Shkruan Ahmet Asani
____
PROBLEMI MË I MADH JEMI NE VET!
____
▪︎ Sot problemi më i madh te ne shqiptarët është se ata që e dinë të vërtetën nuk flasin e as nuk veprojnë, kurse ata që nuk dinë asgjë nuk ndalen se foluri e së vepruari! Nëse e shtrojmê problemin duke u nis nga vetja e jo nga të tjerët, del se problemi më i madh jemi ne vet! Se kush janë Serbia e Rusia, nuk është nevoja t’i mbajmë ligjërata perëndimit e Amerikes, sepse Perendimi e Amerika e dinë ma mirë se ne kush është Serbia e Rusia!
▪︎ Pyetja që kerkon pergjigje eshte kjo: pse ne qê vuajtëm aq shumê nga komunizmi e osmanizmi, në vend se t’i perqafojmë vlerat që na kanë munguar, vlerat e civilizimit Perëndimor që na çliroi nga Serbia, ne morrëm misionin e përhapjes se majtizmit Marksist dhe Islamit politik në zemër të Europës!?
▪︎ Ishte Fryma Properëndimore e Ibrahim Rugovës dhe e nje plejade të tërë të intelektualëve tē kohës që bindën Perëndimin që t’na ndihmonte e çlironte nga Serbia, e jo fryma e Levizjeve majtiste e as e atyre islamiste! Sa për Lëvizjet majtiste e ato islamiste, jo që Kosova nuk do të ishte e çliruar kurrë, por populli shqiptar i Kosoves dhe i viseve te saj, sot e kësaj dite do të ishte ende i shpërndarë nëpër botë!