Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2023
“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5
Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.
- Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1938-kur-presidenti-amerikan-uronte-mbretin-e-shqiptareve-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/.