Gjergj Kabashi
Big Brother Kosova
Një anëtare e familjes më tregoi mbrëmë se si pjesëmarrësit e Big Brother të Kosovës, që mbikqyret nga Klan Kosova, përderisa u dëgjua zëri i madh, trishtues dhe imponues i e-zanit (këtij kushtrimi shkretinor arab mbi 1400 vjeç të vjetër), u ngritën të gjithë në këmbë, “në shenjë respekti.”
Kjo quhet propagandë (në këtë rast islamike), nëse doni me e kuptue qëllimin dhe synimin e propagandës!
Kjo është ajo frika “hyjnore” që ia kan futur thellë në shpirt popullit që po përpunohet armiqësisht nga islami politik botëror – dega e “Arnautllukut”.
Me metoda të tilla armiqësore të frymës së shërbimeve sekrete të islamit politik (aty përzihet pastaj secili armik i këtij populli), vazhdon rrënimi kulturor dhe historik i popullit shqiptar.
Mua as që më intereson se a i ngritet në këmbë këtij kushtrimi joshqiptar një aktor humori apo të tjerë të pa mend sa duhet, por mua si Shqiptar më takon të them:
Poshtë islamizimi i kombit shqiptar, secila formë perfide dhe propagandë që bëhet për identifikimin e këtij kombi që i përkasim me islamin, tashmë të rrethanave globale, ku “Vëllazëria Muslimane” e Egjiptit depërton me aq vendosmëni e marifet, sa dhëmbëpalari nga “rinia muslimane”, nuk e kupton fare.
Une i përulem dhe ngritem në këmbë vetëm pësimit dhe luftës për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor të secilit popull, qoftë ai populli i Ukrainës apo populli i shumëvuajtur Shqiptar dhe askujt tjetër.
E-zanit, këtij kushtrimi panaarab-panaislamik, kurrë e përjetë !
Krenarisë së tillë “të përfaqësuesve tonë” që e interpretojnë dhe përpiqen t’ia fusin në shpirt e ndjenjë popullit shqiptar nacionalizmin panarab-panislamik e panturk, personalish ia fus …ordhë!
Nuk e kam kurrë zakon të përdori shprehje të tilla të ulëta, por ndaj atyre që duan të na islamizojnë e asimilojmë, s’ka e s’duhet të ketë sjellje të mira e kulturë.
Armend Mehaj , “përshëndetje” nga “oda e burrave”!
Armend Mehaj:
“Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në Kullën e Jasharajve.
Fjalët dhe porositë e Bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme.
Nga këtu marrim gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona, paska shkruar Armend Mehaj, Ministër i mbrojtjes së Republikës së Kosovës, tek profili i tij në fb.
***
Një pyetje e thjeshtë për Ministrin Mehaj, në kohë tejet të rrezikshme për mbarë botën:
A nuk e pate, Ministër, njeriun kryesor të FSK nga familja emblematike Jashari?
Ti Ministër megjithëse i dalun, pra një ushtarak që e ke pa botën, po na zbret në mendësinë e humbur të “odës së burrave” në kohën e luftës së përmasës botërore në mes të pushtuesve nga Federata Ruse dhe mbrojtësve të Ukrainës.
Ti Ministër, nuk ke të drejtë të sillesh në këtë mënyrë të papërgjegjshme duke i shitur popullit gjepura se po të hykan në punë këshillat e Rifat Jasharit.
Ne si komb nuk guxojmë e as që kemi të drejtë ta mbajmë kokën pas në histori, por të mendojmë vetëm atë që e mendon Serbia ndaj nesh.
Ti dhe të gjitha ekipet tuja të ekspertëve ushtarak, natën e ditën jeni të thirrur ti analizoni situatat që mund të kërcënojnë sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës e të moz “zbrisni në oda burrash” pa asnjë grua që të merrni këshilla prej Rifat Jasharit.
Ne jemi popull i marsit 2023, andaj nuk na mjaftojnë e as që na duhen këshillat e asnjë individi, qofshin ato edhe të familjeve emblematike, por vetëm analizat serioze të sigurisë.
Lereni Rifat Jasharin të jetoj jetën e vet e mos kërkoni asgjë prej tij, se ai nuk mundet të na jep këshilla të kohëve të kalueme, qofshin ato të Heroit Ahmet Delia.
Ministër, shiko e vëzhgo gjithë kohën se çka është duke ndodhur në botë dhe tregoju ushtarëve se për kë po armatoset Serbia qe 24 vite rresht, megjithëse e humbi luftën me NATO-n në Qershorin 1999 , dhe pse ajo ende nuk ndjen asnjë pendesë dhe si jep pesë pare për asnjërën nga masakrat ndaj popullit tonë?
As për masakrën ndaj familjes së Adem Jasharit, familje të cilën qe 24 vite rresht politika zyrtare e Serbisë e quan “terroriste”.
“Oda e burrave” në kohën e “fshait global”!
Bota është e stërmbushur me konflikte e rreziqe të paimagjinueshme, të cilat vetëm popujt e “odave t’burrave” nuk i parashohin dhe kuptojnë. Se janë të humbur nga jeta e ngujuar që e bëjnë! Ata popujt që i ka shkelë koha dhe vazhdojnë të jenë të mahnitur nga sakrificat e familjeve të mëdha, heroizmat e tyre, mustaqet e dredhura të tyre!
Kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, që do të thotë njëherit rrezik i madh për konfliktin ushtarak Kinë-SHBA, lufta e madhe e Ukraines për lirinë e vet dhe për lirinë e botës, lufta që i tejkalon të gjitha luftërat në Bakhmut të Ukrainës, ku për ditë bijnë “heroikisht” nga pothuaj 1 mijë ushtarë të Federatës Ruse, kryesisht jorusë të dërguar pa i pyetur në luftë, “problemi i pazgjidhur i Kosovës” (sipas Serbisë!) e shumë konflikte të tjera që kërcënojnë me zjarr të madh anekënd botës, janë alarmi që nuk pushon të thërras në vëmendje dhe ndërgjegjësim të popujve të zgjuar e modern.
Amani i Zotit lerëni “Epopenë e Jasharëve”, se ajo tashmë i takon historisë, por përqëndrohuni nëpër KUFInjt e vendit gjithandej.
Personalisht nuk më intereson më ajo që e thotë Rifat Jashari, por vetëm ajo që e bënë pa e folë asnjë fjalë Armend Mehaj.
Andaj, të gjithë pa asnjë përjashtim duhet t’i lëmë pallavrat, e të jetojmë në tokën e bukës, me realitetin e paparashikuem në botë, se nuk është më “oda” ajo që njofton për ndodhitë në fundin e katundit, por janë ngjarjet e botës, lajmet publike dhe jobublike.
Gjuha e Ganimetës dhe gjuha kundër saj…!
Nuk po ndalen fyerjet rrjeteve sociale ndaj Ganimete Musliut, deputetes së PDK-ës, pasi ajo e përdori një fjalorë të pahijshëm ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
E përcolla me vëmendje se si “kreshpërohej” duke gjuajtur me krah dhe bërë gjeste mjaft të pakuptimta ndaj kryeministrit të vendit.
Ganimetja dhe sicili deputet ka të drejtë absolute të flas për gabimet e caktuara të tjetrit, por jo duke përdorur gjuhë poshtëruese, përqeshje dhe sjellje të ulëta.
Njejt e ndoshta edhe më zi qe shprehur ndaj Presidentës Vjosa Osmani, para një kohe, kur, pos tjerash, i tha: “Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”.
Kjo ishtë një gjuhë e mbushur me helm dhe urrejtje të pakuptueshme për një deputetet të popullit, që është e zgjedhur me votat e elektoratit për për tu dëshmuar se është përfaqësuese e dinjitetshme e popullit , e vlerave dhe nevojave të tij.
Jo vetëm rasti i kësaj deputeteje, por edhe i të tjerëve që përdorin një fjalorë të pahijshëm deri në mosdurim, e shtron nevojën e shqyrtimit të kodit etik të mirësjelljes së detuptetit të Parlamentit të Kosovës.
Besoj shumë se është tejet e domosdoshme që të analizohet gjuha e padinjitetshme e shumëkujt nga ata që janë deputet të parlamentit, se me atë gjuhë të pistë po i qesin hije të zezë mbarë një populli.
Ajo gjuhë përçe dhe e ndotshme tejmase, nuk e karakterizon popullin shqiptar.
Natyrisht se jam absolutisht kundër të gjitha atyre fyerjeve që po iu nënshtrohet Ganimete Musliu, por njëherit edhe kundër gjuhës së saj tepër fyese.
Se fyerja e sjell fyerjen, Ganimetja duhet ta kishte kuptuar këtë me kohë.
Ashtu qysh po vepron Ganimete Musliu dhe ata që po ia kthejnë asaj me fyerje edhe ma të zeza, nuk është kulturë e sjelljes së popullit shqiptar.
Eshtë jokulturë. Eshtë një turpërim kombëtar.
Prandaj, ta ndalim të keqen sa nuk është bërë tepër vonë se askush nuk ka të drejtë të fyej tjetrin, as të bëjë grimasa e gjeste të ulëta ndaj tjetrit. Dhe të gjithë ata “që i qeshen të keqes”, le të dihet se nuk ia duan të mirën Ganimete Musliut, përkundrazi duan ta shoin në rolin më fyes për të. Keqpërdorimi i tillë i Ganimete Musliut nga deputetët e PDK-ës dhe trajtimi i saj si palaço cirku dhe kënaqësia perverse kur flet ajo publikisht ashtu qysh nuk duhet të flas një deputete, flet për jodashamirësinë e skajshme ndaj saj!
Kushdo që e përqeshë tjetrin, është njeri i lig, i paformuar, jostabil, i pasigurtë, poshtërak.
Andaj, populli për të tillët ka thënë: “I keshuni të keshë!”
Andaj, mos e lejoni Ganimetën ta përqeshë askend dhe msheluani gojën atyre që e përqeshin Ganimetën.
Le të sillemi mirë, ashtu qysh sillen të gjithë njerëzit e kulturuar në botë.
Le të sillemi njerëzisht, mashkulli le të sillet si mashkull dinjitoz, e femra le të sillet si femër e jo si karikaturë e gjinisë tjetër.
Kishat tona ortodokse që na i mori Serbia dhe “xhamitë tona” që prodhuan lavdimmuhaxhera e ridvanhaqifa
Ditëve të fundit vërshuan “vërtetimet historike” nëpër rrjetet sociale, që synonin të dëshmonin se si në të kaluarën të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në hapësirën e Dardanisë (dhe jo vetëm të saj), dhe sidomos në fillim të shekullit të kaluar e pothuaj deri në vitet e ’40 -ta të atij shekulli, ishin objete religjioze që frekuentoheshin nga shqiptarët, pavarësisht se si quheshin ata, Kosta, Mihali, Petri, Mitri, Aleksi, Millutini apo Anastasia.
Kjo që mundohej t’i dëshmohej publikut kombëtar dhe ndërkombëtar, ishte e vërtetë, por e vërtetë që tashmë nuk ekziston më përpos si kujtim.
Ne i konsiderojmë me të drejtë objekte religjioze dhe kulturore që janë edhe tonat si shqiptar, përderisa “udhëheqësit tanë” i njohë si objekte religjioze serbe dhe të Serbisë!
Kjo bëhej për ta kundërshtuar “zajednicen” dhe përvetësimin e këtyre objekteve religjoze prej serbëve.
Serbia, që nga viti 1912 , madje përpara këtij viti, i kishte përgatitur shkollat e përgatitjes së xhandarëve dhe ushtarakëve serbë, duke i tërhequr me përzgjedhje shtetërore pikërisht ata shqiptarë që i duheshin për forcat e tilla. Natyrisht, ata duhej të ishin dhe bëheshin serbë, me urrejtje të madhe dhe të papërmbajtshme ndaj vëllezërve të deridjeshëm të tyre, që mund të kenë qenë myslimanë apo katolik.
Serbia, jo vetëm që e shtoj numrin e serbomëdhenjve prej shqiptarëve ortodoksë por ata u bënë shembuj të mëdhenj serbizmi. Mirëpo, mulliri i saj asimilues nuk “bloi” vetëm shqiptarë ortodokse që i bëri serbomëdhenj, por pasi e pushtoj Kosovën e viset e tjera të banuara me shqiptarë në hapësirat e pushtuara prej saj, ia nisi menjëhere obligimeve të saj shtetërore që të mos i linte shqiptarët të shkëputeshin nga Islami e të harronin atë pas tërheqjen e pushtimit të Perandorisë Osmane në vitin 1912.
Më 1927 Serbia e hapi Veliku Medresu “Krala Aleksandra” në Skopje (Medresën e Madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup), ku duhej të përgatiteshin imamët e rangut të shkollave të mesme për ti asimiluar shqiptarët në Musliman dhe përgatitur rrethanat që ata të shpërnguleshin në Turqi , si të tillë.
Të cilët duhet t’ua bënin shqiptarëve të terrorizuar dhe analfabet Turqinë dhe viset ku do ti shpërngulnin , “lule e xhenet”.
Serbia e nisi edhe me medresën e Prishtinës në vitet e ’50 të shekullit të kaluar, mu në kohën kur Aleksander Rankoviqi e të tjerët, nuk lejonin asnjë shkollë fillore e të mesme në gjuhën shqipe në Kosovë.
Befasia e befasive për Shqiptarët qe kur pas ardhjes së Lirisë në Kosovë, në pjesën e dytë të qershorit 1999, menjëhere ia nisi xhamizimi i Kosovës. “Haxhilerët” e parë nga mbarë Kosova i dërguan në Qabe gratis, në mesin e të cilëve ishte edhe një kuadër mjaft i njohur i LDK-së.
Natyrisht se ishte UNMIK-u që i dha zjarr “musliman” kësaj pune antikombëtare.
Në gjithë këtë tragjedi, prinë islamistët politik nga Tirana, që u pasuan menjëhere nga ata prej Prishtinës.
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, PDK dhe LDK , kadaldale, por pa u ndalur ia vunë bazat xhamizimit dhe islamizimit të vendit. Tash e gjithë kjo pasohet nga LVV që e trashëgoi bazën “institucionale” të këtij islamizimi, duke pasur edhe deputet islamik në parlament!
Prandaj, kjo përkujtesë historike është e dobishme , pavarësisht se ata që na e përkujtojnë historinë me foto ku theksohet se ato kisha ortodokse dikur frekuentoheshin prej shqiptarëve, nuk iu shkoj ndërmend se gjatë këture 24 viteve ndodhi një shfytyrim i madh kombëtar, që s’kanë mundur ta parashihnin as serbomëdhenjët që kanë synuar të na shfarosnin me islam.
As Vaso Çubriloviq me ithtarët e tij.
Ndodhi tragjedia kombëtare e Kosovës e vitit 2004, ku me “flamur kombëtar në dorë” ndodhte të kalleshin kisha ortodokse të Kosovës në më nyrë triumfale – tragjikisht antishqiptare!
Ndodhën vrasje apo tentim vrasje të ushtarëve dhe atyre që kishin bërë të paimagjinueshmen për lirinë tonë.
Ndodhi thirrja publike e BIK-ut e korrikur të vitit 2012, ku ftoheshin të rinjt që ti dilnin “krah” Sirisë, pra të përziheshin në luftën civile atje.
Dhe, pas kësaj thirrjeje, ia mësyen shumë të rinj e të reja “arnaute”, të ndihmuara edhe nga shërbimi i fshehtë turk në fillim përmes imamëve të tyre në Kosovë, që të luftonin për islamin në Siri e Irak, pra për tokën që , sipas qarkores së BIK-ut, “asht aq e randësishme për Allahun”.
Shkuan atje për ti lënë jetëkotat shumë të rinj të muslimanizuar, sidomos ata që e kundërshtonin me të madhe Katedralen Nënë Tereza, por jo edhe kishën provokative të Milosheviqit në oborrin universitar.
Atje u vra edhe Lavdërim Muhaxheri, Ridvan Haqifi e shumë islamistë të tjerë.
Ndodhi edhe “lufta” e mashkujve musliman që femrat e “tyre” të bartnin shami.
Erdhën ferexhet e burkat dhe uniformat e tjera të islamit politik botëror.
Gjithë këtë tragjedi kombëtare e ndihmuan edhe “udhëheqësit tanë”.
Me apo pa vetëdije, kjo tashmë s’është me rëndësi.
Fjalorë antieuropian dhe antishqiptar
Duhet të përfundoj përdorimini fjalorit antieuropian dhe antishqiptar njëherit, të përfundojnë fyerjet Muslimane-Serbo-Ruse për “Europën-kurvë”, fjalorë i nxitur dhe frymëzuar nga qarqet turkoislamiko-serbo-ruse, që na e futën në mendjen tonë të cekët me dinakëri të jashtëzakonshme.
Ky fjalorë fillimisht është përgatitur e shpërndarë mëtej prej xhamive dhe pseudointelektualëve të ndryshëm.
Prej shërbimeve sekrete armiqësore që kanë ndejt gjithë kohën mes tyre!
Ka mbi njëqind vite që popullit shqiptar ia imponuan fjalorin e tillë , për ta armiqësue me ata që s’na e kan ba asnjë të keqe.
Të keqen më të madhe na e ka bërë udhëkryqi historik , ku na rrahën aq shumë erëra në pjesën e gjeografisë së Gadishullit Ilirik. Dhe na rrëzoi e përdhosi vetja jonë e hutuar (dhe e pa orientuar) në kahun e duhur të interesave tona.
Asnjë popull nuk mund të orientohet drejtë pa i pasur intelektualët e mirëfillt, të sinqertë e që ia duan të mirën, që mendojnë sinqerisht për të, pra për vetvetën.
Se: Neve na shkoj jeta duke pritur prej “intelektualëve të mëdhenj” , atyre që nuk u shfaqen si njerëz, por “si përmendore!”.
Duke pritur prej atyre që mund ti kenë shkruar mbi “një metër libra” në renditje, por pa mendim.
Që nuk janë mendimtar!
Mendoj se ma i mirë është një bujk dhe mbathtar kuajsh , që ka aftësi të lindur për të menduar , se sa një “shkencëtar” i shpifur.
Tash ia nisën gjithandej ti bëjnë publike fotot e kishave dhe manastireve monumentale ortodokse të Kosovës, ku duan të tregojnë se përpara një shekulli kahdo frekuentuesit e tyre ishin shqiptarë-ortodoksë.
Vonë. Dhe, kot! Se tashmë: Shkuan!
Se, Sot, nuk janë më … Edhe për shkak të fajit të vonesës sonë historike!
Serbomëdhenj i bëri mulliri i njohur asimilues i Serbisë. I përgatiti që të ishin ushtarë, xhandarë dhe ua mbushi shpirtin me urrejtje ndaj shqiptarëve, vëllezërve të deridjeshëm.
Deshtëm a nuk deshtëm ta pranojmë, kështu vepron shteti që e pëlqen aq shumë tokën tënde.
Sikurse Turqia (neoosmane) që “ta futi kepën” në rrethana Lirie. Që ta mbushi vendin cep më cep me xhami. Pa të pyetur fare. Bisedoj direkt vetëm me strehën kryesore të agjenturës së saj në Kosovë. Që ishte dhe mbetët edhe agjenturë e Serbisë dhe Rusisë.
Politikanë llaskuca, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, punuan për atë agjenturë.
Dhe e shpërndanë me zell fjalorin e saj. Se shihej që ua kishte zanë udhën “3 % katolik”, krejt ashtu siç i mësoi Turqia, Serbia dhe Rusia.
Askush nuk deshti ta kuptonte se e gjithë kjo ishte urrejtje ndaj vetës, antishqiptarizëm i qartë.
Tash inspektojeni ndërtimin e megaxhamisë më të madhe në Ballkan, të cilën “Vëllai i Madh Turk” po ia ndërton “vllaut të vogël arnaut”, këtij “jetimi” të Ballkanit!
Po ia ndërton krejt gratis duke i zbrazur thasët me mbi 30 milionë euro, të taksapaguesve turq. Se kështu ka vlerësuar neootomanizmi, Dyaneti i afërt me Qeverinë Turke, për përhapjen e islamit në botë, sidomos në “viset turke të Perandorisë Osmane”.
Tash secili Shqiptar/e, duhet t’ia shtroj pyetjen e thjeshtë vetës: Si mundet të na respektoj tjetri, kur ne se respektojmë vetvetën?!
Si me e respektue, nderue dhe ndihmue atë që tregohet i pandërgjegjshëm dhe vetasimilohet pasi ia sollën Lirinë?
Jasha, “arnaut”, jasha !