Dosja e Kamenicës me gjasë ose ka humbur ose është zhdukur dhe në mungesë të saj është vështirë edhe të bëhen hetime serioze. Megjithëse edhe kur ka Dosje të kompletuara EULEX-i dhe prokurorët shqiptar nuk kanë hetuar?.

Ndryshe nga të dhënat nga tereni dhe nga deklaratat e dëshmitarëve vërtetohet se në tërë territorin e Kamenicës dhe jashtë saj janë vrarë këta persona: Ramadan I. Sijarina (1976), Shemsi Isufi (1965), Sabri Krivaqa, Driton Krivaqa, Agush Isufi, Besnik Maroca, Musli Ymeri, Tefik Hajdini, Rafet Isufi, Isa Kastrati, Mehmet Sabedini, Ramadan Latifaj, Zylfi Kastrati, Avdi Xhaqku, Ahmet A. Mehmeti, Arsim Sh.Isufi, Nevzad D. Kryeziu, Emin R. Kryeziu, Selver B. Kryeziu, Ismajl Xh. Ismajli, Xhelal Sopi, Asllan H. Thaqi, Fadil Zubaku, Emin Jerliu, Musa I. Morina.

Në komunën e Kamenicës sipas Dosjes të plagosur gjatë luftës së vitit 1999 janë 31 persona, ndërsa të zhdukur janë pesë veta.

Sipas raportit të komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës në vrasjet e shqiptarëve në këtë rajon janë të implikuar edhe një numër i ish udhëheqësve serb.

Ish zyrtarët serb janë përgjegjës për vrasjen, maltretimin fizik dhe psikik, vjedhjen, ndezjen e shtëpive dhe lokaleve afariste, zhdukjen e dokumentacionit me vlerë kombëtare, zhdukjen e dokumentacionit të administratës, dokumentet e gjeodezisë.

Për të gjitha këto veprime inkriminuese është vërtetuar nga dëshmitarët se përgjegjës direkt janë këta ish zyrtar serb: Filiq Dimitrije Branimir ish kryetar i Komunës së Kamenicës është përgjegjës për urdhrat e tij për asgjësimin e dokumentacionit të librave amë, regjistrat e popullatës në zyrat e ofiqarisë në Hogosht, Tugjec, Muqiverc, Strezoc dhe Kamenicë. Filiq është përgjegjës edhe për aerofotografimin e Kamenicës i vendosur në drejtorinë e Gjeodezisë. I tërë ky dokumentacion me vlerë është dërguar në Vranjë nga sekretari i Kuvendit Komunal Nikita Markoviq.

Branimir Filiq është përgjegjës për të gjitha krimet që janë bërë ndaj popullatës shqiptare gjatë kohë së luftës meqë ai ka qenë edhe komandant ushtarak. Gjatë kohës së luftës në zonën e Qafës së Kopernicës nga forcat ushtarake janë vrarë Ramadan Sijarina dhe Emin Jerliu si dhe është zhdukur Qamil Syla dhe Lulzim Vrajolli.

Stojanoviç Q. Bozhidar i lindur në fshatin Bosce, ish kryetar i Kamenicës dyshohet se së bashku me Nikita Markoviqin kanë organizuar grupet paramilitare për djegien e lokaleve afariste si dhe shtëpive të shqiptarëve. Është përgjegjës për plaçkitjen e bagëtive të fshatrave shqiptare në Petroc, Leshtar, Strezoc, Rahovicë dhe Gregjenik.

Stamenkoviq Xhella Goran – ish inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë është përgjegjës për rrahjet, maltretimet dhe burgosjet e shqiptarëve. Dyshohet se ka urdhëruar zhdukjen e shqiptarëve nga Kopernica, Hogoshti, Karaqeva etj.

Aleksiq Jovan Vlladimir – ish inspektor i sigurimit shtetëror në Kamenicë dyshohet se ka punuar sipas instruksioneve të Filiq Branimirit.

Filiq Zhivorad – ish polic i stacionit të policisë në Kamenicë dyshohet për maltretimet dhe rrahjet ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Tasiq Dobrivoje ish inspektor i kriminalitetit ekonomik, Gjorgjeviq Negovan.
Petroviq Sveta Gollub – ish polic në Kamenicë i cili dyshohet se më 27.03.1999 në vendin e quajtur “Therrat e Grizimës” vend i banuar me popullatë serbe e ka takuar dhe maltretuar, rrahur dhe alivanosur Asllan Lecin (1936) nga fshati Gmicë me vendbanim në Hajvali. Nga goditjet e rënda Asllan Leci i ka humbur shqisat e të dëgjuarit.

Nikoliq Zoran Dragan – gjatë luftës ka pasur rolin e paramilitarit. Pjesëmarrës i djegies së lokaleve afariste dhe shtëpive të shqiptarëve në Kamenicë.

Filiq Gjoro Sreqko – nga Kamenica ish punëtor i ndërmarrjes publike. Dyshohet se më 11 prill 1999 në fshatin Rahovicë ka marrë pjesë në ekzekutimin e Shemsi Isufit dhe Arsim Isufit. Gjithashtu më 19.06.1999 Filiq dyshohet se tek vendi i quajtur “Kriva Reka” ka marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Sabri dhe Driton Krivaqa si dhe Agush Isufit të gjithë nga Kamenica.

Maksimoviq Mile Vlladimir – ish punëtor i seksionit të pyjeve në Kamenicë i mobilizuar gjatë luftës. Dyshohet se më 19.04.1999 në fshatin Leshtar me urdhër të Bora Stankoviqit e ka futur në automjetin e tij Lulzim Vrajollin nga fshati Marec dhe e ka dërguar në drejtim të Kamenicës ku për fatin e tij ende nuk dihet asgjë.

Jovanoviq Boban nga Kamenica ish punëtor i “Jugobankës”. Gjatë luftës ka ndihmuar paramilitarët në vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve e pastaj djegien e shtëpive .

Sipas dëshmitarëve më 19 prill 1999 në fshatin Rahovicë ka marrë pjesë në ekzekutimin e Arsim Isufit dhe Shemsi Isufit.

Bozhidar Qedimir Stojanoviq nga fshati Huboc ish kryetar i këshillit ekzekutiv në Kamenicë. Dyshohet se ka formuar grupet paramilitare të të rinjve serb me qëllim që të plaçkiten mallrat e shqiptarëve dhe të digjen shtëpitë e tyre.

Me urdhrin e tij janë marrë – plaçkitur bagëtitë e trasha të fshatrave shqiptare Rahovicë, Strezoc, Leshtar, Petroc, Koretin dhe u janë dërguar fshatit serb Ranillug kurse një pjesë është dërguar në Bunanoc dhe Vranjë.

Deniq Panajoti është përgjegjës për djegien e shumë shtëpive dhe lokaleve afariste.
Dragan Qedomir Zhivkoviq – nga fshati Huboc është përgjegjës për djegien e lokaleve afariste në Kamenicë.

Stojan Mitiq – ish komandant i gardianëve në burgun e Qarkut në Gjilan dyshohet se ka maltretuar në mënyrën më çnjerëzore Mubien Arifin.

Trajan Maksimoviq nga fshati Gregjenik dyshohet se së bashku me Millan Vasiqin, Radosav Stojanoviqin, Radomir Gjokiqin kanë marrë pjesë më 18 prill 1999 në vrasjen e Shemsi dhe Arif Isufit nga fshati Rahovicë.

Serboljub Stamenkoviq ish drejtor në “Trajko Periq” dyshohet se më 11 maj 1999 së bashku me Dragan Stefanoviqin, Nikollë Matkoviqin, Kranqen Dimitrijeviqin, Dragan Periqin kanë maltretuar psikikisht dhe fizikisht qytetarët e fshatit Kranidell, me dhunë kanë vjedhur të holla, ari si dhe tërë pasurinë me vlerë.

Bogoljub Millosheviqi nga Kamenica dyshohet se me urdhrin e tij në fshatin Koretin më 19 maj 1999 janë kryer pesë plagosje të qytetareve shqiptarë të pafajshëm.

Miqa Simiq nga Berivojca polic aktiv. Dyshohet se më 31.07.1999 së bashku me Dragan Nikoliqin ka vrarë taksistin Fetah Fetahun nga Bujanoci në vendin e quajtur qeshma e “Mulla Nuhës”.

Për një pjesë të vrasjeve të shqiptarëve më 18 prill 1999 ishte ngritur aktakuza kundër Momqillo Trajkoviçit ish kryeshef i sigurimit në Kamenicë. Trajkoviç akuzohej për vrasjen e Ahmet Ahmetit (1970) i cili ishte ekzekutuar nga forcat serbe dhe Arsim Isufi (23) i vrarë në pragun e shtëpisë dhe në praninë e anëtarëve të familjes. Shemsi Isufi (34) dhe Ramadan Kastrati nga Karaqeva fillimisht janë kidnapuar e më pas janë ekzekutuar në periferi të Kamenicës.

Momqillo Trajkoviç akuzohej edhe për vrasjen e Murtez dhe Fadil Sherifit në fshatin Petrovc ku edhe janë djegur kufomat e tyre për të humbur gjurmë. Trajkoviç ishte përgjegjës edhe për rrethimin e fshatrave Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Kranidell, Karaqevë e Epërme, Rogaqicë, Topanicë dhe Koretin.

Në Hogosht është kidnapuar Ramadan Latifi dhe Mehmet Sabedini të cilët më pas janë likuiduar tek pishnajat e fshatit Karaqevë.
Në fshatin Kopërnicë para syve të familjes është ekzekutuar Ismail Ismaili. Në fshatin Rogoqicë Nevzad Kryeziu.

Në Karaqevë nga shtëpia e tij është marrë Asllan Thaçi i cili është rrahur e maltretuar dhe më pastaj me urdhër të Momqillo Trajkoviqit është dërguar në Prishtinë ku ekzekutohet nga dora e Zhivojin Filiqit dhe Sërba Aleksiqit në afërsi të liqenit të Badovcit.

Më 1 maj 1999 me urdhër të Momqillo Trajkoviqit, tek vendi i quajtur “Qafa e Kopërnicës” janë vrarë Emin Jerliu nga Dazhnica dhe Ramadan Siarina nga Firiqeva.
Trajkoviq është akuzuar edhe për plagosjen e Mevludin Fazliut më 11 prill 1999.

/rajonipress/