ARKIVI:
17 Tetor 2024

Gjyshi prift, rrëfen… , tregim nga Bajram Sefaj

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

nga Bajram SEFAJ  

(Tregim për fëmijë)

Gjyshi prift, rrëfen… 

  • Mbesa Angjelinë, dëgjon e mëson.

                                    “Njeriu mund të ketë çfarëdo fe,  

                                    s’mund të zgjedhë tjetër kombësi,  

                                    pa venë në ballë vulën e madhe prej tradhtari”                                                               

Fan S. Noli  

Sikurse dihet, mbesë e ime, e dashur Angjelinë, kur të ka Gjyshi engjëll, ndonëse më numër relativisht të vogël banorësh, as pesë milion gjithsej, duke mos llogaritur të  shpërndarët, “si vetë e qyqes”, (siç thotë një ekspresion yni i moçëm), në madje pesë shtete të Gadishullit Ilirik e, po aq, në mos edhe më shumë, të syrgjynosur nëpër të katër anët e botës së shkretë mërgimtare, brendapërbrenda kombin shqiptar ekzistojnë dhe bashkëjetojnë, janë në funksion dhe gjallërojnë, madje tri religjione fetare: myslimanizmi, ortodoksizmi dhe katolicizmi. Ta them më krenari, në krye të herës dhe haptazi se, jo  mbështjellët e kamufluar, në mbarë botën e paanë, populli shqiptar, merret si shembulli i mirë dhe ilustrues, sa herë bie fjala mbi tolerancën fetare ose bashkëjetesën religjioze. Kësaj të mire, mbase i dhanë  krahë, fjalët e arta, derdhur në poezitë, ndër më të cituarat dhe ndër më të riprodhuarat, në historinë e letërsisë shqipe: “E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria”, Pashko Vasa – Shkodrani. (U lind në Shkodër, më 30 qershor 1825, vdiq më 29 qershor 1892 në Bejrut të Libanit!). 

Gjyshi ia tha këto fjalë mbesës Angjelinë duke e porositur që t’i mbajë në mëndë. T’i di që, t’i gjenden pranë e pranë, përgjithmonë. Kur të rritët edhe pak, do t’i peshojë në peshoren miniaturale të e argjendarit, tek atëherë, do të kuptojë rëndësinë kapitale dhe vlerën e madhe të këtyre fjalëve, të  kësaj porosie të shenjtë, që del në dritë akoma më të bardhë, kur kjo është, qind për qind, e vërtetë! 

Duke ia ledhatuar flokët e mëndafshtë, sikur denjonte që nga  Mbeska të kërkojë ndjesë për ketë hyrje (prolog) paksa të zgjatur e të zvarritur, Gjyshi zuri fijen e rrëfimit. Lidhi nyjën! 

-Pas mbarimit të shkollimit (gjegjes) të mesëm  dhe studimeve të larta të teologjisë diku larg në dhe të huaj, kthehem në vendlindje për t’i shërbye popullit tim, besimtarëve të konfesioni tim katolik. Nga atëherë, çupa ime, engjëlli im, isha dhe, akoma jam, prift ortodoks shqiptar. Në të gjithë shqiptarinë, predominojnë konfesion mysliman dhe ai ortodoks, por, pothuaj se nuk ekziston pëllëmbë ë trojet shqiptar, ku nuk ka pjesëtarë të besimit katolik. Me sakrifica të mëdha, herë-herë të paimagjinueshme, pjesa e besimit ortodoks dhe katolik, të popullsisë shqiptare, arriti të ruaj fenë ilire të të parëve te tyre ilire. E gjatë dhe, e ngatërruar është, kjo histori…  

Vazhdova shkallë-shkallë shkollimin, si të thash dhe, sa herë kujtoi atë hark kohor dhe peripecitë nëpër të cilat eca e shtegtova, shpeshherë ndalem e mendoj, me duket se jam në ëndërr. Ndjehem sikur jam mijëvjeçar. Jeta me ngjanë si e pamundur, e pa fund dhe e pa imagjinuar. Për ta kaluar tërë atë udhë kalveri, gjithë  ato shtigje, sikur lypsën, jo një, por, disa jetë!  E sheh vogëlushja ime, jam gjallë e shendosh, madje i lumtur, me ty në fronin e prehrit tim, kur ço fjalë timen, kam përshtypjen dhe bindjen se, jo vetëm që e dëgjon, por edhe e përjeton, me shpirt e zemër. Me vëmendje e përqendrim, dëgjon.  

-Profesioni im si prift katolik, ta them edhe këtë, nuk ishte aspak i lehtë. Përkundrazi, ishte aq i ndjeshëm dhe, njëkohësisht delikat, do të shtoja. Më parë se profesion është mision, tejet i zorshëm, madje. Me shumë pragje e pengesa në shtegun e tij. Nuk kam ndërmend, Mbesë ime e dashur, të ngarkoj dhe të ngatërroj në detaje, janë shumë për moshën tende të njomë. Të gjithat, nuk do t’i zinte as një thes i pa kurrkund fund! 

Pas studimeve teologjike, si të thashë, u ktheva në vendlindje, “në folën ku me ka rrënuar koka”, siç tha poeti mendjendritur i rilindjes sonë kombëtare, Çajupi. 

 . Para së të shprish edhe ndonjë fije jetëshkrimi për vetën time, nuk kam qare, pa ta tërhequr vëmendjen në një detaj që, midis shumë të tjerëve, qe flet mbi tolerancën fetare shqiptare. Këtë fragment që e shkoq (me gjithë rrënjë!) nga  facebook-u, nuk ia mungoj, as nuk ia shtoj, as të vetmen një pikë as presje. E lë ashtu siç ishte. Në origjinal: Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, (vendbanim në Dukagjin) gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98 në Kosovë, rrahu kambanat për t’u treguar myslimanëve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt e kambanave,  se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”. Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e kambanës në atë vaktë, krijuan kureshtje, por kur mësoi arsyeje, kishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që, bëjnë iftarin me kambanat e Kishës! Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet…”!  

Shembuj të tillë, si ky, të fortë e bindes, janë shënuar gjithandej në hapësirat e Atdheut. Përfitoj nga rasti e ta them edhe këtë: në Shqipërinë tonë të dashur të epokës së diktaturës se egër të Enver Hoxhës me kompani, fesë, besimeve fetare e bashkë me to, tempujve të kultit fetar, u shpall luftë e hapur! Në shumicën e rasteve, ajo luftë, ishte  e përgjakshme. Shumë priftërinj të rebeluar që, provuan t’i dalin digë kësaj çmendurie, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, u viktimizuan, e paguan më jetë. U keqtrajtuan, në burgjet famëkëqija, më të serta se në mesjetën e zezë. Kishë e xhami, u braktisën, u shndërruan në depo hekurishtesh të ndryshkur e të pa kurrfarë vlere, ose u rrënuan dhe u zhbënë fare. U rrafshuan me tokë, që t’u humbët gjurma njëherë e përgjithmonë. Ç’është edhe më keq, kur çmenduria komuniste, preku kulmin e marrëzisë, udhëheqja  e kohës, Shqipërinë tonë të shpalli Shtet Ateist, që do të thotë, shtet të pa fe, kurrfarë. Deri ku kishte shkuar, deri ku kishte mbërri, kjo marrëzi, shihet edhe po ta shfletosh FJALORIN (e Gj. S. Sh.). Edhe aty, hej, kur jepet shpjegimi, gjëja shkencor,  shfrytëzohet rasti për përqeshje e nënçmim, si ky: “barku i priftit është hambar, për të pirë e për të marrë”! 

* 

Gjyshi, pa e parë fare orën e madhe të murit, mendja ia preu se kishte vajtur vonë. Kështu e ka ky shejtan fragment muhabeti, kur kujtohet kjo periudhë kalveri dhe vuajtja “si gjarpri nën gur” dhe trajtimi që kishin të gjithë klerikët, pa përjashtim përkatësie fetare…  

Tashmë, jo vetëm se kishte vajtur vonë, por terri kishte ra mbi pullaze nga të gjitha anët, ishte instaluar gjithkah. Bashkë me muzgun e mbrëmjes, sallonin e kuvendimit, të Gjyshit me mbesën e tij Angjelinën engjëll, e kishin pushtuar aromat e mrekullueshme të erëzave. Ishte vakti i darkës. E ëma e Angjelinës, Mrika, ishte mbretëreshë e universit të kuzhinës. Atë ditë, për darkë kishte gatuar një specialitet special me ngjyrë dhe aromë të fortë kombëtare. Pak e njohur edhe për “klientët” e saj.  

Gjyshi duke vërejtur një tis të hollë zymtësie në fytyrën engjëllore të Angjelinës që, sikur ishte i mangët rrëfimi që kishte pritur, Gjyshi e porositi:  mbi jetën dhe veprimtarinë time, do të gjesh të dhëna sa të duash, pa merak. Në librat që i shkova vetë e, sidomos, në ato që, të tjerët i  shkruan për mua. Kjo porosi e Gjyshit ishte si para-gjellë e preferuar enkas për Angjelinën, engjëllin e tij të vogël!! 

(diku në Francë, janar 2020) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu