ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Këngën dhe Shoqatën “Labëria” e kanë lartësuar gjigandët Qose, Kadare, Agolli

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Këngën dhe Shoqatën “Labëria” e kanë lartësuar gjigandët Qose, Kadare, Agolli, i padituri, Tole dhe  Mërtiri

 Polifonia popullore labe nuk është  “produkt i serenatave greke”.

– Kemi dy dokumente të Vasil Toles, të cilat e shpartallojnë “mbrojtjen” e bujshme dhe false të mashtruesit Mërtiri.

– Sokol Shupo; Loja e tij me “isopolifoninë”, “filtron përmes kulturës greke”.

 Vasil Tole me tezat e tij antikombëtare të huton, sepse edhe vet nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare.

– Kush fyen këngën labe fyen Shqipërinë, ajo mbetet shqiptare dhe jo greke!

Shoqata Labëria “Nderi Kombit”

Në strategjinë e diversionistit Vasil Tole, pas ekspozimit të mashtrimeve dhe spekulimeve të tij me kulturën popullore shqiptare, është bërë ndarja e detyrave: Kristo Mërtirit i jep detyrën për të goditur simpoziumin e Shoqatës ‘Labëria’ për këngën polifonike, sikurse Vasil Gjikës i dha detyrën për të goditur emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit kurajoz Marin Mema. Dy nga veprimtaritë e rëndësishme që demaskuan veprën tinzare të Vasil Toles. Kristo Mërtiri, ndonse një gazetar i rëndomtë dhe mediokër, që askush nuk mban mend ndonjë shkrim në disa dekada të punës së tij, me një gjuhë që pëfaqëson një njeri të pakulturuar dhe me padituri të theksuara profesionale dhe etike, i shmanget problemit që ka trajtuar emisioni dhe simpoziumi për identitetin e kulturës shqiptare, Polifoninë popullore si “produkt i serenave greke”, dhe fyen rëndë Shoqatën ‘Labëria’, historikisht dhe aktualisht me kontribute në jetën e kombit shqiptar. Mërtiri, një fyell që këndon vetëm në vrimën e Vasil Toles, përdor gjuhën e një rrugaçi: “lërini dënglat e ndryshkura personale, fetare e krahinore”! Sikurse shihet, me një demagogji të neveritshme, Mërtiri tenton ta personalizojë problemin: “Dy-tre lakmitarë keqdashës “që ngjallen kur shohin dikë më mirë se veten dhe tërë jetën e tyre janë përpjekur t’i venë zile edhe miut, duke u tundur e shkundur me dekorata kallpe deri te ajo “Nderi i Kombit” (O Zot, i përfytyroni dot këta megalomanë myteberë përkrah….”

Me këtë fjalor ordiner, të rrugëve, bindemi se ky megaloman e ka në gjak rrugaçërinë.

Mërtiri nuk ka forcë logjike dhe analizë serioze për dy veprimtaritë kryesore të organizuara për korigjimin e “isopolifonisë së sirenave greke”, por kërkon ta trajtojë shqetësimin e Shoqatës ‘Labëria’, si injektim të dy apo tre ‘lakmitarësh’ dhe ziliqarësh, që kanë sensibilizuar mijra njerëz, të cilët nuk e kuptojnë dot “isopolifoninë e prejardhur prej sirenave greke”! Duket qartë se Mërtir gazetaruci e ka ndërgjegjen e errësuar; nga padituria, nga miqësia, apo nga koha kur kanë qenë për trajnim në Athinë, nuk e dimë, por e sqarojmë, se në diskutime për “isopolifoninë” e sirenave greke, Shoqata ‘Labëria’ nuk mund të ketë çështje personale me akademikun Tole dhe me askënd tjetër, ka vetëm çështje parimore me vlera kombëtare (pasi e ka ftuar z. Tole në Simpozium të thotë fjalën e tij). Mërtiri, për të mbjellë mjergull dhe dyzim tek lexuesit, përdor një pseudoargument: Nga gjithë ai grup specialistësh që përgatitën dosjen për në UNESCO, përse nuk përmendet asnjë tjetër me emër e mbiemër? Mërtiri ka të drejtë, në përgatitjen e dosjes për në UNESCO nuk përmendet asnjë person tjetër veç Vasil Toles. Vetë Tole ka pranuar: Në vitin 2005, Vasil Tole, si ekspert i etnomuzikologjisë, përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore, e cila u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”. (Vasil S. Tole, Encikpopedia e Isopolifonisë, f. 320) Madje Tole, me autorizimet që ka depozituar në dosjen dërguar UNESCO-s, dokumenton autorësinë e tij. (Enciklopedia e isopolifonisë, f. 189).

Kemi dy dokumente të Vasil Toles, të cilat e shpartallojnë “mbrojtjen” e bujshme dhe false të mashtruesit Mërtiri.

Si mund të krijohen emra solidarë me Vasil Tolen, kur nuk ka patur të tillë? Pikërisht kjo mungesë, duhet ta detyrojë Mërtir sejmenin, t’i kërkojë llogari Tole “akademikut” se përse ke përgatitur një dosje i vetëm, për një kulturë popullore që është studiuar për 50 vjet nga një grup studiuesish më në krye Ramadan Sokolin dhe e ke futur fshehtas në UNESCO? Por këtë s’mund ta bëj Mërtir mercenari, sepse ai vuan nga qafa e lart. Si një pretencioz fals, u kujtua të marri në mbrojtje “përmetarin e mirë” që s’ka asgjë të përbashkët me Përmetin e vëllezërve të lavdishëm Frashëri: Po mbushen 9 vjet që dëshira dhe pasioni gati urrejtës ndaj studiuesit jo dosido në fushën e etnomuzikologjisë, ndaj një përmetari të mirë me themele atdhetarie e kulturore familjare. Vasil Tole ka, jo nëntë vjet, sikurse shkruan Kristo Mërtiri nga padituria e tij, por 20 vjet që i është argumentuar diversioni i tij antikombëtar, qysh në vitin 2003, përmes shkrimit të kompozitorit Sokol Shupo; se loja e tij me “isopolifoninë” “filtron përmes kulturës greke”. Me këtë denoncim, pa u botuar ende dy librat e Toles: “Sirenat dhe isopolifonia në Epir” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, fytyra e Vasil Toles është damkosur si spekulant dhe mercenar i të huajve, pavarësisht, se cila ambasadë e ndihmon. Argumentimet kundër teorisë greke të Vasil Toles, i ka vazhduar prof. Bardhosh Gaçe në vitin 2008. Pas tyre u futën në këtë kundërshti edhe të tjerë studiues, deri në Simpoziumin e 25 nëntorit 2015, të cilin e organizoi kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencës, “Artisti i Merituar”, Limos Dizdari, i cili e përjetoi futjen e “isopolifonisë” së sirenave greke në UNESCO,si shqetësim të të gjithë kulturës popullore shqiptare, prandaj këtij simpoziumi iu bashkua Shoqata “Labëria”, si dhe 12 Shoqata Kulturore dhe Atdhetare të Jugut të Shqipërisë, sikurse shoqata “Mallakastra”, shoqata e Skraparit, e Përmetit, e Delvinës, e Sarandës etj, dokumentet e të cilave, të firmosura dhe të vulosura, janë dërguar në Ministrinë e Kulturës në vitin 2015.

Pavarësisht këtij realiteti, Mërtir mizantropi përdor figuracione fyese për personalitetet e kulturës shqiptare: herë pas here nga lëndinat mediatike dëgjohet befas si një fyell, xhura, cylë a zile dyjare me zë të çjerrë. Zë që po i kapërcen kufijtë e etikës dhe bën zhurmë përtej istikamit shkencor e profesional. Me këtë fjalor të rëndomtë rrugaçërie, Mërtiri e ka ulur veten në nivelin kulturor që përfaqëson një mercenar. Në shkrimin e Mërtirit ka një llafazanëri të shfrenuar, fanfarone, mburravece, pretencioze, në sulmet kundër të vërtetës. I ndjeshëm ndaj mashtrimit deri në histerizëm, shtiret sikur kujdeset për thelbin e çështjes, por e anashkalon atë. Mërtiri nuk ka kuptuar dhe nuk mund të kuptojë, se problemi ka përmasa shkencore dhe kombëtare dhe si i tillë nuk ka nevojë për trajtim sentimental, e aq më pak për lokalizma, apo besime imagjinare fetare. I padituri i polifonisë Kristo Mërtiri, tenton ta trajtojë kritikën ndaj Vasil Toles, si problem besimesh fetare; sikur Tole po “denigrohet” sepse është i fesë orthodokse! Deri këtu arrijnë taktikat dizinformuese të duetit famëkeq Tole – Mërtiri. Mërtiri si një ushtar i keq i Toles, trillon “urrejtje”, dhe aspekte fetare me dashakeqësi, sikur opinione të tilla helmuese, do ta shpëtojnë Vasil Tolen nga përgjegjësia e veprimeve të tij antikombëtare. Kompozitori Sokol Shupo ka mbaruar studimet në Bukuresht të Rumanisë dhe më vonë është specializuar në Vjenë të Austrisë. A mund të konsiderohet ky personalitet i muzikës si “një zë i çjerrë”, sepse merr në mbrojtje kulturën kombëtare, ndërkohë që edhe pas 20 vjetësh, në datën 5-6 maj 2023, boton një shkrim tepër shkencor në një gazetë prestigjioze të përditshme kundër teorisë së “isopolifonisë” të Vasil Toles! Prof. Zhani Ciko ka admirimin e tërë popullit shqiptar jashtë e brenda Shqipërisë, për kontrbutet e mëdha që i ka dhënë Fondit të Artë të Kulturës kombëtare dhe sukseseve që ka arritur në skenat muzikore të Evropës, e së bashku me prof. Aleksandër Peçin, të vetmin kompozitor me krijimtari të bollshme, që na ka mbetur nga e kaluara dhe na përfaqëson denjësisht sot në Europë, organizuan më 6 maj 2023 në Hotel “Rogner”, një lektorium për dhjetë alogjizmat e Vasil Toles në librin “Sirenat dhe isopolifonia në Epir…” duke hedhur poshtë shkencërisht mashtrimet e Vasil Toles, mbi prejardhjen e polifonisë shqiptare nga kënga e sirenave greke. Nuk po shkruaj për personalitet e tjera si: prof. Pirro Miso, Mjeshtrin e madh Bajram Lapi, Mjeshtrin e madh Ermir Dizdari, Mjeshtrin e madh dhe prof. Roland Çene etj., sepse Mërtiri, po të fillojë të lexojë pak, do t’i gjej ata në gazetat e ditës. Si nuk i dridhet dora pseudogazetarit dhe mediokrit Mërtiri, kur shkruan për elitën kulturore të kombit, konsiderata për “zëra të çjerrë”?! Të drejtën për të diskutuar pronësinë e saj kulturore, e ka jo vetëm një shoqatë kulturore dhe atdhetare, por edhe çdo qytetar i thjeshtë që e do krijimtarinë shpirtërore të stërgjyshërve të tij, pavarësisht se kundër tyre, Vasil Tole ndërsen sejmenët e tij.

Përse Kristo Mërtiri e pranon prejardhjen e polifonisë shqiptare nga sirenat greke? Për çmotive?

Përse i shmanget terrenit ku luftohet dhe dizinformon me lloj lloj shpifjesh? Me çmendurinë e tij, Mërtiri ankohet: “Dhe një ditë papritur e pakujtuar del e organizon një “simpozium” fantazmë për…Isopolifoninë. Për mua dhe për mjaft lexues brenda e jashtë Shqipërisë, ata “nismëtarë” janë ca guralecë të pagdhendur nga dalta e ndershmërisë (mbase jo e djallëzisë), që me hobetë llastiqe të vjetëruara duan të “groposin” një Akademik të pamykur në moshën e profesionin e Etnomuzikologut”. Me këtë nivel të ulët kulturor dhe entusiazëm agresiv ndaj shoqatës Labëria, është derdhur helmi djegës i pabesisë ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit dhe identitetit kombëtar. Këtë diare stilistike, Kristo Mërtiri përpiqet ta paraqesë si manifest të njeriut të revoltuar, ku budallallëkun e ngre në meritë. Egoizmi i neveritshëm i Mërtirit, paraqitet në trajtë të zbukuruar si një flijim për interesa të Vasil Toles dhe poshtërsia bëhet fisnikëri. Kush është ky “Krisht”, që i paska ardhur fare i papritur simpoziumi i shoqatës “Labëria”?! Duhet t’i merrte leje Shoqata “Labëria”, këtij njeriu që s’ka kënduar kurrë këngën labe për të organizuar veprimtari të saj? Mos duhet t’i marri leje qiries Mërtiri, edhe kur Shoqata “Labëria” të organizojë së shpejti konferencën për Polifoninë edhe me përfaqësues të UNESCO-s?! Anonimi i polifonisë Mërtiri e di fare mirë, se organizatorët e Simpoziumit për polifoninë, ishin Kryesia e Shoqatës “Labëria”. A mund të konsiderohen njerëzit e nderuar të kryesisë së shoqatës, si “guralecë me llastiqe të vjetëruara…që donin “groposjen” e Vaso etnomuzikologut, këtij “mali të lartë” që s’pyet për guralecat e Shoqatës “Labëria”! Përse nuk shkruan vetë Vaso Tole për këtë devijim dhe mashtrim monstruoz dhe i shmanget Simpoziumeve?

Ky është kulmi i mëndjemadhësisë dhe paditurisë për Polifoninë hyjnore!

Kristo Mërtiri vendos Vasil Tolen përballë Shoqatës “Labëria”, një person që i ka vjedhur trashëgiminë shpirtërore të stërgjyshërve dhe ia ka kaluar një populli tjetër. Këtë mashtrues Mërtiri e lartëson shumë më tepër se sa mijra njerëz që e pasojnë Shoqatën “Labëria”! Kjo është poshtëruese, jo për anëtarët e Shoqatës “Labëria”, por për vetë Kristo Mërtirin dhe Vasil Tolen. Ç’i duhet Kristo mercenarit, se çfarë veprimtarish ndërmerr Shoqata “Labëria”, “Toskëria”, “Malsia”, “Përmeti”, “Mallakastra”,  etj. në zbatim të programeve vjetore? Qylaxhiu i Vasos, nuk mjaftohet me kaq, ai fyen edhe intelektualët që e përkrahën Rezolutën e Shoqatës “Labëria” për të bërë ndryshimet në UNESCO: “Dhe u bë një regjistër a listë e gjatë emrash rrokopujë për ta përdorur përfundimisht si disa krehëra fishekësh kallashnikovi nga “97-ata zezonë. Sa për listën “superfletërrufe e monizmit”, nuk dua të besoj ende se janë katandisur “si gurë në hobe”…Por të shpërdorosh tmerrësisht reputacionin e secilit në lista superfletërrufesh si “argument” shterues, nuk është thjesht pabesi, aguridhllëk e as djallëzi foshnjore … të arrish të futësh në valle e të marrësh si vjedhurazi pas kaq vitesh edhe firmat e mjaft figurave të njohura në emër të shoqatës “Labëria”, (shkrimi i Botuar) më shëmbëlleu si me një ulërimë përmes një shkretëtire morale e pse jo atdhetare… Ky është interpretimi i pamoralshëm i gazertarohiçit Kristo Mërtiri, i cili e trajton problemin parimor, si një “marrjeje osh e vjedhurazi” të miratimit të Rezolutës së Shoqatës “Labëria”, nga profesorë, akademikë, deputetë, muzikantë, e të tjerë intelektualë të shquar, si të ishin fëmijë naivë dhe të mund t’i gënjejë kryesia e Shoqatës “Labëria”! Sikundër shihet, Kristo Mërtiri prezantohet si një narcist që i buzëqesh vetvetes, i dehur pranon falenderimet e Vasil Toles, duke e ngritur në shkallën e profesorit ekstraordiner, në rolin e kapterit të kavalerisë. Mërtir “guximtari” që s’del kurrë rrugëve në Tiranë e di pse, për të zbutur diskretitimin e Vasil Toles, na qenka mjeshtër për të krijuar skena tronditëse mbi ndërgjegjen e lexuesve! Pavarësisht fjalomanisë së rëndë të pseudointelektualit Kristo Mërtiri, secili ka të drejtën e shenjtë, që kulturën popullore ta trajtojë si vazhdim të studiuesve paraardhës, duke respektuar terminologjinë e përcaktuar prej tyre, si dhe dy kërkesat kryesore që shtron shkenca e etnomuzikologjisë sot në botë: Vendi ku ka lindur polifonia dhe koha e lindjes së saj. Këtu duhet të dallojmë metodologjinë serioze nga mënyra jo e ndershme në trajtimin e çështjes, sikurse bën përfaqësuesi i shkencës servile, pseudogazetari Mërtiri, i cili i shmanget konkluzionit antishkencor të Vasil Toles, që e ka përcaktuar vendin e lindjes së Polifonisë popullore te sirenat në Greqi, ndërsa kohën e ka përcaktuar në epokën e Odisesë, kur sirenat i mësonin “isopolifoninë”! Vasil Tole me tezat e tij antikombëtare të huton, sepse edhe vet nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare: Ka lindur në epokën e sirenave greke, apo ka lindur në epokën e korit kishtar Bizantin?! Ka lindur nga kënga e sirenave greke, apo ka lindur nga kori kishtar bizantin?! Pavarësisht vërejtjeve për funksionimin organizativ të Shoqatës “Labëria”, Mërtiri ka edhe cilësinë e mashtrimit dhe me kompetencë ulëret: “nuk gjendet asgjëkundi ajo shprehja e shpifur “që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine”. Sepse gjithollogët tashmë fryhen e çfryhen si gjela të rinj a të plakur, si namusqarë shqiptarie me kokrra e dokrra “atdhetarie”. Kristo Mërtirin e ka “stëvitur mirë”, Vasil Tole dhe nuk i ka lënë ndërgjegje të ndriçuar për të lexuar faqen zyrtare të UNESCO-s. Studiuesi i nderuar dr. Zeno Jahaj, oficeri i kulturuar që ka shërbyer në Ambasadën e Shtetit Shqiptar në Athinë e gjetkë, në datën 6 maj 2023, ekspozoi në ekran para 70 intelektualëve në ‘Rogner’, vidion e UNESCO-s, të cilën e panë të gjithë të pranishmit e bashkë me të edhe autorin e përgatitjes së saj Vasil S. Tolen dhe lexuan prejardhjen e isopolifonisë nga kori kishtar bizantin dhe nga sirenat grekePse mashtron Kristo Mërtirti përmes dy gazetave të përditshme?! Përse nuk na sjell një sirenë, të këndojë vetëm një minutë, ndërsa ne jemi gati t’i sjellim dhjetë grupe polifonike për të dhënë disa orë koncert artistik? Këtu do të mbyllej problemi pa qenë nevoja e fjalëve. Po, ku ta gjejë Kristo mavria sirenën?! Nëse Vasil Tole do të ishte dikushi në etnomuzikologji, sikurse e konsideron Mërtiri, ai nuk do ta kishte tjetërsuar Polifoninë shqiptare në “isopolifoni”, të korit bizantin dhe sirenave greke, nuk do ta tjetërsonte kulturën kombëtare, identitetin shqiptar dhe të fyente rëndë studiuesit dhe pedagogët e tij që për 50 vjet e kanë konsideruar Polifoni Popullore Shqiptare, që ka lindur në këtë vend dhe nga ky popull. Me fyerjet dhe injorimet e tij ndaj Shoqatës “Labëria”, Mërtiri e pretendon veten dragua, por s’është veçse një…. e dini vetë ju të dashur lexues. Kush fyen këngën labe fyen Shqipërinë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu