ARKIVI:
10 Tetor 2024

Mendime rreth shkrimit të Akademik Hakif Bajrami: “Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!”

Shkrime relevante

Adresimi i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë

Prishtinë, 9 tetor 2024 Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti: Të nderuar...

Simon Filipaj, misionar i fesë dhe identitetit kombëtar shqiptar

 (Shtatorja e Dom Simon Filipaj në Shën Gjergj, Ulqin, inaguruar më...

Kardinali Ernest Simoni, martir i gjallë i kombit shqiptar

Papa Françesku përqafohet në Katedralën e Shën Palit  në Tiranë me...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi, gazetar, Zvicër

  • Mendime rreth shkrimit të Akademik Hakif Bajrami: “Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!”Në këtë debat po kyqem edhe unë me mendimin që është  koha  për ndarjen e shapit nga sheqeri .Gjenerata ime në 8 -vjeçare dhe gjimnaz, ka mësuar një Histori të sajuar nga komunistët jugosllavë .As edhe njëherë të vetme nuk janë përmendur  ideologët shqiptarë si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Gjergj Fishta, Faik Konica ,Bedri Pejani,Marie Shllaku ,Gjon Serreqi ,Jahja Fusha, etj.E,as Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza e cila me mision e saj fisnik e ka fituar simpatinë e mbarë botës.Edhe pse ka dalur nga barku i një nëne puro shqiptare ne kemi ditur më së paku  rreth veprës së saj.Figurat më të ndritura  të kombit  në të dy anët e Atdheut kanë qenë të anatemuara.Kurse hartuesin e elaborateve për shfarosjen e shqiptarëve Ivo Andriq e kemi pasur si lektyrë të obligueshme  .Derisa,Shqipëria ka qenë e ndarë me hekura për 50 – vjet nga Kosova,ne Shqipërinë , e kemi njohur vetëm nga ajo që e kemi dëgjuar fshehtas në Radio, e parë shumë rrallë në TVSH.Madje,duhej të shkohej në vende të caktuara ku depërtonin valët e TVSH- së, për të parë se çfarë  po shfaqej nga atje.Nga ajo që dëgjonim fitohej përshtypja që atje qenka “parajsa  e botës”Kur ra muri i hekurt dhe diktatura na u dha rasti që ta vizitojmë të gjithë, këtë pjesë të  Atdheut të vrarë nga vetvetja.Në çdo 10 metra pamë bunkerë si këpurdhat pas shiut.   Shqipëria me në krye Enver Hoxhën, ka  ndërtuar vetëm piramidën në Tiranë .Aty – këtu ndonjë ” pallatë” me baltë e armaturë gjashtë. Ndërtimet tjera janë të periudhës së Mbretit Zog.Ata që e kundërshtonin komunizmin dhe diktaturën e këndoninnën hundë  këngën në rimë” Enver e Tito të dashur vetes drithin e ne as kashtën” Shqiptarët në regjimin e Enverit kanë qenë ” sekerh anah” të varrosur  për së gjalli .Sllavët gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nuk e kanë pasur hallin se a çlirohen shqiptarët apo jo.Halli i tyre ka qenë që ata t’i bëjnë copë – copë. Ashtu edhe i kanë bërë, duke i ndarë në 5 – 6 pjesë,edhe pse dembadem në tokat e tyre.
  • Tito nuk i dërgoi rastësisht Milladin Popoviçin ,Dushan Mugoshën, Bllazha Jovanoviqin etj, në Shqipëri.Atentatori i guximshëm i Milladin Popoviqit mësuesi nga Gjakova , Haki Taha deri në pavarësimin e Kosovës, nga disa historianë tanë është  trajtuar si ” tradhtar “Qëllimi  i  vetëm i Titos ishte përçarja e shqiptarëve. Kurse Enveri synonte kolltukun. Pasi që  Tito ishte aq miqësor pse deri në Revulicionin studetntor të vitit 1968, e la Kosovën të mbytur në varfëri dhe pa asnjë të drejtë. Ecjet nëpër histori tregojnë që kemi qenë të mashtruar, apo edhe më keq të shitur te serbo- rusët.Rrallë ndodh që në historitë e Botës, të lexohet që viktima dhe xhelati  të jenë hero . Kjo ka ndodhur dhe po ndodh vetëm tek ne.Baballarët dhe gjyshërit tanë tregonin kur Aradhat partizane të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në çlirimin e ish- Jugosllavisë, dhe disa shqiptarë të Kosovës, duke njohur në thelb tradhtinë serbe u  kanë sugjeruar që të jenë të kujdesshëm me serbët.Ata jo që nuk  i kanë dëgjuar këshillat  e tyre por edhe i kanë kërcënuar, duke thënë “Mbylleni gojën se u vrasim, porsi derrat, serbët janë vëllezërit tanë “Partizanët enverist dhe ata titistë ishin si dy pika helmi të njëjtës nëperkë.Prova më bindëse është  ngjarja e zhvilluar  në Podujevë, në mes  tribunit popullor Shaban Prolluzha, dhe partizanëve të Titos .Shabani me të kuptuar dredhitë ,që po u bëheshin shqiptarëve  revoltohet keq dhe ua kthen pushkët partizanëve  dhe çetnikëve jugosllavë.Një nga tragjeditë e mëdha është  edhe ajo e Tivarit, ku në besën e të pabesëve vriten me mijëra shqiptarë .Ky mëkat rëndon mbi Enver Hoxhën dhe Ramiz Aliun,të cilëtfare- fare mirë e kanë ditur që tradhtia do të ndodhë.Ata jo që e kanë ngritur këtë problem në mekanizmat ndërkombëtar të kohës, por e ka heshtur, sikur mos të kishte ndodhur asgjë.Sot, të gjithë e vlerësojnë si Homeri shqiptar Gjergj Fishtën, të cilin pa varr e ka lënë  Enver Hoxha .Fat i njëjtë e gjeti Faik Konicën e Fan Nolin  e mijëra e mijëra të tjerë.Mbi të kaluarën në Shqipëri kam mësuar shumë nga studijuesi e disidenti Ymer Adem Llugaliu.Ai e çau kafazin më 1958, kaloi atje, si pasojë e një konflikti me profesorin e tij të gjuhës serbe Zhikica Jovanoviq, i cili e kishte përçmuar rëndë Gjuhën Shqipe,dhe Ymeri me tërë forcën  e dorës së djathtë  ia kishte rrasë shpullë.Ymer Adem Llugaliu  kishte arritur të jetë njëri nga studentët më të mirë të Gjuhës shqipe në Tiranë,gjë të cilën para kolegëve të tij e kishte pohuar shumëherë edhe i Madhi, Eqrem Çabej.Ai  në Shqipëri denohet me shumë vite burgim vetëm pse një ” koleg” hafije i regjimit enverist gjatë një shëtitje më nxënës  i thotë : Or kosovar a më e bukur pllaja e Valmorit apo Kosova “Ymeri si çdoherë  i sinqert e modest thotë: ” E bukur Valmora, ama Fusha e Kosovës, shoqe e ka vetëm veten .Kjo bëhet shkas edhe Ymeri dergjet në Burgun e Spaçit për shumë vjet.Këtë rast e di e gjithë  krahina e Mirditës,ku Ymeri e bënte punën e Arsimtarit të Gjuhës Shqipe .Të gjithë ata që e njohën Ymerin shprehën dhembje e keqardhje për atë që pësoj nga bashkombësit e tij.Jeta e tij plot plane për të ardhmën e muar tatëpjetën pa fajin më të vogël të tij.Mbeti i pamartuar, e i pa trashëgimtar .Ku, dhe kur të martohej kur nga burgu u lirua në moshë të shtyrë, vetëm me rroba në trup.Dhembje për fatin tragjik të Ymerit shprehi e gjithë Mirdita.Në nëntor të vitit 2019, të  gjithë  ish – nxënësit e tij në mënyrë të organizuar  e vizituan Ymerin, në vendlindjen e tij në Podujevë.Takimin e përshkuan  lotët dhe kujtimet  rrëqethëse .Një  apo dy nga  ish – nxënësit që iu kujtuan Ymerit për guximin e shfaqur mungonin. Ata gjatë viteve të 80 -ta, ishin ezekutuar nga regjimi enverist,vetëm pse kishin kërkuar hapjen e Shqipërisë. Z. Luan Baqaraj, ish- nxënës i tij e kujton Ymerin duke i publikuar shkrimet dhe studimet e tij  vijimisht ,të shkruara pas daljes nga burgu. Para  tri viteve pikërisht  më 7 mars 2020 i vetëm  ia mësyri  Podujevës, edhe Luan Rama ,ku e takoi ish- Arsimtarin e tij në Rrëshen të Mirditës z. Ymer Adem Llugaliu.Ai sistem nuk ka përçfarë të kujtohet,sepse për 50 vite me radhë e ndau vëllanë me vëlla.Na zhyti në izolim e varfëri enorme  . Ishim të harruarit e botës.Nuk duhet të bazohemi në dokumente të cilat i ka përshtatur regjimi sipas shijes së tij.Çka është  edhe më absurde deri edhe Aleksandër  Rankoviq, gjakpirës  i shqiptarëve nga regjimi enverist  ka pasur mirënjohje e dekorata.Dihet që shumica e historianëve  të asaj kohe si në Shqipëriashtu edhe në Kosovë, kanë qenë oborrtar të sistemit enverist e titistë .Në të kundërtën  të gjithë do ta kishin fatin e një Armate të tërë të intelektualëve të vrarë e të burgosur nga Enveri e Tito. Enver Hoxha  e myku në burg dhe izolime edhe intelektualën  e njohur gjirokastrite Musine Kokolari, të cilën e kishte shoqe klase.Ajo ka vdekur në vuajtje dhe mjerim në një kasolle në Rrëshen  të Mirditës. Ajo kohë kurrë – kurrë mos u ktheftë !Mund t’i shikoni të gjithë komentet në këtë postim këtu:https://drini.us/akademik-hakif-bajrami-leter-publike-atyre-qe-jane-nostalgjik-per-titizmin/#commentsPermalidhje: https://drini.us/akademik-hakif-bajrami-leter-publike-atyre-qe-jane-nostalgjik-per-titizmin/#comment-1891Hidh në kosh: https://drini.us/wp-admin/comment.php?action=trash&c=1891#wpbody-contentShënjo si spam: https://drini.us/wp-admin/comment.php?action=spam&c=1891#wpbody-content

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Për merita të posaçme Hakif Bajrami do të shpërblehet më çmimin më të lartë të Serbisë “7 Korriku”!
    Le te pergjigjet Hakif Bajrami:Cilat jane ato merita?
    Le te pergjigjet H.Bajrami, Pse ia ndaloj hyrjen ne Arhivin e Kosoves, Ali Hadrit.
    Le t’na tregoj H.Bajrami per raportet qe pati me antikombetarin me te madh te pas LDB-se, Ali Shukriun?!
    Le t’na pergjigjet H.Bajrami perse pati ate fushat kunder Kurt Waldhaimit , kur Austria jo vetem qe kishte krijue Shqiperin me 1912, por ishte edhe ne kete kohe nje kujdestare e pa shpallur e te drejtave shqipetare kudo?!

  2. LUsim Kryeredaktorin e revistës Drini, që ta hjekë këtë shkrim të këtij anonimusi që shpif si papagall kundër akademik prof.dr.Hakif Bajramit.
    Ky shkrim është i shkruar nga ndonjë i pa fytyrë që nuk guxon të dali më emër dhe mbiemër.
    Më respekt,
    Flori Bruqi,PHD AAAS New York, Tiranë, SHkup dhe Prihstinë

    • Zotëri Bruqi, komentuesi i nënshkruar si ”Florin” e ka thënë të vërtetën por nuk e ka thene te teren.
      Kur Ali Hadri perjashtihet nga ish LKJ-ja (pas demostratave te 1981, nje nga zyrtaret e larte krahinor, ne fshehtesi flet me Ali Hadrin. Shkurt i thot prof. Ali Hadrit:
      ”- Ti e perjashtuar nga puna dhe aktivitetet tjera si puntor shkencor e arsimi por, une po te pyes ty:
      Kend kishe me e propozua per drejtor te Arkivit te Kosoves, vetem trego se ai ka me u zgjedh. Profesor Hadri e propozon Hakif Bajramin.
      Pas disa diteve, kur Hakifi zgjidhet drejtor, prof. Hadri shkon me i marr sendet e veta personale, librat etj ne zyren e vet.
      Hakifi i kishte thene recepcionistit (rojtarit) qe kur te vjen prof Hadri, mos e lesho me shkua ne zyre.
      Ai ka qene i nje katuni te rrethit te Medvegjes, burre i forte e i fjales i thote Hakifit:
      -O Hakif, nuk ia lâ kete marre djemeve e nipave e ti nese don, hajde ndale, unë JO!
      Te tjerat per Hakifin e sidomos per Kurt Valthajnin, ish Sekret. e Pergjith. te OKB-se, austriak, Hakifi ka dalur publikisht e ka shkruajtur edhe Rilindja. Ndihma e Austrise per shqipt. dihet qe nga Shpallja e Pavaresise, sidomos kur Mali i Zi e pushton Shkodren (1913). Kjo aso kohe i duhej Serbise.
      Emrat nuk i publikova (te zyrtarit krahinor dhe puntorit mbikqyres te Arkives se Kosoves) pasi qe nuk e kam lejen e njeriut qe me ka tregua.
      Me krenari:
      Sinan Kastrati, Suedi
      sinankastrat09@hotmail.com

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu