ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e Realizoi me Plotë Sukses Konferencën e XVIII me radhë në Kosovë

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Shkruan Hajriz Mamaj 

Prishtinë/Berlin 

“Ta ndihmosh atdheun vetëm me fjalë nuk është asgjë! 

Ta ndihmosh me punë dhe sakrificë është nder dhe mburrje” 

                                                                                    “Kini” 

Javën që e lamë pas e karakterizojnë dy ngjarje me rëndësi të shqiptarëve mërgimtarë. Me këtë rast duhet thënë me plotë mburrje se mërgata për ditë e më tepër po tregon gatishmëri që  njohurit e fituara në diasporë sa më parë ti aplikojnë në fusha dhe lami të caktuara. Në “ Hotelin Sirius” u mblodhën mjekë nga shumë qytete evropian për ti shpalosur njohurit e tyre para kolegëve shqiptarë në Kosovë dhe anasjelltas ata Kosovarë  paraqiten punime e tyre shkencore që me përkushtim i kishin   përgatitur  nergut për këtë Konferencë. Në anën tjetër në Klan Arena Shoqata  “ Germin” në bashkëpunim edhe me shoqata tjera simotra  kishin ftuar shumë mërgimtarë me moton” Diaspora flet” .

Open photo

Albin Kurti në bisedë me delegacionin e federatës

Duke parë rëndësinë e këtij takimi  Kryesia e federatës së bashku me Bordin Internacional të Federatës të kryesuar nga Kryetarja e kësaj federate zonja Dr. Aurora Dollenberg ne shoqërim të Kryetares së Degës së kësaj federate për Kosovën, zonjën  Dr. Edita Sadriu si dhe  Dr. Negjip Sopa dhe   Dr. Bernarda  Radonqiq dhe Gjergj Pashaj ,nga bordi Ndërkombëtar i Federatës vendosën që në këtë datë të organizojnë Konferencën e  XVIII me radhë pasi interesimi ishte tejet i madh. Gjatë paradites të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua në Klan Arena edhe Kryeministri i republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës zonja Liza Gashi.

Open photo

Delegacionin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizitoi në këndin e kësaj Federate edhe Kryeministri Kurti ,ku për pak qaste morri informacione për aktivitetin e federatës nga Kryetarja Dr. Aurora Dollenberg e cila e njoftoi kryeministrin për rrolin dhe aktivitetet që ka zhvilluar kjo federatë në të gjitha vendet shqipfolëse dhe në shumë qendra evropiane , ku kjo federatë ka degët e saja.  Edhe pse  kryeministri ishte me agjent të ngjeshur prezantimi i aktivitetit të federatës nga ana e zonjës Dollenberg e bëri të dëgjoj me vëmendje dhe e ftoi për bashkëpunim dhe gjetjen e rrugëve që diaspora shqiptare të jetë e pranishme me kontribut në Kosovë me veprime konkrete  dhe këshilla profesionale në fusha të mjekësisë.  Zonja Dollenberg pa pritur asnjë minutë e njoftoj kryeministrin se sot pasdite në “Hotel Sirius fillon punimet Konferenca e XVIII e  Federatës së Mjekëve Shqiptarë  në Evropë ku punimet e tyre do i prezantojnë shumë mjekë nga Diaspora dhe shumë mjekë nga Kosova ,anëtarë të federatës sonë. Zoti Kurti e përshëndeti këtë aktivitet dhe nëpërmjet zonjës Dollenberg i përshëndeti të gjithë mjekët pjesëmarrës në konferencë dhe atyre iu uroi punë të mbarë. Përderisa paraditen e 18 majit e shoqëronte motoja 

Open photo

Dr.Arben Vitia Ministër i Shenderësisë së Kosovës përshendet pjesëmarrësit

 “ Diaspora flet” pasditen do e shoqëroj  slogani “Mjekësia evropiane flet shqip”  që për temë qendrore kanë “Sëmundjet post Covid”. Sa herë që Federata organizon konferenca të tilla interesimi është tejet i madhe nga ana e mjekëve dhe studenteve të Fakultetit të mjekësisë. Nga 1000 të paraqitur për ti ndjekur punimet e konferencës vetëm  300 prej tyre iu është konfirmuar pjesëmarrja pasi salla ku do mbahet konferenca ka vetëm 300 ulëse. Kështu pohoi Dr. Edita  Sadriu,  kryetare e degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për Kosovë. 

Si zakonisht pjesa e parë i takon fjalëve përshëndetëse që këtë herë pjesëmarrësit u nderuan me nga një fjalë rasti nga Kryetarja e degës Zonja Dr.Edita Sadriu dhe Kryetarja e Federatës zonja Dollenberg për ti ftuar në foltore më pas dy personalitete të shquara  në fushën e mjekësisë zotëri Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe Princeshën e Luksemburgut Zonjën Tessy  Antony de Nassau , Specialiste e Mjekësisë Alternative, nene e katër princërve dhe Kapitene Ushtarake. Ne fjalën përshëndetëse ministri Vitia  vlerësoj lart kontributin e federatës dhe zonjës Dollenberg e cila me një përkushtim të jashtëzakonshëm po përpiqet ti bëjë bashkë ekspertet e mjekësisë në diasporë dhe për të tretën herë në Kosovë po i bashkon mjekët dhe studentët për të diskutuar dhe këmbyer përvojat në fushën e mjekësisë. Edhe Princesha nga Luksemburgu në fjalën përshëndetëse e falënderoj zonjën Dollenberg për ftesën që sot ajo të jetë në mesin e mjekëve shqiptarë në Prishtinë dhe të këmbejnë përvojat me të tjerët në fushën e mjekësisë. Me një respekt të veçantë e përgëzoj ministrin Vitia dhe i uroj atij me të gjithë popujt e botës të cilët gëzojnë një mbrojtje shëndetësore nga shteti e kosovarët edhe pas 15 vite shtet formim nuk e gëzojnë këtë të drejtë.  Punimet e Konferencës i përshëndeten dhe i uruan  punë të mbar edhe , Fatmire Kollqaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar  për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Profesor Pranvera Selmani, prorektorë në Universitetit i Prishtinës, Edmond  Hajrizi, Rektor i Universitetit  UBT në Prishtinë, dhe Erdi Rexha , anëtar i bordit të studentëve vullnetarë në degën e federatës në Kosovë.

Open photo

Dr.Nexhip Sopa Danimarkë

Përshëndetjet dhe motivimi për punë sikur i dhanë forcë mjekëve pjesëmarrës që sa më parë të kalojnë tek fillimi i pjesës së dytë ku mjekët do paraqesin punimet e tyre të përgatitura për prezantim në këtë Konferencë. Pjesën e dytë të konferencës e nisi  Dr. Negjip Sopa, Specialist i Gjinekologjisë nga Danimarka i cili prezantoi studimin e tij: 

 “ Trajtimi i Infertilitetit dhe parandalimi i kancerit të gjirit” ,studimi i bërë në Danimarkë e që në konferencë zgjoi interesim tek pjesëmarrësit të cilët shtruan pyetje të ndryshme rreth studimit të Dr. Negjip Sopaj. Pytjet dhe përgjigjet e marra tregojnë që ky punim u mirëprit nga të pranishmit.  Gjatë konferencës nuk munguan as lidhjet direkt nëpërmjet Zoomit që e bëri konferencën të jetë sa më e plotë me ekspert nga vende të ndryshme ku federata ka degët e veta. Nga Norvegjia u paraqit DR. Gazmend Berisha,Anestezist/ Reanimacion Palliativ dhe Urgjences në Norvegji: Doktorr Berisha shpalosi  punimin e tij   me temën : 

” Parandalimi i PTSD Perinatale për gratë shtatzëna”, ndërsa nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në  Zvicër u paraqit Prof. Dr. Fadil Çitaku me temën Modeli i kompetencave të lidershipit/ Drenica. Tema që trajtoj Profesor Çitaku ishte  e mirëseardhur për të pranishmit dhe u plotësua me shumë pyetje dhe përgjigje që morën të pranishmit në Konferencë.

Open photo

Dr. Bujar Gjikolli.Dr.Afrim Shabani dhe Dr. Negjip Sopa drejtues të konferencës shkencore

Kosova për tema të tilla natyrisht se po dhe atë sa më ma parë ngase ligjërata të tilla mungojnë.  Një temë që zgjoi interesim tek të pranishmit ishte ajo që prezantoi Dr. Bujar Gjikolli, Specialist i Radiologjisë dhe njëherë Dekan në Kolegjin ABC. Si çdo herë Doktor Gjikolli  në çdo konferencë sjellë para të pranishmëve më të rejat në fushën e radiologjisë. Të interesuarve në pyetjet e shtruara iu përgjigj me argumentim të saktë shkencor. 

Open photo

Znj. Tessy Antony de Nassau, Princesha e Luksemburgut përshendet Konferencën në Prishtinë

A ka nevojë Punimi i   Dr. Mehmet  Gjihollaj specialist i mjekësisë interne nga dega e AMFE në Gjermanin Jugore, e që u realizua nëpërmjet Video Linkut me temën: “ Sigurimi Shëndetësor i diasporës për shërbimet ambulatore dhe spitalore në institucionet spitalore” . Kjo temë u mirëprite, dhe që zgjoi interesim nga të pranishmit pasi në Kosovë ,mërgimtarët hasin në shumë pengesa në realizimin e të drejtës së sigurimeve shëndetësore nga vendet prej nga ata vinë. 

Open photo

Dr. Edita Sadriu dhe Dr. Arben Vitia

Dr. Ekrem  Hyseni ,Specialist i Onkologjisë u prezantua me punimin “ Sëmundjet nga COVID dhe Kanceri në Kosovë” Dr. Hyseni  në studimin e tij solli shumë të reja nga fusha e onkologjisë të bëra në periudhën post COVID, punim ky i bërë me përkushtim dhe që për studiuesit në këtë fushë dhe studentet paraqet një literaturë shtesë për studime të mëtejshme. Nga Shqipëria me një punim  tejet frytdhënës u paraqit Gjergj Pashaj, Specialist i Shëndetit Publik i cili për temë kishte zgjedhur “ Sfidat e shëndetit publik në parandalimin e sëmundjeve. Konferencën e XVIII shkencore e përmbylli Dr. Edona Sopaj, specialiste e Radiologjisë në Spitalin “Oliva” dhe ligjëruese në  Kolegjin AAB në Prishtinë e cila në punimin e saj “ Diagnoza MRI e neuropatisë  paraneoplastike  trigeminale dhe rehabilitimi” e bëri shumë të kapshëm për të pranishmit duke e konkretizuar fjalën dhe hulumtimin e saj me foto dhe sllajde konkretizuese që për të pranishmit u qartësua në detale. Duhet shtuar se Dr. Sopaj është anëtarja më e re e Federatës dhe punimi i saj u mirëprite nga mjekët dhe studentët e mjekësisë.

Pas temave nga fusha e mjekësisë organizatori i kësaj konference dega e federatës në Prishtinë dhe dega qendrore në Gjermani për të pranishmit  kishin menduar një moment relaksimi duke e sjellë para mjekëve ,gazetaren dhe moderatorën e Televizionit të Kosovës zonjën  Alketa Gashi  Fazliu me Librin më të ri “ Ato Gdhendin Dhimbjen” Ky libër ngjalli emocione  tek mjekët dhe në momente i përfshiu në lot ngase autorja në libër kishte mbledhur  15 rrëfime të nënave që kishin humbur më të dashurit e tyre në Luftën  për çlirimin e Kosovës.

Open photo

Në mbrëmje kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonja Dollenberg shtroi një darkë për stafin organizativ dhe studentët që ndihmuan organizimin e kësaj konference. Gjatë darkës u diskutuan e dhe format e organizimit dhe të financimit të aktiviteteve të federatës.

Open photo

dr.Aurora Dollenberg

Zonja Dollenberg ua bëri të ditur të gjithëve se aktiviteti ynë është vullnetar dhe financimi bëhet në baza vullnetare. Në perëndim e sidomos në Gjermani çdo pronar firme apo Ordinance e ka të drejtën e Sponzorimit. Këtë të drejtë po e praktikoj edhe unë dhe natyrisht se për një vendim të tillë duhet bazuar në vullnetin e mirë, qëllimin dhe sakrificën.

Open photo

Dr.Aurora Dollenberg me zonjën Liza Gashi zëvendësministre për punë të jashtme dhe diasporë

Unë këto i kam ber bashkë dhe ja sot po e përmbyllim Konferencën e XVIII me radhe në këto baza. Ka edhe të atillë që nuk e shohin suksesin apo mundohen ta ndalin, apo suksesi i të tjerëve i pengon. Ajo çka unë mund të them se Federata është e hapur për të gjithë që dëshirojnë të realizojnë projektet e tyre në ndihmë pacientëve janë të mirëseardhur në çdo kohë dhe nga cili do vend që vjen.

Open photo

Dr.Edona Sopaj, specialiste e radiologjisë

Federata është e hapur për punë vullnetare për të gjithë. Ata që në shpirt e kanë fitimin dhe biznesin le të kërkojnë rrugë të tjera. Me këtë dolli përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë që pa asnjë interes e kanë lartësuar emrin e federatës me punën e tyre të deritashme. Faleminderit!  

Open photo

Aurora Dollenberg me Arben Vitinë

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu