Gani I. Mehmeti
Gjithçka nisi nga targat! Vijuan dorëheqjet e krytarëve të komunave në veri të Kosovës, erdhën zgjedhjet. Së pari herë u shtynë me kërkesën e ndërkombëtarëve. Së dyti herë u mbajtën, përkundër që serbët i bojkotuan ato.
Zgjedhjet u pranuan të ligjshme edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët.
Mollë sherri u bë vendi i punëve të kryetrëve të rinj në komunat në veri të Kosovës. Këtë mollë sherri e shkaktuan vetë ndërkombëtarët me kërkesën e tyre që, me forcë të mos shkonin në vendet e tyre të punës, aty ku e kanë vendin kryetarët e komunve, pra në zyrat e tyre, në vend se të thonin se ata duhet të shkojnë në vendet e tyre të punës.
Sikur ndërkombëtarët të mos e thoshin këtë, sikur ndërkombëtarët të përkrahnin kryetarët e komunave në zyret ku e kanë vendin, nuk do të ndodhte asgjë.
Mirëpo, këtyre protestave dhe kundërshtimeve të serbëve u prinë vetë deklaratat e ndërkombëtarëve, për çka u dhanë zemër serbëve që të protestojnë e të kundërshtojnë kryetarët e rinj në këto komuna, duke e prerë në besë edhe Kurtin.
Protestuesit qenë të dhunshëm si ndaj policisë së Ksoovës, ashtu edhe ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.
Dhe, për gjithçka, po fajësohej Kosova.
Dhe, fajësohet Kosova sepse është e pa krah. Nuk e ka një Rusi prapa, nuk e ka një armatim që e ka Serbia, se kurrë nuk do të fajësohej. Do i jipej e drejta për të kontrolluar dhe për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e saj. Mirëpo, shpesh, kur mungon forca e dikujt, ndaj tij nuk zhvillohet as drejtësia.
Prandaj, Serbia, që ka armatimin më të përsosur të marrë nga Rusia dhe Kina, Serbia që e ka prapa vetes pa kushte Rusinë, Serbia që ka kundërshtuar SHBA, BE e NATO në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës, Serbia që sulmon me okupim territorial veriun e Kosovës – “nuk” është fajtore sepse e ka fuqinë, sepse, ka forcën – prandaj ka botën me vete!
Serbia është edhe ajo që nuk zbaton Marrëveshjen e Ohrit, për çka ka deklaruar menjëherë pas “Marrëveshjes” dhe sërish nuk është fajtore. Fajtore mbetet Kosova, sepse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka kërkuar zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, sa kërkon edhe takim me Vuçiqin në prani të ndërmjetësuesëve Borell e Lajçak, por këta e akuzojnë se nuk po kontribuon për deeskalim të situatës në veri të Kosovës! Po përpiqet të zbatojë ligjin në mbarë Kosovën, pa e ditur se tjerët paraqesin pengesa, pse nuk duan zbatimin e ligjit, përkundër që ndaj qeverive të mëparme e kërkonin këtë, sepse nuk po zbatohej!
Ka diçka interesante në këtë botë, kur nuk je vetë i zoti për të mbrojtur vetveten e duhet shtrirë qafën si të thonë të tjerët!
Mirëpo, si do që të veprojnë ndërkombëtarët, e kanë kot, edhe po t`ia japin krejt Kosovën, e jo vetëm veriun e Kosovës, ajo nuk heq dorë nga Rusia. Këtë le ta kenë të qartë. Ajo nuk e lë Rusinë as për BE-në.
Ose, nëse nuk gaboj, emisarët amerikanë, nisur nga ambasadori Hill në Beograd dhe Escobari janë blerë nga Serbia, për çka ata po i japin të drejtë asaj e jo Kosovës. Hill dhe Escobar, ka mundësi të jenë shitur, meqë janë edhe në miqësi me Serbinë. Blinkeni nuk është shitur, por mendon ashtu si i thonë dy të parët, që Kosovën do ta çojnë në greminë, pas gjithë asaj miqësie, pas gjithë atij partneriteti me Kosovën sa i dhanë edhe lirinë, tani tentojnë ta kthejnë sërish nën Serbi, kjo është çmendurake edhe për ndërkombëtarët e sidomos për Kosovën.
Sa u perket Lejçakut e Borellit, ata nuk kanë nevojë të shiten, sepse janë proserb dhe shtetet prej nga vijnë ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
E them këtë, sepse nuk është punuar logjikshëm e arsyeshëm, sepse po cënohet territori i Kosvës, sepse Vuçiqi ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe sërish përpiqen ta marrin me të urtë e me të butë, në vend se t`i tregojnë atij shkopin, i afrojnë karrotën.
Me një fjalë, kësaj i thonë: S`ka çka i ban gomarit e i sjell samarit!
Dhe tjetra: Mjerë tepsia shpisë, që e pret mazen e kojshisë!
Sa i përket Edi Ramës, me anulimin e takimit të dy qeverive Kosovë –Shqipëri në Gjakovë, është ndikimi i Vuçiqit.
Z. Mehmeti, mos e harroni edhe nje tjeter fjale popullore, qe per momentin eshte shume domethenese – “uthulla e forte e prish enen e vet”.