ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Kultura e Komanit

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Fahri Xharra
nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Të shpjegosh rrënjët autoktone dhe prejardhjen ilire-shqiptare në të njëjtën kohë e bën më të lehtë kuptimin e orientimit tonë pro perëndimor. Ne kemi mbirë mbi këto troje pellazgo-ilire, shumë shekuj më herët sesa të vinin në Gadishullin Ballkanik grekët, romakët, hunët e gotët, sllavët e së fundi në shekullin e XV-të edhe osmanët.
Në Gajtan të Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6000 vjet p.e.s, ndërsa në Xarë të Sarandës 10 000 vjet p.e.s. Gjuha e jonë është pjesë e trungut të gjuhëve indoevropiane në cilësinë e degës shqipe, pra shumë e hershme e që na ka afruar më herët se popujt tjerë të perëndimit. Albert Dymo thotë se ”nuk ka rracë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës.
Milan Shuflay, George Hahn, Çabej, Mayeri, Jokli e të tjerë e vërtetojnë duke e krahasuar me një lis vigan me rrathët e tij vjetorë si rritjen e kësaj bote të lashtë ballkanike,
Kultura e Komanit është një kulturë e hershme e Arbërisë, që e vazhdon kulturën ilire, që do të thotë se bartësit e saj arbërit janë shqiptarë të hershëm, pasardhës të ilirëve. Zbulimet e bëra në Delmace të Komanit i hapën rrugë një rindërtimi arkeologjik dhe historik duke u bërë një pikë reference për mënyrën e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor në shekujt VI-XIII pas Krishtit.
Gërmimet arkeologjike në Koman janë bërë fillimisht në vitin 1898 nga Konsulli i Francës në Shkodër, Degrand. Nga ato gërmime u gjetën varrezat e mesjetës së hershme, mbi të cilin u bë ndërtim shkencor i njohur si Kultura e Komanit, që e bënte lidhjen e shqiptarëve si pasardhës të arbërve dhe ilirëve. Për më se një shekull,varrezat e Delmacës kanë qenë në qendër të vëmendjes së arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë.
Në Evropën Perëndimore gjetjet në këto varreza u bënë të njohura me emrin “Kultura e Komanit”, përderisa sllavët dhe osmanët e kishin rrënuar dhe humbur atë kulturë shumë herët. Delmace është një fshat i Komanit në një lartësi mbidetare 568 metra. Kështjella e Delmacës dhe Kisha e Shën Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rëndësishëm për historinë tonë janë lënë përgjysmë për 50 vjetët e kaluara. Delmace me rrethinë është shumë mahnitëse me fshehtësinë e vet ende jo krejt të zbuluar.
Emrin Delmace e gjejmë kryesisht në shkrime ku i njohuri për ne studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkë me gjetjet arkeologjike në varreza e dëshmojnë vazhdimësinë ilire-arbërore në malet e Dukagjinit, si Pukë- Iballë-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimësinë edhe në tiparet antropologjike të arbërve të shek. VI-VIII, në banorët e Pukës në masën mbi 70 për qind.
Hulumtuesit kanë studiuar në fushën e toponimeve të Delmacës e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacës, mbi një rrafshinë në jug të kështjellës, Qafa e Delmacës në mes të Kodër Varrezë te Majës së Cungut të shkëmbit të kalasë, Kështjella e Delmaces 4 km në lindje të Komanit, Kroni i Delmacës i humbur mes gurësh, ana perëndimore e Kodër Varrezës e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces në veriperëndim të Masdelmaces.
Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971)
Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të
referencës së mësimit në të gjithë Ballkanin.
Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e Ballkanit Perëndimor. Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon.
Për Kishën e Shën Kollit kemi të dhëna shumë me vlerë nga Gjergj Bardhi,1634, arqipeshkëv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapës, Frang Bardhi më 1637. Sipas tyre, famullia e Shën Kollit ishte për tre fshatrat në Koman, Bytyç (Mtyçi Buzhalës), Qerreti i vogël dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan me 1634 se “ në Shën Koll janë shenjat se përpara kishte qenë vend i dalluem…,ndërsa Frang Bardhi vazhdon ”me sa kuptohet, këto shenja janë gjurmë të një zhvillimi të hershëm që dalloheshin ndër vendet tjera të Maleve të Pukës, Iballes dhe Spasit. Me gjithë ekspeditat ndëshkues osmane në këto male, në Shënkoll kishte ende begati të dukshme…”
Të shkelësh për herë të parë në këtë vend është vështirë të bësh lidhjen në mes të pamjes mahnitëse ku përpara ke Sarden (Shurdhanë, Shurdhahun), Danjen dhe Rozafën dhe shkel mbi qytetërimin e Mesjetës së hershme që ka shumë për të na rrëfyer.
Dikur flitej për varrezat misterioze të veriut, por më 6 janar 1898 konsulli Degrand e dha njoftimin i pari për Kulturën e Komanit por edhe vjedhjen e 130 objekteve arkeologjike që i dërgoi në muzetë e Parisit. Historiani gjerman Treger, në vitin 1900 i hapi 10 varre dhe gjetjet i çoi në Berlin.
Me 1924, arkeologu Italian Ugolini i hapi disa varre tjera dhe “i mori do materiale për studime të mëtutjeshme“. Studiuesja me e madhe shqiptare ka qenë Hana Spahiu me punën e së cilës u formua teza e Komanit si kulturë më vete. Fakti i një vendbanimi i provuar në mënyrë shkencore nga arkeologët tanë se populli që dikur rronte në kala, rrënjët e tij i ka të thella që arrijnë deri tek ilirët e hershem. Fakti që vendbanimi ishte prej guri, faktet që përdorej metali, ndërtimi i shumë kishave, varrimet e të vdekurve që bëheshin me rrobe e stoli flasin qartë për zhvillimin ekonomik tejet të lulëzuar në kohën e të parëve tanë.
Sipas Aleksandër Stipçeviqit, “kultura e Komanit është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte një kapërcyell i të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët”.
Duhet të mburremi jo vetëm me zbulimin e varrezave por të mburremi edhe me krenarinë për një qytetërim të hershëm që të tjerët na e kanë zili. Kultura e Komanit pasqyron shumë bukur mbijetesën pagane dhe atë të krishterë të të parëve tanë.
***
Komani ynë, aq sa i lashtë e historik, aq dhe i bukur dhe atraktiv!
Prova më e pastër dhe e padiskutueshme e vazhdimësisë së trashëgimisë dhe qytetërimit iliro-arbëror!
Komani përfaqëson sot Mesjetën shqiptare në Europë e botë dhe është pikë studimi e referimi për historianët dhe arkeologët për hulumtimet e asaj periudhe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu