ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Pragmatizmi racional është në fakt shpëtim nga barrikadimi ideologjik

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Sipas disa LPK-istve (jo të gjithëve) po i bjen që bota, historia dhe patriotizmi shqiptar fillon në ditën e themelimit të LPK-së.
Unë pajtohem plotësisht me faktin që LPK ishte e dobishme dhe domosdoshme.
Mirëpo nuk pajtohem me mendimin e disa LPK-istëve që atdhetarë të vërtetë në kohën e Krahinës Socialiste të Kosovës meritojnë të quhen vetëm ata shqiptarë që udhëheqjen e instutioneve të KSAK do t’ia kishin lënë në dorë ekskluzivisht serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste për pozitën e vështirë të shqiptarëve.
Sepse ata do të ishin patriotë me botkuptime fatale hinduse, që do të kishin vajtuar ditë e natë pa e futur në gojë nga mërzia dhe dhimbja asnjë kafshatë.
Më këtë s’dua të them që nuk ka qëllime atdhetare edhe një individ, që e zgjedhë këtë formë të protestës, por që kjo formë e protestimit nuk është qasja më fatlume dhe efikase, për të hapur rrugë dhe shtigje të mençura deri te caku.
Shtrohet pyetja : Kush i ndërtoi ato fabrika në të gjitha komunat kosovare, pa të cilat ky popull do të vdiste nga uria.
Lojtari i Real Sosiedadit Emanuel Eqeveria?
Çuditërisht s’kanë asgjë kundër gurthemelit të shtetit të sotëm të Kosovës që u vu pikërisht në kohën e Titos përmes kushtetutës së vitit 1974, por kanë diçka kundër kuadrove shqiptare që e përfaqësonin popullin e tyre në institucionet politike lokale, krahinore dhe federative !!!
A nuk është qasja e tillë një kundërthënie në vetvete?
Shtrohet pyetja:
Sikur institucionet e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të mos i kishin udhëhequr asokohe kuadrot shqiptare, a thu vallë serbët e Fushë Kosovës dhe Beogradit do të ishin mëshiruar me pozitën e vështirë të shqiptarëve dhe do t’i kishin bërë kërkesë të hapur Titos për ta iniciuar dhe aprovuar Kushtetutën e vitit 1974?
Apo ndoshta do ta kishin bërë këtë LPK-istet e tubuar rreth Ibrahim Kelmendit në Maçupiqu, respektivisht në kryeqytetin e fisit Maja, të inspiruar nga Çkalja dhe Paja?
Ju lutem njerëz të dashur përdorne pak edhe trurin përveç gishtave dhe mos u dëshmoni më qesharak sesa që jeni.
***
Të gjithë ata shqiptarë që janë të dashuruar në konceptin politik të gjermanit Karl Marks duhet ta dinë një gjë :
As unë nuk kam asgjë kundër konceptit burimor të Karl Marksit edhe pse dyshoj që do ishte i realizueshëm në praksë, në këtë botë të turpit dhe tmerrit, ku drejtësia dhe barazia jetojnë vetëm në letër, sepse vetëdija e njerëzve është aq e ulët, saqë më shumë konjukturë kanë përrallat fetare sesa shkenca.
Mirëpo realizimi i konceptit burimor të Marksit në praktikë, respektivisht në jetën e përditshme të njerëzve nuk ka ndodhur kurrë. Dhe jo vetëm tek ne, por askund në botë.
I ashtuquajturi “socializëm real”, që u jetësua në Bashkimin Sovjetik, në shtetet e Paktit të Varshaves, në Kubë, në Kinë, në Shqipëri dhe në ish Jugosllavi ishte në fakt devijim dhe surrogat rus i teorisë burimore të Marksit.
E edhe më saktësisht ishte një nazizem, gjegjësisht fashizëm majtist dhe hegjemonist rus, që ua shkatërroi jetën miliona njerëzve të pafajshëm anë dhe mbanë globit .
Sepse zgjati më tepër sesa nacional socializmi i Hitlerit dhe në këtë mënyrë Stalini vetëm sa e vazhdoi rrugën e këtij të fundit, me metoda pothuajse të njëjta, të cilat i fshehi pas teorisë burimore të Karl Marksit, që dorën në zemër ishte dhe mbeti më e avancuara e të gjitha kohërave.
Prandaj do të ishte interesant një debat publik për analizimin dhe shqyrtimin e higjienës ideologjike në politikën shqiptare.
Sepse në këtë mënyrë çdo individ do ta kuptonte, sesa të panevojshme dhe të dëmshme janë etiketimet dhe linçimet në baza ideologjike që ia bëjmë njëri tjetrit.
Apsurdi qëndron në faktin se këto etiketime dhe linçime na ndodhin, edhe pse pothuajse të gjithë e dimë që ne shqiptarët nuk e shpikem asnjë ideologji fetare dhe politike.
Përkundrazi, të gjitha na u imponuan nga pushtuesit e drejtpërdrejtë dhe aleatët e tyre.
Prandaj jo rastësisht Gjergj Fishta ka thënë :
“Poshtë politika përçarëse që buron nga religjioni dhe Partia. Feja e vërtetë e shqiptarit është vetëm shqiptaria”.
Sepse e ka kuptuar shumë kohë para nesh, që po ia hamë kokën njëri tjetrit për gjëra të kota, dhe pastaj po çuditemi që shumë më shpejtë sesa ne, po lëviz dhe zhvillohet bota.
Në shekullin në të cilin jetojmë barrikadimi në ideologji është çmenduri.
Sepse asnjëra ideologji si e vetme dhe e izoluar prej të tjerave, nuk është në gjendje për t’i zgjidhur problemet komplekse të modernitetit.
Shembull që ideologjia konzervative vetëm në bashkëpunim me ideologjinë socialdemokrate, ambientale dhe liberale mund të jetë e suksesshme është politika gjermane.
Sepse CDU, e cila e ka lëshuar konceptin e saj të ngurtë, respektivisht burimor të politikbëries, ka bërë reforma të mëdha kadrovike dhe konceptuale, për t’u aftësuar për ballafaqim me problemet komplekse të modernitetit, gjegjësisht me problemet komplekse të shekullit në të cilin jetojmë.
Qasjen e tillë ndaj problemeve komplekse të modernitetit unë e kuptoj si pragmatizëm racional.
A thu çka mendojnë për këtë format racional dhe të dobishëm të debatit miqtë Kamer Elezaj, Ibrahim Kelmendi, Sadri Ramabaja, Elvis Hoxha e kështu me radhë?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu