ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kush po luan me emrin e Hasan Prishtinës ?

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Reagim 

Nuk është hera e parë që emri i Hasan Prishtinës provohet të nepërkëmbet. Madje, edhe të akuzohet… Më kujtohet se me çfar mundi i kam rrxuar rrenat se kinse Hasan Prishtina-legjenda e Kombit në shekullin XX, “më 28 XI 1912 paska qenë duke mbajtur fjalim në Parlamentin e Turqisë”. Ndërsa më 28 Xi 1912 ndodhi Shpallja e Pavarësisë Shqipërisë në Vlorën heroike. Ishte kjo një përpiekje atentati për të satën herë, kundër Hasanit, ishte kjo një njollë e zezë e kurdisur në Tiranë më 1962, për kolosin e politikës shqiptare. Unë nuk e di kush ka qendruar prapa, por dokuemnetet kanë mbetë. Me fakte u hasi sharra në gozhdë, më 1974 edhe në Prishtinë. Dhe, nuk dua të hy më thellë. Por, nuk mundem për t anashkaluar faktin se disa “islamista”, që kinse Kryengritja shqiptare më 1912 kundër okupatorit osman: “na paska dobësuar dhe na erdhi okupatori më ogurzi, ai serbiano-malazez” si pasojë e Luftës Ballkanike. E duhet të dihet se në vend të pasigurtë e patën virrë këtë rrenë horrat e nëntokës. E vërteta, ky soj i shkrolagjive, nuk kishte as dituri, as invencë, as guxim për t` i hulumtuar dokuemntet, dhe për të ardhur në përfundim se: Lufta Ballkanike ishte imperialiste, ishte një Kryqzatë Evropiane dhe në kuadër të bojatisura të Alenacës (Fallangës) Ballkanike, ku ishin jo më pak se 614 oficerë të lartë evropian por si mercenarë-instruktor dhe komandues. Jo vetëm kaq, Hasan Prishtina me ushtrinë e vet ingenioze, sipas Lav Trockit, Nde Mjedës, Leo Franindllingut, Arçibad Rajsit, provoi që në Shkup ta shpallë pavarësinë. Por, e penguan diplomacitë e: Francës, Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Në Shkup më 26 gusht 1912 me Hasan Prishtinë patën folë diplomatët special: Rusi, francezi dhe austriaku. Me Hasanin foli francezi në gjuhën e tij duke i thënë: “Çfardo rezultati me pasë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Pernadorisë Osmane nuk ka. Duhet zotëri Hasan ta jepni urdhërin që ushtria juej të demobilizohet. Për ndryshe do keni edhe armiqsinë tonë pas shpine”. (Shiqo: K. Jezdiq, Narod i Drzavnici, Beograd 1913, dok. i botuar në tri kopje, sekret shtetëror nga Dosja Masone “Llozana”; Shiqo, “Studim i pabotuar në Redaksinë e “Radniçke Novine” 1912.). Hasan Prishtina i diskreditoi me peticione disa kancalari Evropiane duke i akuzuar se i kanë angazhaur 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadoll, nga Liani i Tivarit dhe Limani i Selanikut. 

Hasan Prishtina edhe gjatë viteve 1914-1918 ishte luftetari më i njohur për pavarësinë e Shqipërisë. Bile në organizim me Isa Boletinin, Bajram Currin dhe Elez Isufin, themeluan front për ta sulmuar Ushtrinë serbiane në vijën e frontit: Perpellac-Rozhajë-Plavë-Guci-Prizren-Tetovë-Dibër. Ishte kjo kohë që përputhej me luftën e Çanakalas (dhjetor 1915/ janar shkurt 1916). 

 Popull shqiptar, deri sa frontit Hasanit iu bashkuan 6218 kreshnikë shqiptar, për turkun që na kishte shkatrruar si popull për gjashtë shekuj, shkuan për të luftuar, jo më pak se 32 118 shqiptar bashibuzuk. E Hasan Prishtina tërë këtë tradhti e qau me lot në shtëpinë e Sali Manit në Malësi. Por, me që në Çanakala fitoi Kemail Ataturku me fuqinë shqiptare mbi aramta Frango-angleze, Cherchilli do të japi dorëheqje. Por do të na hakmirret më 1944 duke i thënë Titos në Bari të Italisë, se Kosova mbetet me Beogradin sepse kam kontratë me Jugosllavinë për shfrytzimin e Trepçës deri më 2050”. (shiqo: A KQ, LKJ strogo pov, çuvati stalno, 1 fletë) 

Në mes Dy luftërave botërore dihet se si është trajtuar Hasani nga qeveritë e: Beogradit, Tiranës, Athinës dhe Ankaras. Jo më pak se pesë herë është denuar me vdjeke. Po, Hasani është i pari shqiptar që e ngriti ZËRIN me Peticion drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, duke prezantuar pozitën koloniale të shqiptrëve në Jugosllavi, të cilën janë mbi 1 milion, por që nuk e kanë asnjë shkollë të lejuar në gjuhën më të lashtë të Evropës”. Hej, Rektor i Univerzitetit “Hasan Prishtina”, qeveria e Bozha Maksimoviq-Kunakut më 1927, ia dhuroi Anglisë koncesion Trepçën, kurse Francës Borin, me kusht që Peticionet e Hasan Prishtinës mos të dalin në rend dite në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë. 

 Po, jam hulumtues i Jetës dhe veprës së Hasan Prishtinës. Nepër arkiva i kam evidentuar 8 biografi të Hasan Prishtinës, që i kishin në dispozicion kancalaritë e vendev Ballkanike dhe Evropiane, krejt me qëllim që të këputet bima e Hasan Prishtinës me një atenta eventual. Dhe ai atentat u gjet dhe u zbatua nga një laro i paguar shqiptar. Nuk është modeste, por më duhet të them se në të gjitha monografitë për Hasan Prishtinën ose jam redaktor ose recenzent. Madje e kam pasë temë të para magjistraturës më 1973. Pra, nuk më lejon ndërgjegja të heshti për një tentim atentati si ky që emri i Hasanit të hiqet nga Rektorati. Nuk kalon një ligësi e tillë, duhet të dihet. E rektorati, në vend se të intervenon kudo nepër Evropë e OKB se duhet rrënohet kisha fashiste e Millosheviqit në oborrin e Univrzitetit, i bje murit me kokë, duke provuar ta largojë emrin Hasan Prishtina. 

Të kuptohemi, se në vitët e robërisë shumë rrugëve si historian ua patëm vu emrat Hasan Prishtina. Shumë shkolla e kishin këtë emër me propozimin tonë nga Instituti i Historisë. Ndër ato institucione ishte edhe Shkolla Fillore “Hasan Prishtia “ në Prishtinë. Dhe, kur serbo-çetnikët e larguan BUSTIN para shkollës e pamë si obligim: Dr Tahir Abdyli, Dr Liman Rushiti dhe Dr Hakif Bajrami të shkojmë dhe shkuam me që rast Busitin e Hasanit e kthyem në vendin e vet, me ndihmën e arsimtarëve patriotë, po edhe punëtorëve ndihmës. 

Pas çlirimit, ishte mençuri që Univerzitetit Prishtinë iu vu emri “Hasan Prishtina”. Ju lus, larg duart nga ndërmarrja e atyre që po provojnë ta “vrasin Hasanin” edhe për të satën herë. Por, le të dihet se EMRI i këtij kolosi do të mbetet përgjithëmonë, aty ku është. 

Në fund e lus Kryetarin e Parlamentit të Republikës Kosovës Glauk Konjufcën, e lus Pfresidentën e Republikës Kosovës Vjosa Osamnin, e lus Krhyeministrin e Republikës Kosovës Albin Kurtin, që me dekret ta stopojnë çdo nismë të Rektoratit lugat se kinse Hasan Prishtia “po i pengueka në promovimin e punimeve shkencore”, kinse emri univerzitetit është më i vjetër, nga viti historik 1970. Jo more tregtar flamujsh. Ai punim shekncor që meriton me u botua, ai nuk ka fuqi që e pengon. Ju them nga pervoja ime. Por, papunësia dhe provat meskine, le të dihet se nuk do të kanë sukses për askend. 

 Pas neve qëndron tërë bota studentore patriotike shqiptare. Qëndron ajo bota e dlirë, sepse e donë Republikën e Kosovës,e donë Republikën e Adem Jasharit, që i ka rrënjët në lumenjë xhaku. Ta dini se po të ishte Adem Demaçi gjallë, i cili edhe para xhelatëve është deklaruar se: “Jam nxënës i Hasan Prishtinës”. Baci do të ju mallkonte, si bukë përmbysës. Pra, as mos ëndrroni se Univdrzitetin “Hasan Prishtina”, do ta ktheni prapa. Ky Univerzitet, e them me kompetencë se është KALA e pamposhtur, që e ka rrënuar Jugosllavinë, burgun e popujve, sidomos burgun e përgjakur me xhak të njomë shqiptari si: me denonstrata, me reagime, dhe më në fund me luftë të armatsur, që quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

Prishtinë, më 2 maj 2023                            

Akademi Prof Dr Hakif Bajrami, historian 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu