ARKIVI:
18 Tetor 2024

Kosova në mes të filosofisë së Borellit dhe Escobarit

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Instuticioni dhe shteti (BE dhe Spanja) që e përfaqson Boreli nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Prandaj, nëse Borel mban pozicion neutral në negociatat shqiptaro-serbe, ai hapur promopvohet se është pro serbian. Nëse pozicionohet se është pro Republikës Kosovës, duhet të dihet se në “ilegalitet e armatos Serbinë me faktor filozofiko politik, ndërsa legalisht e favorizon që të organizohet dhe t` i takojë familjes BE një ditë, sepse kapitullin 35 Kosova tani për tani nuk mundet ta shohë as në ëndërr. Lidhur me këtë Serbia sipas dokumentve të kohës është e para që është shkëputur nga Jugosllavia më 1989, ndërsa ka luftuar përmes suprimimit të krahinave të deshmohet kinse është për ruajtjen e Jugosllavisë. Këtë dyfytyrsi Serbia do ta deshmojë pastaj me agresion pas agresioni, duke filluar nga lufta në Slloveni e duke mabruar me gjenocidin në Kosovë më 1999. Por që të kuptohemi më lehtë, e prezantojmë një fakt: nëse dikush e tradhton kombin, shtetin, partinë, rreligjionin është një çështje që mund të riparohet disi. Por nëse e ka tradhtuar Serbia vetën , atëherë nuk ka riporovim, nuk ka as sherim të tradhtisë në asnjë formë të dukjës së saj. Serbisë i mbetet t` i paguaj dëmet e luftës. 

Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, hapur A. Vuçiq po e përseritë historinë e S. Millosheviqit kur thoshte se Serbia (1990) do t` i zabtojë ligjet e Jugosllavisë, për aq sa i konvenon asaj. Ky pohim faktohet kështu: A. Vuçiq- Serbia rreth marrëveshjes Ohrit nuk ka nënshkruar asgjë, prandaj nuk do ta zbatojë fare. Dhe prap G. Eskobar publikisht kërkon që Kosova ta themelojë e para asociacionin, sepse i njejti e ka siellë Dodikun në Bosnje që të rrënojë çdo gjë.  

Sa i takon Gabriel Eskobarit është një planimetri e renditjës që kërkon njohja politike, por që nuk mundet për t` u lexuar me alfabetin politik, madje as me mjegulla të Makiavelit. Në këtë mënyrë, normalizimi i djegësisë së rreanave për konsum të brendshëm në Serbi, është një mall i vetëm për të trilluar diçka në stilin e rrezikut në pyll, për fatin e “bagëtive dhe shansën e ujkut të uritur”. Në këtë mënyrë me politikanët serbian çdo kontakt është “tregti ilegale” sespe sot është i mjatë, neser është i djathtë, pasneser është i dezorinetuar, sepse tërë karakteri i politiaknit serbian është i mbështetur në rrena dhe mohim të së vërtetës. 

Lidhur me këtë nëse Kuvendi maratonik i Ohrit më 18 mars 2023 rreth normalizimit të mardhënjeve në mes Republikës Kosovës dhe Republikpës Serbisë, ishte i përëqëndruar që “zajednica” të fokusohet në qendër, atëherë Eskobar si dirigjent nga pozicioni i strategut politik, hapur ose me deshirë ose me qëllim ka mbajtur anën e Beogradit. Kjo praktikë diplomatike ndodhë për faktin se Plani Francë-Gjermani për Kosovën, është shumë i balansuar, ndërsa prej Ohrit doli i “lagur”, sepse u dëgjua fjala e Vuçiqit dhe asnjë nënshkrim nuk u sigurua në favor të zgjidhjës së çështjeve kyqe. Kështu, disi kuvendi i Ohrit ia dha krahun filozofisë së atyre që po grryejnë teren për ta sendertuar “Ballkanin e Hapur”, krejtë me qëllim që Serbia të shet armatim dhe t` ua kurdisë shitësve ndonjë luftë lokale kudo nëpër glob. Tash Damjean Arnond (sherbimi DGSE Francez) është më në shansë të kuridsë ndonjë komplot për t` u harruar se GJND e ngriti Padinë për krime lufte kundër V. Putinit, pikërisht më 18 mars 2023. Kjo do të thot se shumë të interesuar e kuptuan pastaj realitetin se atë gjykatë: SHBA, Kina dhe Rusia nuk e pranojnë. Parndaj, shtrohet pyetja pse e tërë kjo pluhnajë para krizës ekonomike që e ka përfshi botën, me fajin e Rusisë, po diskutohet dhe nuk po vrehet se kush me cilën gjuhë po folë. 

Në botë sot çarkullon lajmi se ekonimia ruse është në kollaps. Por, brenda Rusisë politike ky konstatim është fare i pavlerë, sepse varfëria atje është realitet i përshtatur edhe po mos të kishte luftë fare me Ukrainën. Ndersa, Ukraina është në luftë për ekzistencë, këtij realiteti për shkak të rrezultatit të zgjedhjeve në Mal të Zi, trekëndishit Beograd-Moskë-Bruksel po i shtohet vlera për të keq, sepse pasiguria është trefishuar në çdo berzë ku shitën lajmet e bojatisuara e që i ka përfshirë inflacioni. Ky pozicion strategjik që është dëshmuar se është fitimtar në Perendim, po tregon se Rusët në rrafshin operacional po deshtojnë, por në rrafhsin taktik, lojtarëve të kësaj shkolle ruse u duhën milimetra hapësirë, sepse centimetrat u mungojnë. E vërteta, këtyre lojatarëve u duhen në pjesën e dytë të lojës dy metra hapësirë, sepse nuk kanë asnjë centimetër pozicion të lirë, për shënim të një vlerë të dyshimt, sepse Eskobar e shiqon “interesin e jo miqësinë”. Në lidhje me këtë, unë mendoi, nuk e di a po më kuptoni, se “ushtarëve rus në këtë betejë po u shënohet në konto fitore nga humbja zyrtare” (!). Pra, ka ndryshuar Epoka, dhe duhet ta kuptojë tërë kombi shqiptar, se Epoka historike dhe filozofike, pikërisht me fajin tonë është kthyer kundër nesh, sepse e sollëm Gjykatën Speciale në ball të votrës dhe tash si po shkojnë informatat ka shansa që xhelati dhe viktima të barazohen në peshë dhe fizikoterapeuti këtu nuk ndihmon fare sado profesional të jetë. 

Në këso politike që zakonisht përseritet në çdo 25 vjet, filozofia e historisë është për barazimin e datave, por nuk është për barazimin e peshës. Kjo do të thot, se Brukseli dhe Washingtoni po luftojnë për blerje kohe, sepse malli është i shitur në tjetër treg, të cilin e menagjon Pekini dhe Moska. Së këndejmi, duhet prodhuar mall më të freskët dhe për t` i sherbyer ndoshta blerësit të lodhur në luftë për liri që të sigurojë treg për lëvizje të lirë të teknologjisë së forcës. 

Realiteti intelektual i krizës 

Në Republikën e Kosovës gati të gjithë janë në front kundër NJËSHIT. Por, për fatin tonë realiteti nuk është i tillë që të frigohemi nga lajmet që do të vijnë nesër. Prandaj shtrohet pyetja: Kush e vrau REALIZMIN Borell-Vuçiq, apo Eskobar Lajçak, faktet tregojnë se Albin Kurti është fitues sepse i ka shiquar dhe shijuar gjërat nga poshtë lartë dhe imediativisht ka dalë më fortë. Megjithë këtë kjo nuk është fitore e ekipit, por e individit, pradaj i duhet kolektiviteti i saj në realitetin tredimenzional.  

Realiteti shekncor i krizës 

Kur të analizohet realiteti shekncor i krizës, hulumtuesi dhe opinioni duhet të janë britalisht të sinqert para popullit. Së këndejmi të gjitha diagramet tregojnë se “pentagrami” jonë politik nuk është në frymën e melodisë së publikuar, prandaj ka vend për dyshime që duhet objketvizohen për një kohë fare të shkurtë. Edhe më konkret. Asgjë në këtë politikë të “hunit dhe tierqve” nuk duhet lërë rastit dhe kohës, sepse asgjë nuk lëvizë pa pasë një shkak. Shkasi është vetëm zjarrvënje por pasojat pastaj janë fare të pafavorshme. 

Realiteti politik i krizës 

Në vendet me deficit të kulurës politike që zakonisht është e shkolluar, realiteti i krizës kuptohet shumë më mirë kur tregohet si prrallë, sepsa si analizë sepse politika është zejtari e dyftyrësisë. Prandaj vendet që janë ende në tranzicion të luftës në mes shkollës tradicionale ku sinqeriteti është treg me vlerë të njëmendët,  shansat për një bifurkacion natyral janë zero sepse natyra e mallit nuk lejon shitje me pakicë, sepse “mallit” serbian nuk duhet t` i besoi askush. Mjerisht po ngjan e kunderta dhe Ballkani nga sindromi shovinist-nacionalsocialsit serbian është kah vuan qe dy shekuj. 

Ndërtimit i konceptit të shtetit në hapsirën shqiptare 

Së pari ky realitet duket në lëvizjet shoqërore si shansë teorikei trodimenzionale me rëndësi strategjike. Pastaj në proces gjërat nuk vijnë vetvetiu në vend të vet, por duhet forcë, dituri të arsimuar për t` i rënditë ngajrjet e bluara pa rend dhe pa orar kohor. Njeriu i guximshëm në këtë nivel të lëvizjës duhet të zgjidhet me kujdes se cili e posedon dien dhe guximin e prijsit. Së këndejmi një konkluzë mund ta peshojmë para popullit me garancion se: Albin Kurti nuk është i korruptuar dhe nuk tradhton, as parti, as shtetin që e drejton, as rreligjion e sidomos nuk e tradhton vetvetën. 

Të përfundojmë. Republikën e Kosovës nuk e njohin: Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia, Qipro. Këto shtete janë antare të BE, e cila kumullativisht nuk e njeh Kosovën. Po Republikën e Kosovës në Evropë nuk e njohin edhe këto shtete, kryesisht me fajin e Serbisë e cila kurrë nuk ka shansë që do të traferomohet nga një shetet nazifashist në demokrci perendimore, e ato shtete janë: Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Vaktikani. 

E verteta, nuk mund të thuhet se Gabriell Eskobar nuk e njeh politikën serbiane. Madje nuk mund të thuhet se Boreli spanjoll dhe Llajçaku sollvak nuk e njohin Serbinë. E kunderta, nuk janë këta në pozitat që i mbajnë rastsisht, e as pahiri, por janë zgjedhë aty me tendencë që Kosova të dali nga dialogu sa më e palgosur. Dhe plagosja po shkon valë valë, ndërsa plaga sikur po metastazon sepse shumë qarqe politike në Beograd hapur, madje në parlament po kërcnohen se kur ta marrin pushtetin do ta kthejnë pushtetin kolonial në Kosovë. 

Këto fakte kërkojnë analizë shkencore, që do të thot se Republika e Kosovës duhet të investojë në mbrojtje në shkallë serioze, kuptohet me garancion të aleatëve si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe. Kështu Kosova në mes filozofisë Borelit dhe Eskobarit duhet të largohet dhe të peshojë në këmbë të veta, me arsim, ekonomi, dhe mbrojtje legjitime. Për ndryshe, Beogradi ka filluar të kërkojë leje nga Rusia që çështja e Kosovës të konsiderohet sikurse çështja e Qipros. Por në këtë filozofi dikush duhet t` ia përkujtojë Beogradit se nuk është Ankara e as Konstandinopojë. 

Serbia në armiqsi me të gjithë fqinjët 

Serbia dje dhe sot është në armiqsi me të gjithë fqinjët: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe sidomos është në armiqsi të heshtur me Bullgarinë shumë më egër se sa me shqiptarë. E vërteta, Serbia si forcë e shpërndar ruse po reflekton armiqësi edhe me Rumuninë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do të duhet me procedurë të shkurtër ta pranojë Republikën e Kosovës, fakt ky që në fillim të vitit 2023 kishte edhe iniciativa prej atje. 

Tani ta shënojmë një filozofi politike që ka ndodhë në Rambuje. Pas shumë peripetive do të pasojë teksti definitiv për nënshkrim me 18 mars 1999 në Parisë. Aty do të lind ideja se në Kosovë duhet pas TRI viteve të mbahet REFERENDUMI për mbetje nën Serbi, ose për Republikë të pavarur të Kosovës. Pala serbe, në këtë pazar insistonte që referendumi për Kosovën të mbahet në tërë hapsirën e Serbisë, madje edhe në Vojvodinë. Këtë propozim pala ndërkombëtare nuk  e pranoi dhe pozita ku duhej të nënshkruaj RFJ +Serbia mbeti e shprazët. Kuptohet, Millosheviqi i rriti represajet ndaj shqiptarëve për 28 herë deri më 9 qershor 1999 sa që 56% të shqiptarëve i DEPËRTOI jashtë Kosovës. Ndaj kësaj dhune që i ngjante dhunës naziste, do të reagojë NATO nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999. 

Pas mbarimit të luftës, më 9 qershor Serbia e nënshkruan kapitullimin në Kuamnovë. Dhe çështja e Kosovës do të mbetet problem ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës  e shpalli pavarësinë. Nga ky moment pala serbiane do ta intensifikojë lansimin e intrigave, sidomos lidhur me “transplantimin e organeve njerëzore në Shtëpinë e Verdhë” në Malësi të Mbishkodrës. Dhe akuzën ndaj krerëve të UÇK-ës  Dik Marti dhe Krala Del Ponte do ta ngrisin pikërisht mbi “faktet” e fabrikuara në Shtëinë e Verdhë. Por, kur bota e civilizuar e kuptoi se “ku dhe në çfarë kushtesh, po nodhëte trasplanitimi” (afpr torishtës bagëtive sipas serbianëve!!!), atëherë ngadal do të pushojë dhe shuhet fare akuza e trilluar nga serbët për traspalnitim.  

Po, e kam lexuar Aktakuzën e Gkykatës Speciale  ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Askund nuk përmendet Shtpia  e Verdhë. Por, Kuvendi i Kosovës vetëm duke pasë parasysh se tërë akuza është rrenë e fabrikuar serbiane, e pati votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Në lidhje me këtë, pala serbiane kur e kuptoi se tërë mundi i intrigave antishqiptare, kishte shkuar në kanalizim rreth Shtëpisë së Verdhë, me të shpejtë do ta lansojë iden se ndaj Dik Matrit, duhet organizuar atentat. Madje Dik Matri e publikoi “krcnimin” sepse korrupsioni ishte i xhveshur në shkallë shumë të dukshme. Por, Kosova heshti çuditërisht-Pse? 

Tash kur çështja e Gjykatës Speciale është në prag të funksionalizimit apo të kompromitimit, tërë procesi është kthyer në luftë intenzive për të sigurauar dëshmitarë të mbrojtur, por që dijnë për të treguar intriga, serbiane e ata janë të pakët.Unë mednoi e ajo do të vërtetohest shumë shpejtë se kush kuajt i ka  shkruar nepër kabinete deklarata pa myhyrë dhe pa nënshkrim.  

Shkrimi i dedikohet Porf Ukshin Hotit dhe 14000 shqiptarëve të masakruar nga solldateska serbiane, si xhak i humbur. Në këtë skenar bën pjesë edhe bartja e kufomave shqiptare, dhe varrosja e tyre nepër Serbi për të humbur gjurmë. Varrezat masive janë evidentuar në: Surdullicë, Btajnicë, Petrovo Sello etj. Krimet, thot drejtësia nuk vjetrohen, ato e presin drejtësinë. Prandaj Borel dhe Eskobar duhet të mirrën edhe me një “filozofi” serbiane që është bërë kancer i Ballkanit qe dy shekuj pa pushim sidomos ndaj shqiptarëve. E vërteta, serbia zyrtare nga viti 1836 e deri më 1995 i sajoi 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve. Dhe, presidenti serbian tash thot: “Nuk nënshkruaj asgjë”. Vërtetë fjalë e guximshme, sepse 37 programet janë mjaftë mirë të ruajtura dhe të nënshkruara. Po, insitoi që të dihet edhe fati i të vrarëve serbian dhe siellja e sherbimit Kontrainformativ ushtrak dhe policor serbian. Çështja e krimeve pra duhet të zbardhet nëse duam për të filluar një Epokë e re në Ballkan. Këtë fat historik e ka Boreli dhe Eskobari. Por jam fare pesimist në aftësitë e tyre që të hyjnë në histori të filozofisë, madje humane.  

Më 24 mars 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu