ARKIVI:
16 Tetor 2024

Kryetari Glauk Konjufca: Ta bëjmë diasporën komponentë vendimtare të zhvillimit ekonomik 

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar lart rolin e diasporës në arritjet e popullit shqiptar përgjatë historisë.   

Sot, në hapje të Konferencës “Diaspora flet”, në sallën plenare të Kuvendit, kryetari Konjufca tha se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, me kontribut konstant nga Rilindja deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në.   

Kreu i Kuvendit shtroi nevojën që të dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, të krijojnë mekanizmat e nevojshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës, si dhe për ta bërë diasporën komponentë vendimtare të zhvillimit ekonomik.  

Kryetari Konjufca shtoi se nëse kontributi i diasporës ishte një kapitull, tani ka ardhur koha që të hapet kapitulli i dytë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponentë vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja janë dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.  

Duke u ndalur te ruajtja dhe afirmimi i identitetit dhe vlerave kombëtare në mërgatë, veçanërisht te gjeneratat e reja, kreu i Kuvendit bëri thirrje për zhvillimin e mekanizmit të mbrojtjes të kulturës dhe gjuhës sonë.  

“Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë, sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur dhe po rriten atje, dhe po ashtu janë të integruar shumë mirë në shoqëritë ku jetojnë, kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila organizohet drejtpërdrejt prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them, dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, deklaroi kryetari Konjufca.   

Duke u uruar bashkatdhetarëve punime të mbara të kësaj konference, kryetari Konjufca shtoi se Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës.  

Konferenca vijoi punimet me diskutime të pjesëmarrësve, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të organizatës GERMIN, Lirim Krasniqi.   

Para bashkatdhetarëve një fjalë rasti mbajti edhe deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e GP të Vetëvendosjes, e cila po ashtu vuri në spikamë rolin e rëndësishëm që diaspora ka luajtur ndër dekada. Ndër të tjera, Kusari-Lila tha se Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të rregullojë edhe votimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë saj, ka unifikuar partitë politike dhe pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive në Kuvend. 

Në emër të organizatorit, një fjalë hyrëse mbajti edhe Avni Mustafaj, bashkë-kryesues i Bordit të organizatës GERMIN. 

Nga mesi i bashkatdhetarëve, nga foltorja e Kuvendit u adresuan përfaqësues nga shtete të ndryshme të Evropës.  

Forhåndsvisning av bilde

Anila Hyka-Smorgrav nga Franca, bashkë-kryetare e bordit GERMIN, Rosario Petta, kryetar i Komunës së Horës së Arbëreshëve në Itali, Hilmi Gashi, pjesëtar i Diasporës në Zvicër, Vjollca Robelli, këngëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Muhamet Idrizi, pjesëtar i Diasporës në Gjermani dhe Nestor Dede, pjesëtar i Diasporës në Greqi, ndanë pikëpamjet e tyre përkitazi me zhvillimet aktuale në tërë hapësirën shqiptare dhe rolit të diasporës në proceset zhvillimore.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu