Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Qershor 2023
“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1922, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me strehimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesarit prej 7.200.000 dollarësh asokohe në bodrumin e godinës së shkollës industriale amerikane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Amerikanët shpëtojnë udhëheqësit dhe arin në luftën e Shqipërisë
Burimi : Chicago Daily Tribune, e shtunë, 6 maj 1922, faqe n°5
Tiranë, Shqipëri, 5 maj. — [Nga Associated Press.] — Sot u bë e ditur se disa anëtarë të kabinetit shqiptar ia kanë borxh jetën drejtorit të shkollës industriale amerikane këtu, i cili i ka strehuar (fshehur) në bodrumin e godinës së shkollës, ndërsa revolucioni i fundit ishte në përparim të plotë.
Amerikanët shpëtuan gjithashtu të gjithë thesarin shqiptar, që arrinte në më shumë se 2.000.000 napolona ari (rreth 7.720.000 dollarë). Paratë u transferuan me nxitim në shkollën amerikane, ku u thye dyshemeja për t’i fshehur.
Dymbëdhjetë nga 150 rebelët që përballeshin me dënimin me vdekje për pjesëmarrje në revolucion u ekzekutuan këtë javë. Qeveria po merr masa të forta represive kundër elementëve të padisiplinuar dhe ka ofruar shpërblime për kapjen e Hasan Prishtinës, Mustafa Krujës dhe Halit Lleshit, të dyshuar si udhëheqës të kryengritjes.
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-daily-tribune-1922-revolucion-ne-shqiperi-disa-anetare-te-kabinetit-qeveritar-dhe-thesari-prej-7-200-000-dollaresh-strehohen-ne-bodrumin-e-godines-se-shkolles-industriale-amerikane/.