ARKIVI:
10 Tetor 2024

Bashkimi Evropian, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës 

Shkrime relevante

Vdekja e shokut tim që la “amanet” të varrosej pa ceremoni fetare

Shkruan: Murteza Osdautaj, Prishtinë (Kur budallenjtë islamë i fusin hundët edhe në...

Albin Kurti mirëpret aktivistë e qytetarë nga Masbjeshka, Sanxhku i Pazarit të Ri

Prishtinë, 9 tetor 2024 Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme,...

Kardinali shqiptar Ernest Simoni, “Martir i gjallë” i diktaturës komuniste viziton Shtetet e Bashkuara

Nga Frank Shkreli Kardinali Ernest Simoni (Troshani) -- i cili vuajti burgimin,...

Adresimi i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë

Prishtinë, 9 tetor 2024 Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti: Të nderuar...

Simon Filipaj, misionar i fesë dhe identitetit kombëtar shqiptar

 (Shtatorja e Dom Simon Filipaj në Shën Gjergj, Ulqin, inaguruar më...

Shpërndaj

PRISHTINË, 25 Prill 2023 – Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Tomas Szunyog, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Hajrulla Çeku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, vizituan në Prizren Katedralen e Zojës Ndihmëtare dhe Muzeun e Hidroelektranës. 

Të dyja këto vende të trashëgimisë kulturore po restaurohen përmes projektit të financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe të zbatuar nga UNDP, i quajtur “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” 

“Trashëgimia e pasur kulturore e Kosovës është lidhja jonë me të kaluarën dhe mësuesi ynë për të ardhmen. Flet për tolerancën, miqësinë dhe bashkëjetesën, të cilat janë mëse të nevojshme në botën ku jetojmë”, tha Szunyog. “Përmes Instrumentit për Asistencë së Para-Aderimit, dhe Instrumentit të Politikës së Jashtme, BE-ja ka ndihmuar në restaurimin e 56 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë, ndër të tjera, xhamitë, kishat, vendet arkeologjike dhe kulturore dhe muzetë, dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës për të gjitha komunitetet dhe gjeneratat që vijnë.” 

Të dy lokacionet e vizituara në Prizren janë në listën e aseteve të mbrojtura kulturore të MKRS-së. Katedralja u ndërtua në fund të shekullit të 19-të nga Dario Bucciarelli, Kryepeshkop i Shkupit, gjatë Perandorisë Osmane dhe ka qenë objekti kryesor fetar i komunitetit katolik për rajonin e Prizrenit, ndërsa Hidroelektrana ”Prizrenasja” u ndërtua ndërmjet viteve 1926 dhe 1928 duke furnizuar Prizrenin me energji elektrike deri në vitin 1973. Në vitin 1979 u shndërrua në Muzeun e Energjisë Elektrike. 

“Jemi shumë mirënjohës dhe të përkushtuar për të rritur partneritetin tonë me partnerë ndërkombëtarë, për të bashkuar forcat për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të Kosovës. Mbrojtja përmes ndërhyrjeve fizike është shumë e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme, ndaj duhet të punojmë shumë për t’u siguruar që të ofrojmë burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të zhvilluar modele menaxhimi që do t’i japin jetë monumenteve tona dhe të sigurohemi që ato t’i shërbejnë komunitetit para së gjithash, por edhe të tjerëve. 

Kemi kënaqësinë të ofrojmë mbështetje shtesë financiare për këtë program të përbashkët dhe të bashkojmë forcat edhe në mjete financiare për t’u siguruar që të gjitha punimet e konservimit të përfundojnë në mënyrë profesionale. Krahas ndërhyrjeve fizike, duhet të punojmë ngushtë në funksionimin e trashëgimisë kulturore për t’i afruar ato me komunitetet dhe për të siguruar transmetimin e tyre te brezat e ardhshëm” tha Ministri Çeku, duke theksuar rëndësinë e restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. 

Ndërsa punimet restauruese në Katedrale kanë përfunduar, punimet në Muzeun e Hidroelektranës janë ende në vazhdim. 

“Gjatë shtatë viteve të fundit, së bashku me BE-në dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kemi zbuluar bukurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbarë Kosovën. Nëpërmjet restaurimit dhe rehabilitimit, u kemi dhënë atyre një jetë të re. Më e rëndësishmja, kemi bashkuar komunitetet për të vlerësuar dallimet e tyre, por edhe për të festuar të kaluarën e tyre të përbashkët përmes trashëgimisë kulturore jomateriale – përmes librave, muzikës, veprave artizanale dhe përrallave. Duke parë përpara, ne po përqafojmë mundësitë dixhitale, duke punuar me të rinj me ide inovative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Jemi të lumtur të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë, më të ndritshme dhe të përbashkët për komunitetet e Kosovës.” tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Kosovë. 

Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Zef Shani, dhe përfaqësues të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe të Institutit Arkeologjik të Kosovës, iu bashkuan vizitës dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e BE-së në ruajtjen e shumë objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës. 

Shënim rreth projektit:  

Projekti “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, i financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe me kontribut nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nxit besimin dhe mirëkuptimin reciprok, njeh diversitetin dhe respektin përmes ndërhyrjeve kulturore të cilat promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptim dhe promovojnë një ndjenjë të përbashkët të pronësisë së trashëgimisë kulturore ndërmjet të gjitha komuniteteve të Kosovës.  

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:  

Burbuqe Dobranja, Zyrtare për komunikim në UNDP   

Tel: (038) 249 066 ext. 410;   mob: 049 720 800      e-mail: burbuqe.dobranja@undp.org  

Danijela Mitić, Zyrtare në komunikim në UNDP   

Tel: (038) 249 066 ext. 412;    mob: 049 720 824     e-mail: danijela.mitic@undp.org  

Enisa Rashlanin Kasemi, Zyrtare për Informim dhe Komunikim, Zyra e BE-së në Kosovë    

email: Enisa.RASHLANIN-KASEMI@eeas.europa.eu 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu