Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.
Kurti theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.
Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet
Po ashtu, Kurti të enjten bashkëbisedoi me telefon edhe me tre senatorët amerikanë.
“Gjithmonë është mirë të flasësh me ChrisMurphyCT Senator Ricketts Senator Shaheen. I falënderoj për mbështetjen e tyre të gjatë të Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B, është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”, shkroi Kurti.