Nga: Afrim Musliu, Suedi
Më kujtohen vitet e para kur kam ardhë në Suedi kur më pyetnin suedezët se nga jam, dhe unë i’u thosha se jam nga Kosova. Pyetja e radhës ishte: A është Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë? (Bash atë kohë mediat suedeze top-lajm e kishin luftën në Bosnje). Me një buzëqeshje të lehtë i’u përgjigjesha se jo, por ishim në të njejtin shtet dikur që quhej Jugosllavi, por nuk është në Bosnje. Është shtet në vete e tani nën okupim serb. Atëherë qenkeni edhe ju myslimanë, sepse serbët po e luftojnë fundamentalizmin mysliman – ishte komenti i radhës. Prap mundohesha me i’u tregu se as lufta në Bosnje, e as ajo në Slloveninë dhe Kroacinë katolike, e as okupimi i Kosovës dhe represioni ndaj popullatës shqiptare, nuk janë luftëra fetare, por luftë e filluar nga serbët kundër të gjithë joserbëve në rajon. Këto njohuri, pra, i kishin suedezët për Ballkanin dhe luftërat atje.
Duhet poashtu theksuar se lobi serb ishte shumë i fuqishëm në Suedi viteve të 90-ta, ku mërgata serbe dominonte në këtë vend që nga vitet e hershme të viteve të 60-ta. Nuk mungonin as komentet cinike si “ju jugosllavët mendoni se jeni më të fortët, më të mirët, më të bukurit… etj”. Ata të gjithëve na shihnin njejtë sikurse edhe që i shihnin serbët që nga vitet e 60-ta, të cilët edhe suedezëve në vendin e tyre donin që t’iu imponojnë se serbët janë popull qiellorë. Shkaku i serbëve, europianët qëndrorë dhe ata veriorë, çdo rast të përleshjeve dhe armiqësive ndërnjerëzore e quajnë “sindrom ballkanik”.
Pra, na kategorizojnë të gjithëve si njerëz shumë prepotentë, konfliktuozë e që nuk e durojmë askënd tjetër përreth. Mirëpo, ne e dimë se ky barazim nuk është i drejtë. Ne e dimë se vetëm serbët nuk i durojnë të tjerët. Ata, në fakt, i urrejnë të gjithë joserbët. Sidomos ata që i kanë afër, sepse përnjëmendë mendojnë se janë popull qiellorë. Ndërsa neve shqiptarëve nuk duan as të na shohin që ekzistojmë, sepse mëse 1000 vite jemi në konflikt me ta dhe qe 1000 vite parreshtur kanë pretendime të tokave dhe trojeve tona. Serbët nuk munden me jetu pa luftë e pa konflikte.
Ata çdoherë duhet pasur dikë si objekt të urrejtjes dhe si cak të sulmit. Në kokat e tyre u është pjekur doktrina që në paqe serbët vetëm sa zvogëlohen dhe zhduken, gjersa vetëm lufta i bashkon dhe duke luftuar ata shpëtojnë si popull, sepse, simbas mentalitetit të tyre shovenist, ata urrehen nga të gjithë sepse janë populli i vetëm qiellorë në botë. Para tri-katër viteve, një panikë të tillë filluan ta përhapin edhe lidershipi shtetërorë i Serbisë si dhe Akademia e tyre e shkencace (SANU), kur presidenti serb, Vuçiq, doli me kërkesë që serbët duhet të rrisin natalitetin e tyre, përndryshe serbët rrezikohen të fillojnë të zhduhen qyshë në gjysmën e dytë të këtijë shekulli.
Prandaj edhe krijuan beneficione shumë të mira për gratë në lehoni, vetëm që t’i joshin që të lindin sa më shumë fëmijë. Panika e kishte kapë politikën ekspansioniste serbe, sepse kaluan mbi dy dekada që serbët nuk ishin në ndonjë luftë me dikë. Një panikë e tillë serbe i shtyri që të të fillojnë edhe luftërat e viteve të 90-ta, sepse kishin kaluar afro pesë dekada që ata kishin jetuar në paqe. Edhe pse ata në atë rajon numerikisht ishin më së shumti dhe për ato luftëra ishin përgatitë në mënyrë sistematike afro pesëdhjetë vite.
Doktrina e tyre se “vetëm bashkimi i serbëve i shpëton serbët” e shtyen SANU-n dhe kishën serbe, e të cilët e dirigjojnē politikën e shtetit serb deri në detajet më të vogla, që ta mbajnë të gjallë shovenizmin serb me gjenerata të tëra si dhe urrejtjen e tyre ndaj të gjithë joserbëve përreth tyre. Të mbajnë të gjallë etjen serbe për gjak të joserbëve. Të mbajnë të gjallë gadishmërinë e luftës me fqinjë përreth, sepse, simbas tyre, vetëm lufta i bashkon serbët, ndërsa vetëm bashkimi i serbëve i shpëton serbët.
Prandaj europianët edhe e shohin Ballkanin si një regjion primitiv e çdoherë konfliktuoz, pa i veçuar serbët, edhe pse janë pikërisht ata që i kanë nxitë të gjitha luftërat ballkanike ndër shekuj. Madje, ata ishin nxitës edhe të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast edhe lindi sllogani i tyre me katër S-ja. Është për tu habitur fakti se europianët kurrë nuk fajësojnë serbët për luftërat e njëpasnjëshme të nxitura nga ata. Sikurse serbët që dinë ta poshtërojnë bashkësinë ndërkombëtare pa u ndëshkuar fare, nuk din askush. Të rikujtojmë këto pamje të vitit 1995 kur serbët i rrëmbyen paqëruajtësit e OKB-së UNPROFOR dhe i lidhën për shtyllave mbi ura e afër depove të armatimit dhe municioneve rreth Sarajevës që t’i paramdalonin sulmet ajrore të ShBA-ve për ta thyer rrethimin dhe bllokimin dhe granatimet e mbi një mijë ditëve të Sarajevës nga serbët përreth.
Serbët jo vetëm se nuk u ndëshkuan për këtë akt bizarr që është në kundërshtim të etikës e të gjitha rregullave të luftës si dhe të gjitha konventave ndërkombëtare, por, Bashkësia Ndërkombëtare edhe i shpërblyen me 49 përqind të territorit të shtetit sovran, të njohur ndërkombëtarisht e anëtare e OKB-së të Bosnjes dhe Hercegovinës. Prandaj, ne shqiptarët duhet të jemi më të vetëdishëm se kemi të bëjmë me një popull të papërmirësueshëm. Se kemi të bëjmë me një shtet fashizoid i cili vetëm luftën e sheh si shpëtim të popullit të tyre “qiellorë”. Se kemi të bëjmë me një shtet e një popull i cili frikësohet se do të zhduket poqëse jeton në paqe. Pra, kemi të bëjmë me një shtet e një popull i cili mundet me qenë gjithëçka, vetëm paqësorë jo. Dhe, jo vetëm se kurrë nuk u ndëshkua për të gjitha gjenocidet, dëmet dhe vuajtjet që i’u shkaktuan milionave popujve joserb përreth tyre, por përkundrazi, prap ledhatohet dhe përkdhelet, e në fund edhe shpërblehet nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Serbët e dinë se edhe pse i kanë humbur të gjitha luftërat, ata prap se prap nuk kanë mbetë pa shpërblim me një copë të tokave të fqinjëve të tyre. Këtë duhet ta kenë parasyshë edhe shqiptarët e Kosovës, se serbët i ka kapë panika e paqes të mbi dy dekadave, prandaj edhe duan të nxisin një luftë të re me shqiptarët, sepse vetëm përmes luftës ata e gjejnë shpëtimin e tyre nacional. Dhe, në fund, edhe poqëse si çdoherë e humbin luftën, prap nuk mbesin pa shpërblim me një copë toke të shqiptarëve. Tani, kur lufta në Ukrainë është ka përshkallëzohet në një nivel shumë më agresiv, kur Kina është ka përgatitet për një invazion të Taiwanit, ku ShBA-të nuk do të mbeten pa u kyçë, kur bota që nga Lufta e Dytë Botërore kurrë nuk ka qenë më afër të luftës së tretë, natyrisht se Serbia e sheh si një mundësi për nxitjen e një lufte të re.
Ndoshta edhe në këtë rast, sikurse edhe më 1914, munden me e nisë luftën e tretë botërore. Prandaj, i bëjë lutje spektrit politik shqiptarë të Kosovës si dhe çdo qytetari të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të mos i’a japin atë kënaqësi Serbisë që ta gjejë shpëtimin e saj në një luftë të re me shqiptarët apo këdo tjetër. Të mos bien pre e provokimeve të tyre luftë-nxitëse.
Asnjëherë të mos e lëshojnë dorën e amerikanëve dhe t’i ndëgjojnë sygjerimet dhe rekomandimet e shtetit më të fuqishëm në botë. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta prishim miqësinë me ShBA-të, sepse vetëm në atë mënyrë i ndalet hovi i Serbisë drejt të “shpëtimit” të tyre psikologjik me një luftë të re.