ARKIVI:
18 Tetor 2024

Një letërkëmbim i Vera Xerxës me Marin Memën dhe një biografi e shkurtër për babain saj Xhafer Xerxen

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Mësuesit që përgatiten shfaqjen “Kosovarja” e shfaqur me 15.04.1944. Fotografia është bërë në oborrin e shkollës fillore Bajram Curri në Prizren. Aktorët në këmbë nga e majta Talat Paçarizi, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Sylejman Drini, Myfit Shehu, Qazim Sylejmani, Hysein Luma, Mehmet Xhevori, Riza Shehdulla, të ulur: Drane Mita – Tupeci, Gjyzepine Mjeda ( Mësuesja Pine shkodrane), Myzafere Gjinali,Tajar Hatipi, Shirine Shehdulla, Emin Abazi;
të shtrirë nga e majta Xhafer Xërxa ( baba im i ndjerë ) dhe Nysret Ceka.
Nga: Vera Xerxa, Londër                                                                                           
I dashur Marin Mema,
Do perpiqem te ju tregoj gjerat qe i mbaj mend,ato qe babai im m’i ka treguar per vehten e tij dhe familjen.
Eshte lindur ne Gjakove ne vitin 1912.Ne moshen 3 apo 4 vjec,mbetet pa baba.Babai i tij Nexhipi vdes,duke lene pas veti 
 3 femije te vegjel,Hedijen,Xhaferin dhe Mazllumin.Gjyshja ime Xhevahiri,mbetet e veje pas tete vjet martese.
Diku nga viti 1924 halla  Hedije martohet me z.Ibrahim Fehmiu,mesues,patriot i zjarrte,dhe per nje kohe transferohen komplet,e gjithe familja ne Tropoje.Z.Ibrahimi ne ate kohe ishte i lidhur me patriotin,luftetarin  Bajram Currin.
Babai im shkollen fillore e mbaron ne Gjakove.Pastaj shkon ne Medresen e Madhe te Mbretit Aleksander ne Shkup ku vijon kater klase.Sipas keshilles,sygjerimit te dhendrit te tij Ibrahim Fehmiut (per te cilin babai im kishte  respekt te papershkrueshem),ishte mentor i tij,nje shembull i shkelqyeshem i asaj c’do te thote te jesh njeri me vlerat me te larta njerezore,nje njeri qe e frymezoi,dhe ndikoi ne formimin e personalitetit te babait tim.Pra,sipas sygjerimit te tij,babai im bashke me shokun e tij Hysni Zajmi kalojne kufirin maqedono – shqiptar ilegalisht.Me te arritur ne Shqiperi,regjistrohen ne normalen e Elbasanit (vitet e hershme te ’30 tat).Prej pedagogeve te shquar qe babai im kishte ishin Aleksander Xhuvani,Vasil Andoni etj.Pas mbarimit te normales,emerohet si mesues ne Peshkopi, pastaj ne Shkoder,ku dhe familja e halles Hedije pas nje “Odiseade” eshte e vendosur.Duke punuar dhe jetuar ne Shkoder,babai im fejohet me mamane time,e cila ne ate kohe jetonte ne Kukes me familjen e saj.Gjyshi im Sylejman Spahija ishte tregetar,furnizonte konviktin Kosova ne Kukes.
Ne vitin 1941 familja e babait tim dhe e mamase sime kalon ne Prizren.
Ne ate kohe,arsimimi ne Kosove ishte ne nje nivel shume,shume te ulet.Sipas urdherit te Ministrit per Arsim te Shqiperise,Ernest Koliqi,dergon mbi 200 mesues  ne Kosove,Mal te Zi,Sanxhak te arsimojne  ate popull te mjere,varfer qe ishte i etur per shkollim ne gjuhen amtare – shqipe.
Sic ju tregova ne emailin tim te pare,babai im dhe Xhevded Doda emerohen te shkojne ne Pazar te Ri (Sanxhak)
 ne vitin 1941 te hapin shkollen e pare shqipe.Te rinje, me plot entuziazem,deshire te zjarrte per  te shperndare dijeni,me guxim dhe force te madhe, me shume kurajo  udhetojne,cajne rruget ne nje kamion perplot me libra shqip  neper Serbi e cila vlonte nga  cetniket.
Mund ta paramendoni?!
 
Prinderit e mi martohen ne vitin 1942 ne Prizren,ku babai im e ka pasur karieren me te gjate te mesimdhenesit ne jeten e tij gjer ne pension.Babai im ka sherbyer edhe ne Peje,Podujeve si inspektor arsimi,diku vitet 1947 -1950 (me falni, nuk me kujtohen kronologjikisht keto  vite  saktesisht).
Per  kontributin ne fushen e arsimit ne Kosove e dekoroi presidenti i   Republikes se Shqiperise Dr.Sali Berisha me Dekretin Nr.811,dt.11 prill 1994 
 
Babai im nderron jete me 24.03.1994 (gjashte muaj dhe dymbedhjete dite pas mamase sime).
Bekim Fehmiu (2 vjeç në foto)
babai i tij z.Ibrahim Fehmiu në mes, pranë tij qëndron z.Abdurahman Buza, motrat : Besa, Shpresa, vëllezërit : Bashkimi, Arsimi, Fatmiri;
I pari nga e majta: babai im Xhafer Xërxa ( daja i madh i Bekimit),
i pari i përkulur nga e djathta xhaxhai im Mazllum Xërxa (daja i vogël i Bekimit)..
Sarajevë 1938
Keto,jane ca dromca qe me kujtohen ( une jam 63 vjec ?me e vogla ne familje),shpresoj  qe keto te dhena te ju sherbejne sado pak per te krijuar nje portret qe ka zene vend modest ne librin “Emra qe nuk harrohen – Veteranet e Arsimit dhe arsimi shqip ne Kosove”,por vend edhe me sinjifikant ne kujtesen e atyre profesoreve,mjekeve,juristeve,gjithe atyre qe e kujtojne me dashuri,respekt,mirenjohje,falenderim qe te gjithe ata / ato jane bere  cfare jane bere sot,fale mesuesit te tyre te devotshem – 
Xhafer Xerxa.
 
Te fala te perzemerta,
Vera
Në këtë foton e përbashkët është edhe futbollisti i njohur në atë kohë Mazllum Xerxa, axha i Vera Xerxës, autores së këtij shkrimi
P.s.Ne laptop kam vetem  kete foto te prinderve te mi (nga martesa e tyre,dy qenie shume fine,shume noble,e them pa modesti),albumet me kane mbetur ne Kosove per shkaqe “teknike”.
E di qe programi i juaj quhet “Gjurme Shqipetare”,ndoshta kjo informate nuk do t’ju hyje ne pune,me lejoni te ju tregoj per familjen e mamase sime.Familja Spahija( Halim Spahija,patriot,filantrop,qe eshte ekzekutuar ne Taukbashqe ne Prishtine ne 1946 nga komunistet ,vetem e vetem se ka kerkuar qe Kosova te bashkohet me  Shqiperi,ka qene kusheri i pare i gjyshit tim Sylejman Spahise).Daja im i ndjere,Aziz Spahija ka bere 9 vjet burg,ne burgjet me famekeqe te Serbise (i burgosur politikisht ne vitin 1956)…
Nena e mamase sime ka qene Lejla Vokshi – Spahija,vajza e Murat Vokshi,pjesemarres ne Kuvendin e Junikut maj 1912,Kuvend qe i ka paraprire Pavaresise se Shqiperise nentor 1912,ndersa Murati ka qene nip i Sylejman Age Vokshi etc… 
Kaq per keto oret e hershme te mengjesit.
Themelimi i përfaqësueses së Kosovës në futboll në vitin 1942, përderisa kosovarët Riza Lushta, Naim Kryeziu dhe Mazllum Xërxa ishin pjesë e 11-it të Kombëtares së Shqipërisë në vitin 1936.
Marin Mema, gazetari i njohur investigues nga Tirana

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu