ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Misionar i Identitetit  kombëtar 

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Dr.Nail  Draga , Ulqin

Misionar i Identitetit  kombëtar 

Azgan Haklaj, Jam dardan i Malësisë së Gjakovës,GEER, Tiranë, 2022 

Në opusin krijues të Azgan Haklajt bën pjesë edhe libri me i ri me titull  Jam dardan i Malësisë së Gjakovës, botuar nga GEER, Tiranë, 2022.  Nga vet titulli del qartë se autori shkruan me përkushtim për vendlindjen e tij, por nuk anashkalon viset tjera shqiptare, sepse ai çështjen kombëtare e trajton një dhe të pa ndarë. 

Në këtë botim që është përmbledhje të artikujve të ndryshëm, autori prezanton një gamë të gjërë çështjesh, që si preokupim parësor ka identitetin kombëtar shqiptar, në hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha e ilirëve e deri në ditët tona.  

Autori në sajë të prezantimit të artikujve në këtë botim del qartë se është misionar i identitetit kombëtar, duke luftuar kundër politikave shkombëtarizuese të popullit shqiptar si në të kalurën edhe në ditët tona. Ai është në mbrojtje të trashegimisë kulturore kombëtare, duke kontribuar në  mbrojtjën e simboleve kombëtare nga sulmet e ndryshme antishqiptare. 

Pasi të lexohet  ky botim del qartë se kemi të bëjmë me një autor idealist ashtu siç ishin rilindasit tanë, i cili është i shqetësuar për të tashmën dhe të ardhmën e kombit tonë. Duke qenë i vetdijshëm për aktualitetin shqiptar, sidomos për kohën pas moniste, ai është kritikë edhe për dukuritë e ndryshme ne pluralizëm, sepse çdo gjë varet nga angazhimi i strukturave qeveritare në nivel lokal e deri të ai qendror.  

Në këtë aspekt, ai mund të merret si shëmbull për të tjerët si nga përfaqësuaesit e politikës apo të institucioneve shtetërore, për qasjen, angazhimin intelektual dhe guximin e dëshmuar në prezantimin e çështjeve të  identitetit tonë kombëtar, nga Kosova, Çamëria në jug e Plavë-Gucia, e Malësia në veri, duke cekur personalitete të njohura që janë bërë pjesë e historisë kombëtare. 

Duke lexuar këtë libër  del qartë se kemi të bëjmë me një botim shumëplanesh që nxitë kureshtjen e lexuesve, sepse të dhënat e prezantuara kanë referenca shkencore nga del se autori ka konsultuar një litaraturë selektive . Në mbrojtje të identitetit kombëtar, autori në mënyrë të veçantë prezanton shqetësimin në lidhje me emërtimet gjeografike, përkatësisht toponimet të cilët në sajë të pushtuesve të ndryshëm kanë ndryshuar fzionomin dhe përmbajtjën e tyre. Në këtë aspekt trajton në mënyrë të veçantë vendlindjen e tij e cila quhet historikisht Malësia e Gjakovës, e cila si e tillë ishte deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, por më pas pushteti i instaluar komunist vendosi të emërtohet Tropojë, qe e ka edhe sot. Ashtu sikurse kemi bashkinë Malësia e Madhe në mënyrë analoge është e drejtë të quhet Malësia e Gjakovës, ku i përket popullsisë vendore të inicojë një çështje të tillë e cila besoj se do të mbeshtetet nga pushteti vendor dhe ai qendror. 

Në artikuj të ndryshëm na paraqiten të dhëna për shpërndarjën territoriale të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike por edhe tkurrjën e tyre në sajë të luftërave pushtuese të fqinjëve, por edhe të vendimeve të padrejta kundër shqiptarëve në konferencat ndërkombëtare si në Berlin(1878) dhe Londër(1913). 

Në kët aspekt  autori  është i vetdijshëm në intrigat e të tjerëve  kundër shqiptarëve por njëkohësisht është edhe  kritik  për qendrimin inferior të politikës shqiptare ndaj ngjarjeve me peshë kombëtare si në kohën e diktaturës në monizëm dhe në pluralizëm. 

Me një qasje të tillë autori i librit dallohet nga përfaqësuesit e politikës shqiptare si qeveritar apo politikan, sepse është transparent në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë sidomos në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve  në trojet e tyre jashtë Shqipërisë londineze.  

Ne këtë aspekt ai mbeti model duke mos qenë opurtunist, por me qasje intelektaule dhe i guximshëm në prezantimin e çështjeve konkrete, sepse çështja kombëtare nuk është personale,  private e partiake por është e të gjithë neve pavarësisht përkatësinë e ngjyrimet politike. Në këtë aspekt ndihmesën duhet  ta japin të gjithë, e sidomos edhe përfaqësuesit e politikës si të votuar nga populli, duke qenë aktiv e jo duke heshtur, sepse punët tona nuk i kryejnë të tjerët.  

Dhe në fund të këtij vështrimi dua të theksoj  për një shkrim të autorit  i cili  trajton trashëgiminë kulturore ku me pak fjalë ia kushton kullës së bajraktarit të Hotit Çun Mulës, në Malësi të Madhe, dëshmon shqetësimin intelektual për këtë monument të kulturës që ka mbetur në mëshirën e kohës, që nuk mund të arsyetohet me asgjë si në të kaluarën dhe në ditët tona. 

Nga një zhgënjim i tillë autori me të drejt  pyet se ku janë institucionet kulturore shqiptare? Dhe një shqetësim i tillë që është apel për qytetarët e Malësisë e jo vetëm të saj për tu angazhuar në këtë drejtim qe ajo kullë të restaurohet dhe të bëhët shtëpi muze si kudo në botën e qytetëruar. 

Por, ate qe nuk e bëri shteti përkatësisht  qeveria  përmes ministrisë së kulturës  apo pushteti vendor në Malësi të Madhe, e bënë  qytetarët  të cilët inicuan nismën për të mbledhur fonde për restaurimin e kullës së bajraktarit. Një nismë e tillë gjeti mbeshtetje nga malësorët vendas e në veçanti të ata në diasporë ku sipas informacionit të fundit ata kanë mbledhur një fond  prej  rreth treqendmijë dollarësh për restaurimin e këtij monumenti, që daton nga nga viti 1814.   

Shpresojmë dhe urojmë në realizimin praktik  të kësaj nisme  e cila nderon diasporën, sfidon qeveritarët, duke  qenë model në nderim të vendlindjës dhe trashëgimisë kulturore e historike, që dënjësisht trajtohet në këtë botim, nga autori i cili me të drejtë e meriton epitetin misionar i identitetit kombëtar. 

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Shkodër, më 4 mars 2023) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu