ARKIVI:
16 Tetor 2024

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Prishtinë, 22 maj 2023

Të nderuar senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters, mirë se keni ardhur në Kosovë,

Të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë, 

Me senatorët Murphy dhe Peters patëm një bisedë të përzemërt. Pikë së pari folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë, të cilët sa vije e forcohen, sa vije e thellohen. 

Dje me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Jeffrey Hovenier ishim bashkë në ceremoninë e fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak në rajon Defender Europe 23, në të cilën Kosova këtë vit po merr pjesë për herë të dytë radhazi si vend mikpritës. Me 1 mijë ushtarë më shumë se sa në ushtrimin pararendës, jemi të katërtit sa i përket personelit ushtarak në mesin e 25 ushtrive të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

E dhjetë ditë më parë së bashku me administratoren e USAID-it, Samantha Power, po në këtë sallë e lansuam ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 megavat. Një vit më herët, në korrik të 2022, në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me MCC  me vlerë prej 236.7 milionë dollarë për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë, të dyja hapa gjigantë drejt tranzicionit të drejtë me pavarësim energjetik me energji të ripërtëritshme në qendër. 

Në takimin e fundit që e kishim në Prishtinë me delegacionin e senatorëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Chris Murphy, e ku ishin edhe senatorët Shaheen dhe Tillis, 13 muaj më parë, patëm theksuar se kurrë nuk  ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë. 

Bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë energjetike krahas sanksioneve të përbashkëta kundër Rusisë është përgjigja më e mirë ndaj realitetit të ri.

Demokracia, shoqëria, pluralizmi politikë, të drejtat e njeriut kanë nevojë të mbrohen më shumë se kurrë. Demokracia është sistemi edhe më i fortë edhe më i brishtë. Është sistemi më i fortë sepse është sistemi më i drejtë, por është sistemi më i brishtë sepse është sistemi më i hapur.  Andaj, duhet ta kultivojmë e ta mbrojmë.

E sot, krahas marrëdhënieve dypalëshve diskutuam po ashtu mbi zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen tonë tani e diç më shumë se dyvjeçare, arritjet, progresin dhe synimet përpara.

Bashkëbiseduam edhe për raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj, na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pakushtëzime.Unë i falënderoj edhe një herë senatorët amerikanë për vizitën, interesimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, për fuqizimin e lidhjeve ndërmjet shteteve tona mike, partnere dhe aleate.

Jeni të mirëseardhur çdo herë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu