ARKIVI:
18 Tetor 2024

Kryeministri Kurti në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë Kosovë – Austri: Austria është një partner i palëkundur i Kosovës

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Prishtinë, 16 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë, Kosovë – Austri. 

Duke shprehur kënaqësinë që është prezent në këtë ngjarje të veçantë, kryeministri Kurti theksoi se kjo është ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji ku në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. 

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se Austria ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi gjithsesi mirënjohës.

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, kryeministri potencoi faktin se Austria ka ofruar mbështetje ndër vite për Kosovën përmes ekspertëve duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. 

Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021.

Forhåndsvisning av bilde

“Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë”, vlerësoi kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bildeNë fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se nga sot themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve tona.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Kjo duhet të jetë ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji, që është ende në gjysmën e tij, në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Për dy vende mike, partnere e aleate, ndoshta edhe nuk është shumë. 

Shkëlqesia Juaj Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu,

Ish president i Republikës së Kosovës, i nderuari Profesor Fatmir Sejdiu,

I nderuari z. Lukas Mandl, Deputet i Parlamentit Evropian nga Austria,

Shkëlqesia Juaj Ambasador Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë,

I nderuari z. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

I nderuari Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. Arsim Vranovci, President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri,

E nderuara znj. Bettina Rausch (Rauh), Deputete e Parlamentit Austriak dhe Presidente e Akademisë Politike të Vjenës,

I nderuari z. Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit,

I nderuari z. Naim Ternava, Myfti i Kosovës,

Të nderuar pjesëmarrës, zonja  dhe zotërinj, 

Kam kënaqësinë e madhe të jemi së bashku në këtë rast të veçantë, në themelimin e shoqatës së re të miqësisë kosovaro-austriake. Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë.  Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat. Ekspertët austriakë ndër vite, kanë ofruar mbështetje duke ndihmuar në forcimin e institucioneve tona dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sigurisht, Austria ka qenë një avokate e fortë për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke punuar për të promovuar interesat tona dhe për të mbështetur përpjekjet tona për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin tonë në Bashkimin Evropian, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe për këtë i jemi gjithsesi mirënjohës. 

Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021. 

Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt këtij vizioni. Nuk ka raport ndërkombëtar kredibil i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. Rritjen mesatare ekonomike në dy vitet e para të qeverisjes sonë ka qenë rreth 7%. Gjatë kësaj periudhe, të hyrat tatimore janë rritur për 66%, pra 2/3 për vetëm dy vite, dhe investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Mesatarisht, gjatë çdo viti të qeverisjes sonë, i kemi shtuar më shumë ekonomisë sonë sesa në tre vitet e mëparshme marrë së bashku. Eksportet për herë të parë këtë vit pritet të arrijnë vlerën prej 1 miliard euro. 

Në Austri kemi Rrjetin e Bizneseve Shqiptare të Diasporës. Në Kosovë vepron Zyra tregtare e Odës Ekonomike Austriake. Në prill të vitit të kaluar mbajtëm Forumin ekonomik Kosovë-Austri këtu në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kosova është anëtare e Forumit Ekonomik të Vjenës. Javën që lamë pas, për herë të parë organizuam konferencën Bisedat Ekonomike të Vjenës (Vienna Economic Talks), në bashkëpunim me Forumin Ekonomik të Vjenës.

Forhåndsvisning av bilde

Nga sot themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve tona.

Forhåndsvisning av bilde

Të gjitha këto dëshmi të raporteve tona aktuale, janë motivi ynë për potencialin e marrëdhënieve tona. Sot po hedhim edhe një hap drejt atij potenciali.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu