Nga: Milazim S. Maliqi
Kushtuar Miradije Maliqi-t , shkrimtare, skenariste, hulumtuese e gjenezave të humbura që i ka gëlltitur feja dhe atdheu i huaj por edhe këshillëtare e pedagoge jo vetëm e familjes por edhe shembull për shoqërinë. Respekt !
Në mesin e ditës plot dritë
Shqipja ngatërroi emër
“Dije, mos janë brenda duke na prit”
Urdhëroi me emrin tënd një tjetër femër
Telegrame erdhën për ngushëllime
Nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina
secila thoshte : ishte Dija ime !
Diku larg qante si jetime ; e jotja Angjelina
deri sa shqiprti i të gjithëve qau
dhe syri ishte vërshuar plot ; nga loti
kur « Takimi i Vendlindjes » gotën me raki për ne ndau
e ndala atë kujtim të mos na ik së koti !
E po, kur vdes ylli
mallkohet galaktika
as një varr vlerën dot si burg nuk e mbylli
mikun e mirë nuk e tret oqeani ; e lëre më pika!
Gjenevë,4.06.2023