-vjetorin e lindjes”, 1 MARS, 2023 –  3:30 PM 

https://www.kultplus.com/libri/mjeshteri-i-penes-xhevahir-spahiu-sot-feston-78-vjetorin-e-lindjes/ 

Halil Alidema, Wikipedia 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Halil_Alidema 

Rëndohet gjendja e poetit Hamit Aliaj, reagon Luan Rama: Jeta shpesh është e padrejtë, duhet ta fitosh betejën” Nga OraNews 

Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 18:57 

https://www.oranews.tv/vendi/rendohet-gjendja-e-poetit-hamit-aliaj-reagon-luan-rama-jeta-shpesh-eshte-e-i1077741 

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta poeti, Hamit Aliaj” 14:14 : 07/03/2023 në AKTUALITET, KULTURE 

https://boldnews.al/2023/03/07/lajm-i-trishte-ndahet-nga-jeta-poeti-hamit-aliaj/ 

Fund 

Malmö, 8 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu