ARKIVI:
18 Tetor 2024

2 Qershor 2003: «Rilindja” kërkon nga Kuvendi i Kosovës zgjidhje institucionale dhe status juridik të medias publike

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

I nderuar kryetar, të nderuar nënkryetarë e anëtarë të Komisinit për Media të Kuvendit të Kosovës, 

Ju falenderoj shumë për vënien në rend dite për shqyrtim e zgjidhje të cështjes së «Rilindjes» dhe për ftesën për këtë mbledhje. 

RILINDJA është gazetë tradicionale e Kosovës, e themeluar si institucion shumë i rëndësishëm para më shumë se 58  vjetëve. 

Është e regjistruar: NDËRMARRJE SHOQERORE. 

Nuk ka falimentuar, nuk ka vendim për falimentim. 

Nuk ka bërë ndonjë delikt, që do të dënohej me mbyllje, nuk ka pasur asnjë gjyq a vendim gjyqi për këtë. 

Nuk kishte hyrë në shtëpi të huaj që të nxirrejt prej saj. Ishte në shtëpinë e vet, që edhe në dokumentet zyrtare aktuale të UNMIK-ut është emërtuar Pallati i Rilindjes. Ky Pallat i shtypit me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitet e shtatëdhjeta u ndërtua dhe iu dha në shfrytëzim të përhershëm «Rilindjes» për lokale pune. U vendosën në Pallat edhe gazetat tjera «Jedinstvo» dhe «Tan», si edhe redaksitë e revistave, etj. 

Rilindja ishte edhe investitore për ndërtimin e Pallatit. Një pjesë e investimeve u siguruan me shitjen e objekteve të mëparshme që kishte «Rilindja», siq ishte objekti i redaksisë së gazetës dhe i shtypshkronjës, në të cilin objekt tash është e vendosur Gjykata Komunale e Prishtinës. Një pjesë tjetër e investimeve janë kreditë, të cilat i ka paguar «Rilindja» duke ndarë nga të ardhurat e punëtorëve. Për shkak të obligimeve të kthimit të kredive për ndërtimin e Pallatit punëtorët e «Rilindjes» për shumë vjet i kanë marrë rrogat të zbritura – zvogëluara. 

Prandaj, me cfarë të drejte «Rilindja» u mbyll, u dëbua nga shtëpia e vet, gazetarët e punonjësit e saj u hodhën në rrugë, u dëbuan kolektivisht nga puna dhe u privuan nga mundësia për të fituar rrogat, me të cilat i mbanin familjet. 

KEMI KËRKUAR DHE KËRKOJMË: 

-         T’i jepet fund mbylljes së gazetës tradicionale të Kosovës, «Rilindja» 

-         Të drejtën e lokaleve të punës, të pronës,  të drejtën e vazhdimit të punës që na është ndërprerë 

-         Dëmshpërblimin 

Ne e kuptojmë dhe e respektojmë të drejtën e UNMIK-ut për të administruar objektet shoqërore. 

E kuptojmë edhe emergjencën e sigurimit të hapësirave të punës për institucionet e reja të Kosovës, madje edhe kemi mirëpritur vendimin që në Pallat të vendosen një pjesë e ministrive. Për këtë kemi qenë të gatshëm që të racionalizojmë, që nga katër katet që kishte gazeta «Rilindja» të vendoset vetëm në një kat. Madje, kemi qenë të gatshëm të shkojmë përkohësisht edhe jashtë Pallatit në ndonjë lokal tjetër alternativ, ku do të mund të punonim, vetëm e vetëm që mos të mbyllet gazeta. 

Prandaj, nuk mund ta kuptojmë, as nuk mund ta pranojmë faktin pse u mbyll deturimisht gazeta «Rilindja» me largim nga Pallati i saj pa iu bërë një zgjidhje alternative për lokalet, ku do të vazhdonte punën. 

        NË SITUATËN në të cilën ndodhemi jemi të privuar edhe nga e drejta e mundësia e tranasformimit – privatizimit, që  me ligj e kanë të garantuar ndërmarrjet shoqërore përmes Agjencisë së Mirëbesimit. Si dhe cka do të privatizonim kur na kanë mbyllë dhe na e kanë marrë pronën, që për gazetën «Rilindja» ishte 4 kate – rreth 4.000 metra katrorë. Gazeta «Rilindja» kishte hisen e vet edhe në hapësirat e tjera të Pallatit të destinuara për «shërbime të pëbashkëta». Në këtë pasuri, në rast privatizimi, është ajo që u takon punëtorëvë të «Rilindjes». 

SA I PËRKET STATUSIT JURIDIK mendojmë se zgjidhja më e mirë është RILINDJA MEDIUM PUBLIK. 

Mundësitë e një statusi të tillë për mediat varen nga Ligji për mediat, të cilin ende nuk e ka aprovuar Parlamenti i Kosovës. 

Mendojmë se me rastin e nxjerrjes së Ligjit për Mediat duhet patur parasyshë nevojën e Kosovës, të qytetarëve të saj, për të pasur media publike, pra edhe gazetë me status të medias publike. 

Derisa gazetat tjera janë gazeta të interesave të ndara, të një partie, të një grupit apo të individit botues, gazeta me statusin e mediumit poblik do të ishte gazetë e interesave të përbashkëta të të gjithë qytetarëve. Gazeta medium publik do të ishte e hapur për gjithë spektrin politik e të komuniteteve, gazetë e angazhimeve të gjithanshme për një shoqëri demokratike e tolerante. Një vecanti tjetër do të ishte pasqyrimi sa më i gjerë dhe i plotë para elektoratit i punës së institucioneve të zgjedhura demokratike të Kosovës. 

Mbi këto baza do të mund të ndërtohej një gazetë e qëndrueshme profesionalisht, e qëndrueshme në treg dhe e qëndrueshme në aspektin e pavarësisë dhe shtypit të lirë. 

«Rilindja» një gazetë e tillë, me status të medias publike, do të ngritej pa pasur nevojë për shumë investime. Është i domosdoshëm vetëm një investim fillestar mjetesh materiale, edhe për shkakun se ka pësuar humbje e dëme të mëdha nga mbyllja qe gati një vit e gjysmë. 

Besoj se pas një viti të punës «Rilindja»  do të arrinte të qëndroi me vetfinancim, për cka ka përvoja të suksesshme të vetëfinancimit edhe në kushtet më të vështira. 

Në projektin e saj të ridaljes «Rilindja» ka paraparë edhe mundësinë e «cmimit popullor» – vetëm 20 centë, që të kenë mundësi ta blejnë e lexojnë një gazetë edhe shtresat me të ardhura të ulëta, e që kanë shumë nevojë ta lexojnë shtypin, siq janë studentët, pensionistët apo edhe punëtorët e arsimit. 

Konsiderojmë se rasti i Rilindjes, siq është tash, është një shkelje e të drejtave në përmasa të rënda, përfshirë edhe të drejtën për ekzistencë dhe të drejtën e shtypit të lirë. Është edhe cënim i integritetit të institucionit. 

Të përkujtoi: Rilindjes detyrimisht i është ndërprerë botimi, faktikisht gazeta dhe radioja e saj janë mbyllë më 21 Shkurt 2002, pasi UNMIK e mori Pallatin e Rilindjes për ndërtesë qeveritare dhe nuk e bëri zgjidhjen alternative për lokale pune për Rilindjen, edhe pse e premtonte. (Zgjidhja aletrnative për Rilindjen përmendet edhe në këto dokumente: Në letrën e Kryeadministratorit Shtajner të 3 Prillit 2002 dërguar Ombudspersonit Nowicki, në letrën e  9 Majit 2002 të Sekretarit Permanent të Qeverisë së Kosovës, Lars Tummers, dërguar kryetarit të Këshillit Drejtues të Rilindjes, etj. Është edhe letra e zyrtarit të lartë të UNMIK-ut, Peter Schumann e datës 12 Mars 2002, që është përgjigje në ragimin tonë për largim nga Pallati. Është edhe letra e 19 Marsit 2002 e z. Nowicki dërguar z. Shtajner për cështjen e «Rilindjes».) 

Se as zgjidhja e premtuar alternative për lokale pune nuk u bë e as ofrua dëshmohet së fundit edhe me dy dokumente të fillimit të vitit 2003, të nënshkruara nga një zyrtar nga Ministria e Shërbimeve Publike të Qeverisë së Kosovës. Dokumenti i parë është një ultimatum për largimin e paisjeve të Rilindjes nga katet 3,4 e 5 të Pllatit, pa dhënë asnjë adresë ku do të mund t’i dërgonim, dhe me kërcënimin se nëse nuk i largojmë deri më 16 Janar 2003 në orën 16 do t’i hedhin si mbeturina-bërllog. Dokumenti tjetër ishte një marrveshje e zorit, që Kryeari i Këshillit Drejtues të Rilindjes u detyrya ta nanshkruajë më 16 Janar 2003 vetëm ndonjë orë para skadimit të ultimatumit. Me këtë marrëveshje paisjet e shtrenjëta të gazetës Rilindja e të Radio-Rilindjes, përfshirë edhe arkivin-dokumentacionin që është histori e Kosovës, u shpëtuan nga shkatërrimi-hedhja në bërllog. Por, në mungesë të zgjidhjes alternative për lokale pune, që na ishte premtuar, ato paisje e dokumentacioni u bartën e u vendosën – konservuan në një bunker të Pallatit, që na e caktoi zyrtari ndërkombëtar nga Ministria e Shërbimeve Publike. 

Pra, sic po e shihni, «Rilindja», institucioni shumë i rëndësishëm i Kosovës, i themeluar para 58 vjetëve, tash është në një situatë tmerrsisht anakronike: është mbyllur në bunker. 

Kundër kësaj situate kemi trokitur në dyert e të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë, dhe në vecanti iu kemi drejtuar Kuvendit të Kosovës, që është themelues i «Rilindjes». 

Kemi kërkuar dhe kërkojmë zgjidhje institucionale për institucionin e «Rilindjes». Të drejtën e «Rilindjes». Mbyllja e gazetës tradicionale «Rilindja» nuk do të duhej të mdodhte në një vend demokratik e ligjor. 

Ju falenderojmë shumë për të gjitha angazhimet për zgjidhje dhe besojmë ky Komision i Mediave dhe Parlamenti i Kosovës së shpejti do të marrin vendimin për zgjidhjen dhe Kosova do ta ketë përsëri gazetën e vet simbol e traditë – «Rilindjen», e cila aq shumë po i mungon. 

Falemnderit! 

 

Behlul Jashari, 

Kryetar i Këshillit Drejtues dhe u.d Kryeredaktor i Rilindjes   

(Fjala  për mbledhjen e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës të datës 2 Qershor 2003)  

*** 

Legjenda e 2 fotografive në shtojcën e gazetës botim i jashtëzakonshëm-protestues të 4 Dhjetorit 2004 RILINDJA DËBIMI, MBYLLJA, NGUJIMI E SHKATËRRIMI DHE LUFTA PER  RIDALJE:  

Dy mbledhje të Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua dhe u përkrah njëzëri zgjidhja për Rilindjen. Në mbledhjen e datës 2 qershor 2003 projektin e zgjedhjes për Rilindjen e paraqiti Kryetari i Këshillit Drejtues Behlul Jashari, ndërsa mori pjesë edhe anëtari i Këshillit Veli Veliu. 

E-post – bajram kabashi – Outlook (live.com)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu