ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Malsorët votuan për të ardhmen e tyre

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik  

Në zgjedhjet lokale në Malësi, që u mbajten me 5 mars nuk ndodhi ndonjë befasi por u verifiku ashtu siç  pritej fitorja  absolute  e Forumit  Shqiptar duke vazhduar të udhëheqin me komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke dëshmuar se komuna e pavarur arsyetoj ekzistimin e saj në çdo aspekt  që u mbeshtet nga qytetarët e Malësisë në shenjë vlerësimi për qeverisjen dhe investimet e realizuara në favor të qytetarëve të saj 

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 5 mars, kanë marrë pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, ku të drejtën e votës prej 12.387 qytetarëve e kanë shfrytëzuar  8245 qytetarë  apo 66.63% e tyre. Qytetarët kanë votuar në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 keshilltarë në kuvendin komunal dhe ishin të dytat në komunën e pavarur të Tuzit. 

Sipas rezultatëve të publikuara nga KKZ subjektët konkuruese kanë fituar këto numër votash:  Forumi Shqiptar(ASH, LDSH,UNSH,LDMZ) 4.282 vota(51.83%) -18 këshllltarë, Koalcioni “Rrugës së drejtë” (PDS,BS,UDSH,SD) 2.755 vota(33.35%)-12 këshilltarë, Demokratët e Malit të Zi 417 vota(5.05%) -1 këshilltarë dhe Partia Socialdemokrate –Lëvizja për Tuz 333 vota(4.03%)- 1 këshilltarë, ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar: Koalicioni Partia Demokratike-Forca 189 vota(2.29%) SNP-160 vota(1.94%) dhe SPP-126 vota(1.53%), duke mbetur jashtë skenës së parlamentit lokal.  

Votuesit favorizuan  Forumin Shqiptar 

Nëse krahasojmë votimet para katër vitësh(2019), del qartë se kemi ndryshime sasiore, sipas subjektëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Kështu atëherë Forumi Shqiptar(ASH,UDSH,LDSH) ka  fituar 3.682 vota(47.2%) dhe 16 këshilltarë, nga del se pas katër vitëve  ka pasur rritje prej 600 votash(14%). 

Nga ana tjetër DPS në vitin 2019 ka pasur  2.461 vota(31.80%) -10 këshilltarë, Partia Boshnjake  953 vota(12.20%)-4 këshilltarë, Socialdemokratët 357 vota (4.58%)- 1 këshilltarë, ku gjithsej ishin 15 këshilltarë. Ndërsa  Demokratët kanë  fituar 245 vota apo 1 këshilltarë. 

Ndërsa në vitin 2023, ndonëse  DPS-i ka dalur në zgjedhje në koalicionin e zgjeruar ai është humbësi më i madh sepse nga 10 dhjetë këshilltarë në vitin 2019, tani ka rënë  në 5 këshilltarë, ndërsa nga 3 kanë UDSH e PB, ndërsa 1 e ka SD. Rënia për tre këshilltarë  nga 15 në  12, dëshmohet edhe nga numri i votave të përgjithshme nga 3771 në 2755 më pak për 1016 apo 26.94%.  Ndonëse një koalicion i tillë ka qenë premtues se do të jetë me potent, qytetarët e Malësisë nuk e kanë mbeshtetur siç kanë parashikuar. 

Malësorët  dëshmuan se dijnë të qeverisin  

Si në vitin 2019 edhe tash në zgjedhjet e dyta lokale duke vlerësuar se bashkimi i subjektëve politike ka përparësi në ruajtjen dhe mbajtjen e pushtetit lokal në komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar ia arriti objektivave politike. Madje kësaj here edhe më shumë, sepse qytetarët e Malësisë kanë hetuar ndryshimin nga qeverisja vendore për katër vite me tepër se disa dekada kur këtu ka udhëhequr DPS-i. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse vetëm miopët dhe maleciozët mund të mohojnë të arriturat katërvjeçare.Madje, qeverisja vendore nga kuadrat vendase dëshmuan se dijnë të udhëheqin dhe të menaxhojnë sikurse komunat tjera me përvojë shumëvjeçare. Ndërsa tash qeverisjës vendore i mbetet të realizojnë ata objektiva të cilat janë nisur dhe nuk kanë pasur mundësi për ti realizuar për shkaqe të ndryshme.  

Malësia model për Ulqinin 

Në sajë të angazhimit dhe rezultatëve të arritura Malësia si model mund ti shërbejë edhe Ulqinit jo vetëm në organizimin politik por edhe ne fusha të tjera. Ndërsa bashkimi i subjektëve politike shqiptare në një koalicion parazgjedhor identik si Forumi Shqiptar në Tuz garanton sukses në zgjedhje. Por, për diçka të tillë duhet vullnet politik për të vendosur në Ulqin  pa animozitete personale e partiake, duke e cilësuar Ulqinin si qendrën e shqiptarëve për të vendosur në mënyrë autonome për pushtetin lokal.  Çdo eliminim i vetvetës duke i dhënë përparësi Podgoricës, është nënshtrim politik me pasoja për identitetin politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Mosgadishmëria për arritjen e një koalicioni për qeverisjen lokale në Ulqin nga subjektet politike shqiptare në vitin 2018, është dëshmi se të tillat kanë dështuar në skenën politike lokale në kundërshtim me vullnetin e elektoratit votues në këtë mjedis. Sepse votuesi shqiptar ata i ka mbeshtetur që të arrijnë një koalicion në mes tyre e jo ta mbeshtesin DPS-in  për të qenë pjesë e koalicionit madje edhe duke ia mundësuar për të zgjedhur kryetarin e komunës. 

Diaspora vlerë kombëtare   

Kur trajtojmë diasporën pikë referuese te shqiptarët në Mal të Zi, mbeten diaspora nga Malësia e cila veçohet me organizimin dhe përkushtimin ndaj vendlindjës së vet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në diasporë kemi ma shumë se sa në vendlindje, madje sipas disa të dhënave  jashtë janë edhe tri Malësi tjera. Ardhja e disa qindra malësorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Malësi, pasoi pas suksesit në vitin 2019, ndërsa kësaj here  suksesi nuk mungoi, duke i dhënë vulën fitorës absolute të Forumit Shqiptar. Nuk ka dilemë se diaspora shqiptare ishte dhe ka mbetur ndërgjegja e kombit përkatësisht vlerë kombëtare. 

Votuan për vetën  

Fitorja e pushtetit lokal në vitin 2019 dhe përseritja e tillë edhe me 5 mars 2023, dëshmon së malësorët janë vetëdijësuar se duhet të votohen partitë shqiptare e jo të tjerëve jashtë Malësisë.  Nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje  ndaj Forumit Shqiptar konkurent kryesor  ka qenë  koalicioni “Rruga e drejtë” e udhëhequr nga DPS-i e M.Gjukanoviqit me mbeshtetje të tre partive tjera(PB,UDSH,SD). Por, si para katër vitesh edhe kësaj here malësorët vlerësuan  me tepër  Forumin Shqiptar, sepse  mjaft kanë votuar për të tjerët. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse deri në vitin 2019, DPS-i Malësinë e ka trajtuar si rezervuar votash për të mbajtur pushtetin në Podgoricë e jo për çështje tjera, që është dëshmuar me mos investime e ngecje zhvillore e ekonomike, që  ka ndikuar në emigrim të vazhdueshëm të shqiptarëve.  Pikërisht nga  një qasje te tillë injoruese  malësorët e denuan me votën e tyre, duke dëshmuar se qeverisja lokale me kuadrat vendase në komunën e pavarur është në favor të qytetarëve të Malësisë. 

(Mars  2023) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu