Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Tashmë është përvijuar një praktikë me pasoja të rënda – ajo e tifozërisë sektariste dhe klienteliste ndaj liderucëve partiakë.
Në kohën e sundimit pushtues, monist, në KSA të Kosovës nuk kishim liderë as liderucë politik as partiak, sepse kulti i diktatorit Tito nuk toleronte konkurrencën.
Në fillim të vitit 1990, pasi u shkërmoqen strukturat politike komuniste, nga ustallarët e Beogradit na u imponua një lloj pluralizmi i kontrolluar, kryepjesë e se cilës ishte demokracie autoritariste – sundimi i njëshit i quajtur Ibrahim Rugova. Ai duhet të jetë komanduar në krye të LDK-së, siç caktohet komandanti suprem në krye të ushtrisë. Fenomenal është fakti se ky sundimtar, pa poseduar pushtet real (policor), mundi të impononte sundim monist “shpirtëror”. Pothuajse gjithë popullata, në afat tepër të shkurt kohor, u shndërrua në turmë që e dëgjonte atë diktator “demokrat”, ngjashëm siç është dëgjueshmëria e sektës ndaj udhëheqësit të saj.
Pothuajse ngjashëm, siç duhet të jet formuar LDK-ja nga shërbimi armiqësor i Serbisë, duhet të jetë formuar edhe PDK-ja, më 10 tetor 1999, por tashmë nga DGSE-ja serboflie franceze (që të kamuflohej angazhimi komplotist i RDB / Resor državne bezbednosti).
Vite më herët shërbimet armiqësore të Jugosllavisë kishin bërë përvojë të madhe me formime edhe të organizatave e partive “ilegale”, “armiqësore”, “nacionaliste”, si mënyrë preventive për të minimizuar luftimin kundër pushtetit monist të Lidhjes Komuniste Jugosllave.
Nëse edhe LVV-në e ka formuar ndonjë shërbim armiqësore, ende nuk kam prova të bollshme logjike që dyshimi të më shndërrohet në bindje. Por, mënyra e sundimit të KM Kurti, komplotet e tij kundër Shtetit të Kosovës, përditë e më shumë po ma shtojnë dyshimin se edhe LVV-ja është produkti i shërbimit armiqësor serb BIA.
Skenarët e shërbimeve armiqësor kanë qenë aq i përkryer, sa shumë shpejt janë “prodhuar” tifozët sektaristë ndaj liderucëve përkatës. Një kësi tifozi sektarist, i quajtur rugovist, e përjetonte si blasfemi nëse dikush shprehte dyshime për Ibrahim Rugovën si kuisling i Millosheviqit. Pra, rugovisti ende vazhdon me besua se IR ishte patriot autentik çlirimtar i Kosovës. Edhe rugovisti, si çdo sektarist fetar e “partiak”, as nuk dyshon të ketë bërë qoftë vetëm ndonjë gabim IR. Rugovisti është në gjendje edhe ta vras atë që kritikon e diskrediton IR.
Njësoj shërbimet armiqësore DGSE dhe RDB pordhuan tifozë sektraistë thaçistë, që ngjasonin e ngjasojnë me ata rugovisnë.
Fatkeqësisht tifozët sektaristë kurtianë, pos militantizmit të tyre sektarist, po agravojnë edhe në harbut kriminelë, të cilët janë në gjendje edhe Kuvendin e Kosovës ta djegin e bombardojnë për t’i imponuar komplotet e Kurtit.
Ja deri në cilin nivel na ndodhin fatkeqësitë. Edhe Profesori Shemsi Reçica, i burgosur politik i vitit 1981, shok i Ukshin Hotit, broçkullis më zi se secili tifoz njëqelizor sektaris kurtian. Ja argumenti:
“Kurti, politikan e KM JASHTËSERIK dhe i PAPËRSËRITSHËM, – i vetëm përballë të porositurve në VV, gjithë opozitës, mediave, Serbisë dhe një pjese të ndërkombëtarëve!!!”
Pa hamendësim dhe pa e vlerësuar me qetësi, menjëherë komentova:
“Të gjitha marionetat e shërbimeve armiqësore janë pothuajse të ngjashëm, sepse ashtu komandohen nga eprorët e tyre, nuk pjerdhin për komplotet që ia bëjnë shtetit, të cilit i janë imponuar sundimtarë! Apo?”
Po pres, nëse do ta toleron komentin tim. Mund që për hir të miqësisë që kemi, i vjen keq ta fshin komentin tim, por e largon statusin që afishoj. Kaluan 53 minuta që kam bërë komentin. Po mrekullohem që nuk fshini, siç do të bënin tifozët sektarist njëqelizor kurtian.