Në foto: Vjosa Osmani në takim me senatorin Chuck Schumer
Në prag të vizitës në Universitetin e Harvardit në Boston, me ç’rast Presidentja Osmani është ftuar të jetë folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare ‘Global Empowerment Meeting’, ajo ka realizuar një sërë takimesh në Kongresin amerikan.
Gjatë qëndrimit njëditor në Washington D.C. Presidentja Osmani është takuar me senatorin Chuck Schumer, senatorin Christopher Murphy, senatorin Ben Cardin, senatorin Marco Rubio, senatorin Steve Daines, kongresistin Steve Scalise, kongresisten Veronica Escobar, kongresistin Gary Palmer, si dhe në vijim do të takojë kongresisten Dina Titus.Presidentja me z. Steve Scalise
Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë.Me z. Steve Daines
Ajo ka potencuar vazhdimisht rëndësinë e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt që të ketë gjithnjë e më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin tonë dhe përtej.
Me z. Gary Palmer
Ajo ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Kongresit për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë, duke theksuar se tashmë është krijuar një momentum i ri për zhvillime të reja në këtë drejtim.
Me z. Ben Cardin
Në frymën e raporteve historike të shkëlqyera me SHBA-të, Presidentja Osmani i ka falënderuar miqtë e Kosovës në Kongresin amerikan, duke përcjellur edhe mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e tyre për vendin tonë ndër vite.Me senatorin Chris Murphy
Në këtë drejtim, ajo ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit me aleatin kryesor të Kosovës edhe përmes Dialogut Strategjik, iniciativë kjo e dorëzuar nga Presidentja Osmani në fillim të vitit të kaluar.
Me z. Marco Rubio
Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, ndërkaq ka potencuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre.
Me zonjën Veronica Escobar