ARKIVI:
17 Tetor 2024

Vetëm tek ne shqiptarët nga disa herë ripërsëritet historia

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi
____
Ka disa vite që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) është kritikuar për pasivitet e mospunë. Tani, pas një gjumi të thellë, ASHAK më në fund, pak me vonesë, del me një elaborim shkencorë të qëlluar e të saktë rreth pushtimit të egër otoman, pushtim ky mbi 500-vjeçarë që dikur njërin nga popujt dhe kulturat më të vjetra e më të zhvilluara të njerëzimit, na shtyen në errësisë, gjersa tokat tona i’u dhanë marcenarëve të tyre të ardhur nga Karpatet, ndërsa neve shqiptarëve na vodhën lashtësinë, na konvertuan me dhunë të formave të ndryshme në fenë e pushtuesit, na imponuan kulturën e tyre aziatike, na tjetërsuan, na lanë të copëtuar, të paarsimuar, të pushtuar e në mjerimin më të madh në të gjitha segmentet e jetës.
Sollën “imamë” qerkezë nga Rusia me mision të posaqëm dhe i shpërndanë nëpër trojet shqiptare, të cilët duke keqpërdorë e manipulu me emrin dhe fuqinë e Zotit, punuan ditë e natë për të penguar zgjimin kombëtarë të shqiptarëve e duke na imponuar një urrejtje ndaj fesë së stërgyshërve tanë dhe ndaj çdo kulture perëndimore, me qëllim të përçarjes së shqiptarëve në baza fetare e çorientim total nga kombi ynë i lashtë e kultura europiane, të cilës po ky komb i lashtë arbërorë i’a dha bazat civilizimit europian.
“Kur kalon llatini (shqiptari katolik), duhet me u fshehë pas trupit të pravosllavit për me e rujtë myslimanizmin dhe për mos me e humbë Xhenetin” – ishte propaganda më e fuqishme e “imamëve” qerkezë nga Rusia të instaluar nga pushtuesit otomanë. Pastaj, frazat e imponuara nga pushtuesit otoman, e pastaj edhe të atijë serb, të cilat pleqtë e paarsimuar tek ne deri vonë i kanë përdorë, si: “Turk elhamdurulah” e “u bofsha turk”. Imponim ky simbas së cilit me qenë turk na qenka diçka superiore.
Filozofi dhe historiani amerikan, Will Durant në librin e tij, “The Story of Civilization”, thotë: “Një popull nuk mund të pushtohet nga jashtë, poqëse së pari nuk vetëshkatërrohet nga brenda”.
Pikërisht kjo ka ndodhë tek ne me pushtimin otoman atëherë, e njejta është ka ndodhë edhe tani e 10-15 vite përmes BIK-ut e “imamëve” të ndryshëm e argatë të dreqit, të cilët sollën në trojet tona një rrymë të paparë më herët tek ne të ekstremizmit fetar me qëllim të ç’kombtarizimit të shqiptarëve. Pra, simbas agjendave të paktit turko-rus.
Këtë e vërteton edhe vetë fakti se këto dhjetë vitet e fundit fëmijët e posalindur pagëzohen me emra që e tejkalojnë edhe Turqinë, e shkojnë edhe më larg deri në emra nga Lindja e Mesme e Gjiri Persik. Pra, prindër me emra të bukur shqip e emra shqiptarë, e kthejnë trendin e para 100 viteve e i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra të huaj nga Lindja e Mesme e nga Gjiri Persik. Trend ky i mbrapsht që filloi të zhduket kur shqiptarët filluan të arsimohen e të vetëdisohen kombtarisht qysh viteve të 60-ta, e që ishte në kulmin e zhdukjes viteve të 90-ta, e që tani në Shek. XXI po rikthehet me të madhe tek shqiptarët.
Të mos harrojmë se pikërisht kjo dukuri kërkohet edhe në Memorandumin e Vasa Çubrilloviqit të vitit 1937 “The Expulsion of the Albanians” për tjetërsimin e kombit shqiptarë e që botës t’ua japin bindjen se shqiptarët nuk janë autoktonë në trojet e veta e nuk janë europianë e që duhet dëbuar kah Turqia dhe Lindja e Mesme.
Ka afro dhjetë vite që Erdogani kërkon nga autoritetet shqiptare në Shqipëri ndërrimin e librave historik që otomanët të mos përshkruhen si pushtues, por si shpëtimtarë të shqiptarëve. Të njejtën propagandë e shpërndajnë edhe krerët e BIK-ut e “imamë” të ndryshëm me mision të posaqëm në trojet tona. Absurditet që mendja e shëndoshë nuk mundet me e kuptu, sepse asnjë pushtues kurrë nuk mundet me qenë edhe shpëtimtar.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në programin e zhdukjes së analfabetizmit në Kosovë ku mbi 95 përqind të shqiptarëve ishin analfabetë, pengesën më të madhe atijë programi u’a bënin “imamët” e ndryshëm të mbetur nëpër xhamia të Kosovës e lojalë të agjendave të Çubrilloviqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë, të cilët çdo mbrëmje i tubonin fshatarët e i’u thonin që është haram me shku në shkollë e me i mësu shkronjat latine, ndërsa femrat assesi nuk duhet të arsimohen.
Atë betejë ata “imamë” e humbën falë vendosmërisë së mësuesëve shqiptarë që u shpërndanë atëbotë nëpër fshatra e qytete të Kosovës për të arsimuar dhe emancipuar popullatën shqiptare të Kosovës. Nga ato gjenerata që u arsimuan, dolën intelektualë të shumtë që hapën Univerzitetin e Prishtinës e më pas themeluan edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila ishte edhe truri dhe baza e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga robëria shekullore dhe arritjen e qëllimit imperativ të shqiptarëve të Kosovës, Pavarësinë e Kosovës.
Sot, kur ASHAK del me një elaborim shkencorë të bazuar nga faktet historike e aktuale, prap dalin si të tërbuar krerët e BIK-ut dhe “imamët” me mision të posaqëm në Kosovë, të cilët jetojnë jetë sheikësh me financa nga qarqe të ndryshme anti-shqiptare, sulmojnë ASHAK-un dhe kreun e ati institucioni të rëndësishëm të Kosovës, Akademikun Mehmet Kraja, duke u munduar t’i shtrembërojnë faktet historike në favor të agjendave turko-ruse, kërkesa në unison të plotë me kërkesat e Erdoganit për ndryshimin e teksteve historike shkollore në Shqipëri e Kosovë.
Kjo na vërteton se armiqtë e kombit tonë, sikurse atëherë, ashtu edhe tani, përmes “imamëve” të tyre e sulmojnë trurin e kombit tonë për t’i realizuar agjendat turko-ruse. Sikurse atëherë, ashtu edhe tani, këtë e bëjnë duke keqpërdorë emrin e Zotit dhe fuqinë e Tij për t’i frikësuar shtresat primitive të popullatës shqiptare të cilët u “prodhuan” në mënyrë sistematike gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit përmes qindra xhamive të panumërta e të panevojshme të ndërtuara në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare.
Krerëve të BIK-ut dhe atyre “imamëve”, por më shumë atyre që verbësisht i ndjekin dhe i përkrahin agjendat e tyre anti-shqiptare, përveç masakrës së Çidhnës, Zhabjakut, Drishtit, Kavajës, Lezhës, Shëngjinit e shumë vendeve tjera ku u masakruan me qindra mijëra shqiptarë nga pushtuesit otomanë, dua t’ua përmendi një fakt më konkret historik të pushtimit të dhunshëm otoman si dhe detyrimit të dhunshëm në fenë e pushtuesit e që është treguar gjeneratë pas gjenerate tek pasardhësit e tyre.
Siç e dini, të pakta janë ato fshatra ku nuk ka lokacione që quhen “te guri i kishës”, “te kroni i kishës”, “te kisha”, etj. etj. Në fshatin Vinarc poashtu gjendet kisha e vjetër të cilën banorët, edhe pse të konvertuar me dhunë në islam, e kanë mbrojtur mëse 700 vite që të mos tjetërsohet e parasegjithash të mos shkatërrohet e rrënohet, sikurse që u rrënuan në mbarë Kosovën, e ato kisha që ishin më të mëdha, u përvetësuan nga serbët e u shndërruan në kisha pravosllave.
Arsyeja pse banorët e Vinarcit e ruanin kishën me aq këmbëngulje, ishte kjo:
Në atë fshat të Mitrovicës buzë lumit Ibër, njëri nga tre vëllezërit me familje të shpërngulur aty nga Malësia e Gjakovës duke ikur nga dhuna dhe represioni otoman, aty ku e gjetën një kishë, aty edhe u stacionuan.
Gjatë fazës kur turqit i detyronin shqiptarët katolikë të konvertonin në islam, në këtë fshat feja e stërgjyshërve tanë u mbrojt edhe me luftë. Si hakmarrje, turqit me hyrje në Vinarc, vranë të gjithë meshkujt e atij fshati. Pra, TË GJITHË! Fëmijë e pleq! I vetmi fëmij mashkull që mbijetoi, ishte foshnja disa javëshe, Ujkani, të cilin e ëma e tij e shpëton duke thënë se nuk është djalë, por vajzë. Kështu që turqit vetëm arritin që Ujkanit t´ia vërbojnë njërin sy me thikë kur e ëma e tij e shtyen turkun që të mos i’a ngulë thikën në gjoks. Sot, familja më e madhe dhe vendase e Vinarcit ende mbanë mbiemrin Ujkani.
Ky tregim është vetëm një nga qindra apo mijëra tregime të ngjashme dhe jam mëse i bindur se secili fis apo vend në trojet shqiptare ka ndonjë tregim të ngjashëm. Krerëve të BIK-ut dhe “imamëve” me mision të caktuar anti-shqiptarë, e sidomos ndjekësve të tyre të verbër, duhet rikujtuar edhe ultimatumin e Sulltan Muratit kur i’a kërkon Dibrës 300 nuse me duvak për oficerët otomanë, si këmbim që të mos i masakrojnë me të hyrë në Dibër…
Sot, del kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, dhe neve që e kundërshtojmë riosmanizimin e trojeve shqiptare, humbjen e identitetit kombëtar e europian, si dhe ndërtimin e panevojshëm të afro një mijë xhamive nëpër Kosovë, del dhe na tregon rrugën për Beograd. Pra, personi i cili implementon agjendat turko-ruse dhe Memorandumin e Çubrilloviqit në Kosovë, del dhe na tregon rrugën për Beograd.
Çelu tokë!
Kur del një gjak i shitur si çifti i Naim Tërnavës dhe të tillëve si ai dhe ma tregon rrugën për Beograd, me qëllim që pas një karte të tillë kvazi-patriotike e fallco t’a fshehë servilizmin e tij ndaj agjendës turko-ruse dhe akademisë serbe të shkencave për tjetërsimin e kombit shqiptarë dhe çorientimin e shqiptarëve nga drejtimi euro-perëndimorë, mua vetëm sa më ngritet edhe më shumë revolta që të radhitem kundër agjendës së tij dhe të tillëve për deformimin dhe çkombtarizimin e kombit shqiptarë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu