ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Shteti dhe Zoti!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Në shtetin tonë të ri, në Republikën e Kosovës, ku drejtësia ndahet në mënyrë selektive, qytetarët shpëtimin e kërkojnë tek Zoti në qiell për mbrojtje nga djajtë në tokë, të cilët dita-ditës po bëhen gjithnjë e më të shumtë në numër!

Sa më shumë i referohemi Zotit në qiell, aq më largë jemi nga drejtësia në tokë

Ne shqiptarët e robëruar ndër shekuj, i kemi besuar Zotit e jo pushteteve sundimtare. Të vetmën forcë mbrojtëse nga dhuna e pushtuesve e kemi kërkuar tek fuqia mbinatyrore-Zoti. Dhe për çdo gjë të keqe që na ka ndodhur e kemi ngushëlluar njëri-tjetrin duke e bekuar me lutje për mbrojtje nga Zoti!

Ashtu siq jemi të barabartë para Zotit, duhet të jemi të barabartë edhe para shtetit, përkatësisht para drejtësisë dhe ligjeve që burojnë nga Kushtetuta. Sikurse librat e shenjt që janë udhërrëfyes dhe të respektueshëm nga besimtarët, ashtu edhe Kushtetuta e shtetit duhet të jetë udhërrëfyese për njerëzit e pushtetit, në veçanti për bartësit e sistemit të drejtësisë, të cilët ligjin duhet ta zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë sikurse për pushtetarin ashtu edhe për qytetarin, sikurse për të varfërin ashtu edhe për të pasurin.

Për këtë arsye Kosova është ndër vendet me përqindje më të lartë të njerëzve besimtarë në Zot. Kurse vendet tjera me përqindje të lartë të besimit në Zot janë vendet më të varfëra në botë, por besimi në Zot është i lartë edhe në vendet e lira dhe demokratike, në të cilat, besimi në Shtet dhe në Zot është në të njëjtat nivele.

Arsyet e besimit në Zot dhe të mosbesimit në shtet

Arsyet pse në Kosovë ka kaq shumë njerëz që besojnë në Zot janë të shumta, filluar nga pushtimet e gjata dhe regjimet antipopullore, shkalla e ulët e zhvillimit ekonomik, edukata familjare, niveli i ulët arsimimit dhe përhapja e dogmave të shumta fetare të cilat shkaktojnë gjendje të caktuar emocionale dhe verbëri për qytetarët.

Fëmija lind i pastër sikur fleta e bardhë, në të cilën çka shkruhet një herë mbetet për tërë jetën. Kur lind fëmija, lind pa fe dhe pa Zot. Fëmiljës feja dhe Zoti i bëhen të njohura nga prindërit apo nga ata që kujdesen për edukimin e tyre. Imponimet familjare ndikojnë në formësimin e fëmijës, në edukimin dhe kulturën e tij në të ardhmen. Kurse shkolla është ajo që e mëson fëmijën për ekzistencën e shtetit dhe ndikon në ngritjen profesionale dhe përsosjen e personalitetit të individit.

Nga niveli i arsimimit nëpër shkolla varet prezenca e të rinjëve në “Shtëpitë e Zotit” (Kisha dhe Xhamija) dhe anasjelltas rritet dominimi fetar tek gjeneratat e reja!

Rritja e ekstremizmit fetar në Kosovë është produkt i kushteve të vështira sociao-ekonomike dhe degjenerimit kulturor, gjegjësisht i importimit të kulturave të huaja në vend të kulturës dhe traditave të bukura kombëtare të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi nga paraardhësit tanë.

Më shumë sesa dogmat fetare, në shpërlarjen e trurit tek të rinjët janë duke ndikuar dogmat partiake, përkatësisht gënjeshtrat e politikanëve mashtrues.

Përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, mostrajtimi i qytetarëve në mënyrë të pabarabartë nga pushtetarët në njërën anë dhe nga drejtësia selektive në anën tjetër, ka bërë që të humbet besimi i qytetarëve në shtetin e tyre.

Detyra e prindit

Është detyrë e secilit prind që ta edukojë fëmijën në rrugën e drejtë, duke e i shpjeguar në mënyrë reale dhe të drejt fenomenet natyrore, por edhe besimin në shtet dhe drejtësi, duke e mësuar atë, që, edhe atëherë kur drejtësia gabon janë ligjet e Universit (Zotit) që e rregullojnë çdo gjë në këtë botë. Çfarë desha të themë me ketë, assesi prindi nuk guxon që ta edukojë fëmijën, që ai më forcë (dhunë) ta bëjë ligjin dhe drejtësinë, por të punojë parreshtur për ta vënë drejtësinë në vend. Nganjëherë ruga e drejtësisë na duket e gjatë, por ajo vjen në kohën e duhur. Drejtësia vonon, por nuk harron!

Ata që besojnë në Shtet dhe në Zot nuk e përdorin dhunën si mjet për zgjidhjen e problemeve, por nuk e përdorin as kërcënimin dhe shantazhin, e më së paku sharjet dhe fyerjet ndaj tjetrit, pasi ato nuk janë njerëzore dhe as të natyrshme (nga Zoti)!

Kombi mbi çdo religjion dhe çdo parti politike

Përderisa kombi është zgjedhje pa dashje e njeriut, pra është trashëgimi gjenetike, fetë dhe partitë politike janë krejtësisht zgjedhje personale të njerëzve. Sikurse religjionet ashtu edhe partitë politike mundohen të ushtrojnë pushtet apsolut ndaj popullatës në të njëjtin territor. Janë të papranueshme imponimet e padëshiruara ndaj individëve apo grupeve shoqërore (familjeve) për të pranuar këtë apo atë fe, këtë apo atë parti politike.

Sa të ekzistojë njerëzimi, nuk do të ndalet beteja për dominim fetar dhe politik në rruzullin tokësorë, sikurse që nuk do të ndalet as lufta mes të mirës dhe të keqës. Gjithmonë do të ketë njerëz të drejtë dhe lakmitar, përkrahës dhe kundërshtarë, besimtar dhe servil të pushteteve, trima dhe atdhetar, por ka edhe frikacak që i nënshtrohen të gjitha regjimeve apo pushteteve totalitare dhe demokratike.

Kombin dhe atdheun duhet t’i duam dhe adhurojmë ashtu siq i duam prindërit tanë, duhet t’i ruajmë si shtëpinë tonë, duhet t’i lartësojmë dhe forcojmë çdo ditë e më shumë siq e dëshiron Nana rritën dhe ngritjen e fëmijës së vet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu