Gani I. Mehmeti
Pas deklaratës së Vuçiqit për ngjarejt e sotme në veri të Kosovës:
“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai. Pra, ai ia hedh Kurtit atë që e mendon vetë.
“Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq.
Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.
Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, domosdo lind pyetja se a është Kurti Ministër i Mbrojtjes së Serbisë që ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n, deri sa ai akuzon Kurtin për ngjarjet në veri. Vuçiq, në njërën anë akuzon Kurtin e në anën tjetër, ai sonte do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe. Po, deri sa Vuçiqi është “kundër” luftës, çka kërkon në armatën e Serbisë, posaçërisht sonte? Apo, ka shkuar sipas “porosisë” së Albin Kurtit atje! Mos Kurti e paska ngritur në gjendjen më të lartë gatishmërisë e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën!
Pra, në njërën anë përpiqet ta fajësojë Kurtin pse kërkon të shtrijë ligjet në mbarë Republikën e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, Vuçiqi shkon tek armata serbe për t`u dhënë zemër atyre nëse vie deri tek intervenimi ushtarak në Kosovë!
Pra, dëshirën e tij, ia hudh tjetrit. Vetë Vuçiqi është ai që kërkon luftë dhe përgatitet për luftë në Kosovë. Vetë ai kërkon të hyjë në luftë me NATO-n, nuk mundet Kurti ta fusë në luftë Serbinë, po nuk deshi Vuçiqi.
Kurti nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë as të Vuçiqit. Kurti nuk ka plagosur pjesëtarë të KFOR-it e as të policisë së Kosovës. Këta i ka plagosur Vuçiqi përmes grupeve kriminale e terroriste të tij të mirë përgatitura.
Vuçiqi duhet të dijë kufirin mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, prandaj, ai duhet të kërkojë për qetësi edhe në veri të Kosovës, sepse, edhe ai vetë thotë se janë komuna të Kosovës.
Të gjitha akuzat e drejtuara ndaj Kurtit, janë akuza të Vuçiqit i cili vazhdimisht ka kundërshtuar njohjen e Republikës së Kosovës dhe qëllimi i tij është shkëputja e këtyre komunave prej Kosovës.
Vuçiq vazhdimisht e ka akuzuar Kurtin, Daçiqi e kush tjetër, duke e quajtur edhe hitler, pa marrë asnjë aksion luftarak ndaj aslkujt, por vetëm pse kërkon zbatimin e ligjit në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Hitler e fashist është vetë Vuçiqi me bashkëpunëtorët e tij, si pasardhës e bashkëpunëtorë të Millosheviqit, që pati shkaktuar katër lufta në Jugosllavi.
Tani, pse nuk u ndëshkua nga OKB, NATO, BE e tjera për dëmshpërblimin e dëmeve për këto luftëra si agresore, Serbia kërkon të shkaktojë sërish luftë, qoftë kundër Kosovës, qoftë kundër NATO-s.
Bazuar në krejt këtë që u tha, Vuçiqi na del kontraverz me atë që bën dhe me atë që e thot, por lehtë është kjo të shihet.