ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Fadil Alimehaj, kameramani që zbardhi krimin makabër të 25 majit 1998 në Lybeniq

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

MSc. Adem Lushaj 

Ishte 25 maj i vitit 1998, ditë e krimit makabër të kryer nga forcat kriminale të Serbisë, në fshatin Lybeniq të Pejës. Lajmin për krimin e ndodhur e dhanë media të shumta, e në veçanti mediet shqiptare. Pamjet ishin të tmerrshme të asaj dite. Ishin pamje të marrne fshehurazi nga dora e një kameramani profesionist. Kishte qenë kamera dhe duart e kameramanit që kishte emrin, Fadil (Shaban) Alimehaj, i cili kishte xhiruar krimin e kryer ndaj bashkëvendësve të tij, më 25 maj 1998, pamje të cilat ishin transmetuar përmes Radio Televizionit Shqiptar dhe medieve tjera shqiptare dhe botërore. Mirëpo, dora kriminale ishte hakmarrë ndaj tij, ku Fadili ishte në mesin e shumë bashkëvendësve që ishin ekzekutuar në masakrën tjetër të kryer në Lybeniq, më 1 prill 1999. 

Se kush ishte Fadil Alimehaj, personi që zbardhi krimin gjenocidial serbo-sllavë të kryer në fshatin Lubeniq. Cila ishte veprimtaria e vazhdueshme e dëshmorit të kombit, i cili ishte trajtuar në mënyra barbare nëpër burgjet serbe. Këtë e tregon Fahrije Alimehaj Demaj-motra e Fadilit, familja e së cilës kishte përjetuar krimin makabër në Lybeniq të Pejës.   

Fadili i lindur më 10 janar 1953 në Lybeniq, qysh në moshën 3 vjeçare i vdiqën prindërit, duke mbetur jetim, nën përkujdesjen e hallës Xufë dhe axhës Bajram. Kur halla u martua, ajo e mori me vete Fadilin, ngase nuk kishte kush të përkujdesej për të. Pas një viti qëndrim tek halla, axha Bajram dhe bashkëshortja e tij, Fatimja, të sapomartuar, e marrin Fadilin duke u bërë prindër për të. Pra, ishte “fëmiu” i parë për ta. Fadili ishte 5 vjeçar kur axhës i lindi një vajzë, e mandej edhe 3 vajza tjera, kështu qe Fadili ishte bërë me motra. Pra, Bajrami dhe Fatimja kishin 5 fëmijë. Fadili shkollën fillore e kreu në fshatin Raushiq, kurse gjimnazin në “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit. I pasionuar për fotografi, Fadili shkon në Slloveni për t’a kryer kursin e fotografit. Me t’u kthyer në vendlindje, për vite punon si fotograf dhe kameraman. Pas qëndrimit të përkohshëm në Zvicër, Fadili kthehet sërish në Kosovë për të vazhduar angazhimet si fotograf dhe kameraman, kryesisht nëpër ahengje të ndryshme.  

“Ishin vitet e 90-ta kur situata në Kosovë, çdo ditë vinte e përkeqësohej. Liria e lëvizjes po bëhej edhe më e vështirë. Fadili arrestohet nga policia serbe të ndihmuar nga serbët vendas, me pretekstin për “veprimtari armiqësore”. Për 4 muaj dënim ne burgun e Smrekovnicës, kishte përjetuar torturë të tmerrshme. Pas lirimit, Fadili përcillej në çdo hap nga serbët vendas të fshatit dhe të sigurimit shtetëror serbo-sllavë”,-ka treguar Fahrija, e cila Fadilin e kishte vëllain e vetëm, krahas e tri motrave tjera. “Më 25 maj 1998,  Lybeniqi rrethohet me forca të shumta të Qeverisë kriminale të Millosheviçit. Pos që djegën shtëpitë e fshatit, i vranë 9 persona, 7 të familjes Hamzaj, një i familjes Alimehaj dhe një mysafir nga Deçani, i familjes Gogaj. Fadili me syrin e kamerës i xhiroi te gjitha ato pamje të tmerrshme që ndodhën atë ditë. Ishin pamje rrëqethëse, njerëz të masakruar në mënyrën më barbare, shtëpi të djegura, familjar të traumatizuar. Këto pamje i dërgoi në Shqipëri në Televizionin Shqiptar. Bota e pa se çfarë po ndodh me popullin e Kosovës”, është shprehur motra Fahrije, duke treguar se Fadili bashkë me disa bashkëfshatarë, nën breshrin e plumbave i kishin hapur varret për t’i varrosur kufomat e të masakruarve, që për dy ditë kishin qëndruar në xhamin e fshatit.  

Fadili e ndjente se ditë të vështira po vijnë për banorët e fshatit të tij dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Kështu që u rreshtua në Brigadën 131, përkrah luftëtarëve tjerë të lirisë. Ai donte të jetë në shërbim të vendit, me kamerë dhe pushkë në dorë.  

Krimi serbë nuk kishte të ndalur, edhe pas fillimit të bombardimit të NATO-s mbi caqet serbe. Lybeniqi ishte sërish cak i krimit. Më 1 prill 1999, ndodhi masakra e tmerrshme, duke u vrarë, djegur dhe humbur pa gjurmë, dhjetëra qytetarë. Këtë fat e kishte, edhe Fadili që kishte shkuar për të parë se si ishte familja e tij.  

qrf

“Mëngjesi i 1 Prill 1999, e gjeti fshatin Lybeniq të rrethuar nga forca të shumta kriminale, në mesin e të cilëve edhe paramilitarë të Arkanit. Baba Bajram, i kishte vërejtur këto forca që e kishin rrethuar fshatin, ndaj i kishte thënë Ilir Lokajt, që të shkon në mëhallën e epërm, e t’u tregon se jemi të rrethuar. Mirëpo, Ilirin e kapin kriminelët dhe e pushkatojnë bashkë me burrat tjerë të Lybeniqit. Njëjtën kohë, paramilitarë të Arkanit, kanë hy në shtëpi ku ishte edhe Fadili. Nën tytat e armëve dhe bajonetat nëpër duar, kanë nxjerrë gjithë familjarët në oborr, duke plaçkitur çdo gjë me vlerë dhe duke kërcënuar familjarët. Ata, e kishin ndaluar babën (Bajramin) dhe Fadilin, e të tjerëve iu kishin dhënë urdhër që të largohen sa më parë. Qysh më ka treguar vajza e Fadilit, pa u larguar as 50 metra, janë dëgjuar breshëri plumbash të shkrepur mbi trupat e tyre. Së bashku me kriminelët e Arkanit, breshëri plumbash mbi trupin e Bajramit dhe Fadilit, kishin shkrepur edhe serbët vendas të Lybeniqit, ngase Fadili ishte “halë” në sy për ta, duke qenë fajtori” që incizimet e krimeve të tyre ishin bërë publike në opinionin botëror”,-ka thënë në rrëfimin e saj, Fahrija, duke treguar se trupi i pajetë i Fadilit ishte gjetur në vitin 2004 në Pejë, e cila ishte dërgua në morgun e Rahovecit për obduksion. Kufoma e dëshmorit të kombit, Fadil Alimehaj ishte tërhjek nga TMK-ja dhe familjarët e tij, ku me nderime të larta ishte varrosur më 30.10.2005, në Kompleksin memorial në Lybeniq.  

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lavdi te gjithë ,Deshmorve, Herojve të ‘Dardanis,ju jemi mirënjohes përjetsishtë🇽🇰🙌🇦🇱Fshati Lybeniq ishte Caku i tyre sepse masakra nuk eshtë kryer kotë!?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu