ARKIVI:
23 Janar 2025

The United States Daily (1928) / Ahmet Zogu falenderon presidentin amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë (Telegrami)

Shkrime relevante

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2023 

“The United States Daily” ka botuar, të shtunën e 22 shtatori 1928, në faqen n°2, telegramin e Ahmet Zogut dërguar asokohe presidentit amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti shqiptar falenderon Presidentin

Shpreh mirënjohje për njohjen dhe për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq.

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Mbreti i Shqipërisë i ka telegrafuar Presidentit Coolidge duke e falënderuar për njohjen dhe urimet e bëra me rastin e marrjes së fronit të Shqipërisë.

Telegrami i bërë publik nga Departamenti i Shtetit më 21 shtator shpreh gjithashtu mirënjohjen e popullit shqiptar për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq Amerikan. Telegrami vijon në tekstin e plotë :

Tiranë, Shqipëri. 

Shkëlqesisë së tij Calvin Coolidge, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington, D.C. 

I prekur thellësisht nga urimet dhe përgëzimet e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur me kaq dashamirësi me rastin e ngjitjes sime në fronin e Shqipërisë, nxitoj t’ju paraqes sigurinë e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt miqësie të përzemërt ndaj meje dhe popullit shqiptar. 

Me këtë rast kam kënaqësinë t’ju përcjell shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes që populli im vazhdon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për ndihmën humane të marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan në një kohë kritike. 

Për më tepër, populli shqiptar është shumë mirënjohës për mikpritjen e përgjithshme që Republika e madhe e Shteteve të Bashkuara u bën me kaq lirshmëri shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke u dhuruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqenies amerikane. 

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, urimet e mia më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitetin më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara. 

(Nënshkruar) ZOGU

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1928-ahmet-zogu-falenderon-presidentin-amerikan-calvin-coolidge-per-njohjen-dhe-urimet-e-tij-me-rastin-e-ngjitjes-ne-fronin-e-shqiperise-telegrami/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu