Zeqir Bekolli, shkrimtar, Prishtinë
Një video, nga një takim i ftuar nga njëri prej klerikëve islamik të BIK-ut, Shefqet Krasniqi, që qarkulloi shkurt nëpër rrjetet sociale, është një kambanë alarmi për shtetin e institucionet e Kosovës. Në atë takim, ku paskan marrë pjesë edhe intelektualë e pjesëtarë të Kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve edhe Arbër Vokrri, zëvendësministër i MAPL-së, u dëgjua një skandal, fund e krye antishtetëror e antikushtetues.
Republika e Kosovës, rezultat i sakrificave shumëvjeçare të popullit tonë dhe i përkrahjes së madhe të SHBA-së, NATO-s dhe Evropës, sipas këtij shembulli të keq, po jep siinjale se qarqe ekstreme të Islamit politik kanë arritur të depërtojnë edhe në strukturat e larta të shtetit.
Këto struktura, që kësaj radhe i takojnë partisë në pushtet, të lidhura me BIK-un dhe qarqet arabe, me veprimet e tyre vazhdojnë ta atakojnë imazhin e shtetit. Eksponentët e BIK-ut, që dje ishin ndër frymëzuesit kryesor për pjesëmarrje e të rinjve në luftën e pa kuptimtë në Siri, me “sejmenët” e tyre, paskan marrë një mision të ri, që Kosovën ta shndërrojnë në “oazë”, prej nga do të përhapet Islami politik nëpër Evropë. Këtë thirrje publike, që e bëri zëvendësmisitri i MAPL-së, Vokrri , në atë takim, në këtë periudhë i shkon për shtati Beogradit, dhe tendecave serbe për bosnjëzim të Kosovës.
Një pjesëtar i Kabinetit qeveritar, që nuk ishte i vetmi në atë takim, duke harruar se barte funksion qeveritar të një shteti laik, flet para të pranishmëve sikur të jetë funksionar i një shteti islamik, që për mision paska marrë përhapjen e nacionalizmit ekstrem arab, nëpër Evropë.
Për të qenë edhe më keq, ai merr guxim të flet edhe në emrin e popullit shqiptar. Ky pohim i tij, që përkon me akuzat e përhershme të Beogradit se ,“Kosova është çerdhe e fundamentalizmit islam dhe rrezik i përhershëm për Evropën”, është një sinjal i keq dhe një zile alarmi për institucionet e sigurisë së Kosovës, për t’u marrë më seriozisht se që duhet me çështjen e sigurisë dhe frymën ekstreme të këtyre grupeve të islamit politik.
Për një deklaratë të tillë, në secilin shtet serioz, një funksionar i tillë, që sillet kundër rregullimit të tij shtetëror, jo vetëm që do të duhej të pushohej nga puna, por edhe të sillej para drejtësisë.
Kosova është shtet laik, me orjentim proamerikan e proevropian, synon Bashkësinë Evropiane, menakizmat euroatlantik , NATO-n, botën e qytetëruar dhe kaherë ka hequr dorë nga errësira e Mesjetës, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me atë periudhë të errët të njerëzimit.
Shumë e drejtë Z. Bekolli! Është e dhimbshme se në çfarë gjendje është katandisur kështu Kosova jonë dardane – shqiptare nga sllavët dhe shqiptarët e tjetërsuar në turq që e quajnë vehtn mysliman? Mjerë ne që i themi vetes shqiptarë dhe lejojmë të na nëpërkëmbet atdheu në këtë nivel!
Vota e popullit dhënë Arbër Vokrrit do të thotë miratim i politikës cilën ai e ndjek….kurse populli vazhdon të pajtohet me çdo gjë që kjo politikë i shërben…kurse në anën tjetër vazhdon e ankohet duke zgjedhur mënyrën më të lehtë: migrimin!
Vetvetiu të vjen pyetja: a kanë sy kanë sy e veshë shqiptarët? Të plas jo veç shpirti por edhe mendja kur sheh këtë degradim të heshtur nga ana insitutcionale!!!