ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Rrëfimet e mia nga burgu i UDB-ës

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Shkruan:  Nafi Çegrani 

Nga rrëfimet e mia 

  • PADREJTËSIA  NË GJYKATËN  E  ZENICËS ! 

Ose : Gjykata e dikurshme e Qarkut të Zenicës që nga 1981, fajtore për vendimet  e ndërmarra gjatë viteve komuniste, të gabuara , antishqiptare dhe apsurde !)   

***

Procesi gjyqësor penal fillon në bazë të depozitimit në gjykatë të kërkesës së prokurorit ose të ndonjë organi tjetër të shtetit ( siç ishin ata të regjimit komunist jugosllav). Data e seancës i njoftohet prokurorit, të pandehurit, mbrojtësit, viktimës, palëve private dhe përfaqësuesve të tyre të paktën dhjetë ditë para datës së caktuar për gjykim.  

Por, çfarë ishte ajo qenësore në zhvillimin e procesit të çështjes në Gjykatën e Qarrkut të Zenicës të 1981, ku me urdhër nga “lartë”  duhej të dënoheshin një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak, kinse për “vepër  penale”  vrasje në Gostivar, e cila, në fakt as që egzistonte. Por, ky gjyq duhej tի sjellte dënime të rënda pa vepër penale, ose për krim të pa bërë. 

Problem kyq dhe që duhej thelbësisht shikuar: Gjykata e Zenicës në anjë mënyrë nuk ishte kompetente për ta mbajur séance e procesit, sepse nëse ishte nevoja , një Proces të tillë gjyqësor duhej ta mbante Gjykata e Qarrkut në Shkup, nëse merrej si  “vend  ngjarjeje” Gostivari dhe ku i akuzohej sipas nenit 37  LP të RS Maqedonisë.  

Por, Gjykata e Zenicës, prokurorët etj nuk donin të dinin fare dhe silleshin në kokëforsinë e tyre, sikur të mos egzistonin organe gjyqësore, apo Gjykatë Qarrku në Maqedoni, në Shkup. 

Atëherë, këtu ndryshojnë gjërat në  esencë !  

Kur janë kushtet e parashikuara në ligj prokurori mund të kërkojë gjykimin e drejtpërdrejtë kurse i pandehuri gjykimin e shkurtuar, në këto raste zbatohen rregullat e caktuara në Kodin e Procedurës Penale për gjykimet e posaçme. Deri në datën e caktuar për gjykim palët mbrojtësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të shikojnë sendet e sekuestruara të shqyrtojnë në sekretari aktet dhe dokumentet e mbledhura në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor si dhe të nxjerrin kopje të tyre. POR KJO AS QË LEJOHEJ NGA GJYKATA E ZENICËS,  ku po gjykoheshin shqiptarët sipas një plani të posaçëm. Për  këtë shkak, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit me të drejtë kërkonin që gjykimi të mbahej në Maqedoni, ose para kujdo gjykate në Jugosllavi, vetëm në Zenicë jo, sepse këtu ishte kulmi I inatit kapricioz dhe tendencioz për HAKMARRJE  për diçka që të pandehurit nuk kishin fare përgjegjësi ose faj. 

Madje, edhe lidhë me rastet që kërkohej sigurimi i provës  me kërkesën e palëve  ose  marrjen e provave të cilat më vonë rrezikohen të mos merren duke respektuar rregullat e parashikuara për shqyrtimin gjyqësor, dikush Brenda fashikëllve dhe procesverbalet bënin falsifikime, sidomos policia dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica, e që ishin të aprovuara nga gjykatësit e çështjes Sulejman Kapetanoviq dhe shovinisti Tihomir Baboviq. Palët që kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve dhe të ekspertëve duhet të depozitojnë në sekretarinë e Gjykatës, të paktën pesë ditë para datës së caktuar për gjykim, listën e tyre. As kjo nuk u lejohej të panndehurve dhe avokatëve mbrojtës të tyre. 

Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit akuzues gjykata thërret të dëmtuarin dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim, në rast se i dëmtuari e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen, gjykata vendos pushimin e çështjes në të kundërt ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga një mbrojtës.  

Drejtimi i seancës bëhet nga kryetari i seancës, urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë janë të detyrueshme për palët pjesëmarrësit dhe të zbatueshme nga organet e rendit. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë gjyqësore Gjykata vendos që të vazhdojë ditën e më pasme të punës, por gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor vetëm për arsye të veçanta deri në 15 ditë. Hetimi gjyqësor fillon me marrjen e provave të kërkuara nga prokurori ose i dëmtuari akuzues dhe vazhdon me marrjen e atyre që kërkohen nga i pandehuri mbrojtësi dhe palët e tjera. Pas marrjes së provave, prokurori mbrojtësi i të pandehurit dhe përfaqësuesit e palëve të tjera formulojnë dhe parashtrojnë konkluzionet përkatëse. Prokurori, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve mund të bëjnë replikë. Diskutimi përfundimtar nuk mund të ndërpritet për të marrë prova të reja përveçse kur Gjykata e çmon të domosdoshme. Pas diskutimit përfundimtar Gjykata tërhiqet për marrjen e vendimit i cili mund të jetë vendim për pushimin e çështjes, vendim pafajësie, vendim dënimi për të pandehurin, edhepse në rastin konkret ishte fjala për DËNIME TË DHËNA  PËR VRASJE QË , NË FAKT, NUK EGZISTONTE. 

Kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim në Gjykatën e  Supreme në Sarajevë, gjë që ajo Gjykatë solli vendim të prerë e të drejtë Kzh.139/83 të dt.13 prill 1983 v. Kryetar Mr Vllajsavleviq Mirko, duke e kthyer lënën për rishqyrtim të çështjes, sepse , nënvizon gjykata supreme: Ramadani  dhe  Huseini rrejshëm kanë deklaruar për vrasje, e përçka  AS GJYKATA E ZENICËS NUK KA ASNJË FAKT APO PROVË  SE AJO  KA NDODHUR! 

Kryetari i kolegjit të Gjykatës Supreme  të BeH në Sarajevë  urdhëron thirrjen e të pandehurit  si dhe të mbrojtësve e të përfaqësuesve të tyre, duke  KËRKUAR  marrjen e provave të reja , ndonjë faj apo përgjegjësi me rastin, vendos përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor  në Gjykatën e Qarrkut në Zenicë , sepse është e kuptueshme se Nafi Çegrani nuk ka dijeni ose nuk ka mundur të kryen vrasje ndaj persones Meliha Deliq të cilën as nuk e njeh dhe as nuk e ka pare, dhe e gjithë kjo të lirohet i pandehuri nga akuzat  për shkaqe ligjore. 

*** 

 …  Gjatë gjithë jetës jam përpjekur të eci në rrugën e drejtë që mund të ec NJERIU normal,  duke u munduar që të  mos shkeli  në shtigje të gabuara, me mendjeqë të jem i denjë me edukatën dhe kulturën e popullit që i takoj . Kam ecur me bindje si njeri i  formuar  i arsimit, duke qen i kujdesshëm që të mos shkeli të tjerët në thembër, duke ecur i çiltër si njeri me vetitë pozitive , sepse në gjithë  jetën time jam përballë me shumë sfida, batica e zbatica  që i ka jeta, e cila është si deti me valë, herë me stuhi e uragane dhe herë e qetë… )  

Kam ruajtur dinjiteti tim si  shqiptar, edhe kur jam përballur  me intriga të tmerrshme dhe prapavija të rrezikshme të nëntokës kriminale komuniste  të shtetit në vitet e rrënuarar,  gjersa isha në rradhët e Shërbimit inteligjent  jugosllav : (SDB) në Shkup, e të cilët  më vëzhgonin e përcjellin para dhe pas vdekjes së Titos, si zyrtar jo i përshtatshëm për atë makineri famose, dhe me ardhjen e vitit 1981 dhe ngjarjeve në Kosovë, nëntoka e atij Shërbimi që në popull njihen si UDB, fshehurazi dhe me një olan sekret, kurdisën akuza të rrejshme  dhe Proces të inskenuar  me motive nacionale dhe politikike  në Zenicë të Bosnës për vepër jo që nuk  NUK EGZISTON, dhe që unë personalisht, nuk isha autor dhe as që kisha në dijeni se për çfarë bëhej fjalë gjatë arrestimit…  

Më vonë gjatë hetuesisë brenda mureve me njolla gjaku në qelitë e burgut në Bosne dhe podrumet e SVR Bugojno, kuptova se hetuesit kishin të vetmin qëllim të merrnin deklarata të rreme dhe gënjeshtra të imagjinuara nga shtatë shqiptarët fatprerë si të pandehur duke ushtruar dhunë mizore mbi kurriz të tyre, duke ua thye kockat dhe me fytyra të përgjakura, sikur të therrej ndonjë kafshë në therrtore (Fatprerë ishim 7 shqiptarë dhe  një Boshnjak Rahman Sheshiq ). Bëhej një hata tmerri edhe gjatë netëve të thikave të gjata, ku kriminelët në emër të “Ligjit” dhe autorizimeve insistonin të nëshkruaheshin deklarata kinse pë vrasjen e vajzës së ndonjë oficeri apo gjenerali ushtarak të KOS-it, duke përdorur fjalët : “Zub za zub” Dhëmb për dhëmb) , ose: “Patjetër të nënshkrueshin se ka ndodhur “vrasje” dhe se për këtë ishin “fajtor” të gjithë në krye me Nafi Çegrani. 

… Nga dajaku u lansuan disa versione prej gënjeshtrash, vetëm që të lehtësonin rolin e tyre dhe të mbeteshin gjallë! 

Unë nuk kisha çfarë të “[ranoja” sepse as që kisha në dijeni se mund të kishte ndodhur ndonjë vrasje në mes të ditës dhe në mes të Gostivarit apo të asaj rrethine! Madje, bile, as që e kisha parë ose njohur të humburën Meliha Deliq. 

( …Pesha e rëndë e padrejtësisë me përmasa  globi dhe intrigat kriminale shoviniste  vazhduan me vite në pranga  gjatë regjimit të rrënuar, gjersa UDB-a  ishte  dhe sundonte me fytyrë djalli në brendinë e kazamateve apo qelive prej betoni me njolla gjaku, ku shqiptari shqyej nga togu i ujqërve të tërbuar dhe me fytyra djalli,  ishim të pa mbrojtur dhe lidhur në zinxhir si të ishim kurba ballkanik ! 

(Ishin vite mizore,  të vështira  pikëllimi, të një epoke djalli me ideologji çuditshme dhe të tmerrshme, të një misioni të rrezikshëm antishqiptarjugosllav dhe  sllavo-rus  në  Ballkan, ku njeriu asnjëherë nuk mund ta kuptonte apo ta kishte të qartë se nga frynin furtunat e vdekjes, ose nuk mund ta dinte  vendin dhe kohën se kur dhe ku do të vjente ajo!)

… Sizifi është heroi mitik, të cilin e shtjelloj me shpirt e ndjesi në zhvillimet e këtij shkrimi, krahasuar ose ndërlidhur e ngjeshur me fatumin tim tragjik, sepse  edhe ai  dhe figura e tij, janë të tillë që duket se kanë një lidhëshmëri me kontinuitetin e tragjikës sime si njeri i vuajtur  me padrejtësitë i ecur përballë intrigave dhe rrëmeteve jetika që i jerova  dhe përjetova si tufane që nga stinët e rinisë sime. Ai është i tillë si për pasionet, ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga Perënditë, që të ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë, por sa guri arrinte në majë, ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë, në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste deri në majë gurin, do të mundohej, do të lodhej, por guri përsëri do t’i kthehej poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do të mundte ta plotësonte atë, dhe sërish me shkëmbin e rëndë mbi shpatulla nisej që nga fillimi për të arritur në majat e malit, dhe … më kot ! Labirinthet e dallavereve të gjykatësve mizor  dhe padrejtësisë  si fenomen përbindësh ndaj njeriut të drejtë NUK KISHIN FUND ! 

Apo kjo është ironia e fatit: Popujt që kanë provuar mbi shpatullat e tyre peshën e rëndë të padrejtësisë dhe fatlumin tragjik e barbar në shpirtërat e tyre dhedejt e gjakut që rrjedh rrëke si prrocka, i shoqëruar në vite e dekada me gjëmën e tmerrshme të kombit apo edhe me vajin e Nënës për të birin që ia kidnapuan duar lidhur në pranga  togu i djajve me automatika zvarë në qafë, duke e nakatosur burgjeve, duke e vë në çizme shoviniste brinjët e tij, duke ia sharë Nënën shqiptare e fyer dinjitetin njerëzor të shqiptarit me mjete e forma çnjerëzore dhune… 

( Pesha e padrejtësisë !) 

Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Miti i Sizifit është metafora e një pune  të frytshme të cilën jam duke e bërë si process punë në shkrimet e mia gjatë  një kohe disavjeçare gjersa jam duke kërkuar drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës nga Gjykatat e Zenicës, Shkupit dhe Sarajevës si dhe duke parashtruar kërkesë për këtë qëllim gjitha organeve të Drejtësisë, madje edhe Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg dhe Komitetit për  Drejtësi pranë OKB në Njujork… Pra, është një punë në vazhdimësi e një pune  dhe një qëllimi të mire e të drejtë, për zbardhjen e një çëhtje të komplikuar nga akuza të kurdisura me plan secret nga persona të autorizuar nga organet hetuese dhe gjyqësore, por që në fakt, kanë qenë vetëm një rrjet i caktuar shovinist dhe antishqiptarë të nëntokës kriminale që kanë vepruar sipas direktivave të Shërbimeve të fshehta dhe spiunazhit jugosllav të derigjuar nga UDB-a dhe KOS-i ushtarak i atij regjimi komunist dhe të rrënuar…   

… Sizifi dhe Guri i rëndë tunxhi, si peshë e padrejtësisë, në gërshetimin dhe shtjellimin e shkrimeve të mia, janë metafora e stërmundimit  në tehun e viteve të gjata, lodhjes pa fryt  gjatë të shkruarit organeve gjyqësore, i përballur me heshtjen  dhe intrigat e tyre, ankesat apo kërkesat e  mia në kërkime të gjata vitesh, të diçkaje që njeriu e humb edhe shpresën, duke menduar se vërtetë mes njerëzve  NUK KA DREJTËSI , mbetesh me shpresë të humbur se atë nuk e arrin dot edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe i paarritshëm, duke shkruar dhe kërkuar zbardhjen e çështjes edhe gjatë viteve Brenda mureve dhe hekurave të burgut,  njashtu madje në vazhdimësi, edhe pas daljes në “liri”,shpesh më binte ndër mend afera e Drajfusit, apo tragjika e Prometheut, Gillgameshit dhe Guri i Sizifit mbi supe, apo rasti i tmerrshëm i Xhingis Kanit, të cilët vazhdonin  të jetonin si viktima tragjike të PADREJTËSIVE  edhe nga Perënditë, me mendim sepse je i “dënuar” të sillesh  në këtë mënyrë, të zvarritesh me një barrë të rëndë mbi kurrizin e përgjakur, ashtu siç ta kanë ngjeshur  “më të fortit” apo “Zotërat e fuqishëm”  të shtetit, që tregojnë legjendat… Dhe në rastin e fatumit tim tragjik, mbetën të dhunshëm ata që sajuan akuza të rreme, apo edhe Gjykatat që nënshkruan vendimet e tyre  “ Në emër të Ppopullit” apo ligjit, në saje të akuzave të rreme dhe për   rast të inskenuar në  stilin Stalinist, të nxjerrin  të pafajshëm para kordonit për pushkatim, për vepër apo “krim” që nuk ke bërë…!  

( vijon) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu