(Kёtё shkrim e kam marrё fillimisht nga miku im nga Ferizaj, zoti Hyzri Salihu, por tani shoh se ёshtё pёrhapur nё internet. Origjinali ishte me shkrim dore, por unё e “zbardha” nё kompjuter. Mё tёrhoqёn shumё fakte qё autori i letrёs pёrmend, pasi bёhet fjalё pёr historinё tonё tё re pas Lufёts sё Dytё Botёrore, kur pjesёrisht kam qenё edhe vetё dёshmitar)
Përgatitur nga: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë
Lindur 15 janar 1929, Korҫё
Me banim nё Caserta, Itali
I dashur dhe i ndershёm zoti Tajar, (supozoj se ёshtё Tajar Zavalani, ish punonjёs pranё radios BBC nё Londёr)
Qё 14 vjeҫ, nё vitin 1943, kam qenё anёtar i Rinisё Politike tё Ballit Kombёtar, duke punuar me grupet e para tё Korҫёs qё luftonin kundёr sistemit komunist. Kryetar kishin Asan Amatёn, sekretar Skёnder Qytezёn. Punonim pa u lodhur me tё rinjtё e tjerё qё tё mos gaboheshin nga rrenat e komunistёve. Udhёzimet i merrnim nga kryesia e Ballit Kombёtar tё Korҫёs. Traktet i shtypnim nё shtёpitё e tё nderuarit Qamil Qyteza dhe Asan Amata dhe i shpёrndanim nё qytet.
Me gjithё punёn tonё, propaganda komuniste pёlqehej mё tepёr, me premtimet e bukura dhe fantastike tё saj, prandaj edhe puna jonё nisi tё dobёsohej. Populli nuk e kish provuar parajsёn fantastike tё komunistёve dhe nuk e dinte ku tё shpinte rruga e tyre. Edhe ҫetat e Rinisё sё Ballit po pakёsoheshin. Mё vonё, edhe ata vendosёn ta lenё atdheun. Mё parё, erdhёn nё Korҫё shumё ballistё nga Ҫamёria, Vlora, Gjirokastra, gjithsej 2000 vetё, qё me 24 shtator 1944 u larguan nё tokёn greke, nё pamundёsi t’i rezistonin mё komunistёve.
Pushuam ca ditё nё Qytetin e Follorinёs ku na erdhёn si “miq’ komunistёt grekё, qё na kёrkuan tё bashkoheshim me ta. Ndёr ta ishte njё Kristo, i njohur mirё nё Bilisht tё Korҫёs, ku kish punuar mё parё.
Kristo propozoi t’i blinte armёt tona, por e kishin lёnё mendtё pasi ushtarёt e Ballit nuk u ishin dorёzuar as komunistёve e kёlyshёve moskovitё nё Shqipёri dhe jo mё palaҫove grekё. Me siguri ata ishin porositur nga komunistёt shqiptarё qё tё na mashtronin. Ata pёrdorёn njё dredhi tjetёr, kinse Zogu ka dalё nё Shkodёr. Pёrveҫ kёsaj organizate komuniste greke, na u paraqit eehe organizata nacionaliste greke, qё gjithashtu na propozoi tё bashkoheshim me atё, nё Janinё ose nё Korfuz, pёr tё luftuar kundёr komunistёve grekё dhe shqiptarё.
Greqia ishte nё rrezik tё madh nga komunistёt grekё dhe pёr ne qe rrezik tё qendronim nё ato rajone. Nё fakt s’e kuptuam se Zogu nuk kish dalё nё Shkodёr. Kёshtu u futёm nё tokёn jugosllave duke kaluar nёpёr Manastir, Prilep, Shkup ku pamё kudo shqiptarёt qё kanё ruajtur karaktrin e vet edhe pse nёn presionin e turqizimit, duke na ardhё keq qё janё sunduar nga pakica serbe, malazeze, sllave. Hymё nё Grykёn e Kaҫanikut e nё Kosovёn e shenjtё shqiptare nё nёnprefekturёn e Ferizajt, ku shihnim tё valonte flamuri shqiptar kuq e zi, nё mes shqiptarёve, pa komunista serbё e moskovitё. Qё andej, u grumbulluam nё qytetin historik tё Prizrenit dhe qё andej nё qytetin e Shkodrёs me 20 nёntor 1944, pas shumё mundimesh e vuajtjesh.
Aty qenё grumbulluar nga tё gjitha visete Shqipёrisё ballista dhe zogista. Erdhi aty i nderuari Mid’hat Frashёri qё kish porositur qё tё gjithё ushtarёt e Ballit tё mos u bien nё duar komunistёve por tё rezistojnё. Por tani kish mbetur vetёm prefektura e Shkodrёs pa komunista, nuk ishte e mundur rezistenca. Edhe nё viset e Kosovёs hynё komunistat, falё edhe tradhёtisё nga ana e atyre tё Shqipёrisё. Shumё luftёtarё tё Ballit andej na u bashkuan neve. Bёheshim 2500(0?) vetё, por demoralizimi kishte pllakosur, ndonёse prisnim edhe 2400 forca antikomuniste jugosllave. Kishte edhe shqiptarё qё u kish pёlqyer pozita si Asan Isufi e Gjon Markagjoni, qё nuk u bёnte pёrshtypje se u kishin humbur shumё luftёtarё kot sё koti. Ata nuk i kishin kuptuar dredhitё e fundit tё komunistёve shqiptarё.
Me fletushkat e tyre, komunistёt bёnin thirrje qё ne tё dorёzoheshim dhe tё futeshim nё rreshtat e Lёvizjes Nacional Ҫlirimtare Shqiptare. Trakti u bёnte thirrje oficerave, nёnoficerave, komandantёve tё ҫetave, ushtarёve tё Ballit Kombёtar dhe legalistёve, qё nuk kanё lyer duart me gjak, se ata nuk do falen por do gjykohen nga populli qё do t’i mёshirojё.
Njё pjesё ikёn nё Itali me vapora, njё pjesё ikёn nё Jugosllavi pёr tё vazhduar pёr Gjermani e njё pjesё tjetёr mori malet, kёshtu Shkodra ra nё duart e komunistёve me 29 nёntor. Ata qё u zunё nё qytet, ose nё male, u mbyllёn nё burgjet e Shkodrёs. Nё burgje i ndanё veҫ ushtarёt nga oficerёt, nёnoficerёt e komandantёt e ҫetave. Ushtarёt i shёtitёn nёpёr qytet duke i etiketuar si tradhёtarё tё gabuar, gjё qё s’ishte e vёrtetё, ata ishin atdhetarё. Pastaj na futёn nё kazermat e Skёnderbeut rrethuar me roje tё komunistёve. Erdhi njё komisar qё shoqёrohej nga njё Sotir Fillo nga Boboshtica dhe na mbajti fjalim. Ju tё gjithё jeni tё falur nga populli, se keni qenё tё gabuar nga ana e tradhёtarёve, qё kanё qenё tё shitur te fashistat dhe nazistat. Me qё po u fal Shtabi i pёrgjithshёm me nё krye gjeneralkcolonel Enver Hoxhёn, ju duhet tё futeni vullnetarisht nё radhёt e Ushtrisё Nacional Ҫlirimtare pёr tё shlyer fajet qё keni bёrё ndaj partisё komuniste dhe popullit.
U detyruam tё shkonim rrugёs sё Koplikut, tё shoqёruar nga rojet komuniste. Nё Koplik kemi qendruar natёn e 2 dhjetorit 1944, ndёrsa nё mengjes nisёn tё na shpёrndajnё nёpёr brigadat e tyre tё divizionit 6. Megjithatё, komunistёt e pabesё morёn 9 veta nga ne dhe i pushkatuan para zyrave tё Koplikut. Ishim rreth dymijё vetё nga viset e ndryshme tё Shqipёrisё. Ndonёse na shpёrndanё nёpёr brigade, askujt nuk i dhanё armё.
Tё rraskapitur, tё nesёrmen, me 3 dhjetor kaluam kufirin nё Hotin e sipёrm nёpёr Mal tё Zi, Podgoricё, Tuz, gjer nё Kaloshin pёr tё luftuar kundёr gjermanёve nazistё e gjoja pёr tё bёrё vёllazёrimin ndёrmjet popullit shqiptar dhe jugosllav, sipas udhёzimeve tё Enver Hoxhёs. Nuk ishte vёrtet vёllazёrim por nёnshtrim ndaj jugosllavёve nga Enveri dhe Koҫi Xoxe, me qёllim qё tё pushtonim ato treva shqiptare, Ulqin e Tivar e gjetkё, duke ua dorёzuar shqiptarёt jugosllavёve.
Tё gjithё ata luftёtarё qё kishin luftuar komunizmin ishin vetё tani pa armё. Ashtu pa armё na fusnin nё luftё! Na vrisnin prapa shpine me tradhёti. Nga te ruheshim, nga pёrpara apo nga prapa, ku sipas urdhёrave tё Miladinit e Dushanit, na vranin shqiptarёt e asaj brigade tё mallkuar. Komandanti, Jaho Gjoliku, na mbajti fjalim nё fshatin Kosov, pranё Podgoricёs, se ne, pa armё, do luftonim pёr t’ia marrё armёt armikut, se kёshtu kanё bёrё edhe partizanёt!? E kujt t’ia merrnim armёn, ushtarit gjerman, qё na zhdukte neve mё parё!
Pasi krahinat shqiptarё u pushtuan dhe u robёruan pёrsёri nga malazeztё, donin tё na ҫonin nё Bosnjё e Sanxhak pёr tё shtypё revoltat atje. Mё parё, njё division tjetёr shqiptar kishte nёnshtruar me masakra popullsinё shqiptare atje, pasi jugosllavёt nuk ia kishin arritur vetё. Pastaj forcat u tёrhoqёn nga Sarajeva e Sanxhaku dhe i dёrguan nё Kosovё pёr tё shtypё revoltёn atje, me duart e shqiptarёve. Vetё kosovarёt u kishin qendruar heroikisht jugosllavёve, por kur vinin divizionet shqiptare, nuk luftonin. Sepse kujtonin se shqiptarёt kanё ardhё t’i mbrojnё nga jugosllavёt..Brigadat e Shqipёrisё ia dorёzonin tё pastruar vendin jugosllavёve. Kёshtu ndodhi nё Mitrovicё dhe Drenicё ku vetёm pёr njё ditё vriteshin njё mijё shqiptarё edhe me thika, nё Ferizaj te kisha dhe xhamia janё vrarё njё mijё vetё, sa bulevardi Skёndёrbej skuqej nga gjaku.
Unё i kam parё mё sy masakrat. Askush nuk guxonte tё fliste pёr to se, ose e pushkatonin ose e arrestonin dhe e dёrgonin nё Shqipёri, ku e priste i njёjti fat. Nё maj 1945 divizioni 5 dhe 6 u transferua nga ana e Ohrit dhe Prespёs, pёrgjatё kufirit me Shqipёrinё duke nёnshtruar vise tё tjera shqiptarё. Si shpёrblim, Titoja u dha dy divizioneve armatime tё lёna nga gjermanёt. Divizionet 5 dhe 6 e lanё Jugosllavinё dhe u kthyen nё Shqipёri me 2 dhjetor 1945, por lanё te jugosllavёt gjithё ushtarёt kosovarё. Kёta ose u liruan, ose u mobilizuan nё ushtrinё jugosllave .Njё pjesё mbetёn nё Jugosllavi deri nё janar 1946 pёr tё marrё armёt e premtuara nga Titoja. Unё qendrova deri nё fund tё janarit 1946 pastaj jam liruar nё mars 1946 pёr shkak tё moshёs sё vogёl.
Ndёrkohё, si familje balliste, shteti kishte shtetёzuar pasurinё e luajtshme dhe tё paluajtshme, kish mbetё shtёpia dhe disa orendi shtёpiake. Nё fund tё marsit, u arrestua im atё nga Sigurimi i Korҫёs. Ai kish qenё arkёtar i Ballit, e akuzuan se ka fshehё armё nё muret e shtёpisё, por, nё tё vёrtetё, nuk ka pasё ndodhё njё gjё e tillё. Rrёzuan ҫdo pjesё tё mureve qё dyshonin por nuk gjetёn gjё. E gjitha bёhej qё ta shtetёzonin shtёpinё, sikurse bёnё me dyqanin dhe tokat. Pёr tё pёrmbushur qёllimet e spiunёve tё poshtёr, Baki Zenuni, Avdurahim Bilbili, Neki Zhgaba, Hysen Buzoja, Thimi Opari. Pasi e torturuan ҫnjerёzisht, babin e nxorёn nё gjyq dhe e dёnuan me vdekje, sipas prokurorit, por, pёr mungesё faktesh, dёnimi u kthye me burgim tё pёrjetshёm. Kur Shqipёria u prish me Jugosllavinё dёnimi ra nё 75 vjet dhe pasi u pushkatua Koҫi Xoxe, nё 25 vjet, prandaj me 22 mars 195i babai u lirua.
Nё burg nuk kishin lёnё torturё pa ia bёrё: rrahje me dru, vezё tё ngrohta nёn sqetull, spica nё gishtrinjtё etj etj. Tani qё po i shkruaj kёto gjera ai ёshtё i internuar nё njё kamp tё Fierit e tё Kuҫit tё Vlorёs. Nuk dimё gjё pёr fatin e familjes.
Nё vitin 1949, unё punoja si automekanik nё ndёrmarrjen Ura nё Shkozet. Me 15 prill mё thirri Sandёr Vani, nga Kamenica, shefi i personelit dhe njёkohёsisht sekretari i partisё. Mendova se do mё kёrkojё ndonjё punё ose do mё transferojё, pas dy vitesh punё aty. E pёrshёndeta, si jeni shoku shef, por nuk ma ktheu pёrshёndetjen, veҫ mё tregoi karrigen tё ulesha. Dhoma ishte mobiluar sipas sitemit tё atёhershёm.
-Si shkoni shoku X (Tomor)?
– Mirё, shoku shef.
– Shkoni nё zyrёn e zёvёndёs-pёrgjegjёsit Gaqo Rapi (nga Korҫa).
Dy zyrat ndaheshin nga njё derё nga brenda.
U ngrita, pa bёrё zё, dhe shkova te ajo zyrё. Nё vend tё Gaqos, shoh njё njeri tё panjohur.
Para se tё them ‘mirёmёngjes’ mё pyeti: kush jam, si quhem, nga jam? Me ҫfarё pune merresh.
Iu pёrgjigja.
Pa mё njohur mё parё, ky njeri mё pyeti: si shkoni nё punё, a realizohet plani i shtetit, pёr mbarёvajtjen e partisё dhe pushtetit popullor. Sikur unё tё isha njё person me pёrgjegjёsi..nё atё ndёrmarrje qё i dija shifrat e realizmit tё planit.
- Shoku, unё nuk di a realizohet plani apo jo.
Por shoku i panjohur tha:
- Ju jeni patriot shqiptar, apo jo?
- Po.
- Ju duhet ta dini se ҫfarё pune bёhet nё atё ofiҫinё, pasi jeni vazhdimisht aty.
- Nuk e di –thashё.
Pak i dёshpёruar, ai vazhdoi:
- Ju jeni njё djalё i mirё dhe e doni partinё dhe pushtetin popullor.
U detyrova qё ta pyes, duke pasur shumё dyshime:
- Nuk ju njoh, shoku, kush jeni ju?
- Jam njё shoku juaj.
- Unё nuk ju njoh..
- Unё jam officer i Sigurimit i Durёrsit.
Qysh nё pyetjet e para, mё dridhej trup,i pasi nuk isha marrё ndonёjherё me gjera tё tilla.
Por kur mё tha se ishte i Sigurimit nisa tё frikёsohesha mё shumё, sa u zverdha dhe kujtova vuajtjet e familjes sime, qё do vuante mё tepёr, pasi babai ishte nё burg dhe unё vetё do hyja nё burg, do bёheshim dy veta nga familja nё burg, pa pasur asnjё ndihmё nga familja. Mjerё ne!
- Kam urdhёr tё bisedoj me ju, pasi jeni njeri me cilёsi tё mira, por ju mos u trembni, se ne jemi njerёz tё Sigurimit, nuk hamё njerёz, se edhe unё jam si ju. shoku X (Tomor).
Mё dha njё cigare pёr ta ndezur.
- Nё se ju shoku X (Tomor), e thyej kёtё bishtin e penёs qё mbaj nё dorё, ҫfarё do tё bёni?
Isha shumё i impresionuar prej kёtij njeriu, megjithatё gjeta pak kurajo dhe iu pёrgjigja:
- Nuk ёshtё ndonjё punё e madhe, se njё bisht pene nuk kushton shumё, as pesё lekё, e ble ҫdo punёtor dhe e vё nё vend pёr tё mos dёmtuar shtetin.
Por shoku gjeti rastin e tha:
- Si i bёhet nё se momentalisht na duhet ajo pendё?
- Atёhere tё pёrgjigjet ai qё e theu, para atij qё kontrollon punёn, jo unё qё nuk jam kompetent.
Ndonёse unё jepja pёrgjigje qё ai nuk i priste, vazhdonte tё pyeste, e tё thoshte se do tё ketё tё kёtillё nё ofiҫinё.
Unё, duke i njohur personat e ofiҫinёs, si ata komunistё, edhe ata jo kundёr pushtetit, qё shihnin punёn e vet dhe kujdeseshin pёr familjen, jo si mendonte ky njeri i panjohur, vazhdova:
- Nuk i njoh punёtorёt qё punojnё me mua, pasi unё vij nga Korҫa dhe nuk mё ka interesuar puna e tё tjerёve, por vetёm puna ime.
Nuk i mbaj mend tё gjitha pyetjet e tij tё fёlliqura, por, nё fund, mё tha:
- E more vesh qё punoj pёr Sigurimin. A dёshiron ti tё bashkёpunosh me Sigurimin e pushtetit popullor, tё njoftosh pёr ҫdo punё e sabotim, biseda qё bёhen nё ndёrmarrje, unё t’ia raportoja kёtij njeriu tё panjohur tё Sigurimit tё Durrёsit. Mbasi isha njeri i prekur, nga familje reaksionare, njerёzit do kishin besim te unё dhe do flisnin lirisht. Por unё u pёrgjigja rreptё:
- Jo, shoku, nuk pranoj, nuk jam i aftё pёr gjera tё tilla, prandaj tё lutem shumё, mos mё ngarko pёr gjera qё nuk i bёj dot. Ju veproni si tё doni, fundi i fundit, se unё nuk pranoj tё bёhem spiun.
Pasi dёgjoi kёtё pёrgjigje tё egёr, mё ttha:
- E dimё se ku banon, cila ёshtё familja yte, qё jeni kundёr pushtetit, shumё shpejt do bini nё duart tona!
I nevrikosur, u ngrita nё kёmbё dhe fillova tё dal jashtё nga zyra, por ai tha:
- Qendroni!
Pasi u ula sёrish, mё tha se duhet tё lёshoja njё deklaratё: “pёr sa kemi biseduar nuk do t’ia tregoni askujt, as njё pjesёtari tё familjes time”
Megjithёse ai oficer i Sigurimit ka dashur ta bёjё deklaratёn sipas qejfit, unё nuk e kam pranuar. Deklarata ёshtё kjo si mё poshtё:
“Deklaroj dhe vёrtetoj, i quajturi Tomor Hysni (Selenica), i lindur me 15 janar 1929, me banim nё Korҫё, rruga Dajlan Starja, nr 1, i biri i Hysniut e i Zejnepes,
Pёr sa kam biseduar sot me 15 prill 1945 (? Apo 1949-shёnimi im B.S.) nё orёn 10 me njё oficer nga tё Sigurimit tё Durrёsit, emrin nuk ia di shokut qё kam biseduar.
Deklaroj me anё tё kёsaj deklarate tё shkruar nga unё vetё, se nuk do ia tregoj kёtё bisedё asnjё pjesёtari tё familjes dhe askujt tjetёr. Nё rast se unё do tё tregoj pёr sa kam biseduar me tё naltpёrmendurin, nё bazё tё ligjit, do tё dёnohem me gjyq special me dyer tё mbyllura, me pushkatim, pa asnjёfarё pёrgjegjёsie.
Deklaroj e vёrtetoj se nё rast se tregoj pёr sa kam biseduar me oficerin e sigurimit, do tё pushkatohem sipas deklaratёs sime qё kam nёnshkruar sa vijon.
Deklaruesi, Tomor Hysni, firma, Shkozet 15.4.1949”
Si mbarova kёtё deklaratё sё shkruari, hyri shefi komunist dhe tha ҫfarё bёtё, asgjё. Atёhere mё thanё mua ikni nё punё se ne e dimё qё ju jeni kundёr pushtetit popullor e partisё dhe do ta shohim kёtё punёn tuaj.
I tronditur nё kulm, u largova nga kjo zyrё e mallkuar e drejtohem nё dhomёn e fjetjes, megjithёse kishte ardhur koha e punёs pёr pasdite, pasi nё orёn 2 pa njё ҫerek, u ndava prej tyre.
Pasi vajta nё dhomёn e fjetjes, shoku qё flinja unё me tё, mё tha pse nuk ke ngrёnё drekё, por unё nuk iu pёrgjigja fare. i thashё vetёm se duhet tё shkonim nё punё, se vajti ora dhe shkuam nё punё.
Por ishte e pamundur qё unё tё zinja punё me dorё, isha shumё i tronditur. Dita ditёs kam pritur qё tё vinin tё mё arrestonin dhe, njё ditё, pa pritur e pa u kujtuar fare, kur kish filluar tё mё largohej pak mёrzitja, mё 30 prill 1949, mё arrestuan nё qytetin e Durrёsit, ndёrsa po shёtisja i vetёm nё bulevard. Mё vjen njё polic e mё thotё : hajde pak, ju shok, se kemi punё! Por mua mё ra ndёrmend se do mё arrestojё e i kundёrshtova pak, por ishte e kotё, pasi polici mё kёrkoi letёr-njoftimin, pёrpara se tё mblidheshin tё tjerё njerёz.
Kёtё arrestim e kam pritur por nuk kam pasur mundёsi, pasi kufiri i Greqisё ish zёnё nga grekёrit, e kёshtu, me fjalёt e pakta qё bёra, polici mё ҫoi nё Sigurimin e Durrёsit.
Polici mё futi nё njё zyrё tё pyetjeve, pёrpara atij oficeri tё sigurimit, qё mё kishte marrё mua deklaratёn nё ndёrmarrjen Ura.
Oficeri qё mё ka marrё nё pyetje pёrsёri, po mё pyet se unё do dёshiroja jo ose po qё tё punoja.
(Shёnim, mungon njё faqe. Me sa duket, nisёn torturat qё vijuan njё muaj)
… Me qё dhimbjet e trupit dhe tё duarve ishin tё padurueshme sepse nuk tё mjekonin, por nё atё gjendje qё mё kishin sjellё shumё keq, u detyruan tё mё mjekonin, po,r fundi i fundit prap asgjё nuk bёnte dob, pasi mё futёn nё njё gropё plot errёsirё tё tmerrshme.
Pas njё pёrmirёsimi nga torturat qё hoqa nё Sigurim mё lёshuan me kusht qё unё tё mos i tregoja askujt e tё bёja njё deklaratё tё dytё, tё cilёn vetёm se e nёnshkrova. Nuk di fare ҫfarё pёrmbante ajo deklaratё, e kёshtu mё lёshuan me 15 qershor 1949 qё tё shkoja nё punёn qё isha, duke mos i treguar asnjё njeriu, por kinse kam qenё nё spitalin civil nё Tiranё..
Pasi dola nga burgu, Sandri Vani me drejtorin e ndёrmarrjes mё thirrёn nё drejtori dhe bёnё tё paditurin kinse nuk e dinin ku kisha qenё, por unё u thashё se isha nё spitalin qё mё dёrguat ju. Drejtori dhe shefi u panё ndёr sy me njёri tjetrin duke qeshur, pasi katilave u dukej njё punё madhёshtore. Pas 14 ditёsh lirie, me 29 qershor 1949 mё vjen shkresa prej drejtorisё dhe zyrёs sё personelit , qё nga data 30 tё jem i likuiduar prej ndёrmarrjes Ura, si neglizhent nё punё, e i padisiplinuar, ndaj punёs shtetёrore. Me atё dokument nuk kapja dot asnjё punё tjetёr nё Shqipёri!
Kёshtu, me datёn 30 qershor, u detyrova tё kthehesha pranё familjes time nё Korҫё.
Por komunistёt nuk janё tё kёnaqur me gjakun qё kanё pirё dhe pinё kundёr ҫdo elementi qё nuk i do. Edhe sikur t’i duash, atyre u duket se nuk i do dhe vetvetja e tyre, me dashje ose pa dashje, regjimi komunist, bёn qё njerёzit mё tё thjeshtё e punёtorё tё bёhen kundёr regjimit tё kuq komunist, e tё braktisin familjet, detyrohen ta lёnё atdheun e tyre e tё shkojnё nё vatrat e tё huajve, ku jetojnё tё ndarё nga familjet e atdheu i tyre.
Nё muajin korrik 1949, pasi isha pushuar nga puna, jetoja nё Korҫё, pranё familjes time i papunё, e pa triska buke e ushqimi. Ҫdo punёtor qё ka qenё pushuar nga puna, ose ata me artizanate private e tё tjerё nuk kanё pasur tё drejtё pёr tё marrё triska, ishin tё detyruar qё tё blinin nё tregun e zi, shtetёror ҫdo gjё me tё shtrёnjtё.
Si shembull, ҫdo njeri pa triskё buke nuk mund qё tё rrojё por nё shtetin komunist gjoja pёr njerёzit qё punojnё si punёtor ose nёpunёs etj ishin tё detyruar tё blinin nё dyqanet e furrat e shtetit njё kilogram bukё misri tё hidhur 65 lekё, duke pritur radhёn nё furrёn e shtetit 24 orё nga 17 -00 nё 17-00 tё nesёrmen, e kёshtu ҫdo njeri qё priste nё atё furrё, duhet tё rrinte 24 orё pa luajtur nga vendi, se po tё laroheshe nuk merrje dot bukё.
Kjo furrё ndodhej e fshehur qё tё mos e shikonte Zoti vetё e jo njerёzit e huaj. Por kёto furra nuk ndodheshin vetёm nё Korҫё, por nё ҫdo prefekturё tё Shqipёrisё, quheshin gjoja furra speciale shtetёrore, por nё tё vёrtetё furra tё vdekjes, sikurse i emёrtonte populli vetё.
Ҫdo punёtor ose nёpunёs etj tё pushuar nga puna, duhej tё paraqitej nё Kёshillin e sektorit ku banonte nё qytet ose duhej tё kishte njё vёrtetim prej katundit qё tё blinin nё furrёn e vdekjes. Pa vёrtetimin e kёshilltarit ose kёshillit nuk merrje dot bukё.
Listat emёrore i paraqiteshin pёrgjegjёsit tё furrёs, njё farё Petro Thomaj me banim nё Korҫё, i cili ishte i lidhur me Sigurimine qytetit, dhe kishte njё shpirt shumё tё keq, aq sa nuk mund ta pёrshkruash dot, si sillej me popullin.
Petro Thomaj, sa afroheshin njerёzit te dera, shumё veta i kthente e nuk u jepte bukё me gjithёse kishin pritur njezetё e katёr orё. Kёtё e bёnte pёr njerёzit e prekur nga pushteti, qё detyroheshin tё prisnin 24 orё tё tjera.. Rreth furrёs mblidheshin deri nё 800 vetё gjё qё e bёnte mё tё vёshtirё punёn, dhe merrnin bukё vetёm 100! Se nuk mjaftonte mielli pёr tё gjithё. Ndodhnin grindje nё radhё, janё vrarё 3 gra nё 1949 dhe njё plak. Nga ana tjetёr spiunёt e Sigurimit shtinin frikё qё tё mos flisje e tё veproje kundёr..Ajo furrё ka vazhduar deri nё 1951, kur ika unё. Thonё se ka vazhduar edhe mё.
Kjo ishte liria e popullit nёn regjimin e kuq, kur Enveri e Mehmeti thonin s punёtorёt, fshatarёt e nёpunёsit rrojnё mirё.
Si shembull, njё punёtor me kazёm, i thjeshtё, i kategorisё sё parё, merrte 86 lekё dhe punёtori i kategorisё II 72 lekё. Por ky punёtor duhet ta mbushte normёn e gёrmimit katёr metra kub! Pёr 15 ditё punёtori i kategorisё i merr 1118 lekё, por zakonisht 800 dhe 900 lekё se nuk e plotёson normёn..se nuk marrin ushqimin e duhur, buka 800 g nё ditё. Punёtori i kategorisё II 926 lekё po ta plotёsojё normёn. Buka e gjella u merr 500 lekё – 600 lekё. Sa mbeten pёr nevojat e tjera?!
Ata qё duan tё bёjnё ca ekonomi, duhet tё hanё bukё e kripё. Nёpunёsit e kategorisё mesatare marrin 2400-2500 lekё ndёrsa ndonjё i shkallёs sё lartё 5000 lekё.
Njё automekanik apo specialist i kategorisё sё parё mund tё marrё 20 lekё nё orё, pra 160 lekё nё ditё, ndёrsa njё automekanik i specializuar 24 lekё nё orё ose 192- 200 lekё nё ditё.
Pёrfitonin kёto triska: buke, ushqimi, veshmbathje.
Punёtori pёrfitonte
Bukё misri ose gruri 800 g
Vaj luledielli 700 g
Sheqer 500 g
Kripё 500 g
Marmalatё 500 g
Oriz 500 g
Sapun 400 g
Vezё 2 kokrra
Triskat pёrmbanin shumё artikuj tё tjerё, por kishte raste qё nuk dilnin ushqimet dhe nuk i merrnin dot, pasi kalonte muaji, e humbje tё drejtёn. Triska e veshmbathjes pёrmbante 200 pikё: tre metra stof tё ҫdo kualiteti, njё palё kёpucё ose opinga llastiku i mbaronin pikёt..
Nё Shqipёri mund tё rronin vetёm ata punёtorё antarё partie ose spiunё qё merrnin 10000 -12000 lekё nё muaj tё pajisur me triska suplementare.
Shtresat e tjera vuajne jashtёzakonsiht ekonomikisht dhe politikisht.
Fajtorё nё konferenca tregojnё me gisht kulakёt, mikroborgjezinё, reaksionarёt, imperialistёt angloamerikanё. Nuk pranohen kritika, duhet tё pranosh ҫfarё thonё nё konferenca!
Nuk po zgjatem mё tepёr, shpresoj qё pёrmes emisionit tuaj tё dalё e vёrteta pёr Shqipёrinё e kuqe.
Tomor Selenica
Nё zarf shёnohet data e dёrgimit : 21 gusht 1956