ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Origjina e Greqisë : Mashtrimi më i madh i historisë të lashtë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Mathieu Aref
                                                                                                                                  Në kohët e lashta shumë qytetërime u pushtuan nga pushtues të huaj që i integruan, asimiluan dhe i kanë plotësisht përthithur. Kjo ndodhi, për shembull, në Egjipt : Asirianë, Persë, Lagjidët Ptolemaikë të fundit që rrjedhnin nga gjenerali maqedonas i Aleksandrit të Madh “Ptolemeu i Parë” (-368-283) të cilët pushtues përthithën qytetërimin egjiptian. Në Sumeri në mijëvjeçarin e katërt para erës sonë ( Pellazgët që kanë përthithur qytetërimin Sumerian); rajoni i Hititejve/Hative në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit (Pellazgo-frigian që kanë përthithur qytetërimin e tyre); dhe sidomos trojat të Pellazgëve që u pushtuan nga semito-egjiptianë të ashtuquajtur Helen që uzurpuan, përvetësuan, monopolizuan, integruan, asimiluan dhe përthithen hapësirën të Pellazgëve, etj.
Ne e gjejmë të njëjtin proces në disa vende të periudhës moderne të okupuar nga udhëheqës me origjinë të ndryshme nga popullsitë autoktone të vendeve të pushtuara : në Turqi Atatürku (Ismail Qemali 1881-1938) me origjinë shqiptare, është fillimisht në krijimit të Turqisë moderne të cilën ai e ka reformuar dhe laicizuar ; Mehmet Ali Pasha, me origjinë shqiptare, është krijuesi i Egjiptit modern të cilin ai e reformoi plotësisht, e ka modernizuar, industrializuar dhe zhduki analfabetizmin dhe është themeluesi i një dinastie mbretërore e cila zgjati gati 150 vjet (nga 1804 në 1952); Habib Burgiba (1903-2000), nga një familje shqiptare e vendosur në Libi e më pas emigruar në Tunizi, është reformatori i Tunizisë moderne (arsimi, ulja e pabarazive midis burrave dhe grave, zhvillimi ekonomik dhe një politikë e jashtme e ekuilibruar …), etj. . Unë përmenda këta udhëheqës të fundit me origjinë shqiptare të cilët u bënë politikanë të shquar, sepse ata adoptuan, integruan dhe asimiluan vendin pritës ose vendin e pushtuar dhe u përshtatën kulturës, gjuhës, rregullave, traditave dhe specificitetin të secilit prej vendeve që pushtuan ose qeverisën . Të gjithë këta udhëheqës punuan me mish dhe më shpirt për vendet që pushtuan, por nuk bënë absolutisht asgjë për vendin e tyre të origjinës. Mos të harrojmë se bashkatdhetarë të tjerë në të njëjtën mënyrë përsëritën të njëjtat qëndrime dhe të njëjtën sjellje : më shumë se njëzet perandorë Romakë dhe Bizantinë ishin me origjinë Trako-Ilire ! Më në fund shembulli më i kuptimplotë është ai i Aleksandrit të Madh (-326-323 para erës sonë) një tjetër Maqedo-Epirot me origjinë Pellazge : ai pushtoi një pjesë të madhe të botës por nuk bëri asgjë për Maqedoninë apo Epirin, trojat e paraardhësve të tij !
Kjo është pikërisht ajo që bënë Helenët (me origjinë semito-egjiptiane) gjatë pushtimit të tyre të trojave të Pellazgëve të lashtë : ata përthithën plotësisht civilizimin e të mundurve në të gjitha nivelet (kulturë, gjuhë, legjendat, mitet dhe kultet përfshirë atë të “Zeus-it pellazg” (Iliada XVI, 233/236). Për më tepër, për të provuar se ishte një popull autokton, pushtuesit helenë krijuan artificialisht një “Përmbytje të Deukalionit” (lloj i Noeut të Biblës), i cili me gruan e tij Pirha mbijetuan kësaj Përmbytje (“kopja” e asaj të Dhiatës së Vjetër !) : djali i të cilëve “Hellên” u bë paraardhësi eponim i Helenëve ! Prandaj, këta të fundit janë arritje të vonshme në atë që do të bëhej Greqi dhe u shfaqën vetëm pas “katër shekujve” të quajtur “të errët” (-1200-800) ku ne nuk dimë absolutisht asgjë për Helenët e ardhshëm, fillimet e civilizimit e të cilëve janë të vendosura pas shekullit të 8-të para erës sonë, etj, etj.
Pra, këto janë fillimet e qytetërimit të ardhshëm helen. Një histori e cunguar dhe e manipuluar nga pushtuesit e parë helenë (Akeo-Danaenet, Kadmet dhe Pélopidet) për të cilën zbulohen disa aspekte të origjinës së tyre të ndryshme (qartë ose në filigran) nga autorët e lashtë grek dhe për të cilët shumë autorë modernë i kanë injoruar ose fshehur apo maskuar , ose të injoruar nga neglizhenca, nga mungesa e kthjelltësisë ose mendjemprehtësisë apo edhe për mungesë të kryerjes së saktë të studimeve, hulumtimeve dhe analizave të thelluara të teksteve të Antikitetit.
Rezultati : jemi përballë një prej mashtrimeve më të errëta dhe më të rënda të historisë së njerëzimit !
_______
Doktor i Histoisë së Antikitetit – Sorbonë (Sorbonne) , Paris
E ka studjuar historinë antike parahelene në Beaux-Arts/Le Caire -Ecole Pratique desHautes Etudes-Université – Paris/Sorbonne.
Jeton në Paris, France

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu