Pirro Prifti, Tiranë
Përplajse t e shumta dhe përcarja e thelle qe ka ndodhur në PD duke filluar që nga viti 2013 e deri më sot ku lufta politike për të bashkuar copat e bukës së këputur po vazhdon në dështim të plotë, tregon edhe një herë se Misioni Historik i Partisë Demokratike të themeluar nga PPSH me Ramiz Alinë në krye që në dhjetor të 1990- ka përfunduar pa sukses.
Shumica dërrmuese e drejtuesve politikë të PD që në fillime deri më sot të drejtuar nga Berisha dhe pas 2013 nga pinjolli i tij Basha, kanë qënë dhe mbeten ose bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, ose ish spiunë ose servilë dhe miq të drejtuesve politikë të cilët vazhdojnë të jenë promotorë të lëvizjeve politike konfliktuoze e përçarëse gjatë gjith këtyre viteve në Shqipëri.
E nisur si lëvizje që do të mund të bëhej si Parti e idealeve të Dhjetorit, Partia Demokratike që në fillesat e sa u mbars me dështakët e Partisë së Punës që në atë kohë njiheshin edhe si besnikë të saj, ashtu si dhe tre Partitë e tjera plot partiakë të betuar të ekstremit të majtë që çuditërisht me urdhër të Ramiz Alisë u përfshinë në dy Parti të djathta si ajo Republikane ajo e të drejtave të njerit të dyja me dy ish sigurimsa me ish bashkëpuntorë të sigurimit dhe dy të majta, ajo social demokrate dhe ajo Socialiste të cilat u mbushën më shumë me ish individë me tesera komuniste por edhe më pak si bashkëpuntorë të sigurimit dh eish spiunë.
Çuditërisht të persekutuarit politike qëndruan momentalisht indiferentë dhe nuk u bashkuan menjëherë me këto katër aprti të cialt u krijuan nga Raiz Alia si përgjigje ndaj presionit të OSBE por edhe nga frika se os ndohte e njëjta gjë siç ndohi në Rumani.
Përse PD e përfundoi ciklin e saj politik e për pasojë edhe misionin e sja historik të realizimit të një periudhe tranzicioni nga diktatura e egër komuniste në një shtet me demokraci perëndimore?
Partia Demokratike e përfundoi këtë cikël pas 32 vitesh për këto arësye:
-Sepse në fillim u caktua ashtu si dhe partitë e tjera të reja pluraliste për të realizuar Katovicën pra për të bërë një largim të butë nga diktatura në demokraci perëndimore e cila shahej aq shumë nga diktatura si një demokraci në kalbëzim e sipër
-Sepse në fillim nga Ramiz Alia u dha direktiva e zbatimit të ideve të Katovicës, pra të trumbetohej në popull, se sa i mirë ishte socializmi dhe se sa i keq është kapitalizmi duke shkatërruar ato që ishin ndërtuar në socializëm dhe për të treguar pabarazinë që ekzistonte në kapitalizëm
Sepse drejtuesit e Partisë Demokratike me të vërtetë i muarën direktivat nga PPSH por u përpoqën të realizonin disa element kapitalistë mbi strukturën dhe superstrukturën ish socialiste duke trumbetuar `çekun e bardhë`, dhe teorinë e terapisë emergjente ekonomike të `shockut `, gjë që e cila rezultoi një dështim i plotë ekonomiko-financiar.
Sepse ndihma që i dha SHBA nëpërmjet Rajersonit dhe Camdesy (BB), duke futur që në 1993-1994 para të pista që mund të `shpëlaheshin` nëpërmjet Firmave Piramidale që u krijuan më vonë, me qëllim nxitjen e ekonomis së vëndit dështuan gjithashtu `me sukses`.
Kjo shkaktoi një `luftë civile` në Shqipëri dhe rënien e shtetit në vitet 97-98. Çdo herë që e merrte pushtetin PD me aleatëte saj shkaktontë probleme social-ekonomike dhe financiare duke e paraqitur Shqipërinë si një shtet madje dhe popull primitiv dhe hajdut në sytë e ndërkombëtarëve. Duke u paraqitur si një Parti me drejtues intelektualë fshatërë pa përvojë dhe eksperiencë dhe pa meritokraci, Në Shqipëri dhe votuesit e saj e refuzuan Partinë Demokratike e cila ka 10 vjet që jo vetëm nuk është në pushtet, por se ka humbur edhe pushtetet lokale pikërisht për shkak se drejtuesit e saj ishin pa asnjë vision për të ardhmen, ishin drejtues ose ish-bashkëpuntorë të sigurimit , ose ish spiunë, ose bashkëpuntorë dhe servilë të tyre deri sa ata ishin në pushtet.
Partia e majtë, një Parti e krijuar gjithashtu nga PPSH, qëndroi pa probleme sepse u përshtat më me lehtësi në kushtet e një sistemi liberal demokratik perëndimor, por se për herë të parë kjo Parti u drejtua nga qytetarët të cilët kishin një vision dhe nuhatje më të mirë se çfarë kërkohet nga Perëndimi.
Për këtë shkak edhe për arësye se drejtuesi i PD ish komunisti i vjetër Berisha u shpall non grata madje edhe si familje nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili ishte dhe mbetet konfliktual dhe me halucinacone të marrjes së pushtetit me `revolucion`, për shkak edhe se është një person që ka baltosut vëndin e tij dhe ka krijuar me dashje apo pa dashje, përçarje të thella brënda partisë së tij por edhe në popull duke predikuar çdo ditë në media dhe rrjete sociale bashkë me ata që paguhen prej tij gjera të pavërteta dhe aspak reale për Shqipërinë duke mashtruar dhe gënjyer popullin për realitetin dhe duke kundërshtuar ndërkombatarët si dhe qeverisjen aktuale, e cila përkrahet fuqimisht nga SHBA dhe BE.
Si përfundim përçarja e thellë në PD nuk e ka shkakun vetëm tek non grata Berisha i cili për të mbrojtur e justifikuar shkeljet e ligjit që ka kryer ai dhe disa nga familja e tij po bën çmos të marrë drejtimin e një Partie tashmë fantazmë ku të gjithë ish drejtuesit, madje dhe këta të rinjtë janë të implikuar në afera me shkelje ligji dhe më e keqja është se janë pa asnjë vision.
Kjo pamundësi për të bashkuar PD e përçarë deri në rrëzi i ngjan bukës së thyer që nuk ngjitet më dhe është e kotë që të harxhohet energji për të bashkuar dçka që i ka kaluar koha dhe që e ka humbur e përfunduar si vizionin ashtu dhe misionin e saj.
Ka ardhur koha ashtu si në fillimet e viteve `90, kur në botën perëndimore pas rënies së komunizmit edhe partitë e vjetra perëndimore ndrruan jo vetëm emrat por edhe strukturën në dobi të realiteteve të reja, ashtu dhe në Shqipëri pas 32 vitesh ka ardhur koha që partitë opozitare të ndryshojnë jo vetë emër por edhe vizion për të ardhmen në dakordësi me ato që predikon Demokracia Perëndimore.
Lamtumirë PD e non gratta-s.