ARKIVI:
17 Nëntor 2024

E dashura ime Kosovë!

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Eglantina Shehu, GjakovëUnë bija jote ”Gërnaqja” nga Gjakova me banim në Suedi,sapo e kryeva obligimin tim moral dhe shpirtëror…VOTOVA.Votova për vendim tim e për babën tim që jeton diku në viset e tua.Votova me shpresën që ty të rikthehet dinjiteti ashtu siç e kishe dikur.Votova me dëshirën më të madhe që ti një ditë do të jesh shembull i nderit e sakrificës.Votova me lutjen që gjaku i shumë familjarëve që humbëm gjatë luftës të shpërblehet me lavdi e nder.E dashura ime Kosovë!Unë bija jote apo ”Gërnaqja” që një pjesë e analfabetëve dhe injorantëve na quajnë ,lus zotin që ti të dalësh faqebardhë nga kjo situatë e këto zgjedhje.E dashura ime Kosovë!Neve ”Gërnaqave” të gyrbetit shpirti na djeg e zemra na plas për ty….Të duam më shumë se bukën,ajrin e ujin.Je oksigjen për ne.Me ty zgjohemi e jetojmë çdo ditë!Me ndjenjën e atdhedashurisë rrisim e ushqejmë fëmijët tanë…S’të harrojmë për asnjë moment,as atëherë kur shkojmë në punë e dëgjojmë kolegët tanë tek flasin gjuhën e tyre.E dashura ime Kosovë!Të dua ty,dashuroj gjuhën time dhe adhuroj traditat e vendit tim.Në ty u linda,u rrita u shkollova por ….pa dëshirën time u detyrova që të tradhëtoj e të lë.Të lash për të vetmen arsye sepse nuk më ofrove punë ku unë mund të siguroja bukën time e të familjes sime.E dashura ime Kosovë!Sot,çdo familje e ka nga një ”Gërnaq” që jeton larg vendit të tij e nuk e shijon frymën,aromën e dashurinë tënde.Nuk jam e vetmja ”Gërnaqe”që bredhi nëpër botë e si gjuhë zyrtare flas një gjuhë tjetër e jo atë të vendit tim.E dashura ime Kosovë!Një gjë ta premtoj se gjuhën shqipe e mbaj në zemër e në damarë deri atëherë kur të jap frymën e fundit, e zotit do të ia rikthej shpirtin.E dashura ime Kosovë!Më beso që po të shkruaj nga zemra ,me dorën që më dridhet e syrin që lot më pikon….Ta siguroj që ”Gërnaqat e tu shpeshherë flasin me vehte nga mërzia vetëm e vetëm që të dëgjojnë artikulumin e ca fjalëve shqip.Gërnaqat kur të mërziten për ty shpeshherë kthehen nga muri e flasin me të.I thonë të thënat e të pathënat e tyre….E dashura ime Kosovë!E di që ti nuk ke faj.E di që ti nuk ke forcë. E di që ty të kanë mbërthyer kthetrat e shumë politikanëve kriminelë….Por një gjë ta premtoj nga thellësia e shpirtit që kur ti të kesh nevojë për ne ”Gërnaqat”do të përgjigjen pa hamendje.Kur ti të kesh nevojë për ajër”Gërnaqat”do të ta sigurojnë.Kur ti të kesh nevojë për dashuri gjithmonë llogarit tek ne”Gërnaqat” e përvëluar për ty.Kur ti të kesh nevojë për ndryshim prapë llogarit tek ”Gërnaqat” e tu të cilët asnjëherë nuk do të lënë në baltë e do të përgjigjen me ato pika djerse nga puna ditore,javore e mujore.Unë ”Gërnaqja” jote të premtoj që çdo ditë lus zotin për ty sepse vetëm tek ai gjejmë forcën e ndryshimit.E juve politikanë,injorantë e kriminelë do të ju zërë haku e djersa e të gjithë atyre që ju mallkuan.Qofshi faqezi se pikë dinjiteti nuk keni….Mbes me shpresë që vota ime do të ndryshoj vendin tim,do të ndihmojë familjarët  tanë e do të ta rikthej buzëqeshjen ashtu siq e kishe dikur e bukura ime.Kosovë,je unike e ”Gërnaqja” jote të do edhe më shumë se dje.E kam shkruar me fjale shpirti,pak para zgjedhjeve te fundit ne Kosove!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu