ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Prishtina kryeqytet libri nga bota shqiptare, hapet  Panairi… 

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Nga: Behlul Jashari , Prishtinë 

PRISHTINË, 6 Qershor 2023/ Prishtina përsëri kryeqytet libri mirëpriti botuesit e botës shqiptare në edicionin e 23-të të Panairit të librit në 24 vjetorin e lirisë së Kosovës. 

Nën moton “Libri Triumfon”, Panairi i hapur sot mbahet nga 6 deri në 11 Qershor 2023 në ambientet e Pallatit të Rinisë organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u shumë mirëprit në hapje të Panairit, si edhe para  24 viteve, kur menjëherë pas luftës në Kosovë nga 17 deri 22 Nëntor 1999, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.  

Forhåndsvisning av bilde

Shkrimtari Ismail Kadare, i cili ishte bashkë me bashkëshorten, shkrimtaren Elena Kadare, u shpreh falënderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, me dëshirën që populli shqiptar të mbërrijë ditë më të lumtura e më të ndritshme. 

Forhåndsvisning av bilde

Duke e vlerësuar frymëzues Panairin e Librit, Kadare tha: “Më vjen mirë që ndodhem pranë jush në këtë ditë kaq të bukur, kaq frymëzuese, kaq të paharrueshme që është dita e librit. Çdo populli kjo i bën një nder të madh. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë e kemi neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, i jemi rikthyer. Unë shpresoj që do t’i rikthehemi më mirë, më fort, më bukur në të ardhmen. Ju falënderoj për këtë pritje tejet të gëzueshme tuajën”. 

Në këtë ngjarje, në atmosferën e hapjes së Panairit përplot tituj librash ishin edhe Kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti,  Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe bëri hapjen zyrtare të Panairit të Librit 2023,  si dhe shumë shkrimtarë, autorë, lexues, profesorë e studentë. 

Fillimisht duke e konsideruar si festival të librit, Kryeministri Kurti shprehu dëshirën e tij që ky panair i librit, i cili është i barasvlershëm me një mendje të hapur e një qytezë në vete, të ketë ndikim mendor e shpirtëror, veçmas mbi të rinjtë.  

Forhåndsvisning av bilde

Duke theksuar rëndësinë e librit, Kryeministri Kurti para të pranishmeve ka folur rreth qasjes dhe veprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimit të librit.  

“Me këtë rast, është gjashtëfishuar buxheti për librin, nga njëqind e gjashtëdhjetë mijë euro në një milion euro. Qeveria nuk mbështet vetëm letërsinë dhe shtëpitë botuese, por të gjitha gjinitë letrare dhe autorin e pavarur drejtpërdrejt. Njashtu, mbështet edhe zhvillimin e audio librave, programeve për nxitjen e lexueshmërisë, si dhe rezidencat letrare.  

Transformimi digjital po prek edhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës duke e shndërruar në bibliotekën më të avancuar në rajon. Kryeministri përmendi edhe disa nga iniciativat që kanë për synim lehtësimin e qasjes së lexuesit te libri, duke përfshirë sistemin e rrjetit bibliotekar të Kosovës, Bibliotekën Digjitale dhe Programin Kombëtar të Arsimimit Bibliotekar”, u shpreh Kryeministri Kurti. 

Forhåndsvisning av bilde

Me vlerësime të larta për praninë e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Kryeministri Kurti në këtë ceremoni theksoi rëndësinë e kontributit të Kadaresë në formësimin e kombit shqiptar me anë të romaneve dhe poezisë së tij.  

“Jemi shumë të nderuar dhe pafund të gëzuar që e kemi në mesin tonë, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare dhe më duhet të them që të gjithë ne jemi rritur me të, që do të thotë se vetëdija jonë për veten si komb shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadares. Ne atij jemi borxh sa s’thuhet”, deklaroi Kryeministri Kurti, i cili më pas zhvilloi një bashkëbisedim me Kadarenë, ku shkrimtari i dhuroi të nënshkruar edhe librin e tij ‘’Aksidenti’’. 

Forhåndsvisning av bilde

Në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Glauk Konjufca, tha se libri është institucion i gjuhës, të shprehurit dhe rrëfimit, dhe si i tillë është formë bazike e konstitucionit human. Duke e konsideruar shtëpi të përbashkët të shkrimtarit dhe lexuesit, Kryetari Konjufca tha se libri është mishërim i idesë dhe për rrjedhojë është i pashterueshëm.  

“Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mbledhur në të shkuarën dhe do të takohen gjithmonë edhe në të ardhmen për të festuar librin, siç po bëjmë ne sot”, tha Kryetari Konjufca. 

Forhåndsvisning av bilde

Duke folur për figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, Kryetari Konjufca tha se letërsisë shqipe ia siguroi një vend të pavdekshëm në atë që vetë e quan “letërsia universale”. 

“Ismail Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigande e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund të bënte një intelektual i përmasave planetare. Kosovës i kushtoi edhe vepra dhe e kërkoi me ngulm lirinë tonë. Ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi, në çdo intervistë, në çdo paraqitje, në secilin takim me figurat e rëndësishme politike të kohës”, tha Konjufca.  

Kreu i Kuvendit përmendi edhe sensibilizimin që Kadare bëri në politikën ndërkombëtare për burgosjen e Ukshin Hotit nga Serbia. 

Forhåndsvisning av bilde

“Për shkak të kontributit të tij për kulturën dhe letërsinë në planin kombëtar, por edhe atë universal, si dhe për punën e tij të palodhshme për lirinë e Kosovës dhe për emancipimin e kombit shqiptar, Ismail Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë”, theksoi Kryetari Glauk Konjufca.  

 

PANARI SJELL BASHKË AUTORË, BOTUES DHE LEXUES NË NJË AMBIENT FRYMËZUES 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar: 

Sot hapëm PANAIRIN E LIBRIT 2023 të Prishtinës. 

Panari sjell bashkë autorë, botues dhe lexues në një ambient frymëzues, duke krijuar një platformë të shkëlqyeshme për përhapjen e dijes.  

Përmes panairit, promovohet një kulturë e leximit dhe edukimit që i pasuron mendjet e individëve dhe komunitetit në tërësi. 

Panairin mund ta vizitoni me datat 6-11 qershor,në Pallatin e Rinisë. 

#kryeqyteti #panairiilibrit23  

#prishtinaepërjetimeve  

Forhåndsvisning av bilde

 FAN NOLI KRYEMINISTËR, NJË NGA TITUJT E LIBRAVE NË PANAIRE  

“FAN NOLI KRYEMINISTER” – shkruan në një nga kopertinat e librave, në një nga stendat e shumëta në panairet në Prishtinë nëpër vite… 

“Fan Noli Kryeminister, Një libër
për kryeshtetarin erudit”, kujtoj këtë titull shkrimi që e kam lexuar në shtypin shqiptar para disa viteve. 

“Një përmbledhje kumtesash që sjellin një vlerësimi unik për Fan Nolin si një nga kryeministrat më të kulturuar të Ballkanit, një nga krerët e kulturës europiane të kohës,  politikan, diplomat e orator, poet, muzikolog përkthyes…”, shkruante në nëntitull. 

Dhe, më tej shkrimi fillonte kështu: 

“Fondacioni Fan Noli, një nga institucionet kulturore në shërbim të kulturës  kombëtare, po e çon më tej misionin në vlerësimin historik të personaliteteve të shquar të kombit. Këtë e tregoi më së miri dhe botimi prej tij,  i librit Fan Noli kryeministër”… 

Forhåndsvisning av bilde

Shkrimi i botuar në Shqiptarja.com (print) në 22 Mars 2015 përmbyllej kështu: 

“Duke përfunduar botimi i këtij libri i justifikon më së miri përpjekjet e studiuesve për prurjet e tyre shkencore mbi figurën e Nolit i cili në këtë botë shqiptare, që ai e deshi me të gjitha fijet e zemrës  - siç shprehet Eqerem Çabej – mbetet i gjallë ndër ne, si sot, si në ditët që do të vijnë.” 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu