ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Presidentja Vjosa Osmani, takim me të gjithë liderët për sigurinë në vend

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Komunikatë për media nga takimet e Presidentes Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve për koordinim
ndërinstitucional, ka ftuar sot në takim kryetarët e partive opozitare në Kuvendin e
Kosovës.
Përveç takimeve të vazhdueshme me krerët e institucioneve të vendit: Kryetarin e
Kuvendit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministren, Ministren e Punëve të Jashtme si dhe
ministrat e dikastereve të tjera, Presidentja e ka parë të nevojshme që të mbajë komunikim të rregullt edhe me partitë opozitare, nëpërmjet ftesave të vazhdueshme për takime e ngjarje të ndryshme.
Në këtë kuadër, pas letrës së Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe diskutimeve
me krerët e institucioneve, Presidentja ka ftuar liderët opozitarë fillimisht në takime të
ndara, meqë disa nga krerët e institucioneve këto ditë nuk ishin në Kosovë. Ajo ndërkaq
ka paralajmëruar edhe ftesën për një takim të përbashkët të të gjithë liderëve në një
moment kur të gjithë të jenë në Kosovë.
Në letrën e saj, Presidentja ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet
institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe
për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta që përfshijnë mbrojtjen
e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë si dhe fuqizimin ndërkombëtar
të Republikës, sikurse edhe në përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në
NATO dhe BE.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, sot paradite ka zhvilluar një takim me kryetarin e
Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin ka biseduar për koordinimin e
vazhdueshëm ndërinstitucional.
Ndërkaq pasdite, Presidentja Osmani ka pritur në takim Kryetarin e Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj, me të cilin ka këmbyer pikëpamjet në
raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Presidentja ka shprehur keqardhje që partitë e tjera opozitare kanë refuzuar mundësinë
që ta japin kontributin e tyre për çështje të interesit nacional, përfshirë përpjekjet për
fuqizimin e aleancave strategjike e ekzistenciale të Republikës së Kosovës me partnerët,
e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka ritheksuar, se në përputhje me
Kushtetutën do të vazhdojë të angazhohet në përfaqësimin e unitetit qytetar, mbrojtjen e
kushtetutës, ruajtjen dhe fuqizimin e aleancave strategjike, sikurse edhe krijimin e një
klime konstruktive për t’i adresuar sfidat dhe çështjet e rëndësishme në Republikën e
Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, kontributi i secilit lider dhe subjekti politik është të
bashkëpunojë për çështje të rëndësisë nacionale me institucionet shtetërore, por jo duke
refuzuar.
Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se dera e zyrës së saj vazhdon të
jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së
interesit shtetëror.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu