Pamje nga dëbimi i shqiptarëve nga ushtria e Serbisë dhe oficerët e Rusisë Cariste nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit , pak para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Afrim Musliu
____
Problemi me serbët , nuk është problem i ri
***
Problemi me serbët nuk ka përfundu as me çlirimin e Kosovës më 12 qershorë 1999, e as me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Problemi me serbët nuk do të zgjidhet as me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përkundrazi, nëse serbët në Kosovë (jo të Kosovës), fitojnë territor juridik të çfarëdo forme, vetëm sa do të krijohen probleme edhe më të mëdha për dhe në funksionimin e shtetit të Kosovës. Ne shqiptarët duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një shtet dhe popull shovenist e çdoherë me pretendime ekspansioniste, pra, që nga ardhja e tyre në Gadishullin Ilirik si marcenarë të Bizantit.
Serbia, një shtet që historikisht inskenon konflikte
*
Ne shqiptarët duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një shtet i cili çdoherë ka inskenuar konflikte – me të gjithë popujt joserb përreth tyre – pikërisht për qëllimet e tyre ekspansioniste. Pra, kemi të bëjmë me një shtet i cili qe pesëdhjetë vite në mënyrë sistematike është përgatitur për luftërat që ndodhën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë viteve të 90-ta.
Afro pesëdhjetë vite komandën ushtarake të ish-Jugosllavisë (APJ) dhe të ish-milicisë dhe Shërbimin Sekret, ushtarak dhe policorë, e kanë në duar pasë serbët. Kur u shpartallua RSFJ, APJ i kishte 99 gjeneralë serbë e 36 malazezë. Në kierarkinë ushtarake të APJ-së ishin mbi 70 për qind serb dhe malazezë, apo më saktësisht, 63,2 përqind serb, 6,2 përqind malazezë dhe 3,6 për qind jugosllav, prej të cilëve mbi 90 për qind ishin serbë. Shqiptarë ishin 0,6 përqind, përndryshe, e ndarë në baza të strukturës nacionale, shqiptarët që përfaqësoheshin ishin minus 91, gjersa përfaqësimi i serbëve ishte plus 51 dhe e malazezëve plus 148.
Edhe zonat e APJ-së ishin të ndara në atë mënyrë , që ushtria çdoherë të vihet në mbrojtje të serbëve në rast të ndonjë lufte, e cila edhe ndodhi viteve të 1990-ta. Vetë fakti se Zona e Parë Ushtarake e APJ-së , me bazë në Beograd , shtrihej deri në Vukovar në brendi të Kroacisë, pjesë kjo kryesisht e banuar me serb, flet për synimet serbomëdha. Pastaj, Zona e Dytë , me bazë në Nish , e cila shtrihej edhe në tërë territorin e Kosovës.
Ndërsa, pas ndeshjes futbollistike – të fundit – në mes të Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda Beograd më 18 maj 1991, e cila u ndërpre për shkak të përleshjes së madhe që ndodhi në mes të tifozëve në stadiumin Maksimir në Zagreb, ku forcat policore i rrihnin vetëm tifozët kroatë, mediat kroate publikuan një statistikë e cila tregonte se 83 për qind të forcave policore dhe stafit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB), si dhe të shërbimit sekret në Kroaci, ishin serb. Një përqindje përafërsisht e njejtë ishte edhe në nivel shtetërorë të ish-RSFJ-së.
Kjo na bënë me dije se Serbia në mënyrë sistematike – plotë pesëdhjetë vite – ishte e përgatitur për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë të viteve të 1990-ta e që e filluan me pretekstin se duan t’i mbrojnë serbët “e shtypur”. Kjo na bënë me dije se jo vetëm Akademia e Shkencave të Serbisë (SANU) , kanë bërë plane ekspansioniste, por edhe vet, ish-APJ-ja.
Pas disfatës së asaj politike ekspansioniste serbe në Kroaci, ku u ndeshën në rezistencë të fuqishme të kroatëve, të ndihmuar nga Vatikani e sidomos nga Gjermania, por edhe falë 38 anijeve luftarake që i morën kroatët qysh në fillim të luftës e që gjendeshin nëpër portet e marinës detare nëpër bregdetin kroat, atëherë i’u vërsulën Bosnjes dhe Hercegovinës, prapë me pretekstin për kinse mbrojtjen e serbëve atje, ku lufta filloi me një dasëm të inskenuar serbe në Sarajevë, me ç’rast vritet me snajper një dasmor nga grumbulli që në këmbë parakalonin nëpër rrugët e Sarajevës.
Pas shumë vitesh të përfundimit të luftës atje, luftë që ua mori jetën afro 150 mijë njerëzve, nga të cilët 16 mijë ishin fëmijë 0-12 vjeç, u zbuluan të dhënat se ajo nuk ishte dasëm, por një inskenim i një dasme serbe vetëm sa për ta filluar luftën atje.
Edhe pse sulmi ushtarak serb në BeH i gjeti boshnjakët të papërgatitur, fati i boshnjakëve ishte se qysh nga vitet e 1960-ta, në ristrukturimin e ish-APJ-së nga frika nga ndonjë sulm nga ish-BRSS dhe Paktit të Varshavës në njërën anë, e cila ato vite hyri me tanka në Hungari, Çekosllovaki, Poloni e Rumani për t’i shuar protestat kundër Rusisë, e edhe nga Pakti i NATO-s , në anën tjetër, krerët e ish-Jugosllavisë vendosën që komplet industria ushtarake të vendoset në BeH, për shkak të një pozite qëndrore të saj në atë shtet e vis malor i vështirë për t’u pushtuar. Në BeH u prodhua pothuajse i tërë armatimini që e kishte ajo ushtri. Nga armët e lehta, topa, tankat e artileria e rëndë, deri në aeroplanë e helikoptera luftarak. Këto fabrika për prodhimin e armatimit bënë që boshnjakët të formojnë një mbrojtje të fortë për ta rezistuar ekspansionimin e Serbisë së fortë në tërë territorin e BeH. Një nga këto fabrika, ndër tjerash, bëri që serbët kurrë nuk mundën të marrin enklavën boshnjake të Gorazhdes të rrethuar nga serbët, ku ishte fabrika e madhe e armëve dhe municionit “Sloboda”.
Demografia e Kosovës
*
Sa i përket Kosovës, simbas regjistrimit të fundit të zyrtarizuar të popullsisë , i bërë nga ish-RSFJ në vitin 1981, Kosova i kishte 1 584 441 banorë, prej të cilëve 77,4 përqind ishin shqiptarë, ndërsa serb ishin 13,2 përqind. Në regjistrimin e popullsisë në vitin 1991, simbas të dhënave të pazyrtarizuara për shkak të situatës së tensionuar politike që mbizotëronte në atë kohë në tërë ish-Jugosllavinë, Kosova numëronte 1 956 196 banorë, prej të cilëve ishin 80 përqind shqiptarë, ndërsa serb ishin 10 për qind, gjersa 10 për qind përbënin të tjerët. Në regjishtrimin e popullsisë nga shteti i Kosovës në vitin 2011, Kosova numëronte 1 739 826 banorë, nga të cilët 1 626 869 ishin shqiptarë, apo 92,93 përqind, gjersa serb ishin 18 738, apo 1,08 për qind.
Serbët e Kraina të Kninit , të dëbuar nga aksioni ushtarak kroat “Olluja”. Në Serbi thuhet se janë diku afër 70 mijë veta, një pjesë e madhe e të cilëve qysh përpara luftës janë sjellë në mjedise të ndryshme të Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit.
*
Në veri të vendit serbët nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë nga institucionet e Kosovës, sepse shumica e banorëve serb në veri ishin shtetas të Kroacisë që i sollën për ta kolonizuar Kosovën pas operacionit të njohur ushtarak kroat “Olluja” të vitit 1995, me ç’rast Millosheviqi krijoi vendbanime të kolonëve serb nga Kroacia nëpër shumë lokacione nëpër tërë territorin e Kosovës, numri i të cilëve tejkalonte 100 mijëshin. Sot, janë pikërisht këta serb që përbëjnë shumicën e serbëve në veri të Kosovës. Në veri të Mitrovicës, serbët vendas kanë telashe të mëdha nga këta serb nga Kroacia dhe vise të ndryshme të Kosovës, të cilët edhe janë shumicë.
Gabimi i shtetit të Kosovës ishte që formuan edhe dy komuna veriore, pa asnjë logjikë të mbështetur në demografi apo histori, komunen e Mitrovicës Veriore dhe atë të Zveçanit.
Duhet theksuar se pjesa, tanimë veriore e Mitrovicës, para agresionit serb në pranverën e vitit 1999, numëronte mbi 30 mijë shqiptarë. Serb kishte shumë më pak.
Kur forcat ushtarako-policore serbe u tërhoqën nga territori i Kosovës simbas Marrëveshjes së Kumanovës më 10 qershorë 1999, në veri të Mitrovicës nuk kishte asnjë serb të mbetur mes datës 12-15 qershorë 1999.
Forcat speciale të ushtrisë serbe me plumba ua shpërthenin gomat e veturave serbëve në kolonën e tyre për në kufi me Serbinë, në drejtim të Jarinjes, që të mos ikin nga Kosova. Duhet theksuar, se në atë kolonë kishte serb të ikur edhe nga e tërë Kosova pas hyrjes së forcave të NATO-s dhe të UÇK-së.
Zaptimi i shtëpive të shqiptarëve nga serbët
*
Serbët, me të kthyer prap në veri, zaptuan shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve të dëbuar gjatë agresionit serb në pranverë të vitit 1999. Në pjesën veriore mbetën afro 14 mijë shqiptarë, të cilët kishin mbetur në banimet e tyre. Më 3 dhe 4 shkurt 2000, para syve të KFOR-it francez u masakruan e vranë 11 shqiptarë në veri të Mitrovicës, gjersa u dëbuan me dhunë 1564 familje shqiptare, apo 11 364 shqiptarë. Afro 2500 shqiptarë mbetën në veri të Mitrovicës në njē lagje të vogël në Kodrën e Minatorëve, tek “Tre rrokaqiejt” dhe në Mahallën e Boshnjakëve.
Në Zveçan, që kurrë më parë nuk ishte komunë, afro 35 përqind të banorëve ishin shqiptarë. Sot nuk ka asnjë. Leposaviqi ishte një komunë e vogël me 2000-3000 banorë, kryesisht serb.
Pamje të Zubin Potokut
*
Komuna e Zubin Potokut u formua diku në vitin 1988 me trysni nga regjimi i Millosheviqit, i cili kishte nisur planet e pushtimit të Kosovës me pretekst që t’i mbronë serbët “e shtypur” në Kosovë. Para se të shpallet komunë, Zubin Potoku ishte një fshat i madh serb me infrastrukturë të regulluar, e asgjë më shumë. Për t’i plotësuar kushtet për t’u krijuar komuna e Zubin Potokut, simbas regullores së ish-Jugosllavisë, një vendbanim duhej ti kishte së paku 200 shtëpi të banuara, gjë që Zubin Potoku nuk i kishte. Andaj, ia bashkangjitën disa fshatra të banuara me shqiptarë, e që numerikisht përbënin shumicën e popullatës, që ta tejkalojë numrin e 200 shtëpive të banuara. Të gjitha këto komuna janë etnikisht të spastruara prej nga u dëbuan me mijëra shqiptarë me dhunë. Gjatë dhe pas luftës.
Më pas u populluan me kolonë serb nga Kroacia dhe vise të tjera të Kosovës të cilët Serbia në mënyrë sistematike i dëbonte nga Serbia, e të cilët Kroacia nuk i pranonte. Kështu, ata përfundonin në këto katër komunat veriore të Kosovës.
Gjithsesi duhet të theksohet se para ca viteve qeveria serbe i blente pronat e shqiptarëve të dëbuar nga veriu me shuma marramendëse parash, me ç’rast shqiptarët e veriut që jetonin si refugjatë e me qira nëpër pjesë të ndyshme të Kosovës, kur e panë se nuk kishin mbështetje institucionale nga shteti i Kosovës, atëherë e vunë interesin personal para atij nacional , ku shumica e tyre i shitën pronat e tyre në veri me shuma marramendëse.
Braktisja e popullit të vet, në shtetin e tij kombëtar!
*
Shteti i Kosovës kështu i braktisi shqiptarët e veriut. Shteti i Kosovës lejoi ndërtimin e qindra xhamive të panevojshme në mbarë Kosovën e që i tejkalonte shumat e qindra milionave euro, ndërsa nuk i mbështeste financiarisht shqiptarët e veriut që t’i mbajnë pronat e tyre në veri të vendit, e që ishte e një rëndësie të madhe për interesat strategjike- nacionale të shtetit të Kosovës.
Në saje të kësaj verbërie politike e njerëzore, u lejua që Serbia t’i realizojë dhe t’i forcojë interesat e saj strategjike , gjë që Kosovës sot e sa vite i ka shkaktuan kokëdhembje aq të madhe, saqë nuk e din as ku e ka kryet ky problem, e lere më ta zgjidhë atë.
Kjo është, pra, politika sistematike e afatgjate e shtetit serb për ta arritur qëllimin e tyre për ta mbajtë pjesën më të pasur me minerale dhe ujë e që janë jetike për Kosovën.
Kjo që po ndodhë tani në veri të vendit, është rezultat i mosveprimit të institucioneve të Kosovës vite me radhë dhe mosmbështetja e shqiptarëve të veriut, e edhe mosdurimi dhe politika populliste e institucioneve të sotme, të cilat për çështje të parëndësishme, e për të shitë “tallava-patriotizëm” për shpenzim të brendshëm me qëllim që t’i fshehin dështimet e tyre në përmbushjen e premtimeve votuesëve të tyre, duke vepruar krye në vete e pa koordinim me aleatët perëndimorë, e veçanarisht me SHBA-të, serbët përndryshe të privilegjuar të veriut i shndërroi në viktima para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo i jep shkas edhe Serbisë që të nxisë një konflikt në veri të Kosovës e për t’u futur ushtarakisht në Kosovë, prap me pretekst për kinse “mbrojtjen e serbëve në Kosovë”. Pra, njejtë siç u fut në Kroaci në vitin 1991 dhe në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1992.
Kjo na vërteton se, edhe pse janë tjerë individë në pushtet në Serbi, kemi të bëjmë me po të njejtën Serbi shoveniste e ekspansioniste, siç ishte çdoherë. Jemi të bëjmë me një shtet që në xhepa mbanë disa skenare të parapërgatitura mirë e deri në detaje për arritjen e qëllimeve të tyre ekspansioniste.
Presidenti Rugova thoshte: “Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj”. Ndërsa, Ludvig XIV thoshte: “Padurimi për fitore sjellë disfatën”. Kjo qeveri populliste e Kosovës, si shtet pa kaçik siç jemi, në raport me veriun veproi në kundërshtim me filozofinë politike të Presidentit Rugova, padurim që e solli këtë situatë, për të cilën druaj se do të ndodhë edhe disfata më e rëndë diplomatike dhe nacionale e shtetit të Kosovës, që mund të na kushtoj shumë shtrejtë .
____
Autori është nga Mitrovica. Jeton në Suedi .
Të lumtë Afrim në pika të shkurtëra e ke sqaruar thjeshtë dhe bukur por vështirë me ia shti në kokë Aljbin prepotentit që mendon se është më mençuri, më i dijshmi dhe po kam frikë se do t’ia shohim sherrin!!!!!