Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Vizitat në Vlorë dhe në Berat, në qytetin e Pavarësisë dhe qytetin e 1001 dritareve” publikuar me dt. 18 Qershor 2023
Nga Ditari im me kujtime si student i vitit të katërt, vitit të fundit të studimeve dhe ekskursionit në Shqipëri, 1979
Pjesa e shtatë dhe e fundit, shtatë vazhdime (7)
Në Krujën e kryetrimit, krrutanit, Gjergj Kastratioti- Skënderbeu
Në Fushë Krujë, te përmendorja e Shotë Galicës dhe në Shkodër, qytetin e qëndresës heroike kundër bandave serbo-malazeze kryetrimave, me Oso Kukën, Hasan Riza Pashën e Stambollit, poetëve: Mjedës, Shirokës e Fishtës, aktorëve: Tano Banushit e … Ndrek Lucës … e këngëtarëve e këngëtareve me zërin më të bukur se Bilbilat e malit, Luçie Milotit, Xhevdet Hafizit e Bik Ndoja.
Qytetet që nuk i vizituam ishte Korça dhe Lezha.
Sa ishim në ekskursion, vizituam edhe ish ambasadën e RSFJ-së në Tiranë që askush, them askush pat dëshirë me e vizitua ambasadën jugosllave. Kështu mendoj unë por që ishim të obliguar ta vizitojmë. Shoqësuesit erdhën deri afër dyerve të ambasadës dhe u këthyen.
Në ambasadë na priti një ambasador i trash, që memzi ulen në karrigën që ishte për te, që mbante 220 kg. me një buzëqeshje fallce. Me ta folte vetëm Isak Shema dhe ndoshta, Isë Bajçinca.
Ishte një ndejë e mërzitshme e kohë e humbur kot.
Më kujtohet se tavolinat i kishin mbushur pjata me keksa, kikirika e lëngje. Pjatat iu lam të thata, krejt iu hëngëm çka na kishin qit në tavolinë sikur donim të iu tregonim se pas 10 vjetëve, edhe shteti i juaj do të zhdukët e ju do ta hani kokën tuaj.
Në Fushë Krujë, u ndalëm te përmendorja e Shotë Galicës dhe në Shkodër, (krye)qytetin e vezirëve e pashallarëve, dhe trimave shqiptarë.
Kur e fillova sot ”punën”, shkrimin, me i vazhdua kujtimet e mia si student në ekskursionin në Shqipëri, me 1979 më ra ndërmend kur jetoja në Prishtinë, para se me ardhur në Suedi se si flisja me fëmijët e mi. Mu kujtuan fjalët ”punë”, ”gazetë”, ”duhan” dhe ”usta”.
E kisha zakon, si 1+1= 2 (një plus një që bëjnë dy) atëherë, kur zgjohesha në mëngjes, shkoja bleja bukë, bukë re Furra e Kacallarëve në Prishtinë, që sa dilte buka nga furra e nuk mbahej në dorë, bukë valë, shumë e nxehtë. Rrugës për në banesë e bleja ”Rilindjen”, gazetën e përditshme dhe të vetmen gazetë që dilte në gjuhën shqipe në Kosovës.
Nëse ndonjëherë, folja, kërkoja diçka ose bëja ndonjë vrejtje, vajza e madhe, Mimoza më thonte:
-Babë, kqyre punën tane?
Kur unë e pyesja:
-Cila është puna jeme?
–Me lexu gazetën dhe me pi duhan.
Tash në Kosovë, nuk ka gazetë që shtypet e shitet, si Rilindja atëherë. Por edhe kur dilnin, disa gazeta nuk ishin si Rilindja, as në numër e as në cilësi, që kishte shkrime të lloljllojshme nga të gjitha fushat e jetës. Duhët pranua se kishte kontroll (cenzurë) por ishte koha e sot, si është puna?
Edhe më keq, gazeta partiake.
Edhe duhanin, atëherë e pija e tash më nuk e pi.
E vetmja punë ”e rregullt”, e përditshme që më ka mbetur është se në çdo mëngjes, lexoj ”portalet” në vend të gazetës së dikurshme, ”Rilindjes”, pi kafen turke me një ëmbëlsirë të shishme në vend të qajit të rusit dhe shkruaj për ”Rilindjen” e për kohën kur isha i papunë.
Pas vizitës që pata sot te mjeku, analizave, matjen e pulsit dhe tensionit, jam i onliguar ta lë edhe kafenë turke dhe ëmbëlsirat. Duhët patjetër ti lë ose ti rralloj.
Âsht shoqja e ustait
Para disa javëve bisedoja me një nga ish kolegët e mi të punës dhe të aktiviteteve të lira, dmth të punëve që punonin shpesh, punë pa para e pa itibar, (pa nder dhe pa vlerë).
Kur unë i thash se je usta *) dhe dhe i tregova historinë e ustait që një njeri si zanat kishte me i tredh *) qetë (qen-të).
Ustai nuk fitonte asgjë nga puna por zanatin e kishte në zemër.
Ustait sapuni, brisku, gërshërët, peshkiri dhe rruga i kushtonin nga 2 groshë në ditë e fitonte nga vetëm 1 grosh, sa herë e tredh`te një qen, nga puna që bënte si tredhës.
Kur e pyesnin gruan gratë e katundit:
-Po çka po fiton burri yt? Ai më shumë po humb se sa po fiton, ajo përgjigjej me krenari:
-Boll âsht që njerëzit thonë âsht shoqja e ustait.
Ish shokut dhe kolegut të punës edhe hunda iu skuq e nuk erdhi mirë. Më tha se po m`gjuan me kungja (Kunj-a).
Sa më kujtohet, vizitat që i bënim afër Tiranës, në mbrëmje këtheheshim përsëri e flenim në hotelin “Arbëria, në Tiranë.
Në hotelin Arbëria e festuam edhe mbrëmjen e absolventiadës. Mysafire ishte edhe Ministresha e Arsimit, Tefta … dhe përfaqësues tjerë, por edhe në këtë mbrëmje, nuk më kujtohet që ishte ndonjë profesor i njohur i UT-së, ata që duhët të ishin, M. Domi, Sh. Demiraj, V. Bala apo edhe xhanari i “Historisë së Letërsisë” së Realizmit socialist K. Bihiku apo shkrimtarët I. Kadare, Agolli, Arapi, Xh. Spahiu, V. Koskana, F. Gjata,
Në qytetin e Krujës
Kruja *) nuk ishte larg Tiranës. Qyteti shtrihej në pjesën përendimore të maleve.
Ajo që më ra në sy në Krujë, ishte pazari i Krujës, me artizanatet që aq sa kishin mbetur, ma kujtonte pazarin e Pejës, Prizrenit, Gjakovës e Rahovecit me qilimat e vjerrur në muret e dugajave (dyqaneve) dhe shtëpive me ato pakë enë shtëpie e vegla pune që nuk ishin zhdukur ende. Rrugët e qytetit ishin të shkruara me kalldrem, dhe kjo ma kujtonte kohën e Skënderbeut.
Ajo që ishte më e rëndësishme për neve studentëve, ishte Kalaja e Krujës *)
Kalaja ieshte renovua dhe dukej për bukuri e qytetit malor ia shtonte hijeshinë.
Më shumë se 44 vjet kanë kaluar prandaj e kam të vështirë të mbaj në mend krejt çka kemi parë brenda kalasë në Krujë, përveç armëve të kohës, mureve e shkallëve të gurëta e dyerve, të rindërtuara.
Ditarin me ngjarjet më të rëndësishme të kohës nuk e kam. Herë pas here jam mundua ti përtërij ato ngjarje të atyre viteve duke i kujtua dhe pastaj kur diçka më ka rënë ndërmend ose duke bisedua me ndonjë ish shok të studimeve, e kam shënua por nuk është e njëjtë sikur çorapet a mestet e reja e të qëndisura që i binin nuset kur vinin te burri, sikur ato të arnuara *) e të vjetra.
Në Fushë Krujë, rrugës për në Shkodër, jemi ndalur te përmendorja e Shotë Galicës*). Nuk me kujtohen se a ka pasur ndonjë pyetje për (cicenin e) shoqësusit por ajo që flitet në Kosovë është se Shota nuk është pritur mirë dhe thuhët se ka vdekur në mjerim. Për përmendoren e Shotës ndoshta nuk është shumë me rëndësi si është por as ajo nuk është mirëmbajtur e nuk mirëmbahet si duhët, si në Kosovë. “A E DINI SE… Heroina e Popullit Shote Galica pas vrasjes së Azem Galicës u detyrua me disa bashkëluftëtarë dhe disa jetimë të strehohej në Shqipëri Ajo vdes në Shqiperi në gjendje të rëndë ekonomike në moshën 32 vjeçare në vitin 1927 në një varfëri të skajshme…”
A dini me folur shqip?
Dita e mbramë e vizitës dhe nata e fundit në Shqipëri, ishte ajo në qytetin e Shkodrës.
Në Shkodër jemi vendosur në hotelin Rozafa*), që e ka marrë emrin sipas kalasë së Shkodrës *).
Tërmeti i cili kishte ndodhur në Shkodër dhe Lezhë, më 15 prill 1979 e ku ishin dëmtuan shumë ndërtesa banimi (17 118), shtëpi e objekte social-kulturore, shoqëruesit kishin planifikua që ne të shkojmë ta vizitojmë një fshat të “të ndërtuar me forcat tona”, siq thonin ata dhe nuk kishin pranua ndihma nga jashtë. Unë nuk shkova sepse i paketoja 8-10 pako me libra për me i dërgua me postë për në Kosovë nga frika se po mi marrin doganierët dhe kjo më merrte bukur shumë kohë. Shoqëruesve nuk iu erdhi mirë pse unë nuk kisha shkua. Doganierëve as që iu interesoi se a kemi a çka kemi për me e lajmërua në doganë, ata donin “Skenderbe”, raki e njohur shqiptare.
Kur e mora çelësin e dhomës dhe shkoja në dhomën e fjetjes, në ashensor hynë edhe dy vajza të reja. U përshëndetëm. Kishin pasur në krye shamija të zeza. Ma muar mendja se dikush iu ka vdekur dhe i pyeta:
-Nga cili qyet jeni dhe a (mos) iu ka vdekur dikush që jeni veshur me të zeza?
-Po, vëllai im, tha njëra që ishte më e re ndërsa tjetra tha:
-Baba im ka qenë ai.
Më treguan se janë nga Tropoja dhe studjojnë në Institutin e Lartë (?) pa shkëputje nga puna.
Dikur ato më pyetën mua:
-Po ti prej nga je?
-Jam nga Kosova.
-Nga Kosova je dhe din me folur shqip?
-Po, di sa me lyp bukë misri. Po moj tropojane, nga Gjakova e Kosovës nëse e gjuajmë gurin, mbërrin në Tropojë dhe me kaq u ndamë.
Ndër gëzimet më të mëdha deri atëherë, ish shkuarja në Shqipëri e ndër mërzitë, gjithashtu më të mëdha, ishte dita kur ia këthenim shpinën Shqipërinë e largoheshim nga Shqipëria.
Për me shkua nga Kosova në Shqipëri, duhej shkua nëpër Maqedoni, në Qafë Thanë e për u këthye në Kosovë, duhej kalua nëpër Mal të Zi, në Han të Hotit.
Ishte ditë shiu dhe sipas plakave në Kosovë, kur ato mërziteshin që djemtë iu shkonin ushtarë, vaji i tyre, i nënave e nuseve e motrave të reja shoqërohej me re e bubullimë, me shi e me breshër.
Edhe sot ishte ashuu. Rrugës për në kufi, filloi të binte shi që nga Shkodra e unë nuk munda ta shoh Taraboshin e Shkodrës por, mora ”duhan tarabosh” për babën. Nuk ishte as duhani tarabosh sikut atëherë, tregonte baba, duhan i fortë.
Në kufirin te ”Hani i Hotit”, kaluam kufirin shqiptaro- malazez, atherë jugosllav. Autbusi “Kosova Tours”, dhe shoferi, ishte i njëjti shofer që na priste andej kufirit. Ai kishte zbritur nga autobusi e na priste dhe pinte duhan. Me kujtohet se Isak Shema ia dha një pako cigare me duhan Shqipërie shoferit dhe u nisëm për Titograd (Podgoricë) ish kryeqyteti i Malit të Zi.. Në hotelin Crna Gora, hëngrëm drekën e shiu nuk na u nda deri në Prishtinë…
Në Konviktin nr. 3 ku unë banoja, nuk i gjeta shokët e mi, Xhevatin, Nexhatin, Skënderin dhe menjëherë, nëpër shi shkova në Stanofc të Mustafë Jashar Majanci, baba i Xhevat Durmishit.
*) USTA m.
- Njeri që merret me një zanat a mjeshtëri, ai që ndreq dhe bën sende të përdorimit të përditshëm. Usta i vjetër (i mirë). Ustai i këpucëve (i orëve). Veglat e ustait. Çoi këpucët tek ustai. A ndreqet kjo, usta?
- Murator. Plumbçi i ustait. Thërriti (mori) një usta. E bënë shtëpinë me ustallarë.
- vjet. Emër me të cilin e thërriste çirak ose shegerti mjeshtrin që e kishte marrë në punë dhe që i mësonte zanatin. E ka pasur usta. E thirri ustai. E mësoi zanatin pa usta.
- bised. Njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë në punën e tij, mjeshtër. Usta i mbaruar. Dorë ustai. Punë ustai. Është usta në gërshërë. E mbajnë për usta.
- bised. Njeri i shkathët e i regjur për çdo punë; njeri që punon me dredhi. Është usta për këto punë
* E bëri usta (nuse, lule, çeço) shih te BËJ. Ra në usta (gjeti ustanë) ndeshi me një njeri që ka dorë të fortë, dhe që i shtrëngon rripat; ra me një njeri të regjur, të cilit nuk ia hedh dot. Është usta pa mistri shih te MISTRI,~A.
*) TREDH kal.
Heq, rrëgjoj a mpij organet mashkullore të një kafshe a të njeriut, e bëj të paaftë të riprodhojë, e bëj shterp një mashkull. Trodhi kaun (dashin).
TREDHAK m.
Dash, cjap a ka i tredhur.
TREDHËMBËSH mb.
- Që ka tre dhëmbë, që është me tri maja. Sfurk tredhëmbësh.
- si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Sfurk që ka tre dhëmbë a tri maja. E mblodhi barin me tredhëmbësh.
TREDHËS m.
Vegël druri në trajtë bige ose shul me një lak, që përdoret për të tredhur demat, deshtë e cjeptë. I vuri tredhësin.
TREDHJE f.
Veprimi sipas kuptimeve, të foljeve TREDH, TRIDHEM.
TREDHUR mb.
Që i janë hequr, i janë rrëgjuar a i janë mpirë organet mashkullore, që është bërë i paaftë të riprodhojë, që është bërë shterp (për meshkujt e kafshëve dhe për burrat). Cjap (dem) i tredhur. Kafshët e tredhura.
*) Kruja
Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm, vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Me vlerësimin e vitit 2004, Kruja ka rreth 19 400 banorë, banorët i thonë vetes “krutonë” ose “krotonë”. Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen “krutanë”.
Emri i qytetit është i ndërlidhur me fjalën shqipe kroi, krua nga proto-shqipja *krana < *krasna.[1]
Vendbanimi përmendet për herë të parë me emrin Kroai (në greqishten mesjetare Κροαί) ndër dokumente bizantine të fillimit të shekullit të 7. Në latinishten mesjetare njihej si Croia, Croya dhe Croarum. Ndërsa gjatë periudhës osmane iu vu emrin Ak Hisar ose Akçahisar, nga turqishtja osmane me domethënien “kështjellë e bardhë”.[2]
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kruja
*) Kalaja e Krujës
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Kruj%C3%ABs
*) Arnuar
Arnuar mb. – Që është ndrequr a mbyllur me arna, që ka arna. Këmishë e arnuar. Çorape të arnuara. Këpucë të arnuara.
*) Shote Galica
Shote Galica (Drenicë, 10 nëntor 1895 – Fushë-Krujë, 1 korrik 1927) e njohur me emrin e lindjes si Qerime Radisheva, ishte një luftëtare shqiptare kaçake. Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptarë.[1][2]
Jetëshkrimi
Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Ajo ishte motra e 6 vëllezërve.[3] Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.
*) Shkodra
Shkodra (trajta e pashquar Shkodër) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.
I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkia, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës.[1]
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkodra
*) Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.
Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhëndje etj.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Shkodr%C3%ABs
Pas bisedës që pata me Ismet Tahirajn, ai më tregoi pasi që folur me Shkurte Ulajn se vajza me mbiemrin Ahmeti, është Tale Ahmeti, tash Nini
Edhe disa emra, të plotë:
Tale Ahmeti -Nini,
Adem Hamza,
Besalete Lena,
Njazi Hiseni,
Ridvan Mehmeti dhe
Ruzhdi Ibrahimi
Përshëndes të gjithë shokët e shoqës e gjeneratës sime me shpresë se nëse e lexojnë, do të më shkruajnë e së bashku e komletojnë pjesën e jetës më të bukur të jetës, jetën studenteske.
Sigurisht se ka mbetur shumë pa u thënë por unë e thash një pjesë të asaj që e mbaja mend e ju, të gjithë nga pakë, së bashku do të bëhej një libër me kujtime për shoqet e shokët tanë që kanë vdekur e janë vrarë, të atyre që janë largua nga puna, janë burgosur, janë izolua e keqtrajtua nga sitemi socialist jugosllavv. Iu kemi borgj të gjithë atyre vajzave e djemve, tash nëna e gjyshe, baballarë e gjyshër që jetojmë në shtatë kontinentet, pa e llogaritur vendlindjen- Kosovën për të cilën dhamë ate që patëm, disa edhe jetën e Kosova ende vuan nga shumë sëmundje, nuk është astu qyssh e deshëm ne. Ky kujtim, sado i vogë, ëshë një pjesë nga pjesë më e madhe e jetës së atyre ditëve qysh unë e kam parë dhe qysh e shoh tash nga mërgimi, me mall.
Faleminderit!
FUND
Malmö, 19 qershor 2023