ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Për 10 qershorin e vitit 1979 

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

Para fakultetit filozofik, qershor 1979, Prishtinë

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime nga jeta si student dhe ekskursionin në Shqipëri  

Sot, më shumë se çdo ditë e datë tjetër kisha dëshirë të shkruaj, të shkruaj për 10 qershorin e vitit 1878, 1978 dhe qershorin e të vitit 1979. 

Çuditërisht, më 10 qershor 1979, kishin kaluar 101 vjet ndërsa 145 vjet bëhen sot, më 10 qershor 2023, nga viti 1878 por për mua janë data e ditë domethënëse. 

Më 10 qershor 1979, në mënyrë të organizur dy degët e ish Albanogjisë, Letërsië dhe Gjuhës Shqipe që ishin ndarë për thellime të mëtejme e për studimi të thella të shkencës së gjuhëisë dhe letërsisë shqipe të ish Fakultetit Filozofik të ish Univerzitetetit të Prishtinës. 

Para fakultetit filozofik, Prishtinë, 10 qershor 1979. Shënim: shigjeta me të zeza, jam unë. Sinan Kastrati)

Të këthehemi pakëz në vitin 1979. 

Gjenerata ime, 1975/1976 -1978/1979 ishte gjenerata e tretë e Letërsisë që ishte ndarë, në vitin shkollor 1972/1973 nga Albanologjia që deri atëherë studjoheshin shkenca dhe diciplinat shkencore nga gjuhësia dhe letërsia. 

Ndoshta edhe viti 1972, viti i Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë (20- 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit), ishte një hap që Kosova printe para Shqipërisë si nismëtare, iu printe shumë proceseve të zhvillimeve të kohës, në shkencë, në kulturë, letërsi e në gjuhësinë shqiptare. Prandaj me të drejtë edhe sot, mund të thuhët se Kongresi i Drejtshkrimit ishte data më e rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 1912. 

Universiteti i Prishtinës kishte hapur shumë fakultetete e degë për studime në shkencat shoqërore, huminitare, teknike, mjekësore e të tjera dhe i bënte karrshillak Universitetit të Tiranës.  

Letërsia Shqipe, edhe pse ndër degët (katedrat) më të reja, si ish pasardhëse e Albanalogjisë (deri diku me Gjuhën Shqipe) printe në këto nisma. 

Më 1978, fetohej 100 vjetori i LSHP-së (Lidhjes Shqiptare të Prizreni), n¨Kosovë, në Prizren e në Prishtinë, madhërishëm si asnjëherë më parë. Në faqet e revistave mujore ”Jeta e re”, ”Përparimi” e ato të parjavashme ”Fjala”, ”Shëndija” dhe të përditshëm ”Rilindja”, gjeje shkrime, studime nga Rilindja e këndej. Ato ishin të mbushura me shkrime nga LSHP-ja e deri në ditët tona. Ishte viti kur edhe Tirana zyrtare mund të mësonte nga Prishtina, nga Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Teatri Krahinor, Kosova Filmi e Radio Televizioni i Prishtinës etj.  

Para fakultetit filozofik në Prishtinë, Maj 1979

Gjenerata e tretë e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe (dhe ajo e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe) në vitin shkollor 1978/1979, kishim kërkua nga Shefi i Katedrës së Letërsisë (Rexhep Qosja, që ishte edhe Drejtor i Institutit Albanoligjik) se dëshirojmë të shkojmë në Shqipëri, për një ekskursion mësimor e shkencor, që për politikën serbo sllave të ish Jugosllavisë, ishte ekskursion me peshë  politike, me prapavijë nacionaliste që kishte qëllim jo vetëme njohjen e bashkimin e gjuhës, letërisë, kulturës shqiptare që edhe ishte e kishte një gjuhë, një komb … por, sipas politikës serbe, kishte si qëllim të fundit edhe bashkimin trojeve shqiptare, të Kosovës me Shqipërinë. 

Për ta kuptuar më mirë këte, duhet të këthehemi dy vite prapa, më 1976 (Viti 1978, ishte viti  kur u festtua 100 vjetorit të LSHP-së). 

Në pranverën e vitit 1976, në Prishtinë mbahet Kampionati Ballkanik i Volejbollit për femra, në ish pallatin e sportit ”25 Maji”, që ishte pronë e UP-së, ngjitur me Menzën e Re të Studentëve, dhe ish lokalet tjera përcjellëse të Universitetit, e Qendrës së Studentëve, ose Qytetit të Studnetëve, ku ishin edhe zyret e ish gazetës së sudentëve ”Bota e Re” etj. 

Për herë të parë, më 1976 erdhën edhe basketbollistet nga ish RPSSH (Republ. Popull. Social. e Shqipërisë). 

Salla sportive ”25 Maji”, mbushej plot me shikues (3.000- 5.000 shikues?). Gjilpërën s`kishe ku ta les dhe po aq shikues pritnin jasht sallës se s`kishte vende tjera brenda. Shumica e shikuesve ishin studentë shqiptarë që e përkrahnin ekipin e vajzave nga Shqipëria. Një grup i vogël serbësh me një flamur jugosllav mundohej ta valviste flamurin e të këndonte këngë për Jugosllavinë. Atyre iu printe një student topall *), por ata ishin pakëz, ndoshta 20, 30 veta që dalloheshin me simbole e flamur jugosllav. 

Kur mbaronte ndeshjen ekipi i basketbollisteve nga Shqipëria, shikuesit dilnim nga salla, shenjë dalluese dhe e mjaftueshme për polikën serbe që ne studentët dhe të rinjët tjerë shqiptarë nga Kosova ishim me Shqipërinë e kundër Jugosllavisë, edhe në sport. 

Brenda sallës së madhe e të bukur këndoheshin këngë shqiptare (që këndoheshin në ish RadioTiranën). 

Policia hynte brenda sallës me qen që të tregoj forcën se këtu ushtë Jugosllavi, por kjo nuk na friskësonte neve. 

Policët civilë dhe agjentët e UDB-së jugosllave, rrugëve të Prishtinës, na ndalnin dhe na arrestonin, kur na shihnin se po i përcjellim basketbollostet shqiptare. 

Në Shqipëri, qershor 1979

Në mbrëmjën lamtumirëse, pas përfundimit të Kampionatit Ballkanik të Basketbollit për Femra, që aso kohe organizotore ishte Sekertariati Krahinor për Kulturë e Sport e Kosovës, shtron një darkë në ish hotelin ”Bozhur”, pëfaqësuesit e ish Jugosllavisë nga sporti dhe gazetarët nga Beogradi e thonë para gazetarëve të shumtë: 

”Nuk e kemi ditur që Jugosllavia në Prishtinë është mysafire” 

Këte ma ka thënë mua Azem (Osman) Zogaj, nga Turjaka, ish nip i Rexhep Zogajt, Drejtorit Gjeneral të Rilindjes i cili ka marrë pjesë në darkë. 

Natyrsiht se ”Rilindja” nuk shkruanta sepse kishte cenzurë 

Në fund të viteve 1970-ta, Kosova kishte ecur me hapa gjigant në të gjitha fushat e jetës, në ekonomi, tregti përgjithësisht e veçanërisht në arsim, kulturë e shkencë. Serbia me të drejtë ankohej që Kosova po i del nga dora dhe mundohej si i mbytyri në ujë të kapej për kashte, ta pengonte zhvillimin, afirmimin dhe afrimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Titoja ishte me një këmbë në dhe e tjetrën nëdhe por edhe ai ishte i sigurtë se Kosova është formalisht njësi e Federatës (Jugosllavia kishte 8 njësi fedrative, 2 ish krahina, KSAK-ës dhe Vojvodinës dhe 6 republika, Sllovenia, Kroacia, B e H, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) por që kishin Parlamentet e veta dhe mund tï bllokonin shumë nisma e propozime serbe në ish federatë, ishin të barabarta në shumë fusha brena ish Jugosllavisë dhe kishin të drjtën e vetos. 

Në këto vite, qëlloi që edhe unë të isha student, vitet më mira të jetës e më të plleshmet. Prandaj, si student kërkuam që të shkojmë në Shqipërinë nënë. 

Në Shqiperi, qershor 1978

Unë (Sinan Kastrati), isha komision bashkë me Isak Shemën, profesor i Letërsisë së Sotme Shqipe (Prozë) dhe Isa Bjqinca, profesor i disa lëndëve në degën e Gjuhësisë (dhe të Letërsisë) për numrin e studentëve dhe disa kritere që gjoja i ka kërkua Universiteti Shtetëror i Tiranës. 

Dekan i fakultetit Filozofik, nuk më kujtohet kush ishte, pas Ali Hadrit por Rektor Universiteti ishe Feriz Krasniqi nga katundi Tërpezë, tash komuna e Malishevës ndërsa ambasador i RPSSH-së në Beograd ishte Sokrat Plaka, ku duhej dhënë leja dhe vizat. 

Në midis të muajit maj 1979, ish profesorët tanë na lajmëruan që kërkesa jonë për me e vizitua Shqipërinë, ishte refuzua. 

Ne studentët jo vetëm që u mërzitëm por edhe u hidhëruam e u inatosëm. Ligjëratat në fakultet gati kishin përfundua. Edhe mësimi thuaje, kishin mbarua e ne studentët e Letërsisë (shumica) në shenjë hakmarrje ndaj refuzimit të kërkesës sonë që të mos e vizitojmë Shqipërinë, filluam ti bojkotojmë ligjëratat e ushtrimet mësimore. Shkonim vetëm sa me i marrë nënshkrimet dhe iknim nga fakulteti. Grupe, grupe pasi e hanim drekën në menzën e studentëve, ushqim të shishëm e me bollëk, dilnim në lindje të Koviktit nr 3 dhe 4, që atëherë ishin fusha me barë dhe bisedoninm e këndonim këngë për Skënderbeun, Mic Sokolin e për … Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Partinë e Punës dhe natyrisht, për ”Nënen Shqipëri”, deri në mbrëmje.  

Zhvillimit të hovshëm në Kosovë i priu hapja e Shqipërisë me Kosovën. Ardhja e profesorëve të Universitetit të Tiranës dhe studjuesve tjerë nga Instituti Alanologjik i Shqipërisë *), shoqëritë kulturore e artistike, Teatri Kombëtar dhe ai ”Migjeni” i Shkodrës, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, për Kosovën ishte si buka, kripa, uji e ajri. 

Shumë profesorë nga UP shkonin për vizita studimore në Shqipëri. Edhe studentëve shqiptarë nga Kosova iu hap rruga që të shkonin për studime 30-45 ditore për mbledhjen e materialit studimor për diplomimin në falultetet e UP.  

Ndër shumë të tjerë, ishim edhe unë, nga Letërsia e 3 studentë të Fakultetit Teknik, drejtimi i maqinerisë që kërkuam të shkojmë në Shqipëri, Bedri Xhafa, nga Shala e Bajgorës me vendbanim në Svaraqaku i Vushtrrisë, Milaim Reshani, gjithashtu nga Shala, me banim në Vushtrri dhe Xhavit Bytyqi nga një katund i Suharekës me vendbanim në Prizren, student të shkëlqyeshëm. 

Mua që kisha temën ”Poemat për fëmijë të Ismail Kadaresë”, mu refuzua kërkesa, me arsyetim se ka mjaft libra e literaturë tjetër të nevojshme për Ismail Kadarenë në Bibliotekat e Kosovës ndërsa. Bedriu dhe Xhaviti shkuan dhe e punuan temën e diplomës në Shqipëri ndërsa Milaimi nuk shkoi, nuk deshi të pres vizën dhe u diplomua në Prishtinë para tyre. 

Bedriu ka punua në Feroniklin e Gllogofcit, Xhaviti, në Ballkanin e Suharekës, kurse Milaimi, ka punua si inxhinier i maqinerisë dhe drejtor në Kosova B, të Obiliqit. 

Dhe ndodhi ajo që s`e prisnim, në fillim të qershorit 1979 erdhi lajmi më i gëzueshëm se më 10 qershor nisemi për Shqipëri, Ambasada e Shqipërisë na i kishte dhënë vizat për me vizitua Shqipërinë, si mysafirë të Universitetit të Tiranës.  

Para se të niseshim erdhi rektori i universitetetit, Feriz Krasniqi në sallën e vogël solemne të dekanatit të fakultetit, në katin e dytë dhe na mbajti një fjalim të shkurtër. Na këshilloi por ne nuk i dëgjuam këshillat e profesor Krasniqit … na përshëndeti dhe na dëshiroi rrugë të mbarë, studime e qëndrim të këndshëm. 

Në mëngjesin e 10 qershorit 1979, para fakultetetit u tubuam studentët që kishim dhe s`na pritej derisa të nisemi.  Kishin ardhur edhe studentët që për shkaqe të ndryshme, politike nuk kishin pasaporta dhe të tjerë e na shikonin me zili, lakmi e dëshirë që edhe ata e ato dëshironin të ishin me ne. Bëmë një fotografi para fakultetit, fotografi të vetmen që e kam vetëm unë, na fotografoi Xhavat Durmishi, ish shoku im, student mjekësie. 

Shqipëri, qershor 1979

Rrugë të mbarë na dëshiroi edhe ish shefi i katedrës, prof Rexhep Qosja dhe profesorë të tjerë. 

Deri në Qafë Thanë, rrugën e bëmë nëpër Han të Elezit (tsh kufiri shtetëror me Maqedoninë), Tetovën dhe Strugën, qytete 100 % shqiptare, me autobus ”Turist Kosova”. 

Me neve erdhën profesorët Isak Shema dhe Isa Bajqinca. Nga Qafë Thana, që ishte hyerja e vetme për turistë në kufirin jugosllvo-shqiptar, vazhduam rrugën me autobusin shqiptar për Pogradec, ku hëngrëm drekën … në qytetin e Lasgushit. Drejtori i Hotelit, kur mori ”vesh” se jemi nga student nga Kosova, qajti. Na tregoi se 1 vëlla në Luftën Nacional Çlirimtare iu kishte vrarë në Gjilan. 

Pas hëngrëm drekë, vazhduam rrugën për në Librazhd … 

(Librazhdi im sa fort të dua,  

buzë Shkumbinit o je ndërtua”)  

*) TOPALL mb. bised. 

  1. edhe shar. I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle. Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.

“Qeveria miraton mbylljen e Albanologjisë/ Kushi: S’kanë zbatuar ligjin. Akademia: Vendim politik!” 

https://dosja.al/live-updates/shkrihet-akademia-e-studimeve-albanologjike-kalon-ne-varesi-te-akad-i304806  

“Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike” 

https://www.reporter.al/2023/05/31/qeveria-shpall-mbylljen-e-akademise-se-studimeve-albanologjike/  

(Qeveria njoftoi të mërkurën se ka vendosur mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologike, duke e kaluar nën varësi të Akademisë së Shkencave).  

Vazhdon  

Malmö, 10 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Trego për shkuarjen në Shqipëri,në momentin kur iu kanê lajmêruar se nuk iu lejohet,keni protestuar.Ali Lajçi ishte i vetmi wë kërkonte me këmbëngulje para dekanatit.Të gjithëve ju biindën,shkuat në ligjëratë me profesor Isak Shemën.E thyat betimin se pêr të protestuar.
    Aliu pas pak minutave erdhi në sallë pasi u kthyet.Hyri në klasë, nuk hyri për të mbajtur mësim
    Por iu drejtua,kështu e mbani fjalën,tur,turp.Ali doli nga klsa.
    Me shumë vonesë iu kanë informuar për leje udhëtimi në Shqipëri.
    Vetëm Ali Lajçit nuk i është dhënë leja!

  2. Reagim Kundër komentit të Ramadan Haxhiaj, 19 janar 2024, publikuar në Drini.us

    Ramadan, edhe pse nuk po të njoh dhe nuk e di a ke qenë student i rregullt i Letërsisë më 1979 a jo, po kjo nuk ka shumë rëndësi.
    Ramadan, kanë kaluar më shumë se 44 vjet nga 10 qershori i vitit 1979 dhe është normale nëse e kam harrua ndonjë detaj, imtësirë të vogël pa e thënë.
    Ramadan, nuk e kuptova qëllimin e reagimit tënd, për kujtimet e mia “Për 10 qershorin e vitit 1979” publikuar në Drini.us, 10 Qershor 2023 në rubrikat: Dossier Histori Kujtime.
    Ramadan, unë ato që i kam shkrua, në formë të kujtimeve, nuk do të thotë se ti apo dikush tjetër të pajtoheni, e as opinioni im, ti ose dikush tjetër të shërbehet si i 100%-të pasi që unë i kam kujtua, shkrua ato që i kam mbajtur mend dhe me siguri, të tjerët, i kujtojnë ndryshe.
    Asgjë nga ajo që ke shkrua nuk po thëm që nuk është ashtu por nuk më kujtohet që Ali Lajçi a qenë i vetmi, i vetmi, i vetmi kudo. Kjo nuk është e vërtetë.
    Sa për dijeni, unë kam banua me Ali Lajçi në dhomën nr 206, konv nr 3.
    Nuk është e vërtetë se ne, e unë jemi betua që mos të mbajmë ligjerata, si shenjë pakenaqësie pasi, një nga arësyet pse disa nga ish shokët e shoqet studente nuk kanë ardhur në Shqipëri, ishte se ish SPB-ja e Pejës, që ishte Ali Lajçi nga Peja nuk ia ka dhënë pasaportën.
    Arësyet tjera, nuk po i them por i di, më mirë se ti, jam i sigurtë-
    Nuk është, gjithashtu e vërtetë se ishte vetëm Aliu pa pasaportë, e pa pasaportë nuk ka mundur askush të udhtoj jashtë ish RSFJ-së në ish RPSSH-në.
    Ishin edhe Muahamet Mahmutaj, Ibrahim Buqolli nga ish komuna e Pejës, që nuk kanë pasur pasaporta, nuk iu ka dhënë ish SPB-ja e Pejës. Pastaj, ishte Nuhi Syla nga Ferizaj etj.
    Ramadan, të përshëndes me shpresë që tjetër herë, kur ta marrës guximin e lapsin me shkruajt, shërbeu me të dhëna të sakta e fakte, të vërfteta, kjo për faktin se ti thua ”Vetëm Ali Lajçit nuk i është dhënë leja!”. NUK ËSHTË E VËRTETË se vetëm Ali Lajçi ishte. Unë i gjeta edhe tre të tjerë. Të tretë janë gjallë. MUHAMET MAHMUTAJ, IBRAHIM (apo Brahim) BUQOLLI dhe NUHI SYLA.
    Kjo është e vërteta, sipas meje.

    Faleminderit!

    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 19 janar 2025 (20:33)
    sinankastrati09@hotmaili.com

    .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu