ARKIVI:
11 Janar 2025

FC Stade Lausanne Ouchy në shoqërinë e më të mirëve, falë golave të Mulajt dhe Ajdinit

Shkrime relevante

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Gjatë kampionatit të vitit 2022-2023, në ashtuquajturën Challenge League të Zvicrës, nga Kantoni i Lozanës, kanë garuar dy skuadra të futbollit; FC Lausanne Sport dhe FC Stade Lusanne Ouchy.

Të dyja ekipet kampionatin e kanë përfunduar duke u radhitur në pozitat dy dhe tre të tabelës së klasifikimit.

Nga zgjerimi i Super Ligës zvicerane prej 10-të, skuadrave në 12-të, përveç FC.Lausanne Sport, e pozicionuar me 61 pikë në vendin e dytë, që është inkuadruar drejtpërsëdrejti në elitë, ka përfituar edhe skuadra tjetër voduaze FC. Stade Lausanne Ouchy.

Ajo e plasuar në vendin e tretë me 60 pikë, ka zhvilluar dy ndeshje të barazhit me fqinjin e saj FC. Sion.

Valesanët edhe pse me një traditë mbi një shekullore dhe dyherë Kampion i Super Ligës së Zvicrës, sivjet i ka dëshpëruar simpatizuesit e tyre, të shumtë me rezultate të dobëta.

Ata nga gjithsej 36 ndeshje të zhvilluara kanë shënuar 7 fitore, 10 barazime dhe 19 humbje, të cilat i kanë lënë në vendin e fundit, me vetëm 31 pikë të tubuara.

Përkundër rezultatit të dobët valezanët mbetjen në elitën e futbollit zviceranë kanë mundur ta sigurojnë në takimet e barazhit kundër FC. Stade Lausanne Ouchy të Lozanës.

Mirëpo, ata edhe në këtë ballafaqime FC Stade Lausanne Ouchy, kanë pësuar debakël të vërtetë. Ndeshjen e parë e kanë humbur edhe pse vendas 0 me 2, kurse atë të kthimit si mysafirë të FC.Stade Lausanne Ouchy me 4:2.

Në të dyja ndeshjet nga radhët e lojtarëve të FC  Stade Lausanne Ouchy, formë të shkëlqyer kanë treguar lojtarët mesfushorë me origjinë shqiptare Liridon Mulaj dhe Alban Ajdini.

Mulaj ish-lojtar i Neuchâtel Xamax, ka shënuar në minutën 6 dhe 89, ndërkaq Alban Ajdini në atë 34.

Ajdini që më herët ka luajtur në FC Servette të Gjenevës, për skuadrën e tij ka shënuar 14 gola,me çfarë ka paralajmëruar se mund të jetë një golashënues i spikatur.

Përveç, Mulajt dhe Ajdinit në FC. Stade Lausanne Ouchy, luajnë edhe shqiptarët e natyralizuar Lavdrim Hajrullahu, Rejan Thaçi dhe Mërgim Qarri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu