ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Newborn apo denbabaden? – është një pyetje e një rëndësie të madhe

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

“Të lutem Zotëri, na trajtoni si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, pra Gadishulli Ilirik, ku ishin ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë”.

(Ibrahim Rugova, ish-President i Kosovës)

Në erën e digjitalizimit në të cilën jetojmë, ka aplikacione të shumta të telefonave dhe kompjuterëve përmes të cilave miliarda njerëz çdo vit gjejnë fluturime në destinacione të ndryshme për në tërë botën. Madje, edhe biletën e merr në formë digjitale në sekondën e parë pasi që e paguan fluturimin.

E tërë procedura është aq e thjeshtë dhe e shpejtë, saqë shumë prej atyre miliarda njerëzve i’u del kohë që po në të njejtin telefon apo kompjuter edhe ta shuajnë kurreshtjen e tyre duke gjetë informacione në botën e pakufishme të Internetit për shumë vende, për natyrën, traditat, kulturën dhe historinë e shumë popujve. Sidomos bien në sy emërtimet e ndryshme të aeroporteve të vendeve të ndryshme e që zgjojnë kurreshtjen e shumë individëve për të kërkuar nga dhe pse ky emërtim. Kështu veproj edhe unë, sepse jam shumë kurreshtar për shumë vende e shoqëri e popuj të ndryshëm në shumë vende të botës. Mjafton t’i ndëgjoshë bisedat rezenerëve të ndryshëm nëpër gejta apo bara të ndryshëm nëpër aeroporte për me ardhë në përfundim se shumë ka që veprojnë njejtë si unë.

Kjo edhe do të jetë tema për të cilën po shkruaj tani. Por, pyetja është se a e shohim të gjithë këtë rezonim nga këndi i njejtë? Sigurisht se jo. Mirëpo, unë dua të shkruaj se si unë e shoh nga këndi im. A e ndani apo jo të njejtin mendim, është çështje krejtësisht individuale.

Të kthehemi tek aplikacionet përmes së cilave gjejmë udhëtime e destinacione nëpër vende të ndryshme.

Për shembull, çka del në ekran kur e kërkon një fluturim për ndonjë destinacion?

Pra, del emri i aeroportit dhe qyteti, e që mandej, me të klikuar, shndërrohet në një ICAO-kod simbas një regulativi ndërkombëtar. Për në Paris, për shembull, në njërin prej aeroporteve del si Aeroporti Ndërkombëtar Charles de Gaulle (CDG). Një ish-burrështetas i madh françez e i njohur botërisht, ndër tjerash edhe për demokratizimin shembullorë të Francës moderne me Kushtetutën e re françeze të njohur si “Republika e Pestë”. Për tërheqjen e Francës nga kolonitë e saj në Afrikën veriore, me ç’rast edhe lejoi pavarësimin e Algjerisë, Marokos dhe Tunizisë. Por, poashtu edhe që Francën e bëri superfuqi botërore bërthamore e faktor të rëndësishëm botërorë si njërën ndër vendet më të fuqishme në botë. Politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht. Emri i tij, madje, edhe është temë në vete në studime univerzitare të shkencave shoqërore. Në Korzikë të Francës, për shembull, aeroporti e bartë emrin e Napoleon Bonapartes, poashtu një prijës i madh françez e i njohur botërisht, i cili bashkë me Gjergj Kastriotin tonë, edhe është njëri ndër pesë gjeneralët më të përfolur, më të mirë e më të suksesshëm në historinë e njerëzimit. Është e pamundur që në ndonjë shkollë diku në botë të mos përmendet emri i tij në mësimet nga lëmia e historisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mongolisë, për shembull, quhet Chinggis Khaan (Gjingis Kan), i cili poashtu është një prej pushtuesëve dhe strategëve ushtarak i shek. XII prej më të mëdhenjëve në historinë botërore. Kur mësojmë më shumë për Gjingis Kanin, është e pamundur të mos mësojmë edhe se ai ishte prijës i një imperie të madhe mongole dhe të lexojmë edhe një histori blic edhe për vetë Mongolinë, për traditat dhe kulturën e popullit mongol.

Të mos marr edhe shembuj të shumtë, ngase lista është shumë e gjatë, që të dal në temë, do të kthehem në Gadishullin Ilirik dhe emrat e aeroporteve tek popujt përreth nesh, të cilët punojnë pandërprerë për të na e vjedhë historinë dhe lashtësinë tone si dhe figurat tona më emblematike të historisë sonë të bujshme. Kujtoni se si jo fort moti serbët na e morën lahutën.

Të marrim si shembull aeroportin ndërkombëtar në Beograd, i cili quhet Nikola Tesla. Tesla, si një emër botërisht i njohur që e ka shpikë elektricitetit, edhe pse ishte me prejardhje nga Kroacia dhe kurrë nuk është e vërtetuar origjina e saktë e tij, serbët e kanë lansuar si serb qysh moti, emri i të cilit i’u bie në sy miliarda njerëzve anëembanë botës saherë që kërkojnë destinacione fluturimesh nëpër aplikacionet e shumta në telefon apo kompjuter. Ky është një plus i madh për serbët dhe Serbinë në aspektin sa diplomatik, aq edhe historik, gjë që duhet respektuar se sa mirë dinë me e lansuar dhe ta shesin veten në botë. Sa me stil i shesin gënjeshtrat e tyre historike.

Mirëpo, një popull tjetër e tejet i ri siç janë maqedonët veriorë e të krijuar nga Josip Broz Tito në vitin 1948, si është e mundur që edhe ata të dalin më të mençur e më të shkathët sesa ne shqiptarët?! Përveç se në flamurin e tyre shtetërorë është simboli i lashtë ilir, por edhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit bartë emrin e Aleksandrit të Madh, i cili në hartat botërore quhet Aeroporti Ndërkombëtar Aleksandar Makedonski. Edhe pse ai ishte i yni, pra Pellazgo-Ilir dhe kurrëfarë lidhje nuk ka me popullin e formuar nga Tito në vitin 1948, maqedonët e lansojnë në botë si figurë të tyre historike, që me kohën t’ua imponojnë botës se janë popull i lashtë e autokton. Njejtë siç bënë edhe serbët gjatë shekullit të kaluar. A thua, ç’ka mendojnë ata miliarda njerëz që kërkojnë fluturime nga telefonat e tyre nëpër aplikacionet e ndryshme kur i’u bie në sy emri i aeroportit të Shkupit? A thua, ç’ka do të mendojnë me miliarda njerëz për maqedonët pas dy apo tri dekadave? Apo pas pesë dekadave? A po mendoni se nuk ishte e qëllimshme edhe zhdukja e gjurmëve arkeologjike të varrezave dardane të zbuluara para pak kohësh në Shkup?

Konstantini i Madh

Poashtu edhe aeroporti ndërkombëtar në Nish të Serbisë quhet Konstantin Veliki (Konstandini i Madh). Pra, një perandorë i Romës lindore me prejardhje ilire, e që e ndërtoi një perandori të tërë të Konstandinopojës, e që kurrëfarë lidhjeje serbët nuk kanë me të.

A nuk po ju duket paksa e çuditshme kjo? Që kur serbët përmendin Kosovën, atëherë ata thirren në car llazara, car dushana e millosh obiliqa. Ndërsa, në pasqyren e tyre në botën e jashtme, ata thirren në ilirin, Konstandinin e Madh?!

Të kujtojmë Presidentin Rugova i cili, kur i prezentonte shqiptarët para botës, gjithnjë thirrej në lashtësinë tonë si popull, në Dardaninë antike dhe në origjinën tonë si autoktonë në trojet tona.

Kur e takonte Papa Gjon Palin II si dhe liderë të tjerë perëndimorë, i’u thoshte : “Të lutem Zotëri, na trajtoni si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, pra Gadishulli Ilirik, ku ishin ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë”.

Në atë mënyrë edhe e ktheu opinionin ndërkombëtarë në favor të Kosovës dhe shqiptarëve si asnjë burrështetas shqiptarë, as më parë, por besa, as pas Tij. Kjo filozofi e thellë politike i lartësonte në atë pikëpamje të gjithë shqiptarët, e veçanarisht neve që ishim nën robëri shekullore jugosllave. Pra, si ne në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi e poashtu edhe në Luginë, të cilën e quante Kosova Lindore.

Kur një klasë e re politike e morën pushtetin në Kosovë në vitin 2007, për ta lartësuar veten në opinionin e brendshëm, filluan ta rishkruajnë historinë dhe të na impononin një bindje se historia e Kosovës fillonte nga ata, duke u munduar që t’i minojnë kontributet e shumë gjeneratave të mëhershme dhe kontributin e tyre me shekuj të tërë.

Kështu ndodhi edhe kur erdhi koha që të emërtohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Kosovës, Aeroporti i Prishtinës. Propozimi paraprak ishte që aeroporti i Prishtinës të quhet Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Mirëpo, kur Kosova e bëri gabimin e Shqipërisë të disa viteve më parë dhe i’a dha aeroportin një kompanie turke me koncesion njëzet-vjeçarë, atëherë kushti i kompanisë turke ishte që në asnjë mënyrë aeroporti i Prishtinës të mos emërtohet Gjergj Kastrioti. Propozimi i turqëve ishte që të quhet Adem Jashari. Ashtu edhe u bë.

Kjo sjellje e “perandorëve” turq ishte logjikisht totalisht e pakuptimtë dhe e paparë ndonjëherë në ndonjë vend që një kompani e huaj t’i vënë kushte nji shteti pronare e resursit e t’i detyrojë pushtetarët e ati vendi të gjunjëzohen para kërkesave të tyre. Por, jaqë kështu ndodhi.

Gjergj Kastrioti

Pse të mos emërtohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Kosovës me emrin e të madhit Gjergj Kastrioti, si figurë historike e jona e njohur botërisht? Po e zëmë se turqëve i’u rëthçethet trupi saherë që e ndëgjojnë emrin e Gjergjit apo e shohin një shtatore të Tij, e për hirë të një kontrate biznesore po don ne i’u bë qefin. Mirëpo, kanë mundur të paktën ta emërtojnë, për shembull, aeroporti Justinianus, apo, Aeroporti Dardanicum, apo diçka nga prejardhja jonë e lashtë, me qëllim që t’iu bie në sy lashtësia jonë si komb autokton tek ata miliarda rezenerë që çdo vit kërkojnë fluturime të ndryshme nëpër aplikacione të ndryshme nëpër telefonat apo kompjuterët e tyre. Jo vetëm për të gjithë ata rezenerë të shumtë kurreshtarë, por kjo e ka edhe efektin e vetë në afat të gjatë të mbrojtjes së lashtësisë sonë. E jo të mendojnē bota se historia e Kosovës dhe qytetarëve të saj ka filluar në vitin 1998, e me atë edhe të besojnë në propagandat serbe dita-ditës më shumë e më shumë të intensifikuara, që Kosova është Serbi dhe se shqiptarët i’a kanë marrë “djepin serb”.

Të potencoj se Serbia dhe akadamia e tyre e shkencave ka disa vite që lansojnë në tërë botën libra të përkthyera në të gjitha gjuhët kryesore të botës, ku thuan se Kosova është emërtim serb që vie nga një zog i zi që serbisht quhet ‘sova’. Që edhe Gjergj Kastrioti e Pjetër Bogdani ishin serb. Ndërsa shqiptarët dhe institucionet tona politike e shkencore nuk bëzëjnë fare, sikur të ishin në amnezi, e nuk dalin me demante dhe t’iu tregojnë botës, sikurse që e bënte edhe Rugova viteve të 1990-ta, faktin se para se me ndihmën e turqëve këto troje i pagëzuan me këtë emërtim serb, deri atëherë e që nga afro një mijë e pesëqind vite më parë, ky vend quhej Dardania, e që rrjedhë nga gjuha shqipe si vend i dardhave. Dhe, kjo është detyrë e jona që ta bindim botën se ashtu është. Këtë, që nga vdekja e Rugovës, askush nuk diti ta bëjë. Përkundrazi, më shumë mundohen me i tregu botës se ç’farë lufte të madhe kanë bërë shqiptarët gjatë një viti gjithsejt 1998-1999 sesa gjatë mbi 2500 viteve ekzistence në ato troje. Apo për luftën e Gjergj Kastriotit, i cili plotë 25 vite mbrojti edhe Arbërinë, edhe civilizimin evropian, për çka edhe shumë vende evropiane kanë ngritë shtatore nëpër shumë kryeqendra evropiane dhe poashtu përmendet edhe në të gjitha librat historik në mbarë botën si njëri prej pesë gjeneralëve më të mëdhenjë e më strategë të histosisë së njerëzimit, strategjia ushtarake e të cilit është edhe temë nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake të botës.

Ne nuk dimë ta bindim botën se edhe emrin e Gadishullit Ilirik turqit i’a ndërruan në ‘Ballkan’ gjatë shek. XVI, që në gjuhën turke do të thotë ‘bal’ (mjaltë) dhe ‘kan’ (gjak). Pra, simbas një shpjegimi osman, vendi ku gjetën të mira natyrore sikur mjalta, por edhe rezistencë të fuqishme nga shqiptarët ku derdhën edhe shumë gjak.

Aleksandri i Madh (Leka i Madh)

Sllavët e jugut dhe popujt tjerë përreth nesh e lansojnë Lekën e Madh dhe Konstandinin e Madh si të tyre, e i’a mësyejnë që ta sllavizojnë edhe Gjergj Kastriotin e shumë figura tjera emblematike nga historia jonë, e po na i vjedhin e po i përvetësojnë heronjtë tanë të lashtë dhe luftërat tona 2000-vjeçare. As ato mbi 700 artefakte nga lashtësia jonë ilire e që ende gjenden në muzeun e Beogradit, të vjedhura nga Muzeu i Kosovës gjatë luftës, kurrë nuk u kthyen në Kosovë. Ardhacakët në trojet tona si marcenarë të Bizantit, e që më pas i trashëguan osmanlinjtë në luftë kundër shqiptarëve, edhe luftërat dhe betejat e shqiptarëve kundër osmanlinjëve na i kanë marrë e i kanë përvetësu. Ditë e natë pandërprerë sllavët e jugut punojnë e nuk lënë metodë pa përdorur për t’na vjedhë historinë dhe lashtësinë tonë. Ndër ato metoda është edhe emërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Shkupit si dhe emërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Nishit, për ta bindur botën se shqiptarët janë popull i ri e ardhacak në ato troje, e jo sllavët e jugut. Ndërsa liderët e institucioneve tona mbesin pa punuar gjë sepse me muaj të tërë për çdo vit bredhin nëpër varreza të viktimave dhe të dëshmorëve nga lufta e fundit, vetëm sa për të pozuar tërë kohën para kamerave televizive e për të shitur popullizëm dhe demagogji tallava-patriotike për konzum të brendshëm.

Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova me ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton 

Me apo pa vetëdije, duke përmendur vetëm luftën e fundit, e duke shënuar çdo prezantim jashtë vendit me figura dhe personalitete vetëm nga lufta dhe historian jonë e fundit, ne shqiptarët në këtë mënyrë edhe po i’u ndihmojmë popujve përreth në vjedhjen e historisë sonë të lashtë.

Bile, edhe po i’u vulosim atë duke dalë dhe duke u krekosur me mburrje si këndusa para disa teneqeve gjigante në mes të Prishtinës ku shkruan “NEWBORN”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu